Numri i viktimave po vazhdon të rritet pas sulmit terrorist në Paris me ç’rast kanë mbetur të vdekur të paktën 153 persona. Këto të dhëna i janë dhënë BBC’së nga autoritetet franceze.
“Të paktën 153 persona u vranë në Paris dhe Saint Denis pas të shtënave dhe shpërthimeve”, kanë thënë zyrtarët francezë për BBC.
Një dëshmitar i ka treguar Radio France se sulmuesit brenda sallës së koncerteve Bataclan kishte hyrë me pushkë dhe kishte thirrur "Allahu Ekber".
Shefi i policisë franceze: Besojmë, se të gjithë atentatorët janë vrarë
Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.
Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.
"Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur," tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.
E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre./Bota sot
Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris
Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.
“Ne e dimë kush janë këta terroristë", tha presidenti francez Francois Hollande, pa dhënë hollësi të tjera. "Terroriostët duan të na frikësojnë dhe të na paralizojnë me frikën.... Ky është një vend që di të mbrohet", shtoi ai.
Vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.
Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Policia franceze thotë se ishin 4 persona që kryen sulmin në sallën e koncerteve dhe të 4 janë vrarë. Tre prej tyre, sipas autoriteve mbanin të veshur breza vetë-vrasës me lëndë shpërthyese.
Persona që kishin shkuar në koncert tregojne se gjatë hyrjes në të nuk kishte kontrolle me detektorë apo ndonjë lloj kontrolli tjetër fizik.
Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.
Sipas ekspertëve, sulmet janë kryer në të ashtuquajturat "objektiva të buta", si restorante, salla koncertesh dhe stadium, aty ku ka grumbullim të shumtë njerëzish, për të maksimalizuar numrin e viktimave dhe panikut.
Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.
Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje futbolli mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan të paktën tre shpërthime. Disa njoftime venë në dukje se jashtë stadiumit mund të jetë kryer një sulm vetë-vrasës. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti Francois Hollande.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.
Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.
Presidenti Barak Obama i quajti sulmet një "përpjekje të egër për të terrorizuar civilët." Në një fjalim televiziv të premten mbrëma, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me Francën për të luftuar terrorizmin. Ai tha se kishte vendosur të mos i telefononte Presidentit Hollande menjëherë pas sulmeve, por se është i bindur që ai do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me të më vonë.
Kryeministri britanik, David Cameron shkruante në Twitter: "Ne do të bëjmë çdo gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar." Ai tha se ishte tronditur nga ngjarjet në Paris dhe se mendimet e lutjet e tij ishin për popullin francez.
* * *
Rreth 160 persona janë vrarë në sulmet që ndodhën sot në Paris.
Së paku 100 prej tyre u vranë nga dy terroristë në një sallë të koncerteve në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 100 të vdekur në sulmin në qendër të Parisit
Policia në Paris raporton për rreth 100 të vdekur.
Policia në Paris raporton për rreth 100 të vdekur.
Sulmet e datës 13 nëntor në Paris kanë sjellur rreth 100 të vdekur.
Kështu thonë raportet më të fundit nga policia atje, raporton AFP.
Gjatë mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të shumta, kurse ky numër mund të rritet akoma më shumë.
AP: Brenda sallës ka shumë të vdekur
Associated Press citon një zyrtar që e përshkruan situatën brenda sallës së koncerteve Bataclan, “masakër” pasi sulmuesit kanë hedhur eksploziv mes pengjeve.
Dy zyrtarë policie kanë thënë se pritet të ketë dhe më shumë viktima.
LIVE: Përfundon operacioni në Paris, vriten dy terroristë
Perfundon Operacioni për shpëtimin e pengjeve në sallën e koncerteve në Bataclan.
Perfundon Operacioni për shpëtimin e pengjeve në sallën e koncerteve në Bataclan.
Sipas mediave franceze policia ka vrarë dy terroristë që mbanin pengje në këtë sallë.
Mësohet se këtu janë vrarë 20 pengje.
Policia franceze konfirmon: Shtatë sulme, dy kamikaze
Policia franceze ka pohuar se janë shtatë sulmet terroriste të ndodhura sot në Paris. Dy nga sulmet ishin vetëvrasëse. Shpërthimi me bombë ishte pranë stadiumit.
Policia franceze ka pohuar se janë shtatë sulmet terroriste të ndodhura sot në Paris. Dy nga sulmet ishin vetëvrasëse. Shpërthimi me bombë ishte pranë stadiumit.
Në këtë pikë, burimet japin shifra të ndryshme, për shkak të rrëmujës së madhe. Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet. Madje, presidenti François Hollande nuk dha numër, por tha “disa duzina të vrarë”.
Mediat franceze: Terroristët kanë filluar vrasjen e pengjeve në sallën e koncerteve
Në sallën e koncerteve në Bataclan të shtënat janë duke vazhduar. Përveq kësaj thuhet se sulmuesit nëpër sallë po kërkojnë ata që po fshihen dhe po gjuajnë në ta.
N1 shkruan se ndonjë peng po dërgojnë porosi nëpërmes rrjeteve sociale. Thuhet se terroristët po vrasin një nga një personat në sallë. Disa nga ta porosisin policinë që të fillojnë sulmin.
Ushtria është dërguar në Paris shkruajnë mediat dhe sipas disa informatave të pakonfirmuara ka ndodhur edhe një sulm në afërsi të Louvre.
Gjendje e jashtëzakonshme në Francë, mbyllen kufijtë
Presidenti francez Fraçoise Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë.
Presidenti francez Fraçoise Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë.
Hollande ka thënë se operacioni është në vazhdim dhe ka ftuar qytetarët që të jënë të qetë dhe të bashkuar.
Përveç kësaj është ftuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë franceze.
Mediat transmetojnë se në këtë operacion është angazhuar edhe ushtria.
CNN raporton se së paku 60 persona janë vrarë në katër sulme të ndara në qendër të Parisit.
Sulm në qendër të Parisit, shkon në 40 numri i të vrarëve
Kanali francez BFM raporton se së paku 40 persona kanë vdekur nga sulmet në Paris.
Kanali francez BFM raporton se së paku 40 persona kanë vdekur nga sulmet në Paris.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë besojnë se seria e sulmeve në Paris janë sulme të koordinuara.
Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë, më shumë se 60 persona janë marrë peng në një sallë koncerti
“ France 24 " raporton se në sallën e koncerteve në Bataclan sulmuesit po mbajnë pengje
Raportohet se bëhet fjalë për më shumë se 60 pengje. Policia e ka rrethuar zonën.
“France 24”: Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë
Televizioni “France 24” raporton se së paku 18 persona janëv vrarë nga të shtënat në një restoran dhe nga shpërthimi që ka ndodhur afër stadiumit futbollistik.
Televizioni “France 24” raporton se së paku 18 persona janëv vrarë nga të shtënat në një restoran dhe nga shpërthimi që ka ndodhur afër stadiumit futbollistik.
Ky televizion raporton se në mesin e të vdekurve po ashtu ka edhe fëmijë dhe gra.
Të paktën një person mësohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge”, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë vend janë vrarë katër persona.
Raportime për të shtëna ka edhe në zona të tjera, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Ndërkohë, dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca është duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona.
Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë
Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.
Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.
Ajo që dihet sigurt është se një person me një armë automatike ka hapur zjarr në një restorant në distriktin 11 në Paris.
Sipas të përditshmes franceze “Liberation”, deri më tani janë katër të vdekur nga sulmet, dhe po ashtu raportohet për të shtëna afër qendrës artistike Bataclan.
Një shpërthim po ashtu raportohet të ketë ndodhur në një kafene afër stadiumit të qytetit “Stade de France”, ku Franca po zhvillon ndeshjen futbollistike me Gjermaninë.
Nga ajo që njoftohet, presidenti i Francës, Francios Hollande ishte duke shikuar ndeshjen në stadium, dhe është evakuuar nga aty.
Një gazetar i BBC-së që për momentin gjendet në restorantin Cambodge thotë se janë të paktën 10 përsona të shtrir në tokë, ose të vdekur ose të lënduar rëndë, njofton BBC.
Sulm në qendër të Parisit, disa të vrarë
Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.
Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.
Sulmi ka ndodhur në restorantin “Cambodge” në distriktin e 11 të kryeqytetit francez.
Dhjetra njerëz raportohet se kanë vdekur, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Në një sulm tjetër – një shpërthim, raportohet se ka pasur synim një bar afër Stade de France.
Sonte është duke u zhvilluar miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në Paris.
BBC raporton se afër restorantit janë parë të shtrirë dhjetë njerëz, por nuk dihet nëse janë të vrarë apo të plagosur.