2015-11-14

Franca në shok nga sulmi terrorist


Hollande: Ne do të qëndrojmë, Rroftë Republika, Rroftë Franca
Presidenti i Francës, François Hollande, i është adresuar popullit pas masakrës në rrugët e Parisit. Ai ka thënë se horrori në kryeqytet ka për qëllim që të krijoj pasiguri dhe frikë tek francezët. Ai ka kërkuar dhe është shprehur i bindur se kombi francez është i fortë dhe i përgatitur për të mposhtur terrorizmin. Fjalimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
Hollande: Ne do të qëndrojmë, Rroftë Republika, Rroftë Franca
"Të dashur bashkatdhetarë,

Teksa flas, sulme terroriste të përmasave të papara po ndodhin në Paris. Ka dhjetëra të vrarë dhe shumë të plagosur. E gjitha është një skenë horrori.

Me vendim timin janë mobilizuar të gjitha forcat e mundshme për të neutralizuar terroristët dhe për të çliruar të gjitha zonat me terroristë. Për këtë kam kërkuar përforcime nga ushtria. Ajo është në Paris për të siguruar se nuk do të ketë tjetër sulm. Po ashtu kam kërkuar nga kabineti takim që do të mbahet në pak minuta.

Do të merren dy vendime: do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që do të thotë se gjithçka do të mbyllet, përfshirë edhe trafikun dhe do të ketë kontrolle përgjatë Ile de France. Gjendja e emergjencës vlen për të gjithë vendin.

Vendimi i dytë që kam marrë është që të mbyllen kufijtë. Duhet të jemi të sigurt që askush tjetër nuk do të futet në vend për të kryer krime dhe ata të cilat i kanë kryer ato të arrestohen nëse tentojnë të largohen nga vendi.

E përballur me terrorizëm, Franca duhet të jetë e fortë, e madhe dhe të ketë besim në institucione. Ne do të qëndrojmë.

Duhet po ashtu që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Terroristët duan që të na frikësojnë dhe të na mbushin me dyshim. Normalisht që ka arsye për frikë. Ka dyshime, por përballë tyre është një komb që di ta mbroj veten, që di të mobilizohet dhe të mposht terrorizmin.

Qytetarë të Francës, ne ende nuk kemi përmbyllur operacionin. Ka ende sfida. Në këto momente forcat e rendit janë duke luftuar me terroristët.

Kërkoj nga ju që të besoni në punën e forcave të rendit për të mbrojtur kombin nga sulmet terroriste.

Rroftë Republika, rroftë Franca”, ka thënë Hollande.


David Cameron e Ruari O`Connell të shokuar me sulmet në Paris
I shokuar me sulmet në Francë është shprehur edhe kryeministri britanik, David Cameron.
Ai ka shkruar se “të gjitha lutjet tona janë për Parisin. Do të bëjmë çfarë të duhet për të ndihmuar”.
Derisa, postimin e tij e ka shpërndarë ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O`Connell, i cili duket se në fjalët e Cameron-it gjendet ajo se çka është dashur të thuhet, andaj edhe nuk ka shtuar asgjë më tej.

Shefi i policisë franceze: Besojmë, se të gjithë atentatorët janë vrarë
Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.

"Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur," tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.

E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre

Dëshmitari: Njëri nga sulmuesit përmendi përfshirjen e Francës në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve e Francës, AFP raporton se një dhshmitar në sulmet e Parisit, ka thënë se njëri prej sulmuesve ka përmendur aksionet ushtarake të Francës në luftën e SIrisë.
Në më shumë se 7 sulme në Paris, të premten mbrëma, në afërsi të stadiumit dhe afër teatrit Balacana si dhe në disa lokale, raportohet se kanë mbetur të vdekur mbi 140 persona.
Presidneti francez, Francois Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka dhënë vendim që të mbyllen kufijtë.
Policia franceze ka konfirmuar se në teatrin Balacana ka vrarë 3 sulmues.

Kjo është fotografia e bërë para sulmit terrorist: Ja xhirimet e sulmit policor në Bataclan (Foto/Video)
Fotografia që shihni është bërë nga koncerti i grupit Eagles of Death.
Kjo fotografi është bërë disa minuta para sulmit terrorist. Ndërkaq, më poshtë mund t’i shikoni videot e CNN-it përkitazi me sulmin policor në sallën Bataclan.





I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...