Nuk është aq e vështirë të renditësh vargje, të tregosh ngjarje e të shkruash barsoleta klubesh me të folurën e përditshme; mos gënje e ngushëllo veten se ke bërë poezi e ke shkruar prozë! Nuk është aq e vështirë të renditësh deklarime të zjarrta për vendlindjen e t’i shoqërosh ato me pathirrma patriotike sa shumë e do atdheun; rilindasit e socrealistët e kryen këtë mision sukesshëm në kohën e vet… Nuk është aq e vështirë të renditësh detaje të pa qëndisura me ndjenjë; atO janë thithakë dhe, edhe bufi e di, se thithakët nuk bëjnë fruta… Thithakët shpërrthejnë nën sqetullat e degëve dhe veniten e thahen pa erdhur emnde vjeshta…Kështu ndodh edhe në artin e të shkruarit letërsi kur krijuesi mbetet episodik sepse i mungon “lëngu adoleshent” që ngjiz filizët e sythat e frutave… Mos iu gëzo thithakëve e as mos gënje e ngushëllo veten se ke bërë poezi e ke shkruar prozë edhe sikur të të darovitin me një milion “përkëdhelira të shoqëruara me ofshama kënaqësish mediokrish e mediokresh,” padyshim, ata/ato janë të ngjashëm me ty… (Na vjen mirë a, s’na vjen mirë,) nga e njëjta gjë, nga fenomeni i hidhur i thithakëve, kam vojtur dikur edhe unë; ishte inerci e pashmangshme socrealiste, por, tani vonë, pas çerek shekulli, po e provoj se sa e vështirë është t’i lidhësh detajet me ndjenjat dhe t’i trasformosh ato në shembëlltyrë artistike! (Eh, më mirë mos i kisha përmendur thithakët!…) th.n.