2015-11-09

Ish-polici rezervist serb i Bosnjës Slavko Striceviç dënohet për vrasje të Burgosurish



  • Ish-polici rezervist serb i Bosnjës Slavko Striceviç u dënua për trajtim çnjerëzor të të burgosurve të luftës dhe vrasjen e dy të burgosurve në zonën e Bosanski Petrovacit në vitin 1992.
    Gjykata kantonale në Bihac ditën e premte dënoi Striceviçin me dhjetë vjet burg për krimet në fshatin Bravsko në Bosanski Petrovac në Bosnjë dhe Hercegovinën perëndimore më 28 qershor 1992.
    Gjykata vendosi se tre ushtarë të Ushtrisë Boshnjake nga Sanski Most, Mustafa Cikota, Emsud Smailoviç dhe Satko Burniç, u çuan në zyrën postare në Bravsko, ku një luftëtar i quajtur Obrad Ozegoviç qëlloi Burniçin.
    "I pandehuri i urdhëroi dy të burgosurit e tjerë ta hipnin trupin e të burgosurit të vrarë në rimorkion e traktorit, ndërsa i godiste ata,” thuhej në vendim. Aktualisht ka një urdhër për arrestimin e Ozegoviçit.
    Striceviç dhe një luftëtar i quajtur Milutin Babiç më pas e çuan trupin e vdekur të Burniçit në gropën Ravnica aty pranë.
    I pandehuri urdhëroi dy të burgosur ta zbrisnin trupin e vdekur të Burniçit nga rimorkioja dhe i qëlloi me një pushkë automatike, ndërsa ata ishin duke mbajtur trupin.
    Smailoviç, i cili ishte i shtrirë përtokë dhe tregonte ende shenja jete, u vra më pas nga Milutin Babiç, i cili e qëlloi në kokë.
    Koha që Striceviç kaloi në paraburgim 23 majit dhe 14 shtatorit 2012 do t’i zbritet dënimit të tij.
    Ai u dënua gjithashtu me dhjetë vjet burg në korrik 2013 për vrasjen e një të burgosuri, por Gjykata e Lartë e Bosnjës e shfuqizoi atë vendim dhe urdhëroi rigjykim të çështjes.
    Vendimi i ditës së premte mund të apelohet.
    Në një zhvillim të veçantë, Agjencia Shtetërore Boshnjake për Hetim dhe Mbrojtje të premten arrestoi ish-luftëtarët serb të Bosnjës Miodrag Grubaciç dhe Ilija Djajiç nën dyshimin se kanë kryer krime kundër njerëzimit në zonën Bileca në vitin 1992.
    Sipas prokurorisë, ata ishin të përfshirë në mënyrë të paligjshme në arrestimin e boshnjakëve dhe kroatëve në një kamp burgimi brenda kazermave ushtarake në Bileca.
    Prokuroria tha se ata dyshohen për torturim brutal dhe abuzim të civilëve, rrahje, shkaktim lëndimesh fizike dhe mendore, abuzim seksual, kanosje, organizim të shtënash të stimuluara dhe mbajtje të njerëzve në kushte çnjerëzore.
    Ajo tha se katër persona vdiqën për shkak të kushteve të këqija në të cilat mbaheshin në kazerma.
    Gjithashtu të premten, policia në rajonin Brcko arrestoi ish-luftëtarin e Këshillit Kroat të Mbrojtjes Senad Pekiç me dyshimin se ai mori pjesë në krime lufte në fshatin Bukvik pranë Brckos në vitin 1992.
    Dyshohet se si anëtar i Brigadës 108 të Këshillit Kroat të Mbrojtjes ai vrau dy të burgosur lufte serb të Bosnjës gjatë një sulmi në Bukvik.
    Ai do t’i dorëzohet prokurorisë boshnjake, e cila do ta marrë në pyetje dhe do të vendosë nëse do të nxjerrë urdhër arresti.
    Sipas, prokurorisë boshnjake, rreth 50 civilë serbë të Bosnjës u vranë në vitin 1992 në Bukvik.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...