EULEX-i nëpërmjet një komunikate për media sqaron se ky mision ka pranuar një kërkesë nga autoritetet e Kosoves për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit.
EULEX-i bën të ditur se kërkesa është trajtuar në pajtim me procedurat standarde ekzistuese.
“Kërkesa për heqjen e imunitetit mund të bëhet vetëm nga autoritetet vendore me kërkesë të prokurorit që merret me hetimet e rastit. Vendimi se a duhet hequr imuniteti i një pjesëtari të stafit përfundimisht merret nga Përfaqësuesi i Lartë në Bruksel dhe prandaj është jashtë kontrollit të misionit dhe/apo ndonjërit prej pjesëtarëve të stafit të tij”, thuhet në komunikatën e EULEX-it lëshuar pasditen e së mërkurës.
Po ashtu nga zyra për media e këtij misioni bëhet e ditur se nuk është nisur asnjë hetim penal as nga Jaroslava Novotna e as nga Claudio Pala.
Autoriteti relevant për ndjekje në këtë rast është Prokurori i Shtetit i Kosovës. Të gjitha pyetjet lidhur me media në të ardhmen duhet adresuar atje pasi që rasti është filluar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit e j o nga EULEX-i.
Ndonëse EULEX-i nuk përmend asnjë emër në bazë të raporteve në media bëhet fjalë për ish prokuroren e këtij misioni Maria Bamieh. Ajo para se ta lëshojë misionin pati lëshuar një varg akuzash ndaj kolegëve të saj në EULEX.
Në lidhje me këto akuza e Prokuroria e Kosovës ka kërkuar heqjen e imuniteti për ish prokuroren nga Anglia .
Ish-prokurorja britanike për të cilën është kërkuar të hiqet imuniteti, ka thënë se krejt kjo fushatë po bëhet për ta degraduar atë.
“Kjo ka ardhur nga Jaroslava Novotna, e cila ishte e përfshirë në çështjen e Francesso Florit”, ka thënë Bamieh.