2015-12-13

Ramiz Lushaj : ZEMRA E DOKTORIT TË ZEMRËS

Ramiz Lushaj

SHKRUAN: RAMIZ LUSHAJ


Dr. Sali Berisha ka një zemër të madhe, aq të madhe sa më duket sikur nuk ka as krahëror. E, përndryshe: me më pasë fjala rranjë e majë po e risjell në shkronjim, përtej thercave të politikës së ditës, një thënie të thuktë të “Balzakut shqiptar”, shkrimtarit dardan Sulejman Krasniqi, Laurant i çmimit të Republikës, kuvendue në mars 1994 kur ishim sëbashku mysafir nderi në Oborrin Mbretëror Shqiptar të Mbretit Leka Zogu I në Afrikën e Jugut: “Unë e kam mik Sali Berishën.


Nuk e di sa ma ka ai mue. I jam mirënjohës se si mjek më ka shpëtue jetën…Për diçka jam i sigurtë: me ia “ça” zemrën Sali Berishës aty do të gjeni Shqipërinë Etnike”.

Sali Berisha është mjek i njoftun i zemrës, shkenctar dijetar i saj e, në krahasim analog, të dy i ngasin njani-tjetrit për nga funksioni, për nga fuqia…Për ma tepër vet Sali Berisha është një “zemër” e kohës, një nga zemrat e kombit prej kaherit e përtej sodit.



Po me një ndryshim: zemra, pothuaj tana herët rrinë fizikisht e trupnisht në të majtë, po tek Sali Berisha ajo tashma rreh në të djathtë, vetëm në të djathtë. E, me që fjalen e kam tek zemra bio, deshta me fol për valvulat e saj tek Sali Berisha.



 A e dini pse? Krejt politika e majtë pushtetare e tashtit, këta të majtit e sotëm në vargavijë etër e bijë, po duen me e përdorë Sali Berishën si “valvulë shkarkimi” për paarritjet, mëkatet e rrokullimën e vet.


E, këta po kujtojnë se po ia mbrrijnë kësaj, po nuk janë ka e kuptojnë se vet, vetëvetja e tyne politike, karriket e tyre pushtetnore, janë tue u kthye në “valvulë shkarkimi” prej lumenjve të dizinformimit e mosrealizimit programor politik e ekonomik të tyre, prej makutërive e mëkateve të shumë prej atyre me “jaguar” e kollare të pushtetit, prej rënies ekonomike shumplanëshe e rritjes së përditshme të zemërimit popullor…



Po, dr. Berisha, si doktor i zemrës, ma mirë se shumkush e dinë se valvulat kanë një mision të madh: ato e sigurojnë mrekullisht e automatikisht rrjedhën në një drejtim të gjakut në zemër dhe e parandalojnë rrjedhën në drejtim të kundërt.

E kjo, përtej moralit politik e afër të vërtetës të ditës, vlen sigurisht dhe për Partinë Demokratike, për liderin e saj historik Sali Berisha, për lidershipin e ri të PD...



E, Sali Berisha nuk ka pse me thanë tana herët: “…I mbaj të gjitha përgjegjësitë vet”, pasi qeverisja presidenciale, kryeministrore, e PD-së, e lidershipit të tij historik, nuk janë vetëm të tijat, po gjithsecili pushtetar politik e ekzekutiv të marrin përgjegjësitë e veta, të gjithë liderët e popullit e populli lider ka peshën e vet.



Zemra e Sali Berishës në lartësitë e kohës, të karierës, të viteve të moshës dekades së tetë, po ka ndonji nostalgji të (pa)kuptueshme, si për disa ministra kabinetor që zemra iu ka rreh me prurje gjaku veç për veti e, tashti, me çfardo “dialize politike” nuk mund të jenë prapë flamurtarë pasi “flamurin” e kane lanë dhe na e lanë disa herë rrugës, si më 1997 apo 2013 e, pse jo, dhe më 2015, e duhet ta dijnë e ta mësojnë vendin e prijës e të ndejës në të parakohshmet zgjedhje të 2016-tës.



Ma mirë se shumkush dr. Berisha e dinë fort atë parimin e zemrës që gjaku kur e furnizon trupin me oksigjen e ushqyes e jep ndihmën e vet në heqjen e mbeturinave metabolike. Disa ministra e të tjerë zyrtarë kësish, janë për “polifoto” e jo t’i kemi ende foto në tribuna politike të ditës, (para)elektorale, etj. E, për mos me ma kungulleshë ndokush fjalën, po them se kurrkush nuk po lyp “t’i flakim”, po ata, disa sish, nuk janë flakadanë për udhë, veçse le t’i japin zjarr prushit demokrat pa i qit’ ujë, pa ja vonue e rrallue drutë…




Le ti lanë dhe le t'i lamë ata dhe shumkush prej nesh të punojnë e të na drejtojne dhe demokratet e rinj, me lidershipin e ri Lulzim Basha.



Sali Berisha ka dy zemra; një zemër që rreh në gjoksin e tij dhe një tjetër që rreh në gjoksin e kohës panshqiptare, në muskujt e venat e saj. E para, zemra e tij bio, ajo vetjake, po rreh me mjaft vitalitet në ecjen e tij me sakrifica, sfida, triumfe në ballë të kohës në ndrrimin e sistemeve e të shekujve, në hapësirat e demokracisë e të Shqipërisë Etnike. E dyta zemër e tij, ajo në gjoksin e kohës, ka me rreh dhe në pasjetën e tij, në historinë e kombit e rrugëtimin e politikës, në gjurmët e kohës së sotme e në genet e breznive.



Edhe zemra ka “revolucionin” e vet në trupin e njeriut, të Sali Berishës, të secilit prej nesh. Po Sali Berisha po e kalon krejt jetën në “revolucion”, jo vetëm në 90-tën, jo vetëm në ’97-tën, jo vetëm në vitet 2000, po edhe sot, në 2013 e në 2015, edhe nesër, më 2016.



Kjo jo për faktin historik se europianët (patjetër dhe ne – shqiptarët) pas çdo revolucioni nuk shkojmë në shtëpi si amerikanët, po rrijmë prapë në rrugë. Shpesh herë të gatshëm për revolucione, veçse ne shqiptarët më duket se e kemi disi ndryshe, pasi “valvulojmë” me shpërthime, me rebelime.




Po ka dhe diçka tjetër krejt esenciale, se komunizmi ynë i nëntorit ’41 e i qershorit ‘91 nuk po dinë dhe nuk po donë me ikë prej tokënisë politike shqiptare, sikur këtu të mos kishin ardhë ndonjëherë në Shqipëri as Papa Gjon Pali II (1993) e as Papa Francesku (2014), po sikur të ishin mshef shpellave të politikës Karl Marksi e Stalini.



Po Sali Berisha nuk mbeti vetëm në disa dekada në revolucion, po Sali Berisha mbeti gjithë jetën e tij njerëzor, sepse Sali Berisha nuk eci vetëm me hapa, po me zemër, me zemrën e tij për Shqipëri, për Kombin e Vet/Tonë, aq sa e thashë dhe në kryefjalë: Sali Berisha ka një zemër aq të madhe sa që më duket se nuk ka krahëror.


Tiranë, 12 dhjetor 2015

2015-12-12

Deputeti boshnjak ua numëron në parlamentin e Serbisë krimet e kryera ne Kosovë

Deputeti boshnjak ua numëron në parlamentin e Serbisë krimet e kryera ne Kosovë
Deputeti boshnjak, Enis Imamoviç, në Kuvendin e Serbisë ka reaguar ashpër në parlamentin e Serbisë duke ua numëruar krimet e serbëve të kryera në Kosovë. Por, fjalimi i tij u ndalë në gjysmë pasi që kryetarja e Kuvendit ia ndali mikrofonin,
Immamoniv gjatë fjalimit të tij ka kritikuar edhe për pritjen madhështore që ju bë kriminelit Vladimir Lazareviç.
Për mbrojtje të Lazareviçit dolën radikalët, partia në pushtet e Vuçiçit dhe vet Kryetarja e Kuvendit serb, Maja Gojkoviç, duke ja ndal mikrofonin deputetit Enis.

Na početku današnje sjednice tražio sam objašnjenje o sramnom dočeku haškog osudjenika Lazarevića od kojih posebno očekujem objašnjenje Rasima Ljajica, ali i odgovore na pitanja o Programu održivog povratka prognanih Bošnjaka iz opstine Priboj i objašnjenje zašto se i dalje u tužilaštvu, sudu i policiji u Sandzaku forsiraju kandidati srpske nacionalnosti, čime se nastavlja trend nedovoljne zastupljenosti Bošnjaka u njima.
Ovakvo histericno i neprimjereno ponašanje vladajuće većine kakvo vidite na snimku, na Međunarodni dan ljudskih prava, govori o okolnostima u kojima žive Bošnjaci i u kojima radimo mi koji predstavljamo Bosnjake u ovoj zemlji.
Vrlo je opasna poruka kada državni vrh organizuje ovako neprimjeren doček čovjeku ko je pred Haškim Tribunalom osuđen na 15 godina zatvora za zločine…
https://www.facebook.com/bosnjaci.eu/?fref=nf

Presidenti amerikan, Barack Obama i raporton Kongresit për personelin ushtarak në Kosovë

Obama i raporton Kongresit për personelin ushtarak në Kosovë
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka dërguar një letër Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në lidhje me operacionet ushtarake amerikane nëpër territore të ndryshme nëpër botë.
Në këtë letër, siç raporton Koha.net, Obama ka ofruar të dhëna në lidhje me misionet ushtarake amerikane në Afganistan, Irak, Siri, Turqi, Somali, Jemen, Xhibut, Libi e Kubë.
Veç këtyre, Obama ka përfshirë edhe operacionet ushtarake në Kosovë, ku ka thënë se aktualisht objektivi kryesor i KFOR-it është mbajtja e një ambienti të sigurt.
“Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka autorizuar Shtetet Anëtare që të themelojnë një Forcë të Kosovës të drejtuar nga NATO (KFOR) përmes Rezolutës 1244 më 10 qershor, 1999. Misioni fillestar i KFOR-it ka qenë monitorimi, verifikimi dhe, në rast nevoje, përdorimi i forcës në pajtim me Marrëveshjen Ushtarake Teknike në mes të NATO-s dhe të ish-Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë (tani Serbisë), ndërsa në të njëjtën kohë të sigurojë ambient të sigurt dhe të qetë. Sot, KFOR-i frenon përsëritjen e dhunës armiqësore në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare. Detyrat kryesore të forcave të KFOR-it janë të ndihmojë në mbajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën. Kontributi i SHBA-ve në KFOR është me rreth 700 personel ushtarak amerikan nga forca e përgjithshme që numëron rreth 4,600 personel”, ka thënë Obama në raportin e tij dërguar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan
“Kam drejtuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Amerikane në të gjitha këto operacione në pajtim me autoritetin tim kushtetues dhe statutor si Komandant Suprem dhe Shef Ekzekutiv (përfshi autoritetin për të zbatuar Ligjin Publik 107-40 dhe statutet tjera), si edhe autoritetin tim kushtetues dhe statutor për të zbatuar marrëdhëniet e jashtme të SHBA-ve. Zyrtarët e Administratës sime dhe unë komunikojmë rregullisht me lidershipin dhe me Anëtarë tjerë të Kongresit në lidhje me këto zbarkime, dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka përfunduar Obama.
Në përgjithësi, Obama ka bërë me dije se SHBA-të kanë të dislokuar rreth 15,475 trupa ushtarakë për të luftuar terrorizmin.

Riaktivizohen radarët serbë në Kosovë

Riaktivizohen radarët serbë në Kosovë
Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit.
Eksperti i sigurisë Florian Qehaja ka thënë për “Top Channel” se riaktivizimi nga ana e Serbisë i radarëve që ndodhen në territorin e Kosovës, përbënë shkelje të sovranitetit, për të cilën gjë ai fajëson forcat e NATO-s në Kosovë, që janë përgjegjës për vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo përbënë shkelje të sovranitetit tonë. Konsideroj që Serbia është duke e shfrytëzuar vakumin që ekziston në drejtim të mos bashkëpunimit me Kosovën dhe është duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i ka në drejtim të vëzhgimeve dhe në drejtim të interceptimeve për qytetarët e Kosovës. KFOR-i qartazi së voni, nga një pozicion neutral po shihet që ka lëvizur më shumë në një pozicion të përmirësimit sa më të madh të marrëdhënieve me Serbinë dhe ky është një vendim politik”, thotë Florian Qehaja, ekspert i Sigurisë.
Qehaja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare që çështjen e demarkimit të kufirit me Kosovën, Serbia ta ketë si kusht në kuadër të kapitullit 35 për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Edhe hartat zyrtare dhe dokumentet kadastrale të Kosovës konfirmojnë se qendra e navigacionit dhe radarëve ndodhet brenda territorit të Kosovës.
Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka shpjeguar për “Top Channel” se si në bazën e të dhënave të gjeoportalit të Kosovës, që është hartë zyrtare digjitale e shtetit, radarët tek Maja e Panqiqit shihen që janë brenda territorit kosovar, por ai tregon edhe se si Serbia ka ndërhyrë në gjeoportalin e sajë dhe e ka devijuar kufirin pikërisht në atë pjesë ku ndodhet navigacioni.
“Vija e zezë është vijë zyrtare nga Kadastri i Kosovës dhe është e publikuar në gjeoportalin e Kosovës. Ndërsa, nëse bazohemi në gjeoportalin zyrtar të Serbisë, shihet se kjo vijë devijon jashtëzakonisht shumë brenda territorit të Kosovës. Tash këtu kemi një mospërputhje të kufirit, në mes kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Serbisë dhe kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Kosovës”, thotë Florim Isufi, profesor i gjeografisë.
Radarët e riaktivizuar nga shteti serb, ishin objektivi i parë sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë më 1999, pasi NATO që para 17 viteve e konsideronte këtë radar si “veshë e sy” për Beogradin dhe sistemin e sigurisë së Serbisë.
Sipas profesorit të gjeografisë Florim Isufi dhe ekspertit të sigurisë, Florian Qehaja, çështja e radarëve në Leposaviq do të paraqes problem ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, kur të bëhet demarkacioni mes dy vendeve.

Arsyet pse Vladimir Putin jeton si mbret: 8 gjërat që të gjithë dëshirojnë ti kenë si ai!

Arsyet pse Vladimir Putin jeton si mbret: 8 gjërat që të gjithë dëshirojnë ti kenë si ai! (Foto)
Vladimir Putin është një nga krerët më kontravers të shteteve në mbarë botën. Ai fillimisht ishte kryeministër i Rusisë, president nga viti 2000 deri në 2008, dhe më pas është rizgjedhur në maj të vitit 2012. Si udhëheqësit tjerë nëpër botë, njerëzit duan ta urrejnë Putinin, dhe shpesh kritikojnë taktikat e tij të lidershipit.
Në fakt, edhe në zgjedhjet që e kanë nxjerr fitues, ishin polemizuar shumë për shkak të thashethemeve në lidhje me kurdisjen e tyre. Përveç këtyre akuzave, kreu i Rusisë është kritikuar gjerësisht për shpenzimet joserioze.
Derisa ekonomia ruse po lufton për mbijetesë, shpenzimet e Putinit po rriten në mënyrë eksponenciale. Ai u lind në një familje të varfër, ndërsa pas shumë viteve iu bashkua KGB-së si një spiun, para se të vazhdonte karrierën e tij në politikë. Duke punuar në popullarizimin e tij në politikë, Putin u zgjodh president pas një dekade. Fitorja e tij është përcjellë me polemika, veprime të dyshimta si dhe sjellje imorale.
Sipas Departamentit të Shtetit, pasuria neto e Putinit kap vlerën e 150.000 dollarëve. Megjithatë, këto shifra janë larg më të ulëta krahasuar me ato që flitet për 70 miliardë dollarë e deri në 200 miliardë. Edhe pse është kritikuar gjerësisht për këtë, Putin jeton si një mbret në mes të një ekonomie të zbehtë.
Ju sjellim 8 mënyra me të cilat Putin thuhet se bën jetë luksoze në Rusi. Fillojmë me të preferuarën e të gjitha kohërave.
Orët
Një orë e bukur është një nga lukset e shumta që shumica prej nesh nuk mund të përballojmë, dhe nuk duhet, sepse shumica prej nesh posedojmë telefona mobil që na flasin dhe na tregojnë se sa është ora. Megjithatë, kur keni një grumbull të parave, orët janë gjëja e parë me të cilën mburreni. Putin është pronar i një prej orëve më të shtrenjta të gjithë kryetarëve tjerë të shteteve.
Është raportuar se Barack Obama dhe Francois Hollande, kanë ora që kushtojnë nën 200 dollarë. Megjithatë, Putin posedon një koleksion të tërë të orëve që kapin vlerën prej gati tri të kartën e milionit. Ndërkaq, ora më e shtrenjtë në koleksionin e Putinit është ajo” Lanz & Son” që është i mbuluar me xham të kristaltë dhe ari, dhe që besohet se kapë vlerën e gjysmë milioni dollarë. Me sa duket, kjo orë vlen plotë 5 vite të pagës së Putinit.
4 jahte
Shumica prej nesh do të ishim të lumtur po të kishim një jaht privat në jetën tonë. Për Vladimir Putinin një nuk e mjaftueshme. Udhëheqësi i Rusisë ka një flotë prej 4 jahteve të vendosura në mënyrë strategjike nëpër vendin e tij në rast se dëshiron të organizojë një festë në ujë, ose dëshiron të pushojë përgjatë bregdetit dhe të shohë se si po sillen njerëzit nëpër Rusi.
Me sa duket, njërin nga jahtet Putin e ka fituar si dhuratë nga njëri prej njerëzve më të pasur në Rusi, por mund të paramendohet se çfarë shërbimi i ka kryer Putin që ia ka dhuruar këtë jaht. Jahti më i madh i tij është i gjatë mbi 175 metra dhe kushton rreth 37 milionë dollarë. Ky mega jaht ka një enterier të dekoruar për mrekulli dhe bodrum të verës plotë me verërat më të mira.
700 vetura
Vladimir Putin ka pasur gjithmonë pasion të zjarrtë për veturat. Flitet se vetura e tij e parë ishte një dhuratë nga nëna e tij që fitoi lotarinë kur ai ishte në vitin e tretë të universitetit.
Pasi ishte rritur pa kurrfarë mjeti të transportit, Putin këtë gjë e kishte kompensuar kur erdhi në pushtet si njeriu më i fuqishëm në Rusi. Sa vetura i posedon? Lista më e fundit flet për rreth 700 vetura, që janë 699 më shumë se sa i nevojiten një njeriu.
Putin e ka në dispozicion edhe një Formula 1, por thuhet se të preferuarat e tij janë makinat e prodhuara në Rusi. Por duke pasur parasysh se Rusia nuk ka histori të gjatë të prodhimit të veturave luksoze, supozohet se deklarata e tij ishte vetëm sa për të tingëlluar si një patriot i madh. Vetura më e shtrenjtë në garazhin e Putinit, peshon plotë 3.5 ton dhe është një limuzinë luksoze e cila i ka gjitha tiparet e sigurisë, dhe është e pamundur të hidhet në ajër madje edhe me një raketë.
43 aeroplanë
Në raste të rralla, edhe një person i zakonshëm mund të përballojë një fluturim privat, zakonisht kur shkon në muajin e mjaltit ose kur e shfrytëzon bonusin e fituar nga puna e madhe. Megjithatë, fluturimet private janë tw përditshme për Vladimir Putin-in.
Pavarësisht faktit se aeroplani kryesor i takon presidencës, kjo gjë nuk e ka kënaqur edhe aq shumë Putinin. Në fakt, ai preferon të ketë në dispozicion aeroplanë të të gjitha madhësive, sa herë që i bie ndërmend për ta.
Në total, Putin posedon 43 aeroplanë, vlera totale e të cilëve kap shumën e rreth një miliardë dollarëve. Por opinioni ende nuk e ka të qartë se pse aeroplani presidencial nuk është i mjaftueshëm për të, duke pasur parasysh brendësinë e tij të larë në ar, dhe të dizajnuar nga më të mirë me të vetmin qëllim që t’ia plotësojnë dëshirat. Pa marrë parasysh, ai shpenzon shuma të majme të hollave në çka donë dhe kur donë.
Tualet në vlerë prej 75.000 dollarë
Tashmë kemi përmendur flotën e tij ekstravagante, por tipari kryesor në njërën prej tyre është tualeti në vlerë prej 75.000 dollarë. Edhe pse nuk e dimë saktë se çfarë e bën këtë tualet kaq të shtrenjtë, për ato para do të ishte më së miri të lëshojë muzikë, të bëjë masazh dhe të lustroj këpucët.
Tualeti ndoshta paraqet më së miri shprehinë e pabesueshme të shpenzimeve të panevojshme të Putin, dhe atë se pse është nën ‘zjarr” të kritikave gjatë gjithë këtyre viteve. Ai thjesht ka hedhur paratë në tualet.
20 pallate
Këtu paksa i falet sepse Rusia është një vend i madh, dhe personi përgjegjës për atë duhet të ketë shumë shtëpi për të qëndruar në mënyrë që të udhëtojë lirshëm nëpër gjithë vendin. Megjithatë, kur ndërtohen 20 pallate masive në gjithë vendin që kushtojnë miliarda dollarë, kjo çështje bëhet problem, sidomos nëse ekonomia e atij vendi po pëson kolaps.
Putin jo vetëm që i ka 20 pallate nëpër Rusi, ai ka 20 pallate që janë shumë më të mëdha dhe më luksoze sesa banesat për të cilat ëndërrojnë të tjerët të pensionohen në to.
Gjitha shtëpitë janë të shkëlqyera dhe përfshijnë vetëm luks që nuk mund të paramendohet. Ky projekt është mbajtur si sekret i madh, dhe mediat kanë qenë të bllokuara të hyjnë në zonën e ndërtimit. Kur kritikoheni si Putin, njerëzit dëshirojnë të dinë më shumë rreth pallateve tuaja.
15 helikopterë
A mund ta besoni se 43 aeroplanë janë të mjaftueshëm për të kaluar qiellin e Rusisë? Edhe pse janë mese të mjaftueshëm për të kaluar pjesën tjetër të botës, Vladimir Putin nuk dëshiron të dëgjojë për këtë.
Gjithë helikopterët në flotën e Putinit janë të armatosur deri në dhëmbë, në rast se dikush dëshiron ta lëndojë atë.
Flota e armatosur e Putinit nuk është edhe aq qesharake sa mendojnë të tjerët. Ai është në gjendje të shpenzojë pasuri në helikopterë për vete. Madje edhe Barack Obama ka një flotë që besohet se kapë vlerën prej rreth 20 miliardë dollarë, kështu që Putin është “peshk i vogël” në raporton me Presidentin e SHBA-ve. Helikopteri më mbresëlënës në flotë është Mi-8, i cili është plotësisht i përshtatur për siguri dhe komoditet për Vladimir Putinin.
Testuesi i ushqimit
Kur mendoni për mbretin e vërtetë, zakonisht mendoni për mesjetën. Në atë kohë mbretërit ishin të ekspozuar ndaj helmimeve nga personat që dëshironin ti rrëzonin nga froni, dhe të zënë vendin, pozitën dhe pushtetin e tyre.
Putin padyshim se mendon për vetën si një mbret sa i përket këtij aspekti, sepse ai ka dikë nga stafi i tij që i provon gjitha ushqimet në mënyrë që të sigurohen se nuk janë vdekjeprurëse.

******
Britanikët japin alarmin: Rusia po përgatitet për luftë bërthamore
Ekspertët ushtarakë britanike japin alarmin se Rusia po përgatitet për një luftë bërthamore. Sipas tyre, ditët e fundit Moska po kryen testime që lidhen vetëm me rastet e ndonjë sulmi nuklear.
I tillë është testimi i një superavioni që kontrollon trupat ushtarake në terren në rast të një sulmi bërthamor. Moska e ka paralajmeruar testimin për javën e ardhshme.
Një ditë më parë Presidenti Putin deklaroi se ushtria ruse ka 35 bomba bërthamore të gatshme për t’u përdorur. Ai tha se nuk do të ishte e nevojshme t’i përdorte ato në luftën kundër ISIS.
Por duket se testimet e fundit po kryhen për t’i treguar perendimit edhe një herë muskujt ushtarakë dhe pse jo edhe për të qene gati ne rast te një konflikti të mundshëm.

Nga Mark Vernon : Rivlerësohen teoritë e Frojdit mbi të pandërgjegjshmen

Rivlerësohen teoritë e Frojdit mbi të pandërgjegjshmen

Një shekull pasi u përqeshën, idetë e Frojdit po rivlerësësohen si shumë të drejta, për sa kohë që ato mund të hedhin dritë mbi disa të panjohura të mëdha të mjekësisë

E pandërgjegjshmja ka pasur një udhëtim të vështirë, qëkur Sigmund Frojdi e përshkroi zbulimin e saj në një letër të botuar 100 vjet më parë. Skeptikët u tallën me përmendjen e saj, duke supozuar se ishte po aq diskredituese sa zilia ndaj penisit. Të tjerë, që e kuptuan se babai i psikoanalizës po thoshte diçka me rëndësi, preferuan gjithësesi të qëndrojnë në distance, për të mos u njollosur nga reputacioni i përzier i Frojdit.

Megjithatë, mund të jetë rasti që larg nga të qenit diçka e kaluar, koha e së pavetëdijshmes është ende për të ardhur. Arsyet janë të dyfishta: shkenca dhe domosdoshmëria. Së pari, neuroshkenca ka treguar përfundimisht se ndodhin shumë më tepër gjëra në mendjen e një njeriut, sesa ai vetë është i vetëdijshëm për këtë fakt.

Mark Solms, profesor i neuropsikologjisë dhe psikoanalist, që është përpjekur i pari të provojë se teoritë e Frojdit i kundërvihen neuroshkencës, thekson shpesh se mendja e ndërgjegjshme është e aftë të marrë pjesë në 6 apo 7 gjëra në të njëjtën kohë, ndërsa pjesa tjetër e sistemit nervor kryen mijëra veprime.

Në këtë kuadër, duket perverse të mohosh se shumica e jetës psikike, qëndron mbi horizontin e vetëdijes sonë, duke dyshuar kësisoj kur shqyrtoni përvoja të tilla si ëndërrimi dhe rrëshqitjet e gjuhës, ose ngjarje të rënda nga fëmijëria të cilat s’mund të mbahet mend, por që megjithatë formësojnë ende në mënyrë të dukshme jetën tonë si të rritur.

Pra, debati i vërtetë sot, është nëse mekanizmat që Frojdi ia atribuonte të pandërgjegjshmes – e ashtuquajtura e pandërgjegjshmja dinamike – ishin të drejta. Merrni represionin, harrimin e qëllimshëm të kujtimeve, të cilat më pas shndërrohen në simptoma neurotike apo psikotike. Frojdi argumentoi se kjo ndodh për shkak se një përvojë apo mendim është i pakëndshëm apo mbizotërues, në një kohë që psikologjia njohëse ka prirjen për t’i bërë ballë një koncepti të tillë.

Ajo preferon një konceptim statik të përmbajtjes së të pavetëdijshmes. Kujtimet me siguri që mund të humbasin, dhe lidhen me simptoma të pashpjegueshme. Por këto simptoma nuk mund të lexohet në mënyra kuptimplota ose simbolike, teksa Frojdi dhe pasuesit e tij krijuan “kurimin nëpërmjet të folurit”.

Megjithatë, shkenca po punon për ta sfiduar këtë pikëpamje. Një linjë e studimit, shqyrton disa kushte amnezike në të cilat pacientët fabrikojnë kujtimet, dhe mohojnë ato që nuk mund të kujtojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Praktika të tilla kanë treguar se ndjekin rregullat, që Frojdi i identifikoi në një dinamikë të pandërgjegjshme. Ato përmbajnë kuptim.

Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë nga parafazia, një sindromë në të cilën fjalët e harruara zëvendësohen nga të tjerat. Zëvendësimet, në mënyrë të ngjashme tregojnë modele që pasqyrojnë ato që Frojdi i zbuloi tek ëndrrat dhe rrëshqitjes e gjuhës. Dëshmia është se shtypja, është një karakteristikë kyçe e pavetëdijes.

Arsyeja e dytë pse ia vlen eksplorimi i të pandërgjegjshmes, ka të bëjë me nevojën mjekësore. Merrni fenomenin e simptomave mjekesore të pashpjegueshme. Ato janë të përhapura dhe të përditshme. Në librin e saj të kohëve të fundit ”Gjithçka është në kokën tuaj”, neurologia Suzan O’Sallivan shjprehet se deri një e treta e njerëzve që shkojnë te mjeku vuajnë nga këto probleme. Ankthi i tyre është i vërtetë;pacienti nuk ia del dot.

Dhe ende nuk janë gjetur arsye biologjike për këto simptoma. Kur mendon sesa mund të kushtojë trajtimi – një studim i vitit 2005 për çrregullime të tilla psikosomatike vlerëson një kosto vjetore prej 250 miliardë dollarësh vetëm në SHBA – është e qartë se çdo kandidat i arsyeshëm për shpjegim, duhet të ekzaminohet me urgjencë.

Pavetëdija është njëri subjekt, dhe konvertimi i çrregullimeve siguron një rast të tillë. E njohur ndryshe si histeri, këto gjithashtu janë shumë të përhapura. Për shembull, të gjitha klinikat neurologjike, do të kenë në librat e tyre shumë individë me jetë të kufizuar, por për të cilët një Elektroencefalogramë nuk zbulon asnjë aktivitet epileptik në tru.

Pacientët e tjerë mund të vuajnë nga problemet me frymarrjen, verbëria, dhimbja dhe paraliza. Siç e pranon  O’Sallivan, edhe pse tashmë ekziston teknologjia për të parë brenda trurit, shkenca e ka të vështirë që të japë të gjithë përgjigjet që kërkohen. Por ideja qendrore e Frojdit mbi konvertimin e çrregullimit – dmth që një traumë, apo një traumë e perceptuar, qëndron në origjinë – tashmë është dëshmuar se në mënyrë rutinore ka një efikasitet të madh klinik.

Në një debat të kohëve të fundit mbi këtë temë në Muzeun e Frojdit në Londër, neuropsikiatri Riçard Kanan dhe një psikoterapistja Stefani Houlit, u morën me këtë çështje. Kur ju shqyrtoni me kujdes historitë e pacientit – gjë që natyrisht kërkon kohë, trajnim dhe para – dalin shpesh problemet dhe domethënia e simptomave.

Ata këshillojnë trajtimin e pacientëve në të gjithë disiplinat:Houlit punon bashke me psikologët, fizioterapistët dhe neurologët. Sikurse e vë në dukje Kanan, në qoftë se Frojdi do t’i ishte referuar PTSD (çrregullimi nga stresi post-traumatik) dhe jo histerisë, ai do të mbahet sot mend si një hero novator.

Askush nuk po thotë se e pandërgjegjshmja është një plumb magjik. Këto janë shpesh kushte komplekse. Vetë Frojdi theksoi se të punosh me të pandërgjegjshmen është diçka jo e lehtë, pikërisht për shkak se ajo është e pandërgjegjshme. Më tej, vetë psikoanaliza ka rishikuar rrënjësisht përfundimet origjinale të Frojdit.

Por tanimë teoritë e Frojdit bartin një shekull diturie mbi angazhimin mbi këtë pjesë të fshehur, dhe ndonjëherë pjesë shkatërruese të vetes sonë. Frojdi besonte puna e tij ishte vetëm fillimi. Kërkimi shkencor dhe nevojat e dukshme njerëzore, sugjerojnë që ne duhet të vazhdojmë me energji atë që ai e filloi./“The Guardian”

Kur Nikita Sergejeviç Hrushovit (1894-1971),shante Enver Hoxhën , nga nëna

Kur Hrushovi shante Enverin nga nëna
Një sharje e pashembullt në historinë e takimeve ndërkombëtare, që i përket Nikita Sergejeviç Hrushovit (1894-1971), udhëheqësit të njërës prej dy superfuqive të viteve 1960, Bashkimit Sovjetik, studiohet në fakultetet e gjuhëve të huaja në Rusi! Është karakteristike se Hrushovi ka përdorur sharje dhe në një rast tjetër, brenda pak muajsh, po kundër Enver Hoxhës.
Teksti universitar
Në tekstin mësimor “Si të bëhesh përkthyes?” (botuar në vitin 1999) me autor dr. prof. Rjurik Konstaninoviç Minjar-Beloruçev (transliterimi në anglisht: Ryurik Konstantinovich Minyar-Beloruchev, 1922-2000), jepen disa episode pikante nga jeta e tij si përkthyes sinkronist, ku ai më i veçanti ka të bëjë me sherrin mes udhëheqjes sovjetike dhe asaj shqiptare. Ja se si e tregon ngjarjen autori i tekstit për fakultetet e përkthimit R. K. Minjar Beloruçev-i (ka përkthyer N. S. Hrushovin, Sharl dë Golin (Charles de Gaulle, 1890-1970), Fidel Kastron; autor i shumë librave për teorinë e përkthimit dhe metodikën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja):
Kreshendo
“[…] në mbledhjen e udhëheqësve të partive komuniste, që erdhën në Moskë nga të gjitha kontinentet. Sapo kishte mbajtur fjalimin e tij Enver Hoxha, udhëheqësi i komunistëve shqiptarë. Ai kritikoi ashpër Hrushovin për faktin se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik po shkurton ndihmën ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria po përpiqet të ecë në një kurs të pavarur në politikë. N.S. Hrushovi u bë flakë i kuq, sytë e tij të vegjël filluan të bëhen më depërtues. Në atë moment, kur ulem në kabinën e përkthimit simultan, ai çohet në këmbë dhe, mezi duke mbajtur veten, fillon të flasë me qetësi. Ndjehet se e ka jashtëzakonisht të vështirë të flasë me qetësi. Fjalimi i tij është një kreshendo e pandërprerë, dhe pasi numëroi dhe një herë të gjitha llojet e ndihmave që PKBS i jep Shqipërisë, ndodh shpërthimi. Hrushovi ulërin për mosmirënjohje të ndyrë, akuzon E. Hoxhën për të gjitha mëkatet e mundshme, dhe si përmbyllje, duke humbur vetëpërmbajtjen, shpërthen përfundimisht:
“Dhe ky njeri na dhj… nga koka e deri te këmbët, që ia … të ëmën (etot çellovjek obros…u nas s nog do golovy, tudi jego matj)!”. Gjithsesi unë jam i detyruar të përkthej, por në frazën e fundit, natyrisht, unë ngec, dhe në mikrofon, në frëngjishte, del një variant shumë më pak i vrazhdë në tonalitet: “Dhe ky njeri na ka mbuluar me baltë nga koka deri në këmbë”.
“Leja”
Pas fjalimit të Hrushovit jepet pushim dhe unë dal nga kabina. Më pret një referent i sektorit të jashtëm të komitetit qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i cili mbikëqyr shërbimin në frëngjisht të mbledhjes dhe që e kupton mjaft mirë frëngjishten. Ai më vështron ftohtë dhe pyet:
“Kush ju dha leje të korrigjoni Sekretarin e Përgjithshëm të partisë sonë?”. Unë mbledh supet dhe përgjigjem: “Vendimin e mora vetë, nuk kisha kohë për konsultime”. Referenti, me të cilin gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira, pasi murmuriti: “Do ta kini pisk, do të përgjigjeni për këtë gjë”, rrotullohet gjithë nerva dhe largohet. Pas dhjetë minutash ai shfaqet me Ho Shi Minin, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, i cili e falënderon ekipin për punën e sinkronistëve të gjuhës frënge. Referenti i KQ-së më tërheq mënjanë dhe më pëshpërit në mirëbesim: “Nikita Sergejeviç-i [Hrushov] urdhëroi t’ju falënderojmë, ai nuk donte që shprehjet e tij të rënda të kumbonin në të gjitha gjuhët”.
Hoxha “do të na dërgojë vetëm pantallonat”
4Më 3-5 gusht 1961 në Moskë u zhvillua një takim i jashtëzakonshëm të liderëve të Traktatit të Varshavës. Pjesëmarrës ishin Nikita Hrushov i Bashkimit Sovjetik; Valter Ulbriht (Walter Ulbricht, 1893-1973) i ish-Gjermanisë Lindore; Todor Zhivkov (1911-1998) i Bullgarisë; Janosh Kadar (Janos Kadar, 1912 -1989) i Hungarisë; Vladislav Gomulka (Władysław Gomułka, 1905-1982) i Polonisë; Antonin Novotni (Antonín Novotny, 1904-1975) i ish-Çekosllovakisë; George Georgiu-Dezh (Gheorghe Gheorghiu-Dej, 1901-1965) i Rumanisë. Nga Shqipëria shkoi Ramiz Alia (1925-2011), i cili nuk ishte Sekretar i Parë, por thjesht sekretar i KQ të PPSH, veçse u dëbua nga Hrushovi.
Përkthyesi rus Mihail Jakovleviç Cvilling (transliterimi anglisht: Mikhail Yakovlevich Tsiviling, 1925-2013) tregon: “Në fillim të viteve gjashtëdhjetë Bashkimi Sovjetik i përkeqësoi papritur marrëdhëniet me Shqipërinë. Dhe lidhur me këtë, në një nga mbledhjet e Komitetit Politik të Organizatës së Traktatit të Varshavës, u ftua Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë Enver Hoxha. Por ai, me sa duket, i druhej kritikës dhe në vend të vinte vetë, dërgoi një delegacion të kryesuar nga zëvendësi i tij. Dhe ja, Nikita Sergejeviç Hrushovi hap mbledhjen me pyetjen për statusin e delegacionit shqiptar. Plas sherri. Nikita Sergejeviçi propozoi që delegacioni të konsiderohej i paautorizuar për të vendosur për çfarëdolloj çështjesh, meqenëse kjo ishte mbledhje e sekretarëve të parë dhe jo takim miqësor. Nga ana e vet, përfaqësuesit e Shqipërisë deklaruan se ata ishin autorizuar zyrtarisht nga udhëheqja e tyre për të marrë vendime për të gjitha problemet, që u ngritën në këtë mbledhje. Gjë për të cilën Hrushovi u përgjigj prerë se atë e indinjon pozicioni i Enver Hoxhës, meqenëse sot ai dërgoi zëvendësit e tij, nesër ai, ndoshta, do të dërgojë shoferin e vet, kurse pasnesër pa e zgjatur fare do të varë pantallonat e veta në shpinën e karriges. Pas këtyre fjalëve Nikita Sergejeviçi i propozoi delegacionit shqiptar të largohej nga salla e mbledhjeve. Por delegacioni e injoroi këtë kërkesë. Hrushovi njoftoi se do të bëhej pushim, të gjithë u ngritën dhe ikën, mbeti vetëm delegacioni shqiptar. U fikën dritat, erdhën pastrueset, por përfaqësuesit shqiptarë qëndronin në vendet e veta. Kështu pastrueseve iu desh të pastronin në sallë në praninë e shqiptarëve, duke fshirë pluhurin në qilim. Gjithë kjo pamje linte përshtypjen e një tabloje vaji. Por, natyrisht, më në fund, ata u larguan nga ndërtesa”.
Adenaueri dhe dy Gjermanitë
Njëherë Hrushovi po diskutonte me ambasadorin amerikan për veprimet e kancelarit të ish-Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer (1876-1967). Ai tha:
“Ne nuk do ta pranojmë asnjëherë Adenauerin si përfaqësues të Gjermanisë. Po t’ia heqim pantallonat dhe t’i shohim bythën, mund të bindemi se Gjermania është e ndarë. Dhe po ta shohim nga përpara, mund të bindemi se Gjermania nuk do të ngrihet asnjëherë”. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...