2016-01-04

Ndihmesa e Eqrem Çabejt në fushën e onomastikës



Image result for Rexhep Doçi


Prof.Dr.sci.Rexhep Doçi 



Eqrem Çabej shquhet si studiues shqiptar nismëtar në shumë degë të albanologjisë, por ka bërë emër dhe është bërë i pakapërcyeshëm deri më sot veçmaz në fushën e gjuhësisë shqiptare, dhe atë në prejardhjen e gjuhës shqipe, në prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe, prejardhje që i ndriçon shumë fusha të albanologjisë. Ndihmesa e tij e madhe vërehet edhe në fushën e onomastikës, sepse na mësoi se si për t’i gjurmuar, studiuar dhe ndriçuar çështjet problematike në onomastikën jo vetëm ilire-shqiptare po edhe më gjerë ballkanike dhe jashtballkanike[1].
E. Çabej është ndihmës për krijimin e bazave të ono­ma­s­ti­kës shqiptare, qoftë me anë të punimeve të shkruara drejt­për­së­dre­jti për onomastikën ose me punime që shkroi për gjuhësinë apo gjuhësitë krahasimtare, e që në këto të dytat përdori të dhë­na onomastike për të trajtuar fjalë të moçme të shqipes të tra­shë­gua­ra nga gjuhët që konsiderohen si: pellazgjishtja, ilirishtja, trakishtja, latinishtja, greqishtja etj. Dhe kështu, në mënyrë të tërthortë na i ka çelur shtigjet që të thellohemi në gjurmimin dhe zbardhjen e probelemeve onomastike qysh para mija vjetësh e deri më sot. Këto çështje onomastike janë thesar i pasur dhe i pakrahasuar për historinë e popullit iliroshqiptare dhe për gjuhën ilireshqipe në Siujdhesën Ilire. Shpeshherë në pamje të pare toponimet na duken me prejardhje jo shqipe, porse, në qoftë se studiohet si e sa duhet E. Çabej, me trajtat e fjalëve që janë ngurosur nëpër kohë në rrënjët e shumë toponimeve, dhe të cilat i ka shpjeguar në mënyrë të thuktë dhe bindëse, do të shihet se disa na dalin ilire-shqipe, sepse ato fjalë ishin dikur të mbarë shqipes. Prandaj, çështja e rrezatimit të këtyre toponimeve, dhe përgjithsisht të onomave me anë të ndihmesës dhe largpamësisë së pa krahasuar do të shihet mendoj edhe në rreshtat vijues.
Lidhur me punimet e Çabejt, që kanë të bëjnë drejt­për­së­dre­jti me onomastikën, po i citoj vetëm titujt e disa prej tyre, p. sh.: “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të ven­deve”, “Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e gjuhës e të emrave të vendeve”, “Emri i Dar­danisë dhe izoglosat shqiptaro-kelte”, “Çështja e pre­jar­dh­jes së ngulimeve arbëreshe të Italisë në dritën kryesisht të gju­hës e të emrave vetiake”, “Emri i vjetër nacional i shqiptarëve”, “Em­rat nacionale të shqiptarëve”, “Kongresi VIII ndër­kom­bë­tar i studimeve onomatike në Amsterdam” etj.[2]
Mirëpo, siç thamë përafërsisht edhe më sipër, E. Çabej e ndi­hmoi onomastikën edhe tërthorazi, sepse pothuajse në çdo pu­nim të tij përdori të dhëna onomastike sinkronike dhe dia­kro­ni­ke, të gjuhëve të lashta dhe të reja ballkanike dhe ja­shtë­ba­ll­ka­ni­ke, dhe kështu e ndriçoi historinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqi­pe në trojet etnike të Siujdhesës Ilire si askush deri më sot. Ka­në rëndësi sidomos të dhënat onomastike, që i ka futur në për­dorim autori në fjalorin etimologjik, që mund ta quajmë li­risht fjalor enciklopedik për gjuhësinë shqiptare: Studime eti­mo­lo­gjike në fushë të shqipes. Ky fjalor është botuar së pari në va­riant të shkurtuar në Tiranë dhe Prishtinë, kurse autori për së gja­lli botoi në variant të zgjeruar dy pjesët e para, pra edhe pje­sën e dytë me fjalët e dy shkronjave të para të abecesë sonë A-B.[3] Pas vdekjes së papritur, të parakohëshme dhe kobzezë të E. Çabejt për shqipen dhe shqiptarët, punën e mirë dhe të madhe të këtij gjuhëtari në këtë fjalor po e vijojnë me përkushtim dhe me sukses kolegët nga Tirana, Seit Mansaku dhe Anila Omari, që i kanë përgatitur dhe janë botuar edhe dy vepra vijuese me shkro­njat: prejC-së e deri në D prej 444 faqesh dhe prej Dh-së e deri në J, prej 622 faqesh[4].
Fjalët dhe trajtat e fjalëve që i shpjegon Çabej me një mendjemprehtësi të rrallë në këtë fjalor, ndihmojnë shumë edhe në shpjegimin e prejardhjes së shumë toponimeve kudo ku jetonin ilirët dhe ku jetojnë sot shqiptarët, pasardhësit më besnikë të ilirëve. Ne këtu po i vështrojmë më tepër disa toponime kosovare, në rrënjët e të cilave hetohen fjalët shqipe ose të prejardhjes shqipe me trajta të errta, por që, siç do të shihet, ato trajta i ka dhënë bindëse dhe me një akribi të rrallë E. Çabej në në përdorime sinkronike dhe diakronike.
Kështu, emrin e katundit të sotëm Arbanashka te Kur­shum­lija, që më 1455 shfaqet si Arbanash në Nahijen e atë­her­sh­me të Llapit (në të cilin katund sot nuk ka asnjë shqiptar, por shqi­ptarët e ikur me dhunë nga ai katund e mbajnë sot në anën e Lla­pit të ngushtuar dhe në Ajvali ktetikun Arbanashi), mandej të kat. Arbin (Arbinovo) tek Ohri në Maqedoni, të katundit mes­je­tar, sot i zhdukur - Katun Ar’banas te Tuzi në Mal të Zi, dhe të ka­tundit Arbëreshi i Krajës së Ulqinit, kujtoj se duhet lidhur me kup­timin e fjalës shqipe arë, sepse Çabej, pas një analize të gjatë dhe të thuktë kohore, që shkroi tri-katër herë për emrin e po­pu­llit tonëarbër arbën, më në fund, pos tjerash, thekson: "Nga kë­to të dhëna del që arbën nuk mund të jetë latino-roman (se do të ish­tealb-), as grek (do të ishte arv-) as sllav (do të ishte rab-). Kë­shtu edhe për exluzionem do të pranohet një burim vendi i em­rit. Duke u nisur nga arb- siç del në arb-ën(ë) nga një më e la­shtë *arb-an, e duke e çuar atë te një formë bazë *arv- e kohës an­tike e mesjetare të hershme, me betacizëm rv:rb si te korb nga corvus, mund të afrojmë këtë fjalë me lat. arvum “ar, tokë e pu­nuar, fushë”, umbr. arvam-en “in arvam”, gr. äρονα “arë, tokë bu­ke”, irl. e mesme arbnor shm.. arbanna “drith”, arm. haravunk “tokë buke”; aty Pederseni KG I 63 vendon ndër të tjera dhe sll. e vj. kishtare raveno “i rrafshtë”, po pa gjetur mi­ra­tim të përgjithshëm...”[5]. Dhe është e logjikshme që emrat e kë­tyre fshatrave të lidhen me kuptimin e fjalës arë, nga se gjen­den në rrafshe, buzë Liqenit të Ohrit, buzë Liqenit të Shkodrës, pra­në një lumi te Kurshumlija në Llap etj. Me rrënjën arb- (αρβ), sipas Hans Krahe-s dhe Anton Mayer-it hasen edhe to­po­ni­me ilire, si p.sh. Arbensi(um) te Plevla në Mal të Zi, Arba (sot uj­dhesa Rab) në Kroaci, Αρβατίας (Kastell in Dacia me­di­te­rra­nea) si kështjellë në Dakinë Mediterane antike ( përafërsisht sot te Krysheci i Serbisë) etj.[6] Me mendimin e E. Çabejt për em­rin kombëtar arbën-arbër në këto vendbanime të hershme e deri më sot dëshmohet edhe e dhëna se iliro-shqiptarët ishin edhe bujq të mire dhe se hidhet poshtë njëherë e përgjithmonë men­di­mi i pabazë i disa studiuesve sidomos sllavë, prej të cilëve fat­ke­që­­sisht ka edhe shqiptarë, që thonin se shqiptarët në kohërat e her­shme kanë jetuar vetëm si blegtorë nëpër pjesë malore.
Një tjetër fjalë, që e gjejmë shpeshherë në funksione onomastike që nga antika e deri më sot, është fjala bal(ë) - i, e balëm, për të cilën Çabej bën të ditur se shpreh edhe kuptimin bardhë dhe larë, dhe se " përhapja e degëzimi i madh i kësaj fjale në shqipen është një dëshmi e burimit autokton të saj”, se " Gr. e vj. bAlíóz përkundrejt falióz që merret si fjalë thjeshtë greke, për punë të b-së e bien të rrjedhur nga një gjuhë jogreke e Gadishullit të vjetër Ballkanik, nga trakishtja, ilirishtja, maqedonishtja”, etj., dhe se: “Temën bal ndërkaq e ka pasur pas gjase dhe ilirishtja. Për të duket të dëshmoj emri personal balaîoz; po dëshmon më shumë emri personal Aurel Bardibalus në Serbinë Perëndimore, te A. Mayeri I 76 v., pas mendimit tonë një kompozit me dy pjesë sinonimike të kuptimit “i bardhë”, Bardi-balus shqip do të ishte Bardhë-balë), khs. emrin e malit Balbardhë në qark të Beratit, e të emrit topik Balibardhë të Çamërisë, kompozita me dy elemente sinonime, po me topik të kundërt të pjesëvet përbërëse.”[7] Prandaj, në bazë të këtij mendimi të Çabejt se kjo fjalë balë mund të jetë, pos si fjalë e mundshme pellazgjike, trakase e e maqedonishtes së vjetër, ka gjasë të jetë edhe ilire, edhe emrat e katundeve me rrënjën bal- janë vijime te shqiptarët dhe në shqipe,më parë të gjuhës ilire se e ndonjë gjuhe tjetër, si p. sh.: kat. Baliq (Balich) i v. 1438 në anën e Novobërdës[8], e mund të jetë kat. i sotëm Baliq (Balaj) i Ferizajit; Balinca-Balinci i Llapushës; Balina e Peshterit në veripërendim të Mitrovicës;Baliçevci dhe Balainaci, fshatra të Prokuplës, dhe Balëza në Mal të Zi, që përmendet edhe si kështjellë mesjetare e sundimtarëve shqiptarë Balshaj.[9]
E. Çabej edhe për fjalën ballë bën me dije se është e mbarë shqipes, dhe thekson se: “Në toponomastikë ballë,me emra si Ballçore në Pukë (Gazzettér 7), shënon kryesisht naltësira. Sipas Joklit (20 NF X 194 v.) ballë, me emra malesh si Balle Ballja, me Balldreni etj., ka pasur që herët edhe kuptimin “mal, malësi”, dhe Maja Ballecit i përgjigjet sipas tij emrit të vendit bregdetarBaletium të ilirishtes (mesapishtes) së Apulisë.”[10] Po nga kuptimi i fjalës shqipe ballë janë formuar patronimet kosovare: Balla(Shkup), Ballata (Gjakovë), Ballani (Pejë), Ballota ( Çallapek-Lugu i Beranit dhe Palluzhë-Drenicë), porse edhe emri i kat. të Llapit Ballofc e ka prejardhjen, duke u nisur më sipër prej Çabejt, nga fjala ilre-shqipe ball(ë).[11] Sa u përket emërtimeve të antikitetit Decebalus, si “ballë i dakëve, frons Dacorum” dhe trak. Tpibàlloi të frig. balhn “mbret”, që i afrojnë dijetarët me shqipen Ballë, E. Çabej i merr afrime të dyshimta, dhe vetëm për balnpa Ppoth thotë se “mund të rrjedhë nga faza antike e shqipes balli me kuptimin “i parë”...”.[12] Kurse, Prof. Mahir Domi, sikur e përkrah mendimin e G. Hahnit, që e konsideronte fis ilir e jo trakas fisin Triballoi dhe e lidhte me shqipen tri dhe ballë.[13]
Duke kaluar në hulumtimin dhe gjetjen e fjalëve të tjera në rrënjët e toponimeve kosovare, sipas historisë së fjalëve që i ka ndriçuar E. Çabej, po theksoj se kur i sqaron dy trajta të fjalëve shqipe beçat dhe bezazë, përpos të dhënave të tjera për to, thekson edhe sa vijon: " Të dyja trajtat lidhen pas gjase, në analizë të fundit, me berr...Trajta beçatë më fortë shumësi i një beç-i “berr i vogël, qengj”, siç ruhet te beçkë e Permetit, emër përfolur si ndajfolje mënyre, se nga një fj. * berçe “si berrat”, ndajfolje mënyre me sufiks turk -çe”.[14] Sipas burimit të fjalës beç, po edhe bec gjithashtu për “qengj i vogël”, që të dyja së bashku që i sqaron E. Çabej, dhe se sipas një shpjegimi që kemi bërë në bazë të mendimit të gjuhëtarëve I. Ajetit dhe H. Bariqit se trajtat bace baç burojnë prej fjalës ilire bari,[15] edhe këto trjata bec e beç të dala sipas Çabejt prej berr, gati se po na dalin të një familjeje të përbashkët si: bari, bac, baç, berr, bec, beç. Mandej se kjo fjalë përdorej edhe si antroponim Bari shumë i moçëm, si thotë Milan Shuflaj: “Nga koha kur qysh se ilirët e vjetër e nderojshin zotin e posaçëm të barijve, deri në ditët e sotit…”.[16] S’do mend se një fjalë e tillë e trajtës beç, që na ka dhënë E. Çabej, po e përsërisim, me burim nga “berr i vogël, qengj”[17], mund të jetë strukur prej kushedi se kur në bazat e katundeve të anës së Vushtrrisë Beçiq (Drenicë) dhe Beçuk, e katundi Beçiq i Drenicës mendohet se shfaqet qysh më 1455 në një defter osmano-turk.[18] Në të mirë të kësaj etimologjie se ojkonimi Beçiq buron prej fjalës shqipe berr flet edhe e dhëna se, sipas T. Vukanoviqit, lagjeja shiptare Smajli e Beçiqit mbahet e fisit Berishë[19], tek emri i së cilit fis vërehet gjithashtu emri bazë ber berr dhe prapashtesa -ishë. Edhe argumente të tjera, pos atyre gjuhësore që i pamë nga Çabej, e përforcojnë prejardhjen e këtyre katundeve Beçiq e Beçuk nga fjala si e pasivizuar në atë anë berr, që gjithashtu Çabej e analizon gjerësisht se kemi të bëjmë me " dash a dele, sqap a dhi”.[20] Kështu, në kullosat e pasura rrëzë Maleve të Çiçavicës është formuar prej emrit të shtazës edhe katundi tjetër shqiptar - Dashefci, nga emri gjithashtu i shtazës dash dhe prapashtesa -evc (-efc), që edhe në shkinishte, përkatësisht serbishte si Daševce, (pra me daš- e jo me doš-, siç e përdorin në kohë të fundit shkijet), e ka shënuar në vitin 1932 edhe Gl. Elezoviqi.[21] Po në Drenicë me rrënjën ber berr ekziston edhe katundi Berishë në Bjeshkën e Berishës, si dhe afër Likofcit gjendej dikur me të njëjtën bazë katundi, sot i zhdukur Berzhaniq-Berzheniq-Bezheniq[22], me të cilin emër Berzheniq sot ndodhet edhe një fshat në anën e Pejës, që mund të jenë krijime nga emri i fisit shqiptar: Berishan: Bershan: Berzhen+iq, sepse edhe sot ka patronim zyrtar të shqiptarëve Berishan në Jashanicë të Epër të Klinës.
Para se ta shtrojmë fjalën ilireshqipe mal në funksionet onomastike, po e citojmë mendimin e E. Çabejt për disa toponime dhe për prejardhjen e kësaj fjale, i cili thotë: “ Nga fusha e toponimisë, shq. mal përveç se me ilir. Dimallum, Maluntumetj., piqet dhe me emrin e provinces romake Dacia Maluensis në brigjet e Detit të Zi, emër i kohës së perandorit Mark Aurel, në vend të të cilit më vonë, në kohë të Dioklecianit, çfaqet emri Dacia Ripensis…Kështu shohim se fjala rumune përkon nga kuptimi më shumë me trakishten, mal-i i shqipes më shumë me ilirishten”, dhe si fjalë ilire e thekson në oronimet e moçme Dimallum, Malontum, Maleventum, Malontina etj.[23] Me anë të këtij mendimi kam vështruar dhe ndriçuar shumë mikrotoponime, toponime, antroponime e patronime të sotme dhe të moçme kudo ku jetojnë shtiptarët dhe më gjerë në Siujdhesën Ilire. Dhe, ç’është me rëndësi, kemi konstatuar se nga substrati ilir dhe trakas janë bërë përkthime dhe janë krijuar emërtime onomastike kuptimore në gjuhët e mëvonshme latine, greke, sllave e turke po ndër shqiptarë, për të cilat kam folur edhe më pare dhe këtu po i themi edhe disa fjalë.[24]
Kjo fjalë mal ndeshet në onomastikë në shumë trajta si dhe me ndryshime edhe në rrënjë, si p.sh. mol dhe majë. Sa për trajtën mol për mal po e citoj studiuesin serb Milivoje Pavloviqin, i cili thekson: “Tipi mol është i përhapur në trevën rumune siMolea, Moldava etj…., dëshmohet edhe në trevën serbe Smoljane, ku duhet kërkuar në bazën *mol- varianti *mal-, prandaj ai etimon do të thotë Kodroj, Kodrali, të kodrës (srb. Brdjani) si në emërtimin shqip Malisori”.[25] Përkitazi me trajtën majë-a “maje e malit”, që vjen nga një më e hershme paraprirëse mal-i, ne e kemi pare këtë fjalë në rrënjën e emrit të katundit Majac-i të Llapit, dhe në patronimin Majce në fshatin Vica të Tetovës, si dhe në patronimin Majiqi të malazezve në fshatin Vranë të Tuzit të Malit të Zi. Ndërkaq, Milivoj Pavloviqi të kësaj baze e sheh edhe oronimin Majevica te Sarajeva në Bosnje dhe oronimin Kosmaj te Beogradi në Serbi, për të cilin mendimi origjinal i tij është (i përkthyer prej serbishtes- R. Doçi): “Kosmaj është kompozitë prej dy fjalësh, në të cilën pjesa e pare përmban bazën kelte casino (a:o, Dotin, 86) për lis, zabel, dhe mai për mal, majë mali…”.[26]
Nga sa shihet, M. Pavlloviqi apelativat oronimikë në Ballkan të sajuar nga fjalët: lat. mont- e plana planina “mal, mal me kullosa”, sll. gora e šuma “çukë, mal, bjeshkë” dhe kelte cossano cossino, poashtu me kuptim të afërt “mal me lisa, pyll” i bie si rezultat të substratit “të oronimeve të tipit ilir mal ose shqip mal”. [27]
Të ngjashme me oronimet dhe toponimet e sipërme me mal, që na i jep E. Çabej për nga etimologjia dhe shtrirja hapsinore janë edhe shumë patronime (vëllazëri), të cilat sot nuk i mbajnë vetëm shqiptarët po edhe serbët e malazezët e asimiluar nga iliroshqiptarët. Të tilla janë patronimet e shiptarëve: Malallar në Veshallë të Malësisë së Tetovës[28] dhe në Zaplluzhë të Opojës së Perzerenit; Mala ose Malaj në Paftal të Beratit (Shqipëria Jugore), në Rugovë të Pejës, në Çubrel e Rezallë të Drenicës, në Vraniq e Mushtisht të Therandës, në Strall (Strellc) të Deçanit; Maloku pothuajse kudo nëpër Kosovë dhe në Starabajë të Jabllanicës (Medvegjë), Mali-Mala në Dinoshë të Grudës (Mali i Zi),[29]Zefmalt në Telis (Dobërdol) të Llapushës (Klinë), Male në rreth të Korçës, Mallakaj në Zym të Gjakovës, Maleta në Balincë të Llapushës dhe në Shalë të Bajgores, pra, që të gjitha vëllazëri shqiptare; porse edhe Maletiq, dikur patronim serb në Lug (Dollc) të Llapushës (Klinë) dhe në Kastriot (Kosterc) të Drenicës, Maleviq Malleviq, patronim malazezësh në Livadhi (Dumnicë) të Llapit, e mbase e kësaj rrënje ilire-shqipe mal-është edhe patronimi serb apo malazez Malishiq në Carrallukë e Kashicë të Burimit (Istogut), që si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët shqiptohet me fjalën mal e jo mall, që të mendohet se kemi të bëjmë me fjalën sllave-serbe mali “i vogël, fëmijë i vogël”. Për prejardhjen ilire-shqiptare të këtyre patronimeve serbe, ndër të tjera, flet terthorazi edhe prejardhja e patronimit mesjetarMalonshiq në luginën e Lumit Zetë në Mal të Zi, për prejardhjen ilireshqipe të të cilit patronim kanë bërë fjalë studiuesit I. Ajeti, M. Shufflaj e B. Gjurgjevi.[30]
Një ndër përkthimet prej substratit ilir mal është, si thotë M. Pavlloviqi, “lat. plan (apelativ oronimik) nga gjuha vllahe” për mal me kullosa, siç janë toponimet e Serbisë Mala Plana, Velika Plana (në përkthim Pllana e Madhe dhe Pllana e Vogël –R.D.),Planinica (te Zajeçari-Serbi), siç ka konstatuar ky autor me të drejtë: “Konkurencë e vërtetë oronimike e bërë me zëvendësimin në mes të tipit mal dhe të tipit të ri plan-“.[31]Kështu, ktetikët Pllana nëpër Kosovë mendojmë se janë të krijuar pjesa më e madhe prej fshatrava të Pllanës së Madhe dhe të Vogël të Serbisë, prej nga janë shpërngulur shqiptarët me dhunë prej para njëqind vjetësh. Mirëpo, edhe antroponimet e tipit Plana të Defterit osmano-turk të vitit 1455 nëpër Kosovë: në Belincë të Ferizajit, në Stubëll të Vitisë dhe në Topaonicë të Gjilanit, mandej në Bardhash (Bradash) të Llapit etj.[32], janë përkthime të substratit Mal.
Po kështu, përkthime nga apelativi iliro-shqiptar mal ne i shohim patronimet e shqiptarëve: Muça në Arrishtë (Vraniq) të Therandës (ku gjendet edhe patronimi Mala); Muçaj në Siperant (Zahaq) të Pejës, në Carrabreg të Deçanit dhe në Guskë të Gjakovës; Muçaku në Nekaj (Nekoc) të Skënderajt; Muçolli në Zabelin e Poshtëm të Drenasit (ku gjithashtu ka patronim Malaj), si dhe nga patronime të tilla kanë prejardhje katundet e Gjilanit Muçiverc dhe Muçibab (Babaj). Pra, këto emërtime kanë prejardhje nga fjala latine mont-, që me kohë kanë pësuar ndryshime fonetike mont->munt->muç-, zhvillime fonetike të shndërrimit të –o-s së rrënjës në –u-, që i kemi ndriçuar pikërisht përmes latinizmave të ngjashëm, që i ka shpjeguar etimologjikisht E. Çabej:molinum>mullini, mulliri; solanum>shullani, shullëri; corona> kunorë, kurorë etj.[33] Pra, si po shihet largpamësia e E. Çabejt për fonetikën historike të shqipes na vjen si një dorë e djathtë për t’i zbardhur si duhet çështjet e errta onomlastike me rëndësi.
Në krahasimet e tilla diakronike edhe fjala greke oro oros “mal, kodër,”[34]në disa emërtime të sotme të shqiptarëve është e përkthyer prej iliro-shqipes mal. Kështu, nga gjurmimet e deritashme që kemi bërë na duket se një fjalë e tillë gjendet në patronimet e shqiptarëve: Orouçi të Shipkovicës së Malësisë së Tetovës;[35]Oruçi në Rezallë të Drenicës (ku ka patronimMalaj), në Mitrovicë, në Gjilan, në Vuthaj të Malit të Zi; Orana në Ferizaj, si dhe mbase në emrin e katundit Orushë të Sharrit (Dragashit) të Perzerenit etj.
Lidhur me përkthimet e mëvonshme të mundshme nga fjala ilire-shqipe mal po shtojmë se rezultat i kuptimit të kësaj fjale, po sipas M. Pavloviqit, janë emërtimet: or. Gornjak (Pozharevc-Serbi), Skopska Crna Gora (Maqedoni), Zagrebaçka Gora(Kroaci), toponimet Gorović (Kragujevc-Serbi), Goričani e Gorićiči(Dragaçevë) etj.[36]
Nga sa u tha më sipër po shihet se ne këtu, me ndihmën e E. Çabejt mund të bëjmë volume studimesh onomastike. Porse, këtë here do ta marrim vetëm edhe fjalën rrah në funksione onomastike, se si i ka shpjeguar etimologjikisht largpamësia e E. Çabejt disa toponime të krijuara prej kësaj fjale, duke vështruar edhe ne disa antroponime, patronime dhe mikro e makrotoponime të ngjashme. Kështu, E. Çabej, kur e sqaron prejardhjen e emrit Rinas (i cili sot është edhe Aeroporti i Tiranës) thekson: “Rinas m. (katund në fushë të Tiranës). Shqiptimi lokal është Rrihnas. Është një me Rrihna, Rrihnat, emra topike në Vukël, Skvinë të Berishës, Kozmaç, Rrihnat e Beshkozës, Rrihnat e Qerretit në Kçirë…Baras me apelativin rrihna pl. (vend i çelun rrah; livadhe te Gzulli), në Sulovë rrira…Është plurali i rrah-ut, me metafoni a:e:i, sh. Li.Posn. VIII 124v. Rinas paraqitet si një emër kolektiv me –as, poashtu si Ferras, Fikas, Misras e si apelativet grenas, vashas, vorres. Sh. Xhuvani-Çabej, Prapashtesat 21. Etimologjikisht rrah-u është identik me verbin rrah…”.[37]
Për fjalën rrah në funksione onomastike, si antroponim, patronim e toponim kam folur gjerësisht më së dy herë.[38]Mirëpo, këtu po i themi edhe pak fjalë, për të dëshmuar se njëmend më ka ndihmuar E. Çabej që t’i vështroj për nga prejardhja disa emërtime onomastike të Kosovës dhe më gjerë. Rreth vitit 1330 antroponimet nga fjala rrah->rrih- ishin të shpeshta: si Rahute Rahoje shfaqen në fshatin Babaj të Gjakovës, si Rahoje përmenden dy banorë, një i fshatit Bunjaj të Shqipërisë Veriore dhe tjetri i fshatit Grnçarevë, që mbase është Gërnçari i Gjakovës, dhe, ç’është më me interes për këtu, një banor i atëhershëm i Kronarbit (Lubeniqit) të Pejës e kishte emrin Rihoje.[39]Po ngjashëm me këtë trajtë gjuhësore shfaqet si patronim Rini (Andrija Rini) më 1485 në fshatin Romeshtina të Shkodrës,[40]që mund të ketë qenë Rihni, porse administrata osmane ta ketë regjistruar gabimisht Rini. Mikrotoponime me rrënjorin rrih- i kam shënuar: Rrihnet, Luki Rrihneve, Livadhet e Rrihneve në Dejë të Rahavecit; Rrihnet e Arat e Rrihnës në Zhabel të Dushkajës së Gjakovës; Rrihnoret, Gurra Rrihnës, Gryka Rrihnës në Bllaç të Opojës; Rogat e Rrihnave, Kodra Rrihnave, Lugu Rrihnave, Shpati Rrihnave-mikrotoponime si në mes të katundeve Topillë e Grajçec të Ferizajit; Kroi Rrinave në katundin Priboc të Hashanisë (Bujanoc)[41] etj.
Kur është fjala për trajtën e shumësit të rrah-ut si rrih, do theksuar se një trajtë pak më të ndryshuar të kësaj fjale e shohim edhe te toponimi ilir Risan, mbase nga Rihs+an=Risan(?). Këtë toponim e konsideron ilir Petar Skoku, kur krahason:Risinium>Risan[42]. Me sa shihet Anton Mayer-i, sipas shkrimeve antike, këtë toponim ilir e përmend me trajta të nduarnduarta, ndoshta me interes të veçantë për historinë e hershme të fjalës shqipe rrah, si p.sh.: Rïsini, Ρίδινον, Ρίζάνα, Rhizinium, Resinum, Resinensi, dhe si etnikon Rhizonitae etj.[43] Për ne dhe për gjuhën shqipe në lashtësi kanë rëndësi sidomos rrënjët me –h-,(Rhi- me metatezë nga Rih-?), po edhe me –e-, që kjo e dyta e përforcon mendimin e E. Çabejt për metafoninë a>e>i te kjo fjal:rrah:rreh:rrih te Rinasi.[44] Po kështu për Risanin ilir po e citojmë mendimin e Duje Rendiq – Mioçeviqit, sipas të cilit më herët, pra në zanafillën ilire ishte me –h-: “Me interes të veçantë kanë qenë gjithmonë rezultatet nga qyteti i vjetër ilir Rhizona (Ρίζων)në gjiun e Bokës së Kotorrit, i cili në kohët e lashta bënte një jetë autonome, e kohë pas kohe ka qenë qendër e sundimtarëve ilirë, e mbretërve dhe dinastive (Teuta, Balej) ose e antëtarëve të mbretërve”[45] Sa i përket kësaj fjale me –e- në rrënjë rreh, Kolë Luka e përmend edhe në Greqi një toponim të tillë: “…Рέχζα për rrehe (me sa duket një shumës i vjetër i rrah që sot në toponimi është rrihra rrihna”[46] Mendoj se për ndriçimin e toponimeve të kësaj fare me rrah më së miri na ndihmon mendimi i E. Çabejt, se emrin rrah e barazon me foljen rrah, kur thotë: “Etimologjikisht rrah-u është identik me verbin rrah, me të cilin piqet krejt në formë…shq. rrah do të mendohet si e dal prej një baze *urag’h-skō. Në këtë rasë për r-në jo-nistore indoeuropiane do të pritej në shqipen një r e thjeshtë. E sotmja rr- ndërkaq është e spiegueshme te një element i leksikut efektiv siç është rrah.”[47] Këtu po përpiqemi ta rrezatojmë, pos toponimit të mësipërm ilir Rhizon, edhe një toponimi tjetër ilir bregdetar., fjalën e kemi për qytetin e sotëm të Durrësit. Prandaj, po ta krahasojmë këtë fjalë të kryehershme të shqipes apo, si del për ne nga E. Çabej, indoeuropinane *urag’h-skō, me format ndërshkrimore të pjesës së dytë të toponimit të Durrësit gjatë periudhave mijëvjeçare, që na i ka dhënë David Luka: Dyrrah, Δυρραάχιον, Dyrr/h/achium, Dysrahion, Dysrahia, Durrakhi etj,[48]ngjashmëritë janë bukur të qarta. Po edhe te trajtat e sotme sinkronike në gjuhët e popujve të ndryshëm, duke pësuar ndryshime të rregullta dhe të parregullta gjuhësore, vërehen ngjashmëritë me fjalën e mirëfilltë indoevropiane apo ilire-shqipe *urag’h-skō, si p. sh.: shq.Durrës kemi vijimin e tingujve r (rr), mandej –ë-në që mund të jetë një vijim i –e-së (nga –a-ja) me metafoni (sepse te shkrimtarët e vjetër del pothuajse gati si e>ë ( “te Bardhi Durrëc, te Bogdani Durëc…)[49], dhe tingulli s; ital. Durazzo, ku kemi r-në, mandej–a-në e rrënjës dhe s-në e sonorizuar në z (zz?); srb. Drač është r-ja, mandej e kemi –a-në e mirëfilltë dhe k-ja e palatalizuar në č etj. Me sa duket, të gjithë popujt përreth iliro-shqiptarëve këto trajta, mbase më tepër si administrative, për një liman me rëndësi i morën nga goja e iliro-shqiptarëve, e në shqipe toponimi vijoi rrugën e vet deri në kohën e sotme Durrës. Gjithashtu edhe pjesa e pare e trajtave të mësipërme: Dy-, Dys-, Du- (Dyrrah, Dysrrahion, Durrakhi) sikur e dëshmon apo përforcon prejardhjen ilire-shqipe të pjesës së dytë –rrah, rrahion, rrakhi nga fjala ilire shqipe rah>rrah. Po themi kështu, sepse ka shembuj kompozitash të hershme ilire-shqipe numror+emër, si p. sh.: sipas E. Çabejt fjala ilire “Mal – në Dimallum”,[50]ku toponimi zbërthehet në Di (Dy)+mal, ngjashëm si Durrah (Dyrrachim) në Dy (Du)+rrah; ose etnikoni Triballi (Τριβαλλοί), që e përmendin E. Çabej, A. Mayer-i, ndërsa Mahir Domi sikur e përkrah G. Hahnin, që e konsideronte fis ilir dhe e lidhte me shqipen tri+ballë.[51] Pra, të gjitha këto toponime ilire-shqipe të fjalës rrah të shtanguara nëpër kohë në toponimet në fjalë, na flasin bukur qartë se edhe ojkonimi Durrëse ka zanafillën nga kjo fjalë ilire-shqipe rrah, e jo greke si thotë Hans Krahe, D. Luka dhe gjuhëtarë të tjerë.[52] Prandaj, edhe këtu ky toponim ilir antik po na del me tingullin –h- në rrënjë, që ka rëndësi, kujtoj, edhe për ndriçimin e toponimit ilir Dyrrah, Durrës-it të sotëm. Për këtë toponim ilir kam folur edhe njëherë,[53]dhe atje pjesën e dytë e kam lidhur, jo pa rezervë, me fjalën shqipe rrah. Jo vetëm që shumë të dhëna ma kanë mbushur mendjen për këtë burim, por edhe fakti se, siç bën të ditur Jup Kastrati: “Në një vend tjetër De Rada shkruan:…Dyrrachium, në qoftë se me të vërtetë mbështetet mbi dy kodrina, sigurisht e nxori emrin nga fjala e përngjitur dy e rahje (në dialektin arbëresh rahje do me thënë kodër)…”[54]Këtu, edhe pse David Luka, në bazë edhe të gjuhëtarëve të tjerë, e shtron prejardhjen e këtij toponimi iliro-shqiptar Dyrrah, dhe për nga kuptimi dhe gjuhësisht e bie të burimit grek: Δυρ-, “si shkurtimi i fjalës greke δύρομαι (όδύρομαι) “që gjemon”, kurse ραχία “shkulm deti, tallaz, ushtimë;breg deti me shkëmbinj”, ai e përmend disa here trajtën Dyrrah, ndërkaq sipas gojëdhënës së Apianit “…Dyrrahu ndërtoi pranë qytetit një liman dhe i dha emrin Dyrrah”.[55] Prandaj, qoftë H. Krahe, që e nxjerr nga greqishtja (origj. “Δυρράχιον. Gr. δυσράχία “Brandung”), pra, për dallgë-valë deti, shkulm, apo, si u pa më sipër ngjashëm edhe D. Luka se “…krejt kompozita Δυρράχιον do të dilte me kuptimin “shkëmb që gjëmon” dhe do t’i përgjigjej krejtësisht pamjes së vendit që emërton”,[56] edhe këto shpjegime në greqishte janë të ngjashme dhe më afër i afrohen kuptimisht shqipes, qoftë për toponimin ilir Rhisan i Teutës dhe Balejve, apo për Dyrrahun. Sepse, ato u ndërtua në një vend rrah “vend i fortë, i rrastë, shkëmbor”, ose se e rrahnin valë-dallgë të detit.[57] Pra, fjala ilire-shqipe vështirë që mund të mohohet në krijimin e këtij vendbanimi ilir. Mandej se më parë ekzistonte një vendbanim tjetër edhe më i hershëm ilir Epidamnum (Durrësi i sotëm),[58]që edhe ai ishte ndërtuar në një vend të fortë, të rrastë, pra në rrah, apo se e rrah-nin valët e detit. Mandej, Dyrrah-u ishte vendbanimi i dytë, i ndërtuar më vonë afër të parit, (ku ta dimë, mbase i pari ishte shkatërruar, ose u bënë dy vendbanime limaj?), dhe pikërisht ka gjasë që për këtë arsye ta ketë marrë emrin ndoshta vendbanimi i dytë – Dyrrah).
Për përdorimin e antroponimeve të farës Rah (Rrah) gjatë mesjetës edhe nga shqiptarët flasin, pos të dhënave të tjera të mësipërme (nuk përjashtohet mundësia që Dyrrah-u të ketë bazë atroponimike, edhe sipas gojëdhënës së theksuar, si antroponim i përtërirë në gjenealogji, i pari Rah dhe i dyti, më i riu Rah), edhe patronimet e sotme të shqiptarëve: Rahavit në Sankofc (Flamuras) të Drenasit (Drenicë); Rrahojt-Mahalla e Rrahojve në Zallkuq (Zllakuqan) të Lypianit, si dhe Rahovjan’t në fshatin Vllanë të Tuzit (Mali i Zi), që tradita thotë se e ka prejardhjen prej katundit Rahovë të Krahinës së Kuqit të asaj ane. Për mundësinë që Dyrrah-u të ketë bazë antroponimike flet deri diku edhe gojëdhëna e lartheksuar. Pra, si antroponim i përtërirë në gjenealogji, i pari Rah dhe i dyti, më i riu i përtërirë nga i pari gjithashtu Rah, dhe kështu të kenë qenë dy Rah-a, sepse përtërirja e emrave në gjenealogji është dukuri e lashtë ndër ne shqiptarët.
Kur është fjala për ojkonime (vendbanime) me rrënjën rrah-, ( që ka sa e sa mikrotoponime me këtë rrënjë kudo ku jetojnë shqiptarët),[59]derisa shqiptarët i shqiptojnë me këtë rrënjë, serbët disa i kanë ndryshuar apo përshtatur me orah “arrë, dru arre”. Kështu ekziston qyteza Rahavec (serbisht Orahovac), fshati Rahovë i Shalës së Bajgorës (serb. Orahovo), fshatratRahovicë (serb.Orahovica), një i Ferizajit e një i Preshevës, Rahovë (serb. Orahovo) në Kuq të Malit të Zi, dhe Rahova(maqedonisht-bullgarisht Orovo-Orehovo) në rrethin e Korçës (?). Se këto vendbanime më pare kanë prejardhje prej shqipesrrah “mal i çelur ose i prerë, tokë e re buke”, se sa nga fjala sllave orah “arrë”, flasin edhe disa dokumente mesjetare. Në defterin osman të vitit 1455, të përkthyer në serbishte-boshnjakishte, fshati i Shalës së Bajgorës është regjistruar ashtu si e përdorin sot shqiptarët Rahovo e jo Orahovo, për të cilin orientalisti Qazim Shabanoviqi nga Sarajeva bën të ditur: “Fshati Rahova (Rahovo) - 12 shtëpi…Me të njëjtin emër përmendet edhe në burime të tjera që nga shek. XV e deri në shek. XX. Pasiqë në v. 1468 i përkiste Nahisë së Zveçanit, kurse në v. 1900 Kazasë së Mitrovicës ( shih.Sālnāme-i vilãyeti Kosovo për 1318/1900) (Uskub 1318, 584) e kam identifikuar me fshatin e sotëm Oraovo, në veri të Mitrovicës së Kosovës”.[60] Po kështu edhe Rahaveci, pos me trajtën e shpeshtë të hershme ndërshkrimore si Orahovac, shfaqet në një defter osman edhe me trajtën e shqipes Rahovec.[61]
Duke e përfunduar këtë punim për mënyrën, që u pa, se si na ndihmon E. Çabej për të zgjidhur probleme të vështira onomastike, po theksoj se, pikërisht në bazë të punës së tij që ka bërë në gjetjen e prejardhjes së fjalëve të shqipes, po të thellohemi sa e si duhet në fushën e onomastikës, mund të shkruhen nga gjeneratat e ardhme volume veprash nga kjo fushë, me rëndësi të madhe për historinë e popullit tone dhe të gjuhës sontë të lashtë shqipe.


[1] Këtu po e theksoj një përjetim timin, përkatësisht një porosi da­sha­mi­rëse ndaj gjuhësisë shqiptare, që na ka pas lënë Profesori i dashur Eqrem Ça­bej, kur ishim studentë të shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Pri­sh­ti­nës, tek i cili kemi pasur nderin t’i dëgjojmë ligjëratat e tij dhe të jepim pro­vi­min në lëndën Gjuha krahasimtare indoevropiane.Kështu, kur na i shpër­n­dau indeksat, Profesori i nderuar dhe i respektuar na u drejtua përafërsisht me kë­to fjalë të miradijshme: unë jam i kënaqur me suksesin e juaj dhe se prej të gji­thë neve pritet që ta qesim nga një gur sado të vogël në themelet e gju­hë­si­së shqiptare.
[2] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, “Rilindja”, Prishtinë, 1977, f.154-162, 386-394. Më tej: StGj; i njëjti, StGj, V, 38-46, 68-70, 144-153, 153-161.
[3] E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, A-B, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1976, 614 faqe. Kjo vepër në këtë punim më tej do të citohet me shkurtimin: SEFSH. Ndërkaq, më herët ky fjalor në variant të shkurtuar ësht botuar në Prishtinë në dy përmbledhje: Dr. E. Çabej,Studime gjuhësore, I, A-O, “Rilindja”, Prishtinë, 1976, 390 faqe, dhe Studime gjuhësore, II, P-Zh, “Rilindja”, Prishtinë, 1976, 503 faqe.
[4] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, C - D, IX, “Rilindja”(ribotim nga Tirana), Prishtinë, 1989, 444 faqe; Prof. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Dh - J, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1996, 622 faqe.
[5] Për këtë citat të Profesor Çabejt dhe për emrat e këtyre katundeve shih gjerësisht: Dr. R. Doçi, Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës, I, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990, f. 34-45. Më tej:ASHK.
[6] H. Krahe, Die Alten Balkanillyrixchen Geographischen Namen, Heidelberg 1925, f. 15; A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Wien, 1957, f. 56-7.
[7] E. Çabej, SEFSH, II, f. 138-140.
[8] M. Dinić, Iz dubrovačkog arhiva, I, “Zbornik za istoriju, jezik i književnost srpskog naroda”, III, odeljenje,Beograd, 1957, f. 73.
[9] "Historia e popullit shqiptar”, II, (ribotim), Prishtinë, 1968, f. 210-211; K. Jireček ( J. Radonić), Istorija Srba, četvrta sveska, Beograd, 1925, f. 87: " Jedan od tri brata Balšića, Balša Balši} (1385) stekao je bio novu oblast Arbaniji ženidbom postao je on 1372 gospodar Berata, Valone i Himare.
[10] E. Çabej, SEFSH, II, f. 148-149.
[11] Si duket, dhe siç mendojnë edhe përkthyesit e defterit osmano-turk të v. 1455, katundi i Llapit Ballofc atëherë është shënuar si Balin Potok, pra për Përroi i Ballit, tek i cili ka gjasë të kemi të bëjmë me kuptimin e naltësisë, pra të malit-malësisë, siç u pa nga Çabej (SEFSH, II, f. 149, kurse si antroponim ose patronim, mbase është përdorur për “i parë, udhëheqës, mbret”, të cilin kuptim e ka dhënë Çabej, që mund të këtë kuptim më parë për patronimet në fjalë. Por, si po shihet gjithsesi kemi të bëjmë me fjalën iliro- shqipe ballë.
[12] E. Çabej, SEFSH, II, f. 149-150.
[13] M. Domi, Gjuha ilire dhe studimi i saj,, “Shkëndija”, nr. 4, Prishtinë, 1981.
[14] E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, Tiranë, 1976,f. 188.
[15] Dr. R. Doçi, Antroponimia shqiptare e Kosovës, I, f. 55-60.
[16] Dr. M. Shufflay, Serbët dhe shqiptarët, Prishtinë, 1968, f. 60.
[17] E. Çabej, SEFSH, II, f. 188.
[18] H. Hadžibegić, Oblast Brankovića, Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo, 1972, f. 98.
[19] T. Vukanović, Drenica druga srpska sveta gora, Priština, 1998, f. 226.
[20] E. Çabej, SEFSH, II, f.2o2-4.
[21] Gl. Elezović, Rečnik kosovsko-metohijskog dijalekta, sveska prva (I), Beograd, 1932, f. 124.
[22] T. Vukanović, vepra e lartcituar, f. 224.
[23] Dr. E. Çabej, Lidhjet trako-shqiptare, St.Gj., III, f. 31, dhe i njëjti: Ilirishtja dhe shqipja, në “Studime gjuhësore”, IV, Prishtinë, 1977, f. 199.
[24] R. Doçi, Antropnimia e Llapushës, Prishtinë, 1983, f. 117-125, dhe Dr. R. Doçi, Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës, Prishtinë, 1994, f. 220-233.
[25] M. Pavlović, Onomastica ilirica, në “Onomastica jugoslavica”, nr. 1/1969, Ljubljana, 1969, f. 38 dhe i njëjti, në “Onomastica jugoslavica”, 2/1970, Zagreb, 1970, f. 219.
[26] M. Pavlović, Le coincidences toponimicues en France et en illyricum, në “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1968, f. 23.
[27] M. Pavlović, Onomastica ilirika, në “Onomastica jugoslavica”, 1/69, Ljubljana, 1969, f. 38.
[28] Mr. F. Sulejmani, Toponimia e Malësisë së Tetovës, në “Jehona”, nr. 8, Shkup, 1977, f. 1035.
[29] Patronimet në Paftal të Beratit, në Dinoshë të Tuzit, në Starabajë të Medvegjës i kam mbledhur vet gjatë ekspeditave të Institutit Albanologjik.
[30] I. Ajeti, Kontribut për studimin e disa toponimeve të Malit të Zi, në “Kërkime gjuhësore”, Prishtinë, 1978, f. 347: “…ashtu si dhe fisi Malonshiqi (1444) nuk kanë emra sllav…”; Dr. M. Šufflay, Povjest sjevernih Arbanasa, në “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju”, II, Beograd, 1925, f. 227: “Jaku natruhu arbanaske krvi pakazuju imena nekih starih zetskih bratstava kao Mataguži kod Podgorice (1335)… nadalje Malonšići u dolini rijeke Zete (1478)…”: B. Djurdjev, Iz istorije Crne Gore brdskih i malisorskih plemena (Popis Hota, Kuća, Pipera i Klimenata 1497 godine), “Radovi”, II, knj. 1,Sarajevo, 1954, f. 187: “ Uostalom, da su se i arbanaški katuni posrbljavali u oblasti gde su bili opkoleni “vlaškim” (odnosno stočarskim srpskim) i srpskim (odnosno zemljoradničkim) življem pokazuje slučaj Malonšića i Goljemada”.
[31] M. Pavlović, Onomastica ilirica, në “ Onomastica jugoslavica”, 1/69, f. 36.
[32] H. Hađibegić…, Oblast branković, opširni katastarski popis iy 1455 godine, 1, Sarajevo, 1972, f. 122, 131, 186, 344.
[33] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, III, Prishtinë, 1976, f. 133.
[34] B. Klaić, Veliki rječnik stranih riječi, Zagreb, 1968, f. 955.
[35] F. Sulejmani, punimi i lartcituar, f. 1035.
[36] M. Pavlović, në “Onomastica jugoslavica”, 1/69, f. 36.
[37] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, II, Prishtinë, 1976, 80, 85-86. Këtu po shtoj se kur ishim në Tubimin shkencor me rastin e 500 vjetorit të veprës “Meshari” të Buzukut në Ulqin, unë ia dhurova librin tim “Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë – sipas onomastikës” studiuesit dr. Bahri Becit, dhe disi ra fjala për aeroportin Rinas të Tiranës. I thash se vjen nga fjala rrah>rreh>rrih, kurse ai më tha se kush thotë kështu, e unë i thash se thotë Profesor Eqrem Çabej. Ia çela librin tim f. 275-276 dhe ia lexova citatin.
[38] Dr. R. Doçi, Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës, I, Prishtinë, 1990, f. 191-202, si dhe i njëjti: Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës, Prishtinë, 1994, f. 274-275.
[39] M. S. Milojević, Dečanske hrisovulje, në “Glasnik srpskog učenog društva”, II odeljenje, knj. XII, u Beogradu, 1880, f. 9, 15, 35.
[40] S. Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, I, Tiranë, 1974, f. 365.
[41] Dr. B. Kryeziu, Toponimia e Hashanisë (Temë e magjistraturës në dorëshkrim), f. 111: Kroi Rrinave, ku autori me të drejtë e lidh me fjalën rrah.
[42] P. Skok, Studije iz ilirske toponomastike, në “Arhiv za arbanasku starinu”,I, Beograd, 1923, f. 18.
[43] A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier,Wien, 1957, f. 285-6.
[44] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, II, Prishtinë, 1976, f. 80, 85-6.
[45] D. R. Miočević, Iliri i antički svijet, Split, 1989, f. 333.
[46] K. Luka, Titos P. Jochalas Considerazioni sull onomastica e toponomastica albanese in Grecia (Konsiderata mbi onomastikën dhe toponomastikën shqiptare në Greqi), “Balkan Studies”, Thessaloniki, 1977, në Studime filologjike”, Tiranë, 1978, f. 183.
[47] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, II, Prishtinë, 1976, f. 86.
[48] D. Luka, Studime gjuhësore, VI, Shkodër, 2001, f. 54-56.
[49] D. Luka, vep. cit., f. 56.
[50] Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, Prishtiinë, 1977, f. 199.
[51] E, Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, Tiranë, 1976, f. 1149; A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, I, Wien, 1957, f. 342; M. Domi, Gjuha ilire dhe studimi i saj, “Shkëndija”, 4, Prishtinë, 1981.
[52] H. Krahe, Die Alten Balkanillyrischen Geographischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 2; D. Luka, punimi i lartcituar, f. 54-56.
[53] Dr. R. Doçi, Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës, Prishtinë, 1994,f. 275.
[54] Doc.Jup Kastrati, Jeronim De Rada për toponiminë historike shqiptare, “Puka dhe shkolla”, Sesion i pare shkencor për toponimi, Pukë, 1977, f. 24.
[55] D. Luka, Studime gjuhësore, VI, Shkodër, 2001, f. 51.
[56] H. Krahe, Die Alten Balkanillyrischen Geographischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 2; D. Luka, punim. cit., f. 55.
[57] Kjo fjalë përdoret edhe sot nëpër të folme kosovare me trajta dhe kuptime të nduarnduarta, qoftë si folje ose si emër, p. sh.: për ta hapur rrugën nëpër bore thonë rrêja e bores; kur fëmijët janë të sëmurë prej ndonjë sëmundje ngjitës thuhet: Janë smu thmijt janë bâ rrah (për janë të shtrirë prej smundjes), kurse si folje përdoret rreh.
[58] D. Luka, vep. cit., f. 52.
[59] Shih gjerësisht për mikrotoponime të shumta me këtë bazë: Dr. R. Doçi, Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës, I, Prishtinë, 1990, f. 194.
[60] Dr. H. Šabanović, Krajište Isa-bega Ishakovića (Zbirni katastarski popis iz 1455. godine), Sarajevo, 1964, f. 6.
[61] S. Pulaha, Defteri i lartcituar i v. 1485, I, f. 292: “Fshati Orahovac”; i njëjti, Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI, Tiranë, 1984, f. 262: “6. Fshati Rahovec i Madh (tur….), 7. Fshati Rahovec i Vogël (tur….)”.

Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi : Harta etnike e onomastikës shqiptare në Ballkan

Image result for Rexhep Doçi



Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi

Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.


harta


Brumë onomastik-gjuhësor të terrenit kam mbledhur me anë të ekspeditave shkencore 7-10 ditësh nëpër fshatra të banuara me shqiptarë në rrethinat e Tuzit të Malit të Zi, në anën e Medvegjës së Serbisë dhe në Çamëri e nëpër disa fshatra të krahinave të rrethinës së Athinës Beoti e Atikë në Greqi.

Kufiri etnik iliro-shqiptar në Mal të Zi

Kështu, afër kufirit të sotëm politik Shqipëri-Mali i Zi e deri në Hercegovinë, deri në shekullin e XIII pjesa më e madhe e banorëve ishin të përkaktësisë etnikeshqiptare.

Shumë studiues thonë me të padrejtë se banorët shqiptarë të atyre zonave ishin barinj nomadë, kinse erdhën nga Shqipëria, të cilin mendim e demantojnë shumë fakte të pamohuara onomallstike-gjuhësore.

Shqiptarët si autoktonë në vijimësi në ato anë të Malit të Zi kanë jetuar jo vetëm nëpër fshatra apo katune baritore po edhe nëpër qytete.

Këtë e dëshmon më së miri mendimi i historianit çek, Konstantin Jireçekut për banorët e Kështjellës së Budvës rreth vitit 1200, i cili thoshte: “Një ndër kështjellat e vjetra me prejardhje ilire, që kanë qenë edhe si vende tregu, ka qenë Budva (Bouton)…, e cila ishte një çerdhe e vogël gurore dhe kishte përafërsisht 800 banorë. Banorët e saj me emra sllavë e shqiptarë, pa gjurmë të hershme romake, kanë qenë njerëz të zakonshëm, kultivues të vëreshtave, të fiqve, gurgdhendës, drugdhendës ose peshkatarë”.

Sot as në Budvë e as nëpër fshatrat përreth saj nuk gjendet asnjë banor shqiptar, por të gjithë si krishterë janë asimiluar në sllavë, përkatësisht malazezë. Edhe vetë emri Budvë, që sipas Hans Krahes, Eqrem Çabejt, Petar Skokut etj.

Ishte edhe emërtim ilir But-, Butua, βούτουα, buron prej fjalës ilire-shipe but (i, e butë), ashtu siç burojnë edhe emërtimet Butmir te Sarajeva, Butoc i Prishtinës, Bitol për Manastirin në Maqedoni etj. Sipas onomasticientit kroat, Petar Shimunoviqit, nëpër 6 fshatra të rrethit të Splitit dhe në tri fshatra të ujdhesës së Korçullës gjenden patronime Burmazi, formime nga fjalë shqipe burr+i madh, kurse në Hercegovinë ekziston edhe sot katundi Burmaz, ku, po sipas këtij studiuesi, “qysh në shekullin XIII është folur shqipja”.

Në atë krah me prejardhje il. shq. janë edhe emërtimet: Ulqin nga fj. il. shq. ulk-ujk (porsi emri i Ulpianës afër Prishtinës me prejardhje nga emri ilir Ulkianum); Tivari si kompozitë nga fjalë shqipe anë dhe varr për gropë; Risani nga fjala shqipe me trajtat rrah>rreh>rrihs>ris (?), etj.

Edhe emri i kryeqytetit të sotëm të Malit të Zi Podgoricë është kalk, përkthim nga fjala il. shq. mal, sepse ndodhet pikërisht rrëzë Malësisë së Madhe, e cila u nda mespërmes me kufirin politik ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, të gjitha fshatrat përreth Podgoricës janë ose pjesa më e madhe meprejardhje gjuhësore shqipe ose të banuar me shqiptarë, që shfaqen edhe gjatë mesjetës, si p. sh.: Lopari, Tuzi, Dinosha, Drezga, Bushat, Keqi, Liqeni, Golemadi për Gojëmadhi, Barzanji për Bardhanji, Rogame nga fjala shqipe rogë etj. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajt, vëllazëri apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.

Asimilimi i pakrahasuar i shqiptarëve në Mal të Zi vijon edhe në ditët tona. Duke mbledhur material onomastik nëpër fshatrat e rrethinës së Tuzit, si në Milesh, Dinosh, Cemi i Llofkës, Goriçan, Omerbozhaj, Tuz etj., shënova edhe se si regjimi malazez në mënyrë perfide ua mohon të drejtat kombëtare dhe njerëzore shqiptarëve të andejmë.

Për shembull, një familje katolike Ivezaj, që kishte zbritur nga Malësia e Madhe në fshatin Vllanë, ishte në prag të asimilimit. Plaku i saj dinte shqip, edhe një djalë i tij fliste shqip, kurse vajza e tij nuk dinte shqip, por me ne fliste serbisht, sepse, edhepse ishte shkolla e mesme në Tuz në gjuhën shqipe, ajo shkonte në shkollë të mesme po në Tuz në gjuhën serbe, përkatësisht malazeze.

I ati i vajzës thonte se e kam dërguar vajzën në shkollë në serbisht, ngase, nëse e kryen shkollën në shqipe, mandej nuk mund të gjejë punë, e, nëse e kryen shkollën në serbishte hyn në punë lehtë.

Edhe nusja e shtëpisë, fatkeqesisht folte me fëmijë të vegjël në shtëpi në serbishte, kurse një fëmijë i vogël i saj e kishte emrin Dragan, dhe, kur e pyeta babain e fëmijës, se pse e ke pagëzuar me emër sllav Dragan, më tha se kur ka lindur ka qëlluar mysafir një shok nga Podgorica me emrin Dragan dhe ia kemi lënë fëmijës emrin Dragan.

Një taksist me veturë, që na dërgoi nga Podgorica, ku bujshim në hotelin “Montenegro”, deri në Cemin e Llofkës, tha në serbishte se edhe unë jam shqiptar, kurse unë ia ktheva po në serbishte, se ti për mua nuk je shqiptar, sepse ti nuk di me folë shqip.

Ndërkaq, kolegët nga instituti, të cilët ishin me mua në veturë, më prekën dhe me gjestikulacione ma bën me dije se mund të ndahemi keq edhe na nga pushteti shovinist malazez.

Një shok i imi i shkollimit të mesëm në gjimnazin e Pejës, Elez Gjokaj, i lindur nga Mileshi i Epër, ishte mësues në Tuz, por ai s’guxoi të na shoqërojë gjatë ekspeditës prej frigës, por vetëm u përshëndet me ne në rrugë të Tuzit.

Gjenocidi i tillë i pushtetit malazez kundër shqiptarëve në Mal të Zi, prej nga kanë ikur me mija shqiptarë sidomos në Amerikë, Kosovë e Shqipëri nëpër mote, është për çdo kritikë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Serbi

Sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, po theksoj se prej dy kështjellave në Dardaninë antike, *Gurason dhe *Gurbikon, që profesor Mahir Domi, në bazë edhe të Hahnit, i lidh me fjalën ilire-shqipe gur-i, Gurbikon ishte, sipas ilirologut Antoan Mayer, kështjellë e Nishit (Γουρβικον, Kastell bei Naisson) , që sot është topogërmadhë-rrënojë buzë lumit Nishavë në Nish.

Gjithashtu në atë anë të Nishit antik Naisus (në të ardhmen mund të shpjegohet me prejardhje shqipe) sa u përket elementeve të gjuhës ilire-shqipe, flet edhe emri i fisit dardan Triballi, me prejardhje prej fjalëve il. shq. Tri+ballë dhe Galabroi, prej fjalëve shq. gal(i galëm) dhe ab (ap) “ujë”, që një degë e fisit dardan Galabroi shtektoi tek ilirët në jug të Italisë dhe e formuan Krahinën Kalabri, kurse vijimësi e emrit të fisit dardan Galabroi është edhe sot Krahina Gallap që nga Kosova e deri te Nishi në Sanxhakun e Nishit.

Po kështu, për praninë e ilirëve dardan në anën e Sanxhakut të Nishit flet veprimtaria e mbretit dardan Galeri, i cili e kishte një kështjellë tempull, që në shekullin e III ia kalonte tempullit të perandorit ilir Dioklecianit në Split.

Gjurmimet arkeologjike në tempullin e Galeriut, që i kishte filluar arkeologu gjerman Kanic dhe i kishte vijuar arkeologu serb Srejoviq, bëjnë të ditur se shtyllat e mermerit të bukur të bardhë prej 20 metrash lartësi, të sjella nga Asuani i Luginës së Nilit, nxemja klasike qendrore përbrenda tempullit, biblioteka në bodrum, banjot si dhe reliefet e skalitjet mozaike të bukura në dyshemenë e rrënojës së sotme, që serbët në fillim e quanin Gamzigrad e tani Romeliana (sipas emrit të së ëmës së Galeriut) flet për një kulture të lartë civilizuese të të parëve tanë ilirëve.

Ishte atëherë si tërësi Siujdhesa Ilire si në pikëpamje të koalicionit mbase luftarak, ashtu edhe miqësor apo martesor ndërperandorak, sepse, siç na thotë D. Klajiqi, Galeriu për grua të dytë mori vajzën e Dioklecianit, dhe si “udhëheqës vital dhe sypatrembur e kanë krahasuar me Aleksandrin e Madh”, kështuqë në vitin 311 vdes afër Sofjes, në rrugë për t’u kthyer në vendlindjen e vet Romelianë në veri të Nishit.

Kur është fjala për praninë e shqiptarëve 70-80 % në Sanxhakun e Nishit gjatë mesjetës, pos tjerash, dëshmon edhe e dhëna se, historiani boshnjak Adem Hanxhiq e përmend, sipas defterit osman të vitit 1455 katundin Arbanash, sot Arbanashka te Kurshumlia me banorë me emra krishterë ose sllavë, të cilët i vlerësonte: “Edhepse në defter për asnjë banor nuk theksohet se është shqiptar, nuk ka kurrfarë dyshimi se vet toponimi është formuar nga popullsia shqiptare e fshatit shumë para vitit 1455”.

Edhe më vonë për praninë e popullatës krishtere shqiptare në Sanxhakun e Nishit flet edhe pjesëmarrja e shkrimtarit të vjetër shqiptar, përkatësisht klerikut Pjetër Budit nga Mati i Shqipërisë më 1616 në Prokuple, në “një kuvend ndërballkanik, për të organizuar një kryengritje të madhe kundër osmanëve”.

Po të mos kishte pasur edhe shqiptarë krishterë (mbase katolikë e ortodoksë) në atë anë, mbase nuk do të kishte marrë pjesë as P. Budi në këtë tubim në Prokuple.

Për praninë apo autoktoninë e deri para një kohe të shqiptarëve edhe deri përmbi Nish, në Luginën e Lumit Timok (në bazë të një punimi të gjatë të autorit serb R. Lj. Kozhelac: Onomastika Timoka), kam shkruar gjerësisht në veprën “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” (f. 60-71),

Praninë e shqiparëve katolikë në Serbi gjatë mesjetës e dëshmon edhe Gaspër Gjini, pas të cilit më 1584, në rrethin e qytetit Krushevc të Serbisë kishte “1500 banorë shqiptarë kaktolikë, të cilëve u kanë shërbyer tre priftërinj, që e kanë pasur edhe një kishë të tyre të vjetër”.

Kur është fjala për ojkonimin Krushevc të Serbisë, nga mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, i cili kishte parasysh mendimin e gjuhëtarit bullgar Vlladimir Georgievit, kuptojmë se emri i këtij qyteti është kalk në serbishte krushka nga il. shq. dard-dardhë, sepse, siç thotë: “Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së Vjetër”.

Edhe gjuhëtarët Latif Mulaku e Mehdi Bardhi në një punim dialektor i përmendin më së 35 fshatra, me më së 600 familje shqiptare në anën e Rrafshlartës së Peshterit në Serbi, si p. sh.: Devreç, Bugjevë, Mellajë, Baçicë, Shkrel, Turinë, Tutin, Tuzinë, Bioc, ramoshevë etj.
Siç u pa autoktonia e shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, në Sanxhakun e Nishit (deri në Luginën e Timokut), në anën e Krushevcit dhe në Peshter dëshmohet bindshëm autoktonia e shqiptarëve deri ku ishte kufiri etnik i Shqipërisë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Maqedoninë e sotme

Sa i përket pranisë së shqiptarëve apo iliro-shqiptarëve në kontinuitet në tërë Maqedoninë e sotme, po i theksojmë vetëm pak të dhëna onomastike bindëse, deri ku shtrihej kufiri etnik shqiptar.

Këto të dhëna janë anësore, në kufirin lindor, juglindor e jugor të Maqedonisë, sepse brenda Maqedonisë ka sa e sa emra fshatrash me prejardhje ilire-shqiptare, porsi në Shqipëri dhe në Kosovë apo Dardani. Për të dhëna të tilla ilire-shqipe në Maqedoni, po e citoj në fillim gjuhëtarin Petar Hr. Ilirevskin, sipas të cilit: “Në rrethinën e Shkupit, e cila në kohën romake bënte pjesë në përbërje të Dardanisë antike janë ruajtur disa toponime prej parakohës sllave…Një emër i atillë është edhe emri i qytetit Bitola Bitolj me burim indoevropiqan dhe baza trako-ilire butas (shtëpi) dhe ngjashëm me të (pasuri).

Nga fjala e parë janë formuar edhe toponime të tjera në Jugosllavi, si: Budva nga koha antike Butua, Butel dhe kjo nga Boutelis Boutella te Shkup. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Bitolit saktësisht ka qenë Bytole, Bytolta, sipas etimololgjisë popullore është lidhur me obitelj”.

Sa u përket ojkonimeve me rrënjorin iliro-shqiptar but-, në ojkonimet Bitol (*Boutella) në Maqedoni, Budva (*Butua-Butel) në Mal të Zi, Butoc në Kosovë (Prishtinë) nuk pajtohem me P. Hr. Ilievskin se kanë të bëjnë me fjalën ilire-trakase butas “shtëpi, pasuri” po, si u cek edhe më sipër, burimin e kanë nga fjala ilire-shqipe ose trakase-shqipe but (i, e butë). Dhe, siç thotë Henrik Bariqi, “Për lokalizimin e atdheut të hershëm ballkanik të Shqiptarëve të vonshëm… flasin emrat e qyteteve Nish, Shkup,Shtip dhe Ohër, i cili për Ohrin shton:

“Pika mâ jugore e vêndeve të hershme të banuara prej shqiptarëve, e cila ka mujtë të vërtetohet deri më sot, âsht Ohri, ku gjithashtu marrëdhânja midis êmnit antic Lychnis, Lychnidos dhe trajtës sllave Ohrid mund të shpjegohet përsëri vetëm me ndërmjetsimin e shqipes, meqenëse sot në gjuhën shqipe n-ja mbas guturalit kaon në r- (krahaso shqip grue:indvj. Gna) dhe sidomos fjalën shqipe(h)rek indoev. *khanak:gjerm. (hnakki) Nacken”. Mirëpo, sa i përket shndërrimit të n-së në –r- te Lyknidos në shqipe Ohër, kujtoj se kemi dukurinë e rrotacizmit të shqipes, të shndërrimit të –n-s intervokalike në –r-: Lykinidos:Oher.

Mandej, emrin e Krahinës Maleshevo (prej rreth 15 fshatrave) në Maqedoninë Lindore, studiuesit si: serbi Milivoje Pavlloviqi, bullgari Ivan Duridanovi dhe St. Romanski, A. Keramidçevi, V. Nikovi e shpjegojnë me prejardhje ilire-shqipe ose treke-shqipe, pra nga fjala shqipe mal. Kurse, sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri vonë, deri te pjesa juglindore e Maqedonisë bën të ditur gjuhëtari maqedon, Petar Hr. Ilievski, siç shkruan: “Lumnica është emri i një rrjedhe të djathtë të Vardarit, te Gjevgjelia, i cili emër buron nga shq. lumë (rrjedhë uji, rrke) dhe prapashtesa sllave -nica, që dmth. lumë i vogël”.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Greqi

Kështu, për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi poi paraqes shkurtimisht disa të dhëna onomastike, të cilat flasin drejtpërdrejt ose tërthorazi edhe për kufrin etnik të Shqipërisë, deri ku është dashur të jetë ky kufi.

Qysh se Jeronim De Rada në vitin 1987 shkroi artikullin “Asnje besim në grekun”, dhe se po sipas De Radës: “Shqipëria doli e fuqishme…, ngase shqiptarët e kanë gjakun e Lekës së Madh”.

Gjithashtu, siç njofton historiani Ramiz Abdyli, Hasan Prishtina shkruante në një gazetë bullgare të Sofjes më 1912 se “Vilajetin e Selanikut me rrethinë e përbëjnë shqiptarët me shumicë”.

Për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi bën të ditur edhe Sami Frashëri në veprën “Shqipëria dhe shqiptarët”, i cili përpos tjerash, e përshkruan edhe qytetin Xhumaja në pjesën kontinentale të Greqisë, në jugperëndim të Manastirit të Maqedonisë dhe qytetit Florina të Greqisë si prefekture apo komunë me 3 xhami, 1 shkollë, 10 hane e 25 dyqane.

Gjithashtu edhe unë i kam shënuar, pos fshatrave të shumta me shqiptarë dhe meprejardhje shqipe, edhe dy fshatra në pjesët rurale të Beotisë me origjinë orientale Spahinjët dhe Mustafat, që bëjnë të ditur se edhe thellë në Greqi, në rrethina të Athinës kishte filluar islamizimi i shqiptarëve, dhe se andejpari njëmend shqiptarët (arbëreshët) ishin autoktonë pellazgo-iliro-shqptarë.

Pra, për përplot emra fshatrash e banorësh nga gjuha shqipe kam shkruar në dy vepra të mija (“Onomatikë ilire-shqiptare në Ballkanë, f.28-36,77-86, “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, f. 45-70) dhe se në këtë mënyrë bëhet e ditur bindshëm se shqiptarët në Greqi janë autoktonë në kontinuitet, e nuk kanë shkuar nga Shqipëria atje, siç mendojnë disa studiues, prej të cilëve me njohuri, të themi diletante shkencore, ka edhe studiues shqiptarë.

Mirëpo, në “Javën për arbëreshët e Greqisë”, që është mbajtur në Prishtinë në vitin 2006, një sekretar i Ambasadësh Shqiptare në Athinë, të cilin e kishin përzënë grekët, se ishte interesuar për fshatrat shqiptare në Greqi, tha se nëGreqi ka më së 700 fshatra të banuar me shqiptarë. E, edhe një studiues shqiptar bëri të ditur në “Konferencën e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg”, që është mbajtur në Tiranë më 21-22 tetor 2011, se, sipas “Enciklopedisë më të re amerikane” edhe sot më së 80 % e banorëve në Greqi janë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare.

Në bazë të të gjitha të dhënave të mësipërme onomastike, të paraqitura kronololgjikisht qe nga Iliria antike e deri më sot, shihet qartë se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë ngushtuar e cunguar me shtypje permanente nga fqinjët malazezë, serbë, bullgar apo maqedonë dhe grekë në mënyrë agresive dhe grabitçare, me mjete luftarake, terroriste, gjenocidale, asimiluese e shfarosse të pakrahasuara për kohën kur i kanë zbatuar.

Si përfundim për asimilimin e pellazgo-iliro-shqiptarëve gjatë qindvjeçarëve dhe mijëvjeçarëve të kaluar në popujt fqinj përreth, si dhe për ngushtimin e kufijve të shenjtë të Shqipërisë Etnike po e citoj gjerësisht mendimin e albanologut më të shquar shqiptar të derisotëm, Profesor Eqrem Çabejt, sipas të cilit:

“Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen me njërën anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrojtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit italik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke.

Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedonas e Doras janë lidhur ngushtë me elelmentin ilir. Ka të ngjarë që të jetë atëherë populli shqiptar si mbeturinë e një populli të madh të Europës juglindore dhe të mesme, është prodhimi jo i një ekspansioni, po i një restriksioni; edhe trualli gjuhësor i

Nga Gëzim Llojdia*: Sporti në Iliri

Image result for Gëzim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia*


1.

Pjesëmarrja e amantasve në lojërat olimpike, që zhvillohen në kohet e hershme në shtetin fqinj,tregon se amantit ishin njerëz me kulturë dhe sportistë të mirë, fakt që e tregon edhe stadiumi i saj. Me këtë të dhënë të rëndësishme gjejmë një çelës për të hyrë në një portë të madhe. Amantasit kane hyrë në Evropë atëherë, kur në truallin tonë, që i themi Ballkan fqinjët verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh në atë kohë kur ardhacakët të tjerë ishin diku në stepa a ose skanë ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë treguar shenja te larta civilizimi ata në fund të fundit kishin një stadium.

2.

Ky është stadiumi i vetëm dhe i rrallë në malet e Ballkanit dhe krejt Evropës.
Stadiumi ndodhet 100 m poshtë në jug lindje të fortesës kryesore. Ai eshte i gjate 55 m dhe i gjerë 12.5 m.Pika më e lartë e Amanties është 680m ndërsa stadiumi ndodhet te 580 m lartësi mbi det.Gërmimet kane nxjerr në pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Në bazë të mbishkrimeve të gjetura në stadium ndërtimi i tij është bërë në vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas Krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim të veçante dhe u ndërtuan vepra monumentale. Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjatë dhe 12.25 me të gjerë dhe ruhet shumë mirë. Ne njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjetër 8 radhe të ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Që nga koha kur Izomber tek itinerari i deshifruar i historisë së arkeologjisë së Orientit,një botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit antik në kodrën e fshatit Ploce.Thënia e Izamberit pikërisht në shekullin e 19,përbënë trokitjen e parë në dyer të këtij monumenti antik,kishte lënë gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir në lartësitë e kodrës së Plocës.
Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër 70-80 vjetësh nëpër luginën e Vjosës. Ata provuan se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithçka ndonëse mjegulla dhe largësitë kanë kapërcyer 1000 vjet nga ekzistenca e tij.
Arkeologët i gjetën rrënojat e stadiumit antik të Amantias tek vendi në hyrjen sotme të parkut arkeologjik toponimi :” Gropa e kovaçit”.
Informata e parë:Gjatë shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim.
Informata e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga pena e një kërkuese si zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose me qartazi me sportet. Një statujë që, përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të rritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier .Ja përshkrimi i N. Vlorës. ”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronzi te shek IV,pr. K. që përfaqëson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim:”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese. Vetëm në këtë mënyre arti e arrin bukurinë e përsosur…” Informatat e foto që sjell N.Vlora është”Amantia:pamja e përgjithshme e stadiumit të shk.I V para Krishtit .Një fakt një prej statujave gjendet si pjesë e arkivues së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para Kr,bëhet fjalë për një fitues janë:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks .Figura atletesh janë gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muzeun e Amantise i prishur pas ndërrimit të sistemeve, aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u zhduken dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i të cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në cilin shtet fqinj,zbukurojnë muzetë e tyre?
Stadiumi mund të kishte një kapacitet mbajtës nga 3000-4000 vende për tu ulur spektatoret. Gjë, që nuk dallon shume nga stadiumet e kohëve te sotme. Madje stadium është monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e këtij qytetërimi në kohët para fillimit të krishterimit.

3.

Kartela
Emri:stadium i lashtë Amantia.
Adresa: Plloçë, Vlorë, Shqipëri.
Gjeografike Koordinatat N / E: 40 ° 22 '/ 19 ° 40'.
Kodi i 'IMK Arkivi: 1865.
Data: Shek.III pr Kr .
Kategoria: monument i kategorisë së parë.
Përdorimi aktuale për sport.
Prona : Shteti.
Shpallja: 1948
Bibliografia: Skënder Anamali "Iliria" II.
Nën akropolin e qytetit antik të Amantias, në lindje, jashtë mureve të saj, gjendet stadiumi,kohe ndërtimi në mes të shek tretë, u ndërtua Amantia, një monument i kulturës unike në territorin shqiptar. Mbi të, ajo tregon formën e shkronjës U me palët e gjatë (së bashku anën perëndimore është 54,50m dhe 46,50m lindore) . Qëndrimet e stadiumit janë zbuluar plotësisht deri pas gërmimeve te vitit 1956 nga arkeologu Skënder Anamali. Në pjesën perëndimore janë 147 rreshta me gurrë që qëndron në anën sipas shpatit natyrore, ndërsa në lindje ka vetëm 8 rreshta. Numri është i kufizuar për shkak të terrenit. Mbështetja ndërtuar depon artificiale në të gjithë gjatësinë e anës lindore, ndërtuar depon artificial një realitet që kjo mund të ndodhë nga fundosje e blloqeve prej guri në jug të kësaj anë. Përbëresit janë të konglomeratit gëlqeror nxjerrë nga fletët shkëmbore në afërsi të provincës së Plloçes. Cilësia e tyre është e dobët dhe ka shkaktuar humbjen e stabiliteti në disa blloqe. Ai është shumë i veçantë për ekzistencën e disa mbishkrime me emrat e njerëzve. Qendra e kontestit me nr 11 dhe 13 nga ana e perëndimit. Rreshti i parë ka një gjerësi prej 12,40m dhe një gjatësi prej rreth 58 m. Në fillim të pistës janë tre blloqe, prej guri të cilat kanë shërbyer si pozicionet e fillimit për atletët. që marrin pjesë në gara. Gjendja e ruajtja: Kërkon ndërhyrje urgjente restauruese.

*Autori ka drejtuar parkun kombëtar arkeologjik Amantia

Stupcat mbrojtës të vlerave të vërteta të luftës

Skender Zogaj

Nga Skender Zogaj


Spoti humoristik i Stupcave na riktheu në kohën e luftës duke na e rikujtuar anën më të hidhur të saj – dorën e tradhtisë brenda UCK-s, duke qëlluar trimat më të flaktë të luftës atdhetare. Pra, Stupcat marrin në shënjestër bastardët që veshin uniformën ushtarake, jo nga ideali i liridashjes, por si argat të dreqit, të ndodhur rastësisht, ose të dërguar nga të tjerët me mision të caktuar. Si i këtillë spoti i Stupcave zgjoi kërshërinë e publikut, disa duke i kënaqur me aktin krijues të angazhuar për ta denoncuar tradhtinë, ndërsa të tjerët i pezmatoi sepse skeçin e vlerësuan si njollosje të luftës së UCK-s!
Spoti humoristik është skicuar shkëlqyeshëm dhe improvizon bukur atmosferën e lufës, një aksion të gjallë në frontin e luftës, ku komandantët "Qipsi" e "Smoki", janë shumë të përqendruar mbi një hartë dhe caktojnë pika strategjike për realizimin e një plani “sulmues” për uzurpimin e Stadiumit të qytetit dhe objekteve të Prishtinës pas përfundimit të luftës. Janë “Qipsi” e “Smoki” që përkundër mospajtimeve gjejnë ujdi, për dallim nga i treti “Shtapiqi” që është kategorikisht kundër sepse, idealet e tij janë çlirimi i vendit nga okupatori. Kundërshton ashpër, mirëpo, kjo i kushton me jetë.


Kjo është përmbajtja e skeçit që pastër fshikullon tradhtinë në luftë, duke i dhënë reflektim pasojave të kësaj tradhtie në Kosovën e pasluftës, që është një parabolë e saktë, sepse planet e “Qipsit” dhe të “Smokit” dalin saktësisht të realizuara pas luftës. Këtu kemi edhe vlerësimet e ndryshme, sepse, dikush e pëlqen dhe e konsideron skecin humoristik shumë të qëlluar, ndërsa të tjerët që e konsiderojnë njollosje të vlerave të luftës.

Kush ka të drejtë, është çështje relative e kushtëzuar nga afërsia me personazhet e skeçit.
Simpatizantët e Qipsit” dhe “Smokit” domosdo që e gëzojnë të drejtën e vet për ta konsideruar skeçin humoristik si njollosje të luftës së UCK-s. Mirëpo, pas kësaj, nuk mund t’mos u pranohet vlerësimi i palës tjetër, atyre që skeçin e konsiderojnë mbrojtës të vlerave të vërteta të luftës, ku bën pjesë edhe “Shtapiqi” luftëtari idealist që ka marrë pushkën me zemër për të çliruar vendin dhe liria është e vetmja dëshirë e tij.
Kush në këtë rast është në anën e vlerave të luftës dhe, kush kundër vlerave të saj? Stupcat zbulojnë planin e ushtarëve vrasës, “Smoki” dhe “Cipsi”, që këta e bëjnë gjatë kohës së luftës, dhe qe e realizojnë saktësisht pas luftës: komandantët e UCK-s uzurpojnë objekte të kompleksit të Stadiumit, të Qendrës së Rinisë dhe të varg objekteve të tjera publike në Prishtinë; uzurpojnë tokat e KBI-s nga Prishtina deri në Lipjan e Ferizaj; uzurpojnë Zonën Industriale ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës, uzurpojnë dhjetëra fabrika, qindra pompa të karburantit dhe depo të ndërmarrjeve tregtare, dyqane, komplekse banesore, shesheve ndërtimi, maleve, guroreve... e çka jo?!




Janë pikërisht personazhet e skeçit të Stupcave, që krahas uzurpimeve dyshohet se, edhe pas luftës kanë vazhduar me vrasjen prapa shpinës të figurave më të shquara të luftës qe nga vrasja e Zahir Pajazitit, Ilir Konushecit, kolonelit Ahmet Krasniqi, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqit, Shaban Manajt, Imet Racit... e shumë të tjerëve.
Image result for zahir pajaziti

Por jo vetëm kjo, gojët që kanë flluar të çlirohen nga frika, thonë se "Qipsi" dhe "Smoki" janë edhe uzurpatorët e UCK-s, sepse duke qene personat me ndikim te madh për vlerësimin dhe seleksionimin e vlerave të luftës.

Image result for ahmet krasniqi

Image result for ahmet krasniqi

Image result for Ilir Konushevci

Image result for ahmet krasniqi
Ndërmjetësimi i “Smokit” dhe “Qipsit” ka qenë i madh edhe tek Komisioni qendror për listën e veteranëve të luftës, dhe, këta komandantë kanë diktuar anashkalimin e një numri të madh të luftëtarëve të vërtetë dhe në vend të tyre janë shpallur veteranë të luftës qindra të dyshuar si bashkëpunëtorë të UDB-s, dhe krye agjentë si Fatos Klosi, Kudusi Lame, Sabit Brokaj e shumë bashkë punëtorë të tyre që kanë kryer detyra speciale brenda UCK-s dhe që kanë meritën kryesore për moskrijimin e fronti unik të luftës çlirimtare.

Image result for Smajl Hajdaraj


Image result for ahmet krasniqi


Image result for ahmet krasniqi
 Prandaj, nëse denoncimi i komandantëve vrasës dhe uzurpatorë konsiderohet njollosje e luftës së UCK-s, atëhere Stupcat vërtetë duhet akuzuar për veprimtari antikombëtare dhe njollosjen e vlerave të luftës, mirëpo, nëse humori i Stupcave denoncon dhe fshikullon krimet dhe kriminelët, sic janë “Qipsi” e “Smoki” dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tyre, atëhere me reaguesit dhe kritikuesit e këtij spoti humoristik diçka nuk është në rregull, sepse, ose janë qorra dhe nuk shohin, ose shtihen se janë qorra sepse ashtu u konvenon.

https://www.youtube.com/watch?v=CEU1Tzw2MFg

Stupcat 2016 - Plani strategjik

AT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)

RREGJENTI I ZBATHUN SHQIPTAR, AT ANTON HARAPI O.F.M. 




Nga Fritz RADOVANI:



RREGJENTI I ZBATHUN SHQIPTAR




Át Anton Harapi në burgjet komuniste
Pikturë nga Pjerin Sheldija


Át Anton Harapi në burgjet komuniste
(Pikturë nga Pjerin SheldijaÁt Anton Harapi në burgjet komuniste )

Kanë kalue  disa  vjet që gjithë Europa ka ba ndryshimet e veta e shqiptarët në të gjitha çeshtjet mendojnë, gjykojnë dhe veprojnë pa ndryshue fare mentalitetin e vet.

I  gjithë Populli Shqiptar e di se Rregjenti i zbathun, Frati i vorfen i Asizit, At Anton Harapi OFM., asht pushkatue i pafaj…por “heshtja” ndaj Tij tregon se mentalisht pajtohemi me “një fajsi”, që “bluejmë” në vetvete pa shkak!

Kjo asht e pafalshme! Faktet ndaj një jete të shkueme në mes të Popullit të vet, aktiviteti fetar, kulturor, qytetar dhe politik deri tek dita e fundit që asht pushkatue me 20 Shkurt 1946 brijë lumit Lana në Tiranë, janë shumë ma të sigurta e jo vetem të sakta, por edhe shumë ma të vërteta dhe të besueshme, se “hamendjet, dyshimet dhe fallsifikimet” e të paaftëve, të papastërve dhe dashakqijve, që me “heshtje” kërkojnë me njollosë Figurën e madhe të Atdhetarit të pastër, At Anton Harapi, që asht flijue për Popullin Shqiptar, Shqipninë e Lirë, të bashkueme dhe demokratike. Veprat dhe dokumentat që kanë mbetë në kujtesën e popullit, arkivat e shumta që shënojnë emnin e At Anton Harapit në të katër anët e Europës, flasin shumë ma tepër, se“truni shterp” i “kujtdo”, që kërkon me vue në dyshim se per At Anton Harapin “ka edhe fjalë që disa mendojnë ndryshej”, kur bahet e diskutueshme mosprania e Tij në listë të Atyne Atdhetarëve dhe Fetarëve, që janë të Shejtë për veprat e Tyne të mëdha ndaj Fesë dhe Atdheut, deri në Flijimin e jetës së vet për Idealin e Madh të Françeskanit tonë të varfen, që mbet i tillë deri sa u mbulue me dhé.




At Anton Harapi pranoi zhgunin e Shën Françeskut në vitin 1907, atëherë kur Ai shkoi në Austri për studime të nalta dhe deri ditën që asht pushkatue, me datë 20 Shkurt 1946, e mbajti me nder dhe kje Figurë e Nderueme nga mbarë kleri, Malësia e fushat e Shqipnisë, tue përfshi Shkodrën e kudo ku vuni kambën e zbathun të Tij. Ai asht lé vertetë në Shirokë, po asht i pranishëm në Grudë, Hot e Triepsh e deri ndër katedrat Europiane, kur diskutohet coptimi i Tokave tona dhe humbja e identitetit të tyne. I paisun prej Zotit me një oratori të rrallë, i përfshimë në pesë predikatarët ma të mëdhaj që ka pasë Kisha Katolike Shqiptare, mbet i paharrueshëm në Shkoder, Tiranë, Korçë, ku me ligjeratat e Tij u rendit në ajkën e kulturës sonë kombëtare, e pse jo, asaj Europjane.
Në vitin 1940 asht anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Në vitin 1941 asht Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, në atë Kuvend të Gjuhadolit të Shkodrës për të cilin ka sakrifikue gjithë jetën e vet. Po këte vit asht përkrah At Mati Prennushit kur shtrijnë aktivitetin françeskan edhe në Tiranë, ku hapin Kishen e Tyne të parë.
Në vitin 1943, asht Atdhetari Lef Nosi që kërkon praninë e At Antonit në organin e Naltë të Rregjencës Shqiptare. Asnjë veprim, dhe po e përsëris prap qё, “asnjë veprim” At Anton Harapi nuk e ka ba në kundershtim me Vatikanin, Qendrën dhe Urdhnin e Françeskanëve të Asizit, Argjipeshkvinë e Shkodrës, Provincën e Shkodrës, Provinçialin e Shqipnisë dhe Rektorin e Kuvendit të Shkodrës, tue mos përjashtue dhe vullnetin e të gjithë Popullit Shqiptar pa dallim Feje. Nga data 13 Shtator 1943, që shkoi në detyren e Rregjentit, e deri me 20 Shkurt 1946, At Antoni u pushkatue i pafajshem nga gjykata komuniste e Tiranës, që zbatonte vendimet shoveniste të Beogradit, anmikut të eger e të
përjetshëm të zhgunit të Françeskanëve Shqiptarë, vendime që i zbatojnë anadollakët e Tiranës me knaqësi nga një qeveri kukull të drejtueme nga tirani Enver Hoxha. Ai mori detyren e Rregjentit në perputhje me ligjet fetare e shtetnore. Mjetet e komunikimit atëherë nuk ishin të sotmet, tue shtue se ishte edhe koha e Luftës së Dytë Botnore. Vatikani ka vonue disa javë me sjellë shkresën zyrtare në Shqipni, ndonse gojarisht Papa Piu XII e kishte dhanë mendimin e vet, me të cilin aprovonte shkumjen e At Antonit në Rregjencë, tue i dhanë të gjitha kompetencat për këtë veprim Argjipeshkvit Metropolitan të Shkodres, Imzot Gaspër Thaçit, që do të bante komunikimin zyrtar mbas aprovimit nga Ai. Imz. Thaçi, i lëshon dokumentin për At Antonin, At Mati Prennushit, Provinçialit, të cilin e shoqnon me shpjegimin që Imz. Nigris ka sjellë nga Vatikani për këte çeshtje. Imz. Thaçi ka shpjegue se në këte rast Papa ka ba përjashtim të vendimit të vet të lëshuem ma parë, që kleri mos me u përzi në politikë. Ky përjashtim bahej nga Papa Piu XII, vetem per kushtet e vendit tonë, mbasi në Shqipni okupacioni nazist nuk kishte ngjyrat e vendeve të tjera të pushtueme. Gjermania nuk ushtronte terror në Tokat Shqiptare, se ajo asht kenë përkrahëse e fortë e“Bashkimit të Tokave Shqiptare, që gjithnjë janë lakmue, gjakosë e zaptue nga fqinjtë tanë”, tue shtue se edhe komandat ushtarake gjermane kanë deklarue se: “Në Shqipni na nuk kemi ardhë si në vendet tjera me forcën e armëve, por vetëm për siguri kalimi të ushtrive tona gjermane në shtetet tjera në jugun e Ballkanit.”

Image result for anton harapi


Aq asht e vertetë kjo, sa kur asht bisedue çeshtja e Flamurit tonë kombtar, Komanda e Përgjithshme Gjermane nuk asht përzi fare në atë çeshtje, po e ka lanë në kompetenca të Rregjencës Shqiptare. (Dëshmi e ishoficerit z. Prekë Mirija, viti 1995).
Po t’ ishte ndryshej çeshtja e shkuemjes së At Antonit në Rregjencë, ajo nuk mund të mbulohej nga askush, sëpse tue fillue nga i nderuemi Lef Nosi, “pyetja rreth shkuemjes së Tij në Rregjencë Shqiptare u asht ba të gjithë politikanëve dhe klerikëve katolikë e muslimanë që janë arrestue mbas vitit 1944 nga komunistët..” dhe përgjegja asht ndër të gjitha dosjet e tyne të Arkivit të Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, ku “asnjeni nuk dënon shkuemjen e At Antonit në Rregjencë”, po tregojnë se ka shkue tue u përputhë me të gjitha ligjet dhe normat, madje edhe shtojnë: “Se aq sa ka mujtë me ba për mos me u ba gjakderdhje dhe mos me u vra Shqiptarët ndërmjet vedit, At Antoni e ka ba, dhe se na ishim dakord që Ai të shkonte në Rregjencë; edhe kjo asht e vërtetë se ishim të bindun se me punën e Tij, i njohun si Atdhetar, vetëm mirë do t’i bahej prej Tij Shqipnisë e Shqiptarëve!”Kjo përgjegje asht në dosjet e Imz. Frano Gjinit, At Mati Prennushit, At Çiprian Nikës, At Pal Dodaj, Don Tomë Lacës, Don Mikel Koliqit, Don Mark Hasit etj.

Image result for anton harapi

Nëse këta ishin klerikë dhe “nuk flasin” ndryshej...i referohemi një Burri tjetër...
Atij që më ka thanë mue me gojën e vet për At Anton Harapin, në vitin 1968, ishantari i asaj kohë në Rregjencën Shqiptare, Atdhetari Cafo Beg Ulqinaku!
Zotni Cafo Begu hapi bisedën për At Anton Harapin tue kujtue kohën kur kanë kenë në Rregjencë në vitet 1943 - 44: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si ai!”. Në vitin 1944, kur At Antoni aty nga fundi i nandorit po këthehej nga Gjermania ishte ndalue në Podgoricë, dhe në një hotel Ai asht takue me komandantin e trupave gjermane, që po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue At Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë edhe Ky me ata, tue i sigurue që do ta çonin jashta Shqipnisë ku do të dishronte At Antoni, për mos me ra në duert e komunistave, të cilët, me 28 Nandor do të hynin në Shkodër. At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po të ishte nevoja do të pranonte edhe vdekjen, për të cilën Ai nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe, jo me 28 që kishin planifikue ata, mbasi i kishte shpjegue atij që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të Atdheut!”. Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e At Antonit e ushtarët e fundit gjermanë janë largue nga Shkodra në mengjezin e datës 29 Nandor 1944. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkodër, ndonse edhe Cafo Begu e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej Ai vetë, por as Cafo Begut Ai nuk i kishte pranue me qendrue andej, mbasi “nesër kanë me thanë, paska shkue At Antoni me ruejtë kokën tek serbët...”.



Cafo Begu e përfundonte bisedën me një konkluzion:
“Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet.
Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton!”
Në vitin 1995 këte fakt historik unë e kam bisedue me At Konrrad Gjolaj, kur ky po më tregonte sesi asht tradhёtue At Antoni nga një kushri i veti, shirokas (L.B.) (të cilin nuk jam i autorizuem me e shkrue), kur (L.B) asht mbajtë në Sigurimin e Shkodrës dhe asht shtërngue nga frika e torturave për me tregue se ku asht strehue At Antoni, sepse dyshohej se ky kushri mos e ka nxjerrë nëpër liqe dhe e ka çue aty ku mund t’ishte edhe Cafo Begu i mshefun. Atëherë forcat e Ndjekjes komuniste kanë shkue në Dukagjin të sigurt dhe e kanë arrestue At Antonin. Tjerat mënyra At Konrradi nuk i pranonte, madje i quente trillime të Sigurimit komunist. Edhe At Konrradi e dinte ndryshimin e datës së largimit të trupave gjermane me 29 Nandor 1944, mbasi ato ditë vetë At Konrradi ishte kenë në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder, ku kishte pak ushtar gjermanë dhe mjaftë nga njerëzit e politikës. Në librin “Çinarët”, At Gjolaj shkruen gjatë faqe 70.
Pa hy me shkrue për rolin e At Anton Harapit në skenen politike të vitit 1943 – 44, kur Shqipnia po lahej në gjak nga lufta vëllavrasëse sllavokomuniste “nacional – çlirimtare” e partizanëve, apo nga gjakderdhja e hakmarrjeve e borxheve të vjetra në luftën për pushtet dhe veprat kriminale të komunistëve anadollakë shqiptarë në sherbim të shovenizmit serbosllav, nga mashtrimet e krimet për pasionin e kolltukut përsonal të avanturirëve Enver Hoxha me shokë të tij, duhet theksue se cili ishte roli i At Anton Harapit për evitimin e gjakderdhjes dhe epiteti me të cilin i quejti këta kriminelë të pa Atdhé e Fé vetë Ai me 4 shkurt 1944, në zyren e Xhafer Devës:
“Jo kështu, mohni bre burra...jo gjak se edhe ata janë vllaznit tonë..!”
E cila Nanë Shqiptare asht ajo që ia mësyni dyerve të Kuvendeve e të qelave të klerikëve katolik për me shpetue djelmët e vajzat e veta apo nipat e mbesat komuniste...e nuk gjeti shpëtim nga ndërhymja e tyne ndër komandat italiane, gjermane e shqiptare?
Kujt i ka mbyllë derën e zyrës së Tij të Naltë nё Rregjencё At Anton Harapi?
Po komunistët tanë gjeten rasen me shfrye dufin e tyne antikatolik, dhe ashtu si At Anton Harapit, ua shpërblyen të gjithëve papërjashtim, deri tek misionarët e huej që i vranë të pafajshem mbasi i kishin shpëtue kokat e tyne nder kampet naziste e fashiste!
Në Europë janë zhvillue shumë gjyqe...e ndoshta mund të jetë rast i vetem kjo që At Anton Harapi ka parashikue në vitin 1946 para gjyqit komunist nё Tiranё:
“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme.
Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtsi do të fitohet!”
Jeta e Tij asht vetem model salvimi e vetflijimi për Atdhe, Fe dhe Demokraci!






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...