2016-01-06

Mjekët e familjës Jashari





Familja Jashari e Drenicës duke mos mundur t’i duroj padrejtësitë dhe represionin e vazhdueshëm serb mbi popullin shqiptar i kishte shpallë luftë njërës nga superfuqitë e Evropës – Serbisë mizore, qysh në zhvillimet e ’91 që trazoi gjithë kombin shqiptar. Familja Jashari pas kësaj nuk ishte më njësoj, nuk kishte mundësi të shkonin e të dilnin ashtu siç kishin nevojë, prandaj në këtë situatë Familja Jashari filluan të kishin nevojë për njerëz të besueshëm ndër t’a edhe mjekë të besueshëm.

Ky shkrim i kushtohet tre mjekëve të Familjës Jashari:Dr.Bajram Rexhepi, Dr.Shaqir Demiri dhe Dr.Abdyl Salihu.


Bajram Rexhepi braktis PDK

Dr.Bajram Rexhepi


Shaqir Demiri's Profile Photo

Dr.Shaqir Demiri

Emri:  Untitled1.png

Shikime: 623

Madhësia:  48.9 KB
Dr.Abdyl Salihu

Pas zhvillimeve të ’90 dhe ’91, djemtë e Bacës Shaban më nuk mund të qëndronin dhe lëviznin lirshëm ata herë pas here qëndronin tek miqt e familjarët që kishin. Ndërsa në kohën që filluan kontaktet me "mjekët e vet" ishin vendosur përkohësishtë në familjën e dhëndrrit të tyre Man Veliqi në Polac të Skenderajt.

 Gjatë kësaj kohe Familja Jashari në Prekaz dhe vet komandanti Adem Jashari kishin nevojë për mjekë, kështu që Hamëz Jashari kishte një shok të fëmirisë – Dr.Shaqir Demirin, nga Syrigana e Skenderajt e që jetonte e punonte në Mitrovicë, tek të i cili kishte besim të madhë.

Kontaktet me të i zhvilloi nëpërmes dhëndrrit Manit, duke thirrë Dr.Shaqën sipas nevojës.

Dr.Shaqa siç e quante Familja Jashari ishte shumë i afërt me Bacën Shaban dhe Nanën Zahide – prindët e Komandantit Adem Jashari me të cilët njihej qysh nga shkolla e mesme, ku si shok i Hamzës jo rrallë herë ishte në Kullën e Jasharëve.

 Kështu që prej vitit 1991 Dr.Shaqir Demiri ka qenë në gatishmëri për Familjën Jashari.

Dr.Shaqës iu bashkua edhe shoku i tij më i ngushtë Dr.Abdyl Salihu, nga fshati Baks i Skenderajt që punonte në Mitrovicë.

Pasi që ishte edhe nevoja për mjek stomatolog e po ashtu edhe për shkak të besimit që kishin te Dr.Abdyli. Para sulmit të dytë në Familjën Jashari të Janarit.1998, “Mjekët e Jasharëve” u bënë 3 dhe atë: Dr.Shaqir Demiri, Dr.Abdyl Salihu dhe kirurgu nga Mitrovica,

Dr.Bajram Rexhepi i cili edhe më herët kishtë qenë në lidhje. Sulmi i 22 Janarit.1998 ndaj Familjës Jashari fatëmirëishtë përfundoi pa viktima por me 2 plagosje, dhe atë bijën e Rifatit – Ilirianën dhe bijën e Hamzës – Selvetën. Ku 3 mjekët e Familjës Jashari shkuan për ti ofruar ndihmë të plagosurave në Prekazin e Jasharëve. Pas ngjarjës së dhimbshme dhe të lavdishme të 5,6 dhe 7 Marsit, ku Jasharët zhvilluan aktin më të lartë njerëzor ndryshoi gjithçka, çdo gjë ndërroi kahje.

Kështu që më pas me inciativën e Dr.Abdylit u krijua grupi i tyre i mjekëve që shkonin në vendet ku kishte nevojë për mjekë, kryesishtë në Drenicë dhe Shalë. Grupi i tyre ishte i përbërë nga Dr.Abdyl Salihu, Dr.Shaqir Demiri, Dr.Sinan Prekazi, Dr.Gani Shabani dhe herë pas here Dr.Gani Bajraktari dhe Dr.Adem Nura.

Gjatë sulmit të parë në familjen Jashqri në vitin 1991, policët serbë kishin lënduar rëndë Bacën Shaban Jashari. Mjekët nga Skënderaj, dr.Nazif Goxhuli, dr.Gani Bajraktari dhe dr.Man Dajaku, shkonin me radhë çdo ditë për më shumë se dy javë rresht, edhpse ishin të survejuar nga policia serbe, për të mjekuar Bacën Shaban për plagët e marrura.


Emri:  Untitled3.png

Shikime: 617

Madhësia:  37.3 KB
Dr.Bajram Rexhepi


Bajram Rexhepi ka lindur me 3.Qershor.1954 në Mitrovicë. Shkollimin fillorë dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjës.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe përfundoi studimet pas-universitare në Zagreb në vitin 1985.

Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Ku bazuar në aktivitetet e tij kombëtare u largua nga puna nga regjimi serb si i papërshtatshëm, bashkë me shokët e tij Dr.Shaqir Demirin dhe Dr.Musa Miftarin.

Ky ka qenë diferencimi i parë në Mitrovicë në sektorin e shëndetësisë nga regjimi serb.

Pas kësaj, Dr.Bajrami filloi aktivitetin e tij privat duke hap ordinancë private, por njëkohësishtë edhe intensifikoi veprimtarinë e tij politike të asaj kohe. Ne ate kohe kishte qene edhe i delguar i Mitrovices per Kuvendin e Republikes se Kosoves (si institucione paralele te asaj kohe).

Fillimi i luftës në Kosovë aktivizoi edhe Dr.Bajramin i cili fillimishtë me koleg dhe shokë shkonin aty ku thërriste populli, e më vonë edhe u bë pjesë aktive e UCK-së ne Zonen Operative të Shalës.
Pas luftës në Kosovë, Dr.Bajrami profesionnin e mjekut e lënë anash duke ju dedikuar politikës – jo gjithmone edhe me dashjen e tij, mirepo Kosoves i eshte dashur me shume si udheheqes.

Fillimishtë ka qenë Kryetar i Mitrovices ne kohen e Qeverise se Perkohshme te Kosoves pastaj ka qenë në pozitat Kryeministër i Kosovës, Deputet, Kryetar i Mitrovicës, Ministër, etj…

Deri sot  Dr.Bajram Rexhepi , cilësohet si politikan që i ka vyer shumë vendit dhe ka ndikuar jashtezakonishte shume ne stabilitetin e saj.

Ky shkrim që i kushtohet tre mjekëve që njihen si “Mjekët e Familjës Jashari” është përmbledhje e të dhënave nga libra që flasin për veprën madhore dhe unike të Jasharajve dhe që tërthorazi prekin edhe cështjen e këtyre tre mjekëve.

Prandaj bazuar në këtë unë kam menduar që ky shkrim i bën mirë edhe vet vendit tonë.

Emri:  Untitled2.png

Shikime: 707

Madhësia:  53.4 KB
Dr.Shaqir Demiri

Shaqir Demiri ka lindur me 20.Prill.1951 në fshatin Syriganë të Skënderajit. Shkollimin fillorë e kreu në fshatin e lindjës dhe Runik ndërsa shkollimin e mesëm në Skënderaj.

Dr.Shaqiri në 1973 ka regjistruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa prej vitit 1979 ka filluar të punoj si mjek fillimishtë në Skënderaj, Mitrovicë e më pas në vitin 1982 në Zagreb ku edhe ka specializuar ORL-në në klinikën elite të kësaj lëmie. Kështu në vitin 1986 kthehet në Kosovë duke filluar si mjek specialist në Mitrovicë dhe vazhdon deri 1990 ku largohet nga puna nga regjimi serb si i papërshtatshëm.

Menjëherë pas kësaj hapi ordinancën e parë private në këtë qytet, aktivitet ky të cilën e vazhdon edhe sot.
Fillimi i luftës në Drenicë mobilizoi Dr.Shaqirin e shumë shokë dhe kolegë të tij, të cilët me aq sa kishin mundësi kontribuan. Vlen të theksohet vizitat që i bënin ushtarëve të UCK-së në Drenicë e Shalë, popullit të strehuar në male dhe mbi të gjitha vizitat që i bënte tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Pas luftës në Kosovë, Dr.Shaqiri vazhdoi aktivitetin e tij si mjek duke mos lënë anash edhe aktivitetet e tij politike. Sot jeton dhe punon në Mitrovicë bashkë me familjën e tij.

Emri:  Untitled1.png

Shikime: 623

Madhësia:  48.9 KB

Dr.Abdyl Salihu


Abdyl Salihu ka lindur me 22.Janar.1955 në fshatin Baks të Skënderajit. Shkollimin fillorë e kreu në fashtin Baks ndërsa atë të mesëm në Skënderaj.

Zgjodhi të studioj mjekësinë, degën e stomatologjisë në vitin 1973 në Sarajevë, ku u dallua si studentë. Dr.Abdyli filloi të punoj si mjek stomatolog në vitin 1979, fillimishtë në fshatrat e Drenicës, në Skenderaj e pastaj në Mitrovicë. Dr.Abdyli dallohet si mjeku i parë stomatolog në këtë rajon dhe dallohet për përkushtimin e madhë për popullin.

Dr.Abdyli pasi u largua nga puna, në vitin 1994 ai filloi këtë aktivitet në sektorin privat duke hap ordinancë private stomatologjike në Mitrovicë, aktivitet ky që e vazhdon edhe sot.

Fillimi i luftës në Drenicë mobilizoi Dr.Abdylin e shumë shokë dhe kolegë të tij, të cilët kontribuan shumë në aspektin e shëndetësisë në luftë. Vlen të theksohet vizitat që i bënin ushtarëve të UCK-së në Drenicë e Shalë, popullit të strehuar në male dhe mbi të gjitha vizitat që i bënte tek familja e komandantit legjenedar Adem Jashari.në Prekaz.

Permendet edhe grupi i mjekeve nga Mitrovica, qe ishte krijuar me iniciativen e Dr.Abdylit per te shkuar ne vendet me nevoje per mjek – konkretisht ne Drenice. Ky grup eshte perbere nga Abdyl Salihu dhe Shaqir Demiri por here pas here jane perkrahur edhe nga Gani Shabani, Sinan Prekazi, Gani Bajraktari dhe Adem Nura.

Pas luftës në Kosovë, Dr.Abdyli vazhdoi aktivitetin e tij si mjek dhe u përkushtua në këtë drejtim. Sot jeton dhe punon në Mitrovicë bashkë me familjën e tij.




Flori Bruqi

Bajram Rexhepi braktis PDK'në dhe politikën

Bajram Rexhepi braktis PDK
Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka thënë se ka pushuar aktivitetin e tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai vazhdon të jetë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, por se ka ndërprerë aktivitetin e tij politik në këtë parti.
“Jam tërhequr nga aktivitete politike të PDK-së, por jam anëtarë i kryesisë së PDK-së”, ka thënë shkurt Rexhepi.
Bajram Rexhepi ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme në qeverisjen e PDK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj : “është nder me qenë pro amerikan, për shkak se e kemi një miqësi të veçantë me këtë shtet”.

Haradinaj: Jam proamerikan, por nuk e duam Serbinë në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Info - Box”, ka theksuar se ata si opozitë po kërkojnë nga miqtë ndërkombëtar që të ndihmojnë në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe ai në mesin e tyre janë pro amerikan, duke shtuar se “është nder me qenë pro amerikan, për shkak se e kemi një miqësi të veçantë me këtë shtet”.
“Mikut edhe i thuhet kërkesa e besa edhe ankohesh te miku. Njerëzore është me i kërku mikut diçka. Po kërkojmë me na ndihmu me i anulu dy vendime që i ka marrë i ligu e i keqi në Kosovë - kryeministri dhe zëvendësi i tij. Fajet. Nuk duhet me na ardh marre me i thonë Amerikës nuk dojmë republika ‘Srbska’ në Kosovë. Nuk duhet të na vijë keq me i thonë Amerikës se nuk e dojmë Serbinë brenda Kosovës”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për protestat e opozitës që priten të mbahen me 9 janar, për të cilat ka thënë se pret që do të jenë massive dhe se do t’i bashkangjiten një numër i madh i qytetarëve, e që sipas tij, kosovarët tashmë e kanë të qartë dëmin e këtyre marrëveshjeve.

Nuk e di nëse Prokurorja e ka lexuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit 2015.

Kurti: Në seancat e Kuvendit unë si deputet kisha armë
Më poshtë mund ta lexonin fjalimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në seancën e parë gjyqësore për protestën e opozitës së bashkuar në Kuvendin e Republikës. Gjykatës ishte Beqir Kalludra. Kurti me këtë rast tha që për pesë faqe aktakuzë të prokurores nuk është korrekte që të kërkohet prej tij të përgjigjet vetëm me dy shkronja: po ose jo.
“Të nderuar të pranishëm,
1. Prokurorja në aktakuzën e saj thotë se ne deputetët nuk paskemi pasur autorizim për ta përdorur gazin lotsjellës. Mirëpo, as kryeministri i Kosovës nuk ka pasur autorizim nga Kuvendi për të nënshkruar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht ‘Zajednicën’ e Serbisë. Në anën tjetër, kur policia e përdor gazin lotsjellës e bën këtë duke besuar që dëmi që e shkakton me gazin lotsjellës është shumë më i vogël sesa dëmi që e parandalon e të cilin e shkaktojnë protestuesit. Kjo shpeshherë nuk është e vërtetë për policinë, por, se ne kishim të drejtë e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese së fundmi. Kalkulimi ynë ishte i saktë: dëmet e gazit lotsjellës janë shumë më të vogla sesa shkelja e Kushtetutës së Kosovës në 23 nene të saj nga secili prej 7 kapitujve të ‘Zajednicës’.
Më tutje, pse do të duhej që dikush të jetë i autorizuar për diçka, e sidomos për përdorim të armës? Autorizimi nënkupton që një personi të caktuar i është besuar kalkulimi racional i krahasimit të dy apo më shumë dëmeve. Ne si deputetë të Kuvendit të Republikës – pra, Kuvendi është i Republikës, nuk është Republika e Kuvendit apo e deputetëve dhe aq më pak e Qeverisë apo e ministrave – kemi qenë të autorizuar ta mbrojmë republikën dhe kushtetutën, dëmtimi i të cilave përmes ‘Zajednicës’ është shumë më i gjerë e më i thellë sesa ai i gazit lotsjellës. Në sallën plenare me tavan të lartë gati 10 metra, gazi lotsjellës davaritej për më pak 30 minuta. ‘Zajednica’ nuk do të na hiqej as për 30 vjet – le të mos harrojmë që Republika Serbe në Bosnje tashmë i kaloi 20 vjet dhe është më e fuqishme se asnjëherë më parë.
Të nderuar të pranishëm,
Duhet ta bëj një sqarim këtu: unë sigurisht se nuk jam i kënaqur me Kushtetutën aktuale të Kosovës, por unë sa herë të jetë e nevojshme i bëj rezistencë atyre që duan ta ndryshojnë për të keq këtë Kushtetutë, ndërkohë që vazhdimisht angazhohem që ta ndryshoj për të mirë. Ngjashëm sikurse para 26 vjetëve kur shumica e atyre që e mbronin autonominë e Kosovës nuk ishin të kënaqur me atë autonomi dhe dëshironin republikë e pavarësi e bashkim kombëtar, por ja që e mbronin atë autonomi sepse edhe ajo po suprimohej.
Le t’i kthehemi sërish aktakuzës kundër nesh. Prokurorja vetëm në kualifikimin e veprës penale e përmend ‘armën’, mirëpo aspak në arsyetim nuk e provon që bombola e gazit lotsjellës është ‘armë’. Arma përmban elementet përbërëse dhe ka mekanizmin e saj. Këto nuk i gjejmë te bombola e gazit lotsjellës. Mandej, çdo armë e ka municionin e vet: nëse bombola e gazit lotsjellës na qenka armë atëherë cili është municioni i asaj arme? E, me gjasë, gazi lotsjellës nuk është as municion tamam, sepse edhe municioni përbëhet prej disa pjesëve si kapsula, baroti, predha etj. Mirëpo, prokurores nuk i interesojnë këto hollësi dhe ajo fare nuk merr mundin të arsyetojë. Për mua kjo është dëshmi e tendencës persekutuese me çdo çmim e pa asnjë standard.
Nëse mendoni që dikush duhet të akuzohet për përdorim të armëve pa e pasur provën materiale të saj për të vërtetuar se me të vërtetë mjeti në fjalë është armë dhe se qëllimi kryesor i saj është kryerja e sulmit fizik dhe lëndimit trupor në kuptim të Kodit Penal, atëherë kjo prokurori publike, nuk është as prokurori dhe as publike, por polici private e kundërshtarëve tanë politikë.
Arma e gazit lotsjellës është ajo me tytë dhe presion e me të cilën policia hedh me qindra bombola me gaz lotsjellës në protestat tona, me ç’rast disa që nuk shpërthejnë na mbeten neve ‘dhuratë’ për t’i përdorur. Në seancat e Kuvendit unë kisha armë vetëm në kuptimin që vetë si deputet isha armë, pra disponoja me vetveten si armë kundër ‘Zajednicës’ në protestën tonë në Kuvend si aksion politik e publik. Pra, unë kisha armë vetëm sepse unë isha aty, duke përmbushur detyrën time sipas nenit 74 (Ushtrimi i Funksionit) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë me sa vijon: “Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit.”
Në pretendimet kundër nesh ka edhe shpifje. Psh. mua askush asnjëherë nuk ma ka dhënë bombolën e gazit lotsjellës në Kuvend që ta ndez në sallën e Kuvendit. Atë e kam marrur unë vetë në protesta kur na i gjuante policia pa kursim. Në seancën e 8 tetorit 2015, deputetes Albulena Haxhiu i kam kërkuar që të më sjellë vezë të prishura dhe ajo këtë e ka bërë. Gazi lotsjellës ishte mjeti i fundit pas pipave, ujit dhe vezëve, të cilat nuk kryen punë. Gazi lotsjellës nuk është armë sepse nuk është menduar që të lëndojë dikë. Gazi lotsjellës ishte kundër atyre që po lëndonin Republikën dhe popullin e saj dhe vetë ai nuk lëndonte askë. Gazi lotsjellës synonte largimin e personave që duan të lëndojnë. Qeveria ka qenë e armatosur, sepse ‘Zajednica’ ishte arma e tyre kundër Republikës dhe Kushtetutës siç e vërtetoi edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq gazi ynë lotsjellës synonte t’i largonte nga salla e Kuvendit këta njerëz të armatosur e të rebeluar kundër Republikës.
Për më keq se kaq, prokurorja askund nuk jep shpjegim pse është përdorur gazi lotsjellës. Është e qartë se qëllim s’mund të ketë qenë lëndimi i ndokujt sepse unë dhe të gjithë ne vazhdonim të qëndronim në sallë pa maska edhe shumë kohë pas hedhjes së gazit lotsjellës. Vepra për të cilën ne akuzohemi nuk ka mundur të kryhet padashje, prandaj për ta gjykuar e dënuar atë duhet të ekzistojnë mens rea (qëllimi kriminal) dhe actus reus (veprimi kriminal). Në aktakuzë nuk gjenden këto, posaçërisht e para, pra mungon mens rea për shkak se qëllimi ishte politik dhe jo kriminal. Qëllimi ynë ishte pamundësimi i normalizimit të ‘Zajednicës’ së Serbisë. Për një shkelje të rëndë siç është ajo e Kushtetutës nëpërmjet ‘Zajednicës’ ne kemi përdorur forcë edhe më pak se proporcionale. Aksioni ynë politik ishte mbrojtje e personave të tretë, përkatësisht mbrojtje e shtetit republikan, e rendit kushtetues dhe e qytetarëve të Kosovës.
2. Sa i përket pikës së dytë të aktakuzës, pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, duhet të them që pikërisht ne si deputetë të opozitës ishim persona zyrtar duke respektuar detyrën tonë zyrtare. Qeveria dhe deputetët e pozitës ishin po ata njerëz të përveçëm sikurse para 25 gushtit të ‘Zajednicës’ mirëpo ata s’ishin më personat e njëjtë zyrtarë dhe as nuk po e kryenin detyrën e njëjtë zyrtare. Kur ndryshon Republika sepse i shtohet ‘Zajednica’ nuk mbetet i njëjtë as Kuvendi si punëdhënës i këtyre personave zyrtar.
‘Zajednica’ është një gjë e re para sistemit shtetëror të Kosovës dhe institucioneve të tij. ‘Zajednica’ nuk ishte asnjëherë temë në fushatat zgjedhore dhe as çështje debati në Kuvend. Vetëm kur e pamë në televizion më 25 gusht 2015 se ajo është nënshkruar tashmë në Bruksel nga Mustafa me Vuçiqin. Pra, e kemi një njeri, qytetar republike që quhet Isa Mustafa, e i cili e vuri nënshkrimin për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Në anën tjetër, ne i kemi mbi 205.000 nënshkrime të qytetarëve kundër asaj ‘Zajednice’ dhe kundër atij nënshkrimi të vetëm. Ne nuk mund të lejojmë që një nënshkrim t’i mposht 205.000 nënshkrime. Aksioni ynë ishte politik dhe publik. Kurrfarë procesi demokratik nuk i parapriu nënshkrimit në Bruksel – madje, më 25 gusht të vitit të kaluar Kuvendi ishte në pushim. Kur ne u kthyem në Kuvend, ne ishim të njëtit njerëz, mirëpo nuk ishim të njëjtit deputetë, sepse mandati ynë si deputetë ishte tjetërsuar: ne nuk ishim më deputetë të Republikës, por deputetë të asaj që mbetet nga Republika atëherë kur Republikës i shtohet ‘Zajednica’. Përveç peticionit, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrur pjesë në Prishtinë dhe shumë komuna tjera të Kosovës, në manifestime e protesta të ndryshme. Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë tubim me qytetarë nga qeveria për ‘Zajednicën’. Ama bash asnjë. Qeveria nuk është përpjekur që të arsyetojë ose justifikojë me qytetarët e për qytetarët nënshkrimin e saj.
Ne kemi qenë në Kuvend si persona zyrtar në detyrën tonë zyrtare, në kulmin e zbatimit të nenit 74 të Kushtetutës. Pa na e hequr Kuvendi me shumicë votash imunitetin, policia nuk është dashur të na hetojë e arrestojë, prokuroria të na akuzojë dhe gjykata të na gjykojë. Por, jo vetëm kaq. Deri te kjo ditë e shqyrtimit kryesor, procesi ka kaluar nëpër shkelje të shumta të të drejtave të njeriut të deputetëve dhe aktivistëve opozitarë. Lehtësia me të cilët policia na ndjek dhe arreston e mandej na rrah fizikisht dhe gjykatat na i japin nga 30 ditë paraburgim është e frikshme.
Në rastin tim po i theksoj dy situata. Së pari, kidnapimin nga Policia e Kosovës natën e 12 tetorit 2015 për çfarë kam bërë Kallëzim Penal, mirëpo tash e gati tre muaj askush nga prokuroria nuk më ka kontaktuar. Së dyti, arrestimin nga forcat elitare anti-terror me 28 nëntor 2015, kur u thye selia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë në një operacion që përbëhej nga qindra policë të cilët rrahën e arrestuan 97 aktivistë. Ne kemi bërë 80 kallëzime penale për dhunën policore, ndaj të cilave Policia e Kosovës reagoi menjëherë se ajo i paska 166 policë të lënduar në protestat e muajve të fundit, duke pranuar kështu hakmarrjen ndaj nesh me 28 nëntor. Po ashtu, edhe Amnesty International dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë reaguar me komunikata zyrtare kundër kësaj ndërhyrjeje brutale.
Ne si deputetë nuk e kemi vënë në pikëpyetje ligjin si të tillë dhe as tërësinë e ligjeve në Republikën e Kosovës. Ne as që kemi menduar se cilat ligje po i shkelim me aksionin tonë politik sepse preokupimi ynë emergjent ka qenë Republika dhe Kushtetuta, demokracia dhe sovraniteti, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, që përbëjnë themelin dhe burimin, thelbin dhe kuptimin e ligjeve, të korpusit të ligjeve, të secilit ligj, madje përfshirë këtu edhe vetë ligjet të cilat prokurorja thotë t’i kemi shkelur.
Organi i ndjekjes, Prokuroria, qysh në fillim të aktakuzës së saj tregon dhe vërteton faktin se ne veprimet i kemi ndërmarrë në cilësi të deputetëve. Pra, në cilësi zyrtare nën mandatin përfaqësues. Kjo do të thotë se ne po përndjekemi në cilësinë e deputetit! Si mund të quhet kjo ndryshe përveçse persekutim politik?! Se ky rast është politik e vërtetojnë edhe dëshmitarët e propozuar të prokurorisë, ku që të gjithë i përkasin pozitës, pra pushtetit.
Nuk e di nëse Prokurorja e ka lexuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit 2015. Nëse Prokurorja e mban të njëjtën aktakuzë kundër nesh edhe pas dijenisë për këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë kemi të bëjmë me dashakeqësi të skajshme të prokurores ose me një botëkuptim autoritarist të saj. Për këtë të dytën do të flas më vonë gjatë këtij procesi”, është fjalimi i Kurtit.

Skender Zogaj: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri



Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit



Skender Zogaj është një ndër bashkëpunëtorët e hershëm të kolonel Ahmet Krasniqit. Gjatë kohës se qëndrimit në Shqiperi, Zogaj dhe Krasniqi kanë qenë edhe miq shtëpie. Bota press ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me Skender Zogajn te cilin e ka pyetur fillimisht se si e kujton ai kolonelin sot 16 vjet pas vrasjes?
Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin
S.Zogaj: Kam pasur fati që ta njoh nga afër kolonelin Ahmet Krasniqi,dhe ndjehem tepër krenar që Zotin ma ka dhënë mundësinë të jem njëri nga bashkëpunëtori i tij, kështu që,e konsideroj shpërblim, sepse posedoj kujtimin historik për njeën nga figurat më të mëdha ushtarake të historisë më të re shqiptare. Të gjithë ata që kanë punuar afër tij, janë dëshmitarë të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm,vlerash poliedrike, që nga njeriu i zakonshëm, i urtë dhe i mirë, e deri te piedestali i ushtarakut profesionist, strateg e vizionar atdhetar, model i intelektualit elitar. Oficerët shqiptar i kam dëgjuar duke e krahasuar me Skënderbeun. Pas linçimit nga Ushtria Kroate, vet kroatët e kanë pagëzuar „Xhes Bondi nga Vushtria”, ndërsa unë, konsideroj se ishte gjenerali Mehmet Pashë Dërralla… Tash, 16 vjet pas vrasjes, duke e kujtuar ministrin Ahmet Krasniqi, jam i bindur se, po të mos ishte vra, historia shqiptare do të kishte qenë krejtësisht ndryshe dhe: Kosova do të ishte shtet real me pavarësi të mirëfilltë, me institucione të qeverisjes funksionale, me ushtri në veprim të mbrojtjes së sovranitetit të vendit, pa banda të zhgjyrta kriminale dhe korrupsion, që po e rjepin për së gjalli popullin e shqiptar të Kosovës. Pra, 16 vjet pas atentatit tinzar, kemi rastin të bindemi plotësisht se plumbat që shpuan trupin e Kolonelit Krasniqi, në fakt shpuan trupin e Kosovës duke i krijuar plagë të thella që vazhdojnë të kullojnë…

Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit pra, po del se ishte vrasje jo vetem e një ushtaraku të lart shqiptar por kundër një udheheqësi që kishte mision unifikimin e faktorit ushtarak dhe lirinë e Kosovës.

Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin

S.Zogaj: Keni plotësisht të drejtë, vrasja e Kolonelit Krasniqi më shumë se vrasje e një ushtaraku të lartë, ishte vrasje e një misionari shqiptar, që ishte zotuar të realizonte unifikimin e faktorit ushtarak, në kohën dhe rrethanat kur faktori ushtarak kosovar ishte i shkapërderdhur, me dendenca të forta të degjenerimit të skajshëm nga grupet e ndryshme ilegale, të nxitura nga bashibzukët e çartun marksitë, stainistë, enveristë, të cilët kishin hetuar thasët e parave që po mbledheshin nga mërgata dhe, ia kishin frikën mirëmenaxhimit të parave, që do ta krijonte frontin e vërtetë të luftës çlirimtare. Për këtë ishte betuar ministri Ahmet Krasniqi dhe kishte marrë të gjitha masat për krijimin e ushtrisë institucionale, me kuadrot e mirëfillta profesionale ushtarake, që do të udhëhiqnin luftën çlirimtare. Kjo ishte rruga e Ministrit Krasniqi, që i trishton cubat, prandaj ata vënë maskat e zeza, vrasin Kolonelin dhe marrin udhën e krimit.



Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin

Ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”



 A mendoni se dikujt i konvenoi kjo vrasje? Kush mendoni se ka gisht në këtë vrasje? Kush mund të ketë dhënë urdhër dhe kush ka qenë ai dorëzi që vrau Kolonelin në Tiranë, në mbrëmjen e 21 shtatorit të vitit 1998?

S.Zogaj: Po, Koloneli ka qenë pengesë për të gjithë ata që ia kanë ditur zotësinë, qëllimet dhe gatishmërinë per liri, prandaj jo rastësisht, pikërisht, në çastin kur merr vendim për hyrje në arenën luftarake të Kosovës, shkrepen plumbat, që e kanë vetëm një shpjegim: ishin plumba tradhëtie, që bëheshin nga dora shqiptare me porosi të armiqve të Kosovës. Serbia aso kohe kishte angazhuar rreth 700 spiuj në Shqipëri, që kishin detyrë të gjenin sa më shumë argatë shqiptarë. Dhe doli e suksesshme edhe në Tiranë. Të këtillët ishin të dukshëm, sepse hapur propagonin kundër Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ishin produktet ilegalitetit, matrapazët e rrugëve, vrasësit me pagesë, dhe ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, dhe dilenxhinjve të tjerë rretherrotull tyre, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”. Nuk ka asnjë dilemë se këtu ishin krijuar planet dhe ishin caktuar vrasësit.
Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin
Pse nuk po zbulohet vrasja e Ahmet Krasniqit, A ka faj shteti shqiptar?

S.Zogaj: Është absurde të kërkohet zbardhja e vrasjës së ministrit Krasniqit, nëse kihen parasysh fitimet që rrjetat kriminale patën nga aksionbet e tyre. Pra, vrasësit janë ende shumë të fortë dhe diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit. Tirana zyrtare, jo njeherë,ka deklaruar se, i di vrasësit, mirëpo, disa prej tyre nuk janë zënë prandaj, (kinse) derisa të zihen të gjithë, nuk mund të zbardhej rasti. Klosi e ka thënë këtë dhe nuk ka dyshim se, din gjithacka rrëth vrasjes së ministrit Krasniqi. Mirëpo, nuk ka si e thotë, nëse ai vet është kapobandoja?!

Image result for skender zogaj me ahmet krasniqin

Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror



 A gjykoni se zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit do të prmbyste skenën politike në Shqipëri dhe në Kosovë


S.Zogaj: Jo, zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit nuk besoj se mund të ketë ndikime të forta në ndryshimin e skemave politike, as në Kosovë as në Shqipëri, sepse, koha e ka bërë të veten – ish nomenklatura komuniste e Shqipërisë e konvertuar në PS dhe, ish grupet marksiste-leniniste-enverino-gadafiane,që po „demokratizohen”, kanë bërë mëkate të reja më të rënda që po ngulfasin qytetarinë shqiptare, e cila me strukturat aktuale politike në Kosovë dhe në Shipëri kanë adute të thera më të forta për kërkimin e përmbysjes së tyre. Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror. Sa i përket vrasjes së Ahmet Krasniqit, peshë të madhe faji ka LDK-ja në Kosoës dhe PD-ja, në Shqipëri, të cilat për interesat e tyre të ngushta klanore brendapartiake, kanë lënë anash, bijtë e tyre më të mirë, korifejt e demokreacisë dhe të atdhetarisë, sic janë: kolonel Ahmet Krasniqi e Azem Hajdari, Xhemaj Mustafa, Enver Maloku, që janë vra për idealet demokratike dhe aspiratat kombetare shqiptare. Kërkimi i këmbëngultë për zbardhjen e këtyre vrasjeeve dhe dalja para drejtësisë duhet të jetë detyra kryesore, sidomos e LDK-së, e cila pa këto figura nuk mund të jetë ajo që duhet të jetë.



Per kolonelin nuk ka as 2 metra varr ne Kosove



 A do të kërkoni që të kthehen eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë?

S.Zogaj:A mund të ketë gjë më përbuzëse se Heroit të popullit, sic është kolonel Ahmet Krasniqit, qe 18 vjet të mos i sigurohen dy metra vend për prehjen e eshtrave në atdheun e tij!

Ky është turp e shkuar turpit! Mirëpo, mbase edhe është mirë që, Ahmet Krasniqi vazhdon të qëndroj i „i surgjynosur” sepse, është fakt që Kosova ende nuk është shtet i vërtetë, që mund t’ua garantojë sigurinë njerëzve të gjallë e lere më të mirret me trajtimin e të vdekurve.

Mirëpo, jam thellësisht i bindur se, po afrohet koha që, koloneli Ahmet Krasniqi të kthehet në atdheun e vet, lavdiplotë, e ballëhapur, ashtu sic vijnë bijtë fitimtarët, burrat e mëdhenj dhe heronjtë e vërtetë të kombit.

16 vjet nga zënia rob e 8 ushtarëve serbosllavë në Bare të Shalës së Bajgores

https://www.youtube.com/watch?v=k2PSpDxbyoY​16 vjet nga zënia rob e 8 ushtarëve serb (Video)


Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 99, pjesëtarët e kësaj të fundit kishin zënë rob 8 ushtarë serb.
Ushtarët serb ishin zënë rob në Bare të Shalës së Bajgores. Pas kësaj ushtria serbe kishte dhënë ultimatum që deri në orën 15:00 të asaj dite ushtarët e saj të lirohen pa kurrfarë kushti.
Por, UÇK-ja kishte vendosur që lirimi i ushtarëve serb të kushtëzohej me lirimin e 9 ushtarëve të UÇK-së, që ishin kapur tri javë më parë.
Më vonë Agjencia e Lajmeve AP, publikoi disa video nga arkivat e saj ku aty shihet duke folur edhe njëri prej ushtarëve serb i cili thotë se nuk ishte keqtrajtuar.
“Nuk na kanë sulmuar po na kanë ndalë. Jemi çarmatosur, nuk kishte sulm fizik ndaj nesh”, dëgjohet duke thënë njëri ushtar.
Për më shumë, shikojeni videon.


https://www.youtube.com/watch?v=k2PSpDxbyoY

Kosovo: Serbs demand release of hostages - 1999


Tension në Gjakovë, qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse

 Ka përfunduar vizita e pelegrinëve serb të cilët kanë marr pjesë në kishën ortodokse në Gjakovë, të cilët kanë festuar krishtlindjet e tyre.

Vizita e pelegrinëve serb është kundërshtuar nga shumë qytetar në Gjakovë.

Ndërsa komandanti i policisë në Gjakovë Krsit Gjokaj ka thënë se policia ka vepruar me sukses për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së pelegrinëve serb në Gjakovë.

Ai ka konfirmuar se një person është arrestuar për shkak të prishjes dhe rendit të qetësisë publike ndaj të cilit do të merren masat e duhura ligjore

Pelegrinët serbë arrijnë në Gjakovë, protestuesit gjuajnë me gurë autobusin e tyre

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka arritur një autobus me pelegrinë serbë në kishën ortodokse në Gjakovë.

Këtë vizite nuk e kanë pritur mirë një numër i qytetarëve gjakovarë që janë mbledhur për të protestuar kundër vizitës së pelegrinëve.

Derisa autobusi hyri në oborrin e kishës, protestuesit që janë zhvendosur nga policia në distancë hodhën gur dhe gjësende të forta drejtë policisë.

Por pelegrinët serbë kanë hyrë brenda për t'i zhvilluar ritet e tyre fetare ndërsa protestuesit janë duke pritur jashtë kishës.

Në oborr dhe jashtë kishës gjendet një numër i policëve që po kujdesën për situatën deri në përfundimin e riteve fetare të pelegrinëve serbë.

Qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse, pelegrinët ende nuk kanë arritur

Rreth 30 protestues janë duke pritur para Kishës Ortodokse në Gjakovë, të cilët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serb në këtë qytet.

Tashmë protestuesit kanë nisur të shpërndahen për shkak të shiut të madh që është duke rënë.
Ndërsa, askush prej atyre që paralajmëruan ardhjen nuk ka mbërri.

Protestuesit janë të qetë ndërsa policia është duke qëndruar para tyre dhe para dyerve të Kishës.








Tension në Gjakovë, qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse

Njoftohet se tashmë policia ka liruar hyrjen e kishës ortodoksë, ndërsa policë të tjerë po qëndrojnë afër saj për të monitoruar gjendjen.

E shumë qytetarë janë duke kundërshtuar shkuarjen e pelegrinëve serb në Gjakovë për krishtlindjet e tyre.

* * * *
Dhjetra persona e kanë bllokuar hyrjen e kishës ortodokse në qendër të Gjakovës, derisa policia është duke vendosur barrikada të hekurta për të lejuar hyrjen e pelegrinëve serb në këtë kishë për shkak të krishtlindjeve të tyre.
Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99 –ës.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Sebrenica.
"Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar", tha ajo.
Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të njësisë speciale.
Raportohet se pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.


Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t'i largojë protestuesit nga hyrja e kishës duke i zhvendosur në një distancë më të largët.



Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë



Mimoza Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e drejta e protestës është e drejtë e garantuar njëjtë sikur e drejta për liri të lëvizjes së lirë.

Me poshtë është postimi i plote i Kusari-Lilës:



“Gjakova shumë pagoi për krejt proceset në Kosovë por duhet edhe ne gradualisht te i kthehemi normalitetit. Është esenciale që të vazhdohet me kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve si dhe vënien para drejtësisë te atyre qe shkaktuan këto krime. Te gjitha duhet të bëhen në rrugë institucionale dhe me angazhim të të gjitha strukturave në vend”.

“Ashtu sikur ritet dhe vizitat fetare duhet te mbesin dhe te respektohen si vizita fetare, pa ngjyrime politike dhe pa incidente të lidhura me këto vizita”.

“Gjakova duhet të vazhdojë të ndërtoj të ardhmen në paqe dhe stabilitet, gjithmonë kokëlarte për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen”.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në Facebook.
Ky shkrim ka ardhur pak kohë para se pelegrinët serb ta vizitojnë Gjakovën.

VV: Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vizitës së pelegrinëve ortodoks serb në Gjakovë dhe e kanë quajtur protestën.
Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta.
‘Ardhja e pjesëmarrësve në krime të luftës apo në dhunën policore të viteve 90, nën petkun e pelegrinëve, është një provokim. Kudo në Kosovë ky provokim përjetohet shumë rëndë, e edhe më rëndë përjetohet në Gjakovë, qytet i cili u dogj nga ushtarët e paramilitarët serbë.
Mosgjykimi i kriminelëve të luftës nuk i bën ata të pafajshëm. Kthimi i tyre, qoftë edhe si pelegrinë, në vendet ku ende prindërve nuk iu janë tharë lotët për fëmijët e tyre vetëm sa e rëndon situatën.
Protestat e sotme në Gjakovë janë të drejta, sepse pjesëmarrësit kërkojnë thjesht drejtësi. E veprimet policore për të imponuar këtë vizitë të padëshiruar të ish-kriminelëve tash pelegrinë, janë veprime në mbrojtje të padrejtësisë.
Qeveria e Kosovës ka për detyrë të mbrojë interesat e mirëqenien e qytetarëve të vet. Qeveria e Kosovës e cila pushtetin e saj e ka falë luftës çlirimtare të UÇK-së, duhet nisë procesin e hetimit për krimet e kriminelët e luftës, dhe të nxjerrë fletë-arrest për ta. Në të njëjtën kohë, Serbia mban vazhdimisht në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare, dhe vendos barrikada brenda territorit të Kosovës.
Provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta. Por, protestat tona janë të pashmangshme për sa kohë nuk vendoset drejtësi.
I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve ndërmjetës, të mos bëhen përjetësues të një padrejtësie. Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë’, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes

Burri i Albulena Haxhut: Mimozë a i ke hypur skijave?
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i deputetes nga e njëjta parti, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas shkrimit të kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kuari Lila për vizitën e pelegrinëve ortodoks serb.

‘Kryetarja e Gjakovës duhet ta ndaj mendjen. A është për gjykim dhe drejtësi ndaj krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve apo i ka hypur skijave të zajednicës? Mimozë, kuptoje njeherë e mirë para se nesër ta kesh masën e qytetareve para zyrës tënde që kriminelët nuk mund të vijnë në Gjakovë të përzier me ca qytetarë serb,që ti nuk mundesh ti amnistosh ata kaq turpshëm dhe nënshtrueshëm, që institucioni i protestës dhe fuqia e popullit janë mbi kolltuqet dhe pozitat institucionale qe i mbani. Drejtësi për krimet e serbisë në Gjakovë...Kosovë. Jo më politikanëve pakurrizorë’, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...