Ka përfunduar vizita e pelegrinëve serb të cilët kanë marr pjesë në kishën ortodokse në Gjakovë, të cilët kanë festuar krishtlindjet e tyre.
Vizita e pelegrinëve serb është kundërshtuar nga shumë qytetar në Gjakovë.
Ndërsa komandanti i policisë në Gjakovë Krsit Gjokaj ka thënë se policia ka vepruar me sukses për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së pelegrinëve serb në Gjakovë.
Ai ka konfirmuar se një person është arrestuar për shkak të prishjes dhe rendit të qetësisë publike ndaj të cilit do të merren masat e duhura ligjore
Pelegrinët serbë arrijnë në Gjakovë, protestuesit gjuajnë me gurë autobusin e tyre
Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka arritur një autobus me pelegrinë serbë në kishën ortodokse në Gjakovë.
Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka arritur një autobus me pelegrinë serbë në kishën ortodokse në Gjakovë.
Këtë vizite nuk e kanë pritur mirë një numër i qytetarëve gjakovarë që janë mbledhur për të protestuar kundër vizitës së pelegrinëve.
Derisa autobusi hyri në oborrin e kishës, protestuesit që janë zhvendosur nga policia në distancë hodhën gur dhe gjësende të forta drejtë policisë.
Por pelegrinët serbë kanë hyrë brenda për t'i zhvilluar ritet e tyre fetare ndërsa protestuesit janë duke pritur jashtë kishës.
Në oborr dhe jashtë kishës gjendet një numër i policëve që po kujdesën për situatën deri në përfundimin e riteve fetare të pelegrinëve serbë.
Qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse, pelegrinët ende nuk kanë arritur
Rreth 30 protestues janë duke pritur para Kishës Ortodokse në Gjakovë, të cilët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serb në këtë qytet.
Tashmë protestuesit kanë nisur të shpërndahen për shkak të shiut të madh që është duke rënë.
Ndërsa, askush prej atyre që paralajmëruan ardhjen nuk ka mbërri.
Protestuesit janë të qetë ndërsa policia është duke qëndruar para tyre dhe para dyerve të Kishës.
Tension në Gjakovë, qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse
Njoftohet se tashmë policia ka liruar hyrjen e kishës ortodoksë, ndërsa policë të tjerë po qëndrojnë afër saj për të monitoruar gjendjen.
E shumë qytetarë janë duke kundërshtuar shkuarjen e pelegrinëve serb në Gjakovë për krishtlindjet e tyre.
* * * *
Dhjetra persona e kanë bllokuar hyrjen e kishës ortodokse në qendër të Gjakovës, derisa policia është duke vendosur barrikada të hekurta për të lejuar hyrjen e pelegrinëve serb në këtë kishë për shkak të krishtlindjeve të tyre.
Dhjetra persona e kanë bllokuar hyrjen e kishës ortodokse në qendër të Gjakovës, derisa policia është duke vendosur barrikada të hekurta për të lejuar hyrjen e pelegrinëve serb në këtë kishë për shkak të krishtlindjeve të tyre.
Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99 –ës.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Sebrenica.
"Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar", tha ajo.
Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të njësisë speciale.
Raportohet se pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.
Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t'i largojë protestuesit nga hyrja e kishës duke i zhvendosur në një distancë më të largët.
Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë
Mimoza Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e drejta e protestës është e drejtë e garantuar njëjtë sikur e drejta për liri të lëvizjes së lirë.
Me poshtë është postimi i plote i Kusari-Lilës:
“Gjakova shumë pagoi për krejt proceset në Kosovë por duhet edhe ne gradualisht te i kthehemi normalitetit. Është esenciale që të vazhdohet me kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve si dhe vënien para drejtësisë te atyre qe shkaktuan këto krime. Te gjitha duhet të bëhen në rrugë institucionale dhe me angazhim të të gjitha strukturave në vend”.
“Ashtu sikur ritet dhe vizitat fetare duhet te mbesin dhe te respektohen si vizita fetare, pa ngjyrime politike dhe pa incidente të lidhura me këto vizita”.
“Gjakova duhet të vazhdojë të ndërtoj të ardhmen në paqe dhe stabilitet, gjithmonë kokëlarte për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen”.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në Facebook.
Ky shkrim ka ardhur pak kohë para se pelegrinët serb ta vizitojnë Gjakovën.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vizitës së pelegrinëve ortodoks serb në Gjakovë dhe e kanë quajtur protestën.
Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta.
‘Ardhja e pjesëmarrësve në krime të luftës apo në dhunën policore të viteve 90, nën petkun e pelegrinëve, është një provokim. Kudo në Kosovë ky provokim përjetohet shumë rëndë, e edhe më rëndë përjetohet në Gjakovë, qytet i cili u dogj nga ushtarët e paramilitarët serbë.
Mosgjykimi i kriminelëve të luftës nuk i bën ata të pafajshëm. Kthimi i tyre, qoftë edhe si pelegrinë, në vendet ku ende prindërve nuk iu janë tharë lotët për fëmijët e tyre vetëm sa e rëndon situatën.
Protestat e sotme në Gjakovë janë të drejta, sepse pjesëmarrësit kërkojnë thjesht drejtësi. E veprimet policore për të imponuar këtë vizitë të padëshiruar të ish-kriminelëve tash pelegrinë, janë veprime në mbrojtje të padrejtësisë.
Qeveria e Kosovës ka për detyrë të mbrojë interesat e mirëqenien e qytetarëve të vet. Qeveria e Kosovës e cila pushtetin e saj e ka falë luftës çlirimtare të UÇK-së, duhet nisë procesin e hetimit për krimet e kriminelët e luftës, dhe të nxjerrë fletë-arrest për ta. Në të njëjtën kohë, Serbia mban vazhdimisht në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare, dhe vendos barrikada brenda territorit të Kosovës.
Provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta. Por, protestat tona janë të pashmangshme për sa kohë nuk vendoset drejtësi.
I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve ndërmjetës, të mos bëhen përjetësues të një padrejtësie. Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë’, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i deputetes nga e njëjta parti, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas shkrimit të kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kuari Lila për vizitën e pelegrinëve ortodoks serb.
‘Kryetarja e Gjakovës duhet ta ndaj mendjen. A është për gjykim dhe drejtësi ndaj krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve apo i ka hypur skijave të zajednicës? Mimozë, kuptoje njeherë e mirë para se nesër ta kesh masën e qytetareve para zyrës tënde që kriminelët nuk mund të vijnë në Gjakovë të përzier me ca qytetarë serb,që ti nuk mundesh ti amnistosh ata kaq turpshëm dhe nënshtrueshëm, që institucioni i protestës dhe fuqia e popullit janë mbi kolltuqet dhe pozitat institucionale qe i mbani. Drejtësi për krimet e serbisë në Gjakovë...Kosovë. Jo më politikanëve pakurrizorë’, ka shkruar Krasniqi në Facebook