2016-01-04

Agim Doçi: Lubonja duhej dënuar në vitin 1968 kur vodhi zarfin me pyetjet e maturës

Poeti Agim Doçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e publicistit Fatos Lubonja, ndaj këngëtares Vaçe Zela.

agim doci

“Ai me vrerin e tij, flet dhe shet dëngla “evropiane” për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem, që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet heqje lirie”, shprehet Doçi për GSH.

Poeti, mik i ngushtë i Vaçe Zelës, thotë se “Lubonja ka në formimin e tij antishqiptarizmin. Ai shan e nuk pushon së denigruari dhe “demitizuari” figurat më kryesore të kombit tonë (që i kemi me pakicë e duhet t’i mbrojmë), deri dhe heroin kombëtar Gjergj Kastriotin. Jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij, Fadil Paçrami”.

Ndërkohë, ai akuzon se “Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i “drejtësisë popullore” (një kriminel), bënë revistën “Përpjekja”. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të”.

Doçi flet për Lubonjën në rini dhe shprehet se është bërë gabim që Lubonjën e arrestuan më 1974, pasi sipas tij ai duhej të arrestohej më 1968 kur vodhi zarfin me tezën e maturës.

“Në vitin 1968, djali i Todi Lubonjës, anëtar i Komitetit Qendror, shkoi në Ministrinë e Arsimit dhe vodhi zarfin e maturës, që ishte sekret shtetëror. Zarfi me pesë vula, kishte brenda pyetjet që do të binin në provimin e së nesërmes. Ai e vodhi që të shkëlqente! Ai ishte vallë ky gabim i papjekurisë së moshës, apo egoizëm i tejskajshëm?”, shprehet Doçi.

Sipas poetit, “agresiviteti i tij vjen si pasojë e kompleksit të inferioritetit që ai ka brenda vetes. Mllefin e tij ndaj Vaçes, ai e shpreh, sepse është xheloz ndaj vlerave të çdo personaliteti që është thesar dhe krenari me vlera kombëtare”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...