Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/06

NDIHMAT SOLIDARE PËR MINATORËT



Përkundër dëshirës së madhe që t’i publikojmë emrat e të gjithë atyre që, në momentin kritik, ofruan dhe dhanë ndihma humanitare me të mira materiale e para, këtë nuk mund ta bëjmë tani, për arsye se policia konfiskoi paratë, ndihmat materiale dhe tërë dokumentacionin e Komisionit të caktuar për këto ndihma. Por dihet se edhe me këtë rast erdhi në shprehje bujaria, krenaria dhe gatishmëria e popullit shqiptar për ta ndarë edhe kafshatën e bukës në shenjë të ndihmës dhe të solidaritetit me minatorët dhe me familjarët e familjeve të tyre.
Megjithatë, po përmendim disa ndihma që kishin plot simbolikë: Musa Berani nga Mitrovica slli para portës së Minierës në Stari-Tërg të vetmën lopë që kishte dhe ua ofroi minatorëve për ushqim. Një burrë e grua bukur në moshë nga komuna e Suharekës sollën atëherë dy "dukatë të balli" e dy qepë për minatorët dhe thanë: "Këto patëm dhe këto ua sollëm. Ju lutemi të mos na refuzoni, se këto i kemi bërë nijet për trimat e nëntokës...".
Ndihma të llojllojshme pati shumë.
Gjatë grevës, shumë familje, në veçanti ato të Shalës, përgatitnin dhe sillnin ushqim të gatshëm në minierë. Meqenëse gjatë atyre ditëve minatorëve duhet t’u ndaheshin rrogat, e shumë prej tyre këtë e kishin të vetmin burim material për ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, organizatat punuese të Stari-Tërgut dhe donatorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Bujanovci, Presheva e Ternovci siguruan ndihma solidare për minatorët grevistë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...