2016-01-06
“TË MOS MBETET ZËRI YNË - ZË I HUMBUR NË SHKRETËTIRË”
Mursel Haziri
Atëherë minatori Mursel Haziri iu drejtua dr. Stipe Shuvarit me këto fjalë:
Shoku kryetar, siç e dini, në flamurin e Lidhjes së Komunistëve shkruan: " Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni !", e jo: ndahuni në bazë të përkatësisë kombëtare. Nëse Lidhja e Komunistëve është avangardë e klasës punëtore, ajo duhet të dëgjoj klasën e vet, e jo t`ia kthej shpinën. Ne e kemi thirrur avangardën tonë që të na ndihmojë, por zëri ynë ka mbetur " zë i humbur në shkretëtirë ", madje që nga nëntori i vitit të kaluar. Pse, nuk e di.
Rënia e një njeriu të vogël, shoku kryetar, është rënie e një njeriu të vogël, kurse rënia juaj do të ishte rënie e tërë vendit. Është fakt se ka ndarje në baza nacionale. Mirëpo, fara e kësaj ndarjeje është mbjellë nga vetë Komiteti Qendror, nga anëtarët e tij. Pak më parë më thatë se dorëheqjet janë punë e vullnetit të individit, kurse shkarkimet jo. E unë, edhe po të isha sekretar i përgjithshëm i Organizatë së kombeve të Bashkuara, pra, vetë Peres de Kuelari, në rrethana të këtilla do të jepja dorëheqje – pa e vrarë mendjen shumë. Thatë, shoku kryetar, se shkarkimet nga tubimet janë akte antikushtetuese. E me sa di unë nga gazetat, deri tash në Jugosllavi janë shkarkuar rreth shtatë mijë funksionarë, janë hequr edhe ata që ishin dorë e djathtë e shokut Tito, si Zharkoviq, orlandiq e të mos përmend shumë emra të tjerë.
Për mua, ky është akt burokratik. E ju e dini çfarë dëmi vjen nga burokratizmi.
Shoku kryetar, juve dhe mbarë Jugosllavinë, ndërgjegjen tuaj dhe të të tjerëve, ju pyes çfarë do të bënit sikur këtu ta kishit babanë tuaj? Le të shohë atdheu ynë si silleni me ne!
Por, ju lutem të mos e turpëroni titullin që mbani. Shikoni masën këtu, gjysma e të cilëve po qan. Ndonjë nënë mund të mbesë pa djalë, ndonjë fëmijë pa prind, ndonjë grua pa bashkëshort ose pa vëlla. Si thoni ju, më të rëndësishëm janë kolltukët e tre vetave, apo fati i këtyre njerëzve? Ali Shukriu, këtu në Shalë, gjatë luftës, ka ngrënë nuke, është mjekuar kur është plagosur. Por, të gjitha këto i ka harruar dhe ia ka kthyer shpinën Shalës. A s`është edhe ky një fakt!
Këtu ka të sëmurë të ndryshëm. Disa tani vuajnë nga paranoja, nga skizofrenia e sëmundjet e tjera. Edhe ky është një moment që do të duhej ta shqetësonte dike.
Ju falem nderit që keni ardhur në mesin tone, -tha në fund Mursel Haziri –edhe pse ndonjëherë marrim prej jush kamxhik të pamerituar.
Pasi shprehu dyshimin në identitetin e Mursel Hazirit se është me të vërtetë minator-për shkak të informimit të gjithanshëm të tij dhe precizitetit të fjals së tij, dr. Shuvar tha se pajtohej me shumë gjëra që kishin paraqitur minatorët dhe premtoi se kërkesat e tyre do të shqyrtohen sa më pare, duke i lutur që të dalin nga zgafella " sepse 99% të populates së Jugosllavisë e dëshirojnë këtë gjë ".
Ju e përmendët këtu Orlandiqin, dorëheqja e të cilit u kërkua në një miting dhe ai veproi ashtu – tha pastaj dr. Shuvari – Edhe Orlandiqin edhe Zharkoviqin e kam falënderuar për këtë gjest të tyre, si bashkëpunëtorë të Titos. Kaq kam mundur unë…
Nga kjo duhet të rezultonte se dr. Shuvar do t`i falënderonte edhe Rrahman Morinën, Ali Shukriun e Husamedin Azemin, po të jepnin vetë dorëheqje…E pastaj e mori fjalën Isuf Tahiri…
MINATORËT E “TREPÇËS” NË MESIN E STUDENTËVE NË PRISHTINË
Studentët e Universitetit të Prishtinës ishin ndër të parët që u solidarizuan me kërkesat e minatorëve të "Trepçës" të Stari-Tërgut. Ata u mblodhën në Palestrën e Sporteve në Prishtinë dhe ata mbetën deri në fund të grevës.
Në Palsetrën e Sporteve ishin tubuar mbi 4000 studentë, të cilëve iu bashkoheshin edhe shkrimtarë, gazetarë dhe intelektualë të tjerë, dhe tetë ditë e tetë net e ngritën zërin e tyre të përkrahjes dhe të kërkesës që të realizohen kërkesat e minatorëve që ishin, siç theksonin ata njëzëri, edhe kërkesa të tyre dhe kërkesa gjithëpopullore e gjithëkombëtare.
Ndonëse në kushte të vështira dhe gjithnjë të përcjellë nga organet e sigurimit e të policisë, përfaqësuesit e minatorëve të "Trepçës" disa herë gjetën rastin dhe i vizituan studentët në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.
(Edhe një shmangie: Në Palestrën Sportive në Prishtinë, ku ishin tubuar studentët e Kosovës, arriti lajmi se një minatori grevist i kishte lindur djalë, dhe gazetarit të Televizionit të Prishtinës, Jusuf Ferizit, i cili raportonte për grevat e minatorëve, gjithashtu i kishte lindur djalë, madje pas tetë vajzave. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Pasi ata lindën në vrullin e grevave të minatorëve, të dy të porsalindurit morën emrat Minator. Ndërkaq, minatorët e Stari-Tërgut, porsa morën këtë lajm të gëzueshëm, premtuan se do të bëhen kumbarë të tyre).
NDIHMAT SOLIDARE PËR MINATORËT
Përkundër dëshirës së madhe që t’i publikojmë emrat e të gjithë atyre që, në momentin kritik, ofruan dhe dhanë ndihma humanitare me të mira materiale e para, këtë nuk mund ta bëjmë tani, për arsye se policia konfiskoi paratë, ndihmat materiale dhe tërë dokumentacionin e Komisionit të caktuar për këto ndihma. Por dihet se edhe me këtë rast erdhi në shprehje bujaria, krenaria dhe gatishmëria e popullit shqiptar për ta ndarë edhe kafshatën e bukës në shenjë të ndihmës dhe të solidaritetit me minatorët dhe me familjarët e familjeve të tyre.
Megjithatë, po përmendim disa ndihma që kishin plot simbolikë: Musa Berani nga Mitrovica slli para portës së Minierës në Stari-Tërg të vetmën lopë që kishte dhe ua ofroi minatorëve për ushqim. Një burrë e grua bukur në moshë nga komuna e Suharekës sollën atëherë dy "dukatë të balli" e dy qepë për minatorët dhe thanë: "Këto patëm dhe këto ua sollëm. Ju lutemi të mos na refuzoni, se këto i kemi bërë nijet për trimat e nëntokës...".
Ndihma të llojllojshme pati shumë.
Gjatë grevës, shumë familje, në veçanti ato të Shalës, përgatitnin dhe sillnin ushqim të gatshëm në minierë. Meqenëse gjatë atyre ditëve minatorëve duhet t’u ndaheshin rrogat, e shumë prej tyre këtë e kishin të vetmin burim material për ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, organizatat punuese të Stari-Tërgut dhe donatorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Bujanovci, Presheva e Ternovci siguruan ndihma solidare për minatorët grevistë.
VAJI I BURRIT ËSHTË KËNGA
Ndërkaq, gjendja në minierë bëhej gjithnjë e më e rëndë. Në horizontet e saja ishin mbyllur mëse 1.300 minatorë. Sasitë e ajrit të freskët për frymëmarrje, objektivisht, ishin të kufizuara. Kushte higjienike, praktikisht nuk kishte. Dysheme e shtart ishte shkëmbi, ndërsa mbulojë- pluhuri dhe murgu i minierës. Nuk kishte dritë e as ujë të mjaftueshëm, kurse lagështia e ajrit ishte mbi normat e lejueshme dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e minatorëve. Këtë situatë e bënte edhe më të vështirë gjendja shëndetësore edhe kështu e rëndë e shumë minatorëve. Në gjdo moment mund të shpërthente ndonjë epidemi.
Megjithatë, edhe në këto kushte të rënda, minatorët grevist kishin fuqi që, kohë pas kohe, të bënin shaka, të tregoniin ndonjë barcoletë, të këndonin, e në një rast, në horizontin e nëntë, edhe u kapën në valle.
Jo rrallë bënin shaka nëë llogari të atyre që vinin për ti bindur që të dilnin nga zgafella. Në këto shaka printe Milazim Sumiqi i ashtuquajturi "Gjyl". Edhe në këto qaste të rënda ndihej ai vitaliteti dhe qëndrueshmëria e popullit shqipëtarë, kur kënga e zëvendëson vajin, sepse "vaji i burrit është kënga!"
Ishte dita e tretë e grevës kur drejtorin teknik të Minierës së Stari-Tërgut , inxhinier Ibush Jonuzin , e kishin informuar se një grup i minatorëve në horizontin e pestë ishin revoltuar se qysh nga fillimi i grevës nuk i kishte vizituar askush nga udhëheqësit e tyre. Pas kësaj informate drejtori i Minierës, Burhan Kavaja dhe drejtori teknik Ibush Jonuzi, nga mesi i natës së tretë të grevës, shkuan në mesin e minatorëve. Bashkë me ta hëngrën ushqim të thate dhe u informuan për gjendjen shëndetësore të minatorëve . me atë rast, minatorët u informuan për jehonën që kishte bërë greva e tyre në vend dhe në botë, për telegramet e arritura në shenjë përkrahje për kërkesat e minatorëve nga të gjitha viset e Kosovës.
Burhani i cili udhëhiqte edhe qetën e shpëtimit, i njoftoi minatorët se që nga 20 shkurti, kur kishte filluar greva, qeta ishte në gjendje gatishmërie, kurse specialistët kontrollonin ajrin e minierës që e thithnin minatorët gjatë grevës. Nga analizat e bëra, ishte vërejtur se koncentrimi i gazrave helmues e dëmtues e kalonte kufirin e lejueshëm. Prandaj rreziku ishte permanent andaj inxhinierët kërkonin nga minatorët që ta rrallonin pirjen e duhanit dhe mundësisht ta ndalonin fare. ( Në disa raste, në intervenimin e shpejtë së qetës së shpëtimimit, është eliminuar kë burim i rrezikshëm për jetën e minatorëve).
Ne, si udhëheqës së Kombinatit dhe Minierës, të ballafaquar me gjendjen e rrezikshme, e cila mund të përfundonte me tragjedi të tmerrshme, vendosëm të bisedojmë sërish me minatorët për situatën e re.
Zbritëm në horizontin e tretë. I bëmë me dije minatorët se ne të dy kemi përgjegjësi për jetën dhe shëndetin e tyre.
-Ne jemi drejtorë tuaj,- thamë. –Por jo vetëm drejtorë. Në një farë mënyre, kemi edhe rolin e prindërve. Në qoftë se edhe për një çështje humanitare nuk na dëgjoni, deshëm apo nuk deshëm, duhet të tërhiqemi nga pozitat tona dhe t’ua lëshojme vendin të tjerëve, të cilët ndoshta do të kishin më shumë sukses...]
Prej thellësisë së zgafelles u dëgjua zëri pikëllues i Hasan Keqes:
-pa dëgjoni ju, Aziz, Burhan, Ibush, Mensur e ju të tjerët që keni ardhur të bisedoni me ne: nëse na e ktheni shpinën e na lini të vetmuar, atëherë ne të gjithë do të hidhemi një nga një në pus dhe do të vdesim kolektivisht e nuk do të mund të na nxirrni- veçse copat e trupit tonë...
Hasanin e përkrahën të gjithë.]
Me të dëgjuar këto fjalë tmerruese nga njëri ndër luanët e nëntokës, u bindëm se nuk do të kishte dialog për lëshimin e zgafelles- pa u plotësuar kërkesat e minatorëve, të cilat, në një mënyrë, ishin edhe kërkesa gjithëkombëtare.
“NË EMËR TË REVOLUCIONIT TË SHPËTOHEN MINATORËT”
Kryesitë e Konferencës së Lidhjes së Sindikatave, të Lidhjes së Komunistëve e të Lidhjes së Rinisë dhe strukturat punëdrejtuese të minierës "Trepça", në mbledhjen e mbajtur më 25 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, morën vendim t’i bëjnë thirrje klasës punëtore, rinisë dhe mbarë opinionit jugosllav që, në këtë moment kritik për jetën e minatorëve, të cilët hynë në të gjashtën ditë të qëndrimit në nëntokën e minierës, të kontribuojnë që të gjenden zgjidhje që të shpëtojë shëndeti dhe jeta e 1.300 minatorëve.
"Në emër të revolucionit, për të cilin derdhëm gjak së bashku për Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse të kombeve e të kombësive të barabarta – thuhet në këtë apel – në emër të arsyes dhe të njerëzimit, të gjithë së bashku të mos lejojmë një tragjedi që nuk do të na e falë kurrë historia."
Strukturat shoqërore e politike dhe Punëdrejtuesit e kombinatit "Trepça"
SI U HAKMOR NJË INSPEKTOR SHQIPFOLËS I SIGURIMIT SHTETËROR SERB
(Një shmangie: Shumë kohë para marsheve e tubimeve protestuese dhe grevave të minatorëve të "Trepçës", kur inxhinier Burhan Kavaja sapo kishte marrë detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së minierës me flotacion "Trepça" në Stari-Tërg, në zyrën e tij hyri pa paralajmërim inspektori operativist i Sigurimit Shtetëror nga Sekretariati i punëve të brendshme të Mitrovicës, Hajdin Tahiri. Në zyrë ishte edhe drejtori teknik i Minierës, inxhi. Ibush Jonuzi. Inspektori u ul bakllëpërballë me të dy inxhinierët. Ibushi u çua dhe deshi të dilte – që t’i linte vetëm drejtorin dhe inspektorin. Por ky "urdhëroi" që të mbetej në zyrë edhe Ibushi dhe menjëherë iu drejtua Burhanit:
-Shoku drejtor, ju tani keni ardhur i ri, por janë disa rregulla. Tani e tutje unë do të jem këtu për konsultime sa i përket sigurimit shtetëror. Nuk është e preferueshme që pa konsultime të pranosh punëtorët në punë, t’i transferosh nga një vend në tjetrin apo t’i largosh nga puna.
Pasi Burhani i dëgjoi këto "sugjerime" në formë kërcënimesh, ia bëri me dije inspektorit se nuk ishte i dëshirueshëm në asnjë objekt të minierës me flotacion.
Tani e tutje anuloni këto vizita. Na lini të punojmë! – dhe ia hapi derën e zyrës. Inspektori atë ditë nuk kishte se nga t’ia mbante dhe e uli kokën e doli jashtë. Por, disa ditë më vonë, kur drejtori i Minierës, inxhi. Burhan Kavaja, tanimë ishte në burguin e Mitrovicës, inspektori Hajdin Tahiri u paqit përsëri para Burhanit, tani në cilësinë e dëshmitarit akuzues pra organeve hetuese.
Rrjetën e Sigurimit Shtetëror në minierën me flotacion "Trepça" në Stari-Tërg e ka shkatërruar Burhan Kavaja –tha ai. –Përndryshe, kurrë nuk do të shpërthente greva në këtë minierë.
Kështu u hakmor Hajdin Tahiri. E si treguan dëshmitarët gjatë gjykimit të minatorëve në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë në fillim të vitit 1990, ai u ishte "hakmarrë" me reprezalje çnjerëzore edhe disa minatorëve e punëtorëve të "Trepçës".
Minatoret e horizontit 10
Christopher Hill, dekan i Fakultetit Ndërkombëtar në Universitetin e Denverit, ndërmjetësues i dikurshëm amerikan në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka komentuar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën aktuale në Ballkan sot pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjet që pasuan, çështjet e pazgjidhura që ende ekzistojnë në Bosnjë, Kosovë , Maqedoni...
Hill, siç transmeton qik-u, mendon se në masë të madhe tërë rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij.
Ai ka shtuar se “do të donte të shihte se një vëmendje më e madhe po i kushtohet kësaj situate nga ana e SHBA-ve.Hill ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe situatën, e cila, sipas tij, nuk është konstruktive nga ana e BE-së ndaj saj.“Kur e shikoni Kosovën, atë edhe sot nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, gjë që nuk është konstruktive”.
Andaj, Hill mendon se duhet të ekzistojë mirëkuptim.“Duhet të nxjerrim energjinë e ripërtërishme nga shënimi i i këtij
Eksperti i çështjeve të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, duke folur për radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se greva e minatorëve nuk është mjet i cili ndihmon në zgjidhjen e problemit të Trepçës.
“Sinqerisht mendoj se minatorët nuk duhet të mbeten në grevë. Por, megjithatë, të përdoret ndonjë mekanizëm tjetër i presionit, meqenëse çështja duhet të zgjidhet në parlament dhe në qeveri dhe jo në horizontin e nëntë”, thotë Rexhepi.
Rexhepi vlerëson se në seancën e të hënës në Kuvendin e Kosovës është parë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë prej synimit parësor që Trepçën ta shndërrojë në ndërmarrje publike.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është dorëzuar përballë presionit nga Serbia, si dhe faktorëve tjerë.
Rexhepi theksoi se realisht, Trepçën e ka lënë në pozicionin e njëjtë që ka pasur më parë, që do të thotë, nën përgjegjësinë e Agjencisë Kosovarë të Privatizimit.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të martën se çështja e kombinatit “Trepça” nuk do të diskutohet me ndonjë vend tjetër.
Ai ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë legjislacion i veçantë i cili e ka shpëtuar nga falimentimi Trepçën.
“Kemi fituar edhe në kohë që bashkërisht me ekspert edhe ndërkombëtar ta nxjerrim legjislacionin adekuat që do ta stabilizoj atë kombinat dhe në të njëjtën kohë do të jetë profitabil edhe për Kosovën. Por, nuk do të jetë çështje që do të diskutohet edhe me ndonjë vend tjetër, sepse ajo tek e fundit është pasuri e Kosovës”, ka theksuar Thaçi.
Por, Rexhepi vlerëson se e vetmja gjë që ka arritur Qeveria e Kosovës, është shtyrja e afatit ose fitimi i kohës prej 1 vjet e gjysmë, gjatë së cilës periudhë, sipas tij, qeveria e ka shansin që të hartojë një ligj, një strategji, një koncept dhe të shtyjë përpara ligjet, të cilat Trepçën e bëjnë përgjegjësi të qeverisë, përkatësisht, e kthejnë atë në aset publik.
Megjithatë, sipas Rexhepit, Trepça deri më tash ka humbur shumë.
“Nuk është çështja e vetëm 1 vjet e gjysmë, në të ardhmen që do të jenë, por Trepça ka humbur qe 15 vjet. Kjo humbje reflekton në nivelin e përgjithshëm të zhvillimit të Kosovës”, thotë ai.
Ndryshe, Rexhepi ka theksuar se në qoftë se Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës nuk do të arrijë që ta bëjë Trepçën pronë të qeverisë, ky do të jetë dështimi më i madh i kësaj qeverie.
Minatorët edhe më herët ishin rraskapitur ngase punonin në kushte të rënda dhe të ballafaquar me situatën e rëndë politike në Kosovë. Greva i gjeti edhe në gjendje të vështirë shëndetësore dhe psikike. Por kjo nuk ndikoi aspak në bindjet e tyre që të bëjnë grevë dhe të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave dhe të synimeve të tyre.
Por, që në fillim të grevës pati raste të paraqitjes së rraskapitjeve fizike, të çrregullimeve shëndetësore e madje edhe të sëmurjeve serioze. Kjo situatë kërkonte që të merreshin masa urgjente për sigurinë e mbrojtjes shëndetësore të minatorëve. Në fillim të grevës u formuan ekipe mjekësore dhe u dërguan në horizontet e minierës për të ofruar ndihmë.
Ndër të parët që ofruan ndihmë mjekësore në minierë ishin: dr. Nexhmi Zeqiri, dr. Agron Balaj, dr. Mehmet Shala, dr. Sadik Shaqiri, dr. Nebih Musliu, dr. Bajram Rexhepi, dr. Bajram Preteni, dr. Nexhat Miftari, dr, Adem Ademi, dr. Faik Bllata, dr. Sinan Prekazi, dr. Ferid Bula, dr. Driton Gërdovci, dr. Agim Peci, dr. Muiharrem Mripa, dr. Bajram Koci, dr. Adem Haziri, dr. Zenel Kabashi, dr. Faik Hima, dr. Jusuf Telaku, dr. Faton Morina, dr. Qenan Tunuzliu, dr. Emine Preteni-Rexhepi, dr. Dallëndyshe Kumnova, dr. Orhan Kubati, dr. Eva Sadiku, si dhe Janko Oboçki, ministër i Shëndetësisë i Jugosllavisë së atëhershme. Pati edhe shumë të tjerë për të cilët nuk kemi arritur t’i gjejmë shënimet.
Meqenëse numri i të sëmurëve shtohej nga çasti në çast, u paraqit si nevojë e domosdoshme që në afërsi të minierës të formohej një punkt shëndetësor – stacionar i improvizuar. Këtë ide e dha dr. Skënder Boshnjaku, atëherë sekretar krahinor i Shëndetësisë dhe i Punëve Sociale. Për realizimin e kësaj ideje u bënë konsultime profesionale me kolegët e tij nga Enti Mjekësor i Punës në Trepçë, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, Shtëpia e Shëndetit dhe strukturat e tjera të Mitrovicës, të kombinatit "Trepça" dhe të Krahinës.
Stacionari i improvizuar shëndetësor u vendos në sallën e Këshillit të Punëtorëve të minierës. Falë angazhimit maksimal të punëtorëve të minierës, ky objekt, brenda një kohe shumë të shkurtër, u aftësua për këtë destinim.
Gjatë tërë kohës, mjekët, inxhinierët, motrat medicinale e të tjerët, që ishin në këtë shërbim, me përpjekje mbinjerëzore dhe pa pushim arritën që, gjatë grevës, të intervenojnë në 1.205 raste. Drejtpërdrejt në minierë intervenime mjekësore pati në 695 raste, në stacionar 243, në Spitalin e Mitrovicës u bënë 60 intervenime mjekësore dhe në Spitalin e Prishtinës .
Në stacionar të improvizuar punuan me vetëmohim edhe këto motra medicinale, infermierë e teknikë medicinalë: Sabit Mehmeti, Tafë Haliti, Xhafer Jonuzi, Sadik Zeneli, Sanije Avdiu, Hidajete Nebihu, Lutfi Gashi, Ismail Ahmeti, Hazbi Bunjaku, Ismet Haxhiu, Mon Haxhiu, Hanife Bajgora, Rexhep Rexhepi, Faik Zeqiri, Agron Zeqiri, Bajram Isufi, Sabrije Hasani, Vjollca Tahiri, Shyhrete Jusufi, Nusret Ymeri, Lutfi Peci, Naxhije Çerkezi, Shaip Boshnjaku, Hane Helshani, Tahir Ibra, Kumrije Salihu-Mala, Rukije Mërnica, Halime Kabashi, shoferi Behbi Peci dhe inxhinieret e diplomuara Mevlude Emini dhe Vjollca Meha.
Për intervenimet mjekësore në minierë dhe në stacionar u siguruan sasi të nevojshme të medikamenteve dhe të mjeteve sanitare nga Organizata Punuese, Kryqi i Kuq dhe nga ndihmat tjera humanitare që arritën nga Kosova dhe jashtë Kosovës, zonja Feride Hyseni dhe dr. Zejnullah Gruda.
Edhe Elektroekonomia e Kosovës dha kontribut të konsiderueshëm me dërgimin e shtretërve për kompletimin e stacionarit në Stari-Tërg. Merita për këto ndihma humanitare patën dr. Mehmet Begraca dhe Sadik Vllasaliu, atëherë drejtor i përgjithshëm i Elektroekonomisë së Kosovës.
Gjatë grevës shumë delegacione dhe individë e vizituan minierën dhe stacionarin e improvizuar, i cili me shumë sukses arriti të ofronte kushte për ndihmë të parë mjekësore. Falë minatorit Asllan Salihu, është ruajtur libri i evidentimit dhe i përshtypjeve të vizitorëve të minierës dhe të stacionarit.(Më vonë mësuam se zoti Salihu kishte pasur shumë peripeti lidhur me ruajtjen e këtij dokumenti, ngase shumë dokumente atëherë i kishte konfiskuar policia).
Na duket nevojshme të theksojmë se përgatitjet rreth formimit të stacionarit shëndetësor pranë minierës së Stari-Tërgut atëbotë i përkrahën udhëheqësit e strukturave shoqërore e politike të Komunës së Mitrovicës, si Behajdin Osmani e të tjerë, dhe shumë mjekë shqiptarë, por edhe serbë. (Është interesante se disa nga këta persona, më vonë, jo vetëm që e mohuan se e kishin përkrahur formimin e stacionarit të improvizuar shëndetësor, por edhe iu bashkuan vlerësimit të policisë serbe se "gjithë kjo ishte vetëm një farsë e skenarit të përgatitur më parë").
Në lidhje me masat që u ndërmorën për ruajtjen e shëndetit e të jetës së minatorëve, por edhe për pengimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, duhet të theksojmë se në raste të rënda minatorët dërgoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ose edhe të Prishtinës. Mirëpo, në ditën e pastë të grevës, sipas dëshmisë së Habib Isufit, udhëheqësit e Spitalit të Mitrovicës filluan t’i refuzonin t’i pranonin minatorët e sëmurë. Ky gjest i mjekëve i habiti minatorët, por edhe mbarë opinionin kosovar e më gjerë, ndërsa në Stari-Tërg krijoi vështirësi plotësuese në përpjekje për ofrimin e ndihmës shëndetësore të sëmurëve m të rëndë.
Por, minatorët grevistë me të vështirë dilnin nga zgafellja për të marrë ndihmën mjekësore në stacionar. Ata e bënin këtë kur ishin të detyruar ngase nuk ekzistonte mundësia që të merrnin ndihmën përkatëse mjekësore drejtpërdrejt në zgafelle. Kështu, bie fjala, minatori Nebih Ferizi, mezi prano të dërgohej për ndihmë mjekësore në stacionar, e kur ia zbathën çizmet, i ra edhe lëkura e këmbëve. Megjithatë, Nebihi nuk pranoi të shtrihej në stacionar dhe u kthye në zgafelle të shokët e vet – për ta vazhduar grevën. E njëjta situatë u përsërit edhe në rastin e minatorit Hasan Keqa. Edhe këtij i ra lëkura si pasojë e mbajtjes së gjatë të çizmeve në këmbë në kushte të papërshtatshme të grevës në zgafelle, por edhe ky nuk pranoi të shtrihej në stacionar dhe u kthye te shokët e vet për ta vazhduar grevën.
Megjithatë, edhe kjo situatë u tejkalua në saje të vetëmohimit të personelit mjekësor të stacionarit të improvizuar në Stari-Tërg. Ndërkaq, ekipet mjekësore dhe personeli tekniko-medicinal dhanë gjithashtu kontribut të madhme ndihmën profesionale që ofruan edhe me rastin e daljes së minatorëve nga miniera. Falë ndihmës së tyre, gjatë gjithë grevës dhe daljes nga miniera, nuk pat asnjë rast vdekjeje të minatorëve. Kuptohet se pasojat shëndetësore mbetën për shumë kohë te grevistët, për shkak të qëndrimit tetëditësh të minatorëve në thellësitë e minierës. Por ato do të jenë çështje të hulumtimeve dhe të analizave shëndetësore në të ardhmen.
Na duhet të përmendim se gjatë ofrimit të ndihmave shëndetësore në horizontet e minierës pati tentime të vetmuara të disa personave nga Federata dhe Republika e Serbisë që minatorëve t’u jepeshin medikamente qetësuese (sedativa) për eliminimin e vendosjes kolektive. Ky gjest ishte johuman ngase në këtë mënyrë do të kufizohej mundësia e të menduarit të esëllt.
Ndërkaq, mjekët dhe personeli mjekësor mbetën besnikë ndaj obligimeve të tyre dhe betimit të Hipokratit. Ata, edhe pas përfundimit të grevës, vazhduan t’i mjekojnë minatorët në stacionar. Sipas dëshmisë të minatorit Asllan Salihu, ditën e dytë të përfundimit të grevës, postëkomandanti i policisë në Stari-Tërg kishte thënë se kishte marrë urdhër që "deri nesër në mëngjes më 3 mars 1989, ta mbyllë stacionarin shëndetësor". Prandaj, të nesërmen, të sëmurët që kishin mbetur ende në stacionar, u dërguan nëpër shtëpitë e tyre.
Numri më i madh i mjekëve dhe i personelit tjetër mjekësor që ofroi ndihmë mjekësore pa kursyer energjitë e veta në stacionarin e improvizuar shëndetësor në Stari-Tërg, pas përfundimit të grevës dhe mbylljes të stacionarit, pësuan pasoja të ndryshme si: ndërrime nga vendet udhëheqëse të punës, largim nga puna, izolime e masa të tjera "ideo-politike", si praktikoheshin asaj kohe. Këto masa drastike pas grevës u morën me insistimin e nacional-shovinistëve serbo-malazezë, por edhe me "ndihmën" e disa "komitetëlinjve" shqiptarë.
Të theksojmë me këtë rast edhe se në mozaikun e këmbëngulësisë për realizimin e kërkesave të minatorëve, plot tetë ditë e net qëndruan edhe shokët e tyre në moshë të shtyrë dhe në gjendje kritike shëndetësore e të rraskapitur: Bahtir Sadiku, Nimon Istrefi, Mon Moni, Miftar Zabergja, Bilall Smrokovnica, Avdi Hajdini, Ferid Neziri, Xhafer Çela e të tjerë. Shokët e tyre i lusnin vazhdimisht që ta ndërprenin grevën dhe të dilnin nga zgafella, por ata nuk pranonin dhe mbetën në zgafelle deri në fund.
Grevat e minatorëve në minierën "Trepça" të Stari-Tërgut dhe të minierave të tjera të Kosovës ishin grevat më të gjata me kërkesat politike dhe deri atëherë të vetmet në botë, që do të mund të shënoheshin edhe në librin e Ginisit.
Drama e tetë ditëve dhe tetë netëve të kaluara në zgafelle vërtet kaloi pa viktima që në rrethana të këtilla do të ishin të paevitueshme, por pasojat që këto greva lanë në shëndetin e minatorëve pjesëmarrës do të jenë të rënda edhe për shumë kohë më vonë e disa prej tyre do të përfundojnë edhe me vdekjen e parakohshme të tyre.
Sidoqoftë, falë angazhimit mbinjerëzor zë pandërprerë të personelit inxhiniero-teknik mbikëqyrës dhe mjekësor u evitua më e keqja së paku në kohën derisa po zgjasnin grevat e turnit në zgafelle. Para së gjithash, u zbatuan të gjitha masat tekniko-teknologjike të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në shërbimin inxhiniero-teknik mbikëqyrës ishte angazhuar një plejadë të rinjsh entuziastë që ishin aftësuar më parë në shkollat dhe fakultetet e Kosovës. Ata, në këtë rast, treguan pjekuri, durim, por edhe solidaritet dhe vetëmohim. Për këta nata e dita ishin vetëm nocione, sepse për ta nuk kishte pushim as natën as ditën. Disiplina në kryerjen e detyrave të caktuara çdo herë e në çdo kohë e vend ishin në nivel të lartë. Ata ishin të vetëdijshëm se edhe lëshimi apo gabimi më i vogël do të mund të linin pasoja të rënda dhe vdekjeprurëse.
Nuk mungoi as angazhimi i strukturave udhëheqëse të kombinatit e të minierës "Trepça" e të minierave tjera të Kosovës, por as i disa strukturave të atëhershme politiko-shoqërore të Komunës së Mitrovicës e të Krahinës – sidomos në fillim të grevës.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...