2016-01-16

PROFESOR ZEF PALI FLAKA E PA SHUAR E FJALES SHQIPE (1910-1977)



ZEF PERGEGA


“ …pёr 30 vjet drejtoi shtypin e Ballit Kombёtar dhe pёr disa vite gazetar i Radio Vatikanit, seksioni shqip!”

Trimëria, guximi e kurajo civile nuk maten vetëm me grykёn e pushkës. Fjala e lirё nё vetvete dhe pena qё e njom shpirtin e shpresës ёshtё mё e fortё se plumbi. Pena e prof. Zef Palit nё dorё tё kurajës qytetare, nё sy tё ardhmërisë shqiptare ishte mё e fortё se arma qё vret. Fuqi e fjalës dhe e mendimit tё tij tё pastër ishte mё e rёndё se floriri. Ai e shkruante fjalën siç e mendonte, siç e ndjente pavarësisht nga rrethi i telave qё kishte nё rrugën e tij. Ai shkruante vetëm kur i fliste shpirti e atëherë tingulli dëgjohej larg. Ai nuk u tremb nga policia sekrete, nga ushtritë pushtuese dhe as nga agjentet e komunizmit ndërkombëtar.
Kur lindi Balli Kombёtar, qё i pari ndёr tё parёt pranë Mit-hat Frashёrit. Nё dialogun e shpallur me kёtё rast, hyri dhe aktivizohet pozitivisht, ku u shpalos ideja dhe atdhedashuriae Prof. Zef Palit. Shumё nga traktet qё ngjitёshin nё mure, shtylla, institucione, shtëpi private, apo hidheshin nёn derё tё mikut dhe tё armikut, kanё patur vulën e nacionalistit dhe intelektualit Zef Pali...
Nё mërgim fjala e tij ishte dritё e shenj dallues, qё nrgohte zemrat dhe u tregonte shqiptarёve jashtë atdheut rrugën e drejtё. Nё çdo numër tё gazetës “Flamuri” organ i Ballit Kombëtar nё mërgim ka shkrime tё ndryshme qё mbajnë firmën e Zef Palit. Gjithmonё mendime tё qarta, shprehje tё goditura dhe tё mprehta e mbi tё gjitha tё zjarrta edhe kur shkruante me pseodonime si: Flaka, Kendo Vreti, Magjistër, ose pa emër. Nё vitin 1949, kur u shpall Komiteti Kombetar “Shqipёria e Lirё” Zef Pali u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv, pranë Mit-hat Frashёrit. Disa vjet mё vonё u emrua spikёr nё Emisionin shqip tё Radio Vatikanit Romё, duke bashkёpuniuar ngusht me Imzot Zef Shestani, drejtor i kёtij institucioni.
Mund tё jetё njё koicidencё fatale e fatit tё Zef Palit, apo njё gjё e pashpjegueshme e mistike, ndoshta dhe hyjnore...mё 21 nёndor 1944, Zef Pali u largua nga Shqipёria. 30 vjet mё vomё mё 21 nёndor 1977 ndёroi jetё.
Shokёt e luftës, miqtë e ngushtё, vëllezërit e familjёs sё madhe tё Ballit Kombёtar nё mërgim shprehen mendimin qё trupi i tij pa jetё tё sillej nga Roma nё Amerikё, pёr t’u varrosur aty ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit nё Ferneliff Cemetery Hartsdale nё New-York, derisa tё lirohet Shqipёria dhe tё dërgohen tё gjithë pёr pushimin e përjetshëm nё truallin e Nёnёs Shqipёri qё e pati pёr nder ёe i lindi.
Ky mbishkrim mund tё shkruhej nё epitafin e Prof. Zef Palit.
“Me Mit-hat Frashёrin e fillove
Me Mit-hat Frashёrin punove e luftove
Pranё Mit-hat Frashёrit erdhe dhe pushove!”

Njё bashkëluftëtar e qau me dy pika loti.

“Ҫ’pate Zef qё na hidhërove
Ballistёt po qajnë me lot
Pёr Shqipёrinё pse s’mendove
E shkreta tё donte fort!”

“ZERI I AMERIKES” njofton vdekjen e Zef Palit

Mё 22. 11. 1977, programi i gjuhës shqipe i “Zёrit tё Amerikёs” lajmëroi nё dy emisione vdekjen tragjike te prof. Zef palit me këto fjalё:
Mbas njё aksidenti automobilistik ndërroi jetё dje nё Romё Prof Zef Pali, shkrimtar, gazetar, arsimtar, udhëheqës politik dhe mbrojtës i pa lodhur i çështjes kombёtare. Me stilin e tij tё mprehtё dhe me gjuhёn e tij tё kthjellёt, Prof. Zef Pali u bё njё nga pishtarët e parё pёr drejtësi shoqёrore pёr njё Shqipёri tё pavarur. Qysh nё ditët e para tё pushtimit fashist, shkrimet e tij tё shumta nё revistën e mirënjohur “Hylli i Drites” nё trakte tё fshehta tё nënshkruara me pseudonimin “Flaka” ndezën flakёn e rinisё shqiptare, tё cilët kërkonin tё shihnin njё Shqipёri tё lirё dhe demokratike dhe jo nёn thundrën e pushtuesit fashist. Zef Pali ishte njё nga udhëheqësit dhe inspiruesit mё tё ëmbël tё lëvizjes sё qëndresës sё popullit shqiptar. U largue nga vendi bashkё me tё tjerët, kur vendi ra nё duart e komunizmit. Pasues i denjё i ndjenjave tё pastra atdhetare tё Luigj Gurakuqit dhe besnik tё idealeve te Mit-hat Frashёrit, Prof Zef Pali, vazhdoi jashtë atdheut tё mbrojё me këmbëngulje kauzën shqiptare dhe atё tё lirisë sё popullit shqiptar!
Me datën 23 nёndor 1977 radio Vatikani jep lajmin e hidhur tё ndarjes nga jeta tё Prof Zef Palit nё moshën 67 vjeçare. “...Zef Pali mbaroi gjimnazin Saverian nё Shkodёr dhe me pas vazhdoi studimet larta nё Universitetin e Firences dhe me kthimin nё Shqipёri bёhet drejtor i shkollës “Skenderbeg” nё Shkodёr. Ai ishte njё kundërshtar i hapur i regjimit komunist. Qё nga viti 1955, Zef Pali pati njё bashkëpunim tё ngushtё me Radio Vatikanin!”

Po kush ishte Prof.. Zef Pali?!

Ai u lind ne Shkodёr mё 1910. Shkollёn fillore e mbaroi nё qytetin e lindjёs. Po ashtu përfundoj studimet e mesme ne Gjimnazin katolik Shkodёr. Thuhet se mbaroi edhe normalen e Elbasanit pёr mësues dhe mё pas nё Firence tё Italisё pёr tё përfunduar studimet nё shkencat shoqerore.
Mё kthimin nё atdhe iu përvesh punës me energji rinore dhe praktikё perёndimore, tepër pasinonat me rininë, pёr te edukuar e brezin e ri me ndjenjat e bukura dhe fisnikëruese tё lirisë, drejtësisë dhe tё pastërtisë, si jeta e tyre, nё rrugën e veshtirё tё ndryshimeve te thella qё e priste kombin tonё, nga ajo mesjetare nё aplikimin e metodave mё qytetëruese tё kombёve tё cilivizuar perëndimor.
Veprimi mё i gjatё qё u lidh nё jetën e tij si pullat e bardha tё këmishës sё bardhё, ishte prilli i vitit 1939, kur njё fuqi e jashtë përtej Adriatikut pushtoi ushtarakisht vendin tonё. Nё atё kohё tregtarёt e flamujve kërkonin rroga e pozita, ndërsa rinia dhe patriotet kërkonin armё pёr beteja dhe prijës pёr demonstrata. Zefi Pali kurdoherë nё ballё, si njё nga frymëzuesit e besimit kombëtar. Me penën e tij ndezi zjarrin e revoltës kundra pushtuesit fashist. Duke qenё se ende Gjermania naziste nuk e kishte sulmuar ushtarakisht Bashkimin Sovjetik, përhapësit e agjitatoret komunistё nxorën parullën se komunizmi ёshtё mё i afërt me fashizmin sesa me demokracinë perёndimore. Sepse regjimi fashist, sipas tyre, kishte futur kapitalin nё njё farё kontrolli nga ana e shtetit dhe popullin nё njё farё regjimenti. Kështu qё populli pas rёnjёs sё fashizmit e kishte vetëm njё hap pёr t’u hedhur nё komunizëm. Ndёrkohё nderin e falmurit tonё kombёtar, shpresat pёr njё tё ardhme tё lirё e mbanin demokratёt dhe patriotёt e vёrtetё tё pasuar nga rinia e brujtur me këto ideale.
Zef Pali ishte aty ku shkruhej e vihej njё trakt, njё pamflet, aty ku flitej pёr tё drejtën dhe shporrjen e fashizmit. Nё kuvende e tubime revolte fjala e tij tërhiqte vëmendje tё madhe, se nё ato ligjërata ishin tё forta dhe tё gjalla themelet dhe parimet e Shqipёrisё etnike. Nekongresin e Ballit qё u mbajt nё Beratin e lirё mё 1944, Zef Pali u zgjodh nё organet mё tё larta tё këtij grupimi politik. Shkrimet e Zef Palit vinin e bëheshin mё tё nxehta dhe me njё ton reagues. Kur partia koministe mundi t rrëmbente fuqinë përmbi gjak e gërmadha, Zef Pali u nis drejt syve tё perëndimit, ku aty ai kishte shijuar dritën e tyre.
Nё mërgim Zef pali i denoncoi tregtarёt e flamujeve, tellallët e gënjeshtrës dhe mashtrimit, parazitët e gjakut dhe tё nderit shqiptar. Nё gazetën “Flamuri” shkrimet e tij shquheshin pёr nga trajta e përmbajtja, nga perpikmeria e shprehjes dhe qartësia e mendimit, nga idea qendrore e atdhedashurisë e lirisë se vertete demokratike dhe mbi tё gjitha dashuria pёr Shqipёrinё etnike. Ja si i rrjedhin vargjet Prof. Palit pёr flamurin tonё dhe pёr kёtё ndjenjё tё fuqishme ai burgoset dy herё:

FLAURIT

Nё njё shesh ngjyrё gjaku nёn rreze tё diellit
Zbriti shqiponja e pushoi mbi tise
Njё flake e kuqё nё hapsinё tё qiellit
Dhe dritё e zjarrit e hapi nё këto vise

Pёrmblidhi flamur
Mbi kështjellat tuaja
Çёrdhen e tё parёve
Shipeve ruaja

Nё fushat gjelbёrore nё malet shkambore
Njё zemёr rrahu e njё gjuhё u ndie
Kaluen shekujt kapur pёrdore
Nё gjak u pagëzuan shqiptarёt e ri

Iliri i hovshëm tё pati prijës nё fitime
Shpata e krutanit me ty vringëlloi
Nёn ty u endёn trimëri tё padëgjuara
Tё falemi o flamur Shenjt pёr heronj!

Nё gazetën “Flamuri” viti 31 Nr. 215 mё 21.2.1978, i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë sё Prof Zef Palit, nё shkrimin “Kuq e Zi” me firmën e tij, dëshmon:
“...Nё Shkodrёn komuniste kishte pak ballista. Fashistet ishin zhduk me rёnjёn e Musolinit ose ishin strukur ne lëvizjen Nacional-Ҫlirimtare, duke dorëzuar armët dhe municionet. Kishte mbetur shtëpia e Markagjoneve, qё po mundohej tё ngrinte nё kёmbё politiken e reabilitimit. Nga kjo derё e vjetër kisha njohur Mark Gjonmarkun, kur ishte ministër i brendshëm me kishte arrestuar njё vit mё parё. Tek rruga e bamit ishte njё burg i ndyrё. Aty mё mbyllёn nё njё dhomё tё mbushur me çimka. Nё mure kishte shkrime tё burgosurish, tё cilët rrëfenin torturat...Prisja nё ankth torturat qё lajmëronin shkrimet e burgut. Hyri pas njё pritje tё gjatё vetё ministri i brendshëm:
“I kam lёxuar me kujdes, - mё tha, shkrimet tuaja qysh nё kohёn e Zogut. E kam pasё çmuar guximin tënd. Besoj se je aq burrë sa me m’u përgjigj haptas: “A je ti qё fshihesh nёn preudonimin Flaka dhe shkruan tek “Hylli i Drites” ?!
Si mori pohimin tim shtoi: “Sipas mendimit tënd, ju jeni atdhetaret dhe ne tradhetaret?!”
Iu përgjigja: “Nuk kam dalluar ne shkrimet e mia se cilët janë patriotet e cilët jo, por si vepron njëra palё e si sillet pala tjetër. Ato qё kanё mizën nёn kёsule e kuptojnë vetё. Ai ma ktheu: “Nuk tё kam arrestuar unё po Maliq Bushati, kryeministri i shtyre nga ministri i arsimit sepse e kanё njohur stilin tënd nё njё fletё tё lëshuar nga Balli Kombёtar nё Shkodёr!”
Njё ditё u lirova me urdhër tё komandantit tё Pёrgjithshёm tё Gjandarmerisё. Por mё 12 prill 1943 nё mёngjez herët me rrethuan përsëri shtëpinë nё Tiranё dhe me futen përsëri nё burg. Kryeministri i fyer nga traktet e mia kishte dhёnё urdhёrin e arrestimit. Marku dërgoi nё burg, kryetarin e policisë dhe me lajmëroi: “Lirimi yt gati shkaktoi rёnjёn e qeverisё” ndërsa kryepolici me tha: “Kёshtu duhet te vuajmë ne patriotёt!” Mora vesh mё vonё se krahu i Mustafa Krujёs nuk shkone mirё me Maliq Bushatin dhe kërkonin njё shkak pёr t’a rrёzuar qeverinë e tij dhe kështu me pёrdorёn mua si i ç’rregullt. Misteret e lamshit politik!”

Ndalu ku shkon Zef Pali...!

Sami Repishti : “Ndalu ku shkon Zef Pali?! Njё djalë shkodran ka sot njё fjalё me ty! Ndalu se rinia e qytetit ku u linde asht burnue e pjekё nga vuajtja dhe nga e keqja, por mos harro se nё atё vend qё sё bashku e braktisem ka shumё filiza tё njomё qё ende kanё nёvojё pёr ushqim. Sepse nuk ka shtylla arbёnore qё sot ballё hapun tё dalin para tё rinjёve e me bindjen e profetëve biblikё tё proklamojnë se Shqiperia asht e shqiptarёve edhe pse atyre u asht mohue vendi nё Shqipni!
Me kujtohet dyqani i plakut tand nё hymje tё rrugës At Shtjefen Gjeçovi, dy hapa nga e majta rruga Skenderbej, nga e djatha rruga Lek Dukagjini, e pak mё poshtë rruga 28 nendori. Kur unё rrija nё dyqan ti shkoje nё shkollё, tek çeta e Fretnёve Françeskanё, si bleta me zogj tё begatshëm pёr tё mirën e Shqipёrisё dhe tё shqiptarёvet. E ardhmja jote ishte pёrcaktue nga njё ambjent qё tё formoi, qё tё edukoi e tё frymëzoi. Ti je prodhim besnik i Shkodrёs tre mijё vjeçare shqiptare.
Shqipёria nuk asht sot vendi i andrrave tuaja o Zef Pali! Atje nanat vajtojnë fëmijët, vajtojnë motrat, pёr baben, pёr vellanё, pёr djalin. Ajo asht sot kombi i tё vejave qё vajtojnë fatin e burrave tё humbur nёpёr botё. Sa herё duhet tё kenë pyetur vetёn nanat e motrat tona tё mbyllura nё burgje e kampe përqendrimi: “Pse u largove e me le rrugëve pa mbrojtje o babai im, o biri im, o vëllai im, o burri im?!” Kush e din sa herё edhe vogëlushi yt qё u burrnue, duhet tё kёtё pёrseritё: “Pse u largove o babё?!” Kur dimri e grinte, e urija e lodhte trupin e tij tё njomё...E tash qё ti i mungon ai me zemёr tё plasun, tё vetmen qetësi ka mundur tё gjejё, tue e pёrseriste me frikё: “Pushofsh nё paqё o babё, kryelartё do tё jemё gjithmonë me ty!
Historia na mëson qё nga profetët e Izraelit e deri tek shenjtnesha e gjallё shqiptare Nana Tereze, kuptimi i qytetërimit dhe i kryelartësisë njerёzore ka qendrue nё tё vёrtetёn e madhe qё ato proklamuan, nё drejtësinë e pakorruptueshme, nё lirinë e pakundërshtueshme, qё ato deshiruen pёr vete e pёr tё gjithë, pa përjashtim
Po flej i qetё Zef Pali, se emri yt u kalit nё zemёrat e atyre qё digjёn pёr Shqipёri, qё vuajtën pёr gjakun shqiptar, qё lutet pёr njerёzimin mbarё. Aty asht guri i themelit tё çdo tempulli, i çdo qytetërimi, i çdo kulture, i çdo rilindje, i çdo përparimi. Aty asht çelёsi i fitorёs sё njëriut mbi botёn e pa shpirt qё na rrethon!”

U shue nje flake e lirisë...

Gjon Gjonmarku: “...Ky shёbull i patriotizmit ia dedikoi gjithë jetën e tij kauzës sё naltё kombёtare me emër dhe pseudonimin Flaka. Nё gazetat dhe revistat “Hylli i Dritёs” nё Shqipёri, “Flamuri” “L’Albanie Democratique” dhe “Besa” Zef Pali predikoi, mësoi dhe rrënjosi nё shpirt tek breznitë, nё radhё tё parё, çfarë ёshtё Liria, ç’kuptim ka flamuri i kombit e ç’kёrkon njё popull sovran. Pena dhe oratoria e Zef Palit, përjetësoi tё vёrtetёn, mbolli farën e demokracisë, çimentoi bazën e Lirisё! Ai nuk e duroi zgjedhën e huaj, nuk e pranoi flamurin tё larazuem me shenja e simbole tё huaja. As popullin e tij tё shtruem nёn bajoneta tё hordhive fashiste. Urrejti me tё drejtё mekatarёt e popullit.
Me tё njëjtën vendosmëri e vetmohim ndezi flakёn kundra shёrbetorёve tё armikut shekullor, mohuesve tё Kosovёs kreshnike, bandës vëllavrasëse tё yllit tё kuq tё robnisё, tё pafeve tё gardhit tё hekurt...Zefi ndezi thëngjillin e marshimit pёr Liri!”

Si e përcollën Prof. Palin?!

Balli vendosi qё “Bilbili i Ballit tё Shqipёrisё Etnike Zef Pali” tё varrosej nё New- York nё tё njetёn varrezё, ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit. Pёr tё bёrё ceremoninë mortore trupi i tё nderit u vendos nё tё njëjtën shtëpi mortore “Frank Compell”, ku nё tetor tё vitit 1949 u vendos trupi pa jetё i Mit-hat Frashёrit. Kështu me 30 nendor 1977, ditёn e merkurrё arkivoli i profesorit mbërriti nga Roma nё New-York. Ceremonia e lamtumirës u zhvillue me 3 dhjetor 1977. Morёn pjesё shumё shqiptarё, pёrsonalitete politike, shoqёrore, akademike e fetare tё diasporës. Njё grup shqiptarёsh nga Kalifornia kishin qëndisur njё flmur me qeleshe, tё cilin e vendosen tek kryet e profesorit. Me 2 dhjetor tё këtij viti gazeta New-York Time dha lajmin e vdekjes sё prof. Palit. Meshën e dritës e celebroi Dom Lazer Sheldija, i cili bekoi arkivolin dhe recitoj njё vjershё tё shkruar me dorën e tij. Me organo u kendue hymni ynё kombëtar. Ceremoninё mortore e moderoi Dr. Nihat Bakalli, i cili pas njё fjalimi tё shkurtër ua dha fjalën, nga mё tё afërmit e Prof. Zef Palit.
Abaz Ermenji, kryetar i komitetit “Shqipёria e Lirё” “...As nё ngjarjet me dramatike tё luftës tonё nё Shqipёri, as nё ditët mё tё zymta e mё tё neveritshme tё mërgimit Zef Pali nuk u shmang kurrë nga vija e drejtё e përpjekjes kombёtare, nga ajo vijё qё na e patën caktuar Abdyl Frashёri, Jani Vretua, Vaso Pasha, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashёri e mijëra dёshmorё tё Shqipёrisё Etnike...!”
Kishin mbërritur edhe njё grup nga Detroiti me nё krye Baba Rexhepin e Teqes Bektashiane, i cili nё fjalën e tij ndёr tё tjera tha:
“...Me Zef Palin mbyllet njё e kaluar historike 40-vjeçare kushtuar shërbimit ndaj atdheut. Me Zef Palin merr fund ajo gjallëri, ajo shprehje, ajo frymё e zjarrtё, qё nuk ka pushuar asnjëherë gjatё gjithë këtyre viteve.
Zef i dashur, Zef i luftrave dhe i vuajtjeve, i sakrificave nёpёr kampet e Italisё, qё nga Reggio Emilio, i baltës sё Grumos, nga Jesi nё Napoli, ku kemi qarё hallet sё bashku tё gjithë. Ky ёshtё babai, i cili ka ardhur nga Detroiti mё qёllim tё tё japë përshëndetjet e fundit. Ti nuk je mërzitur nga vdekja, pse ti ishe i vendosur pёr vdekje a liri!”

Sulejman Meço: “ ...I shkolluar me mësimet e At Gjergj Fishtёs, i frymëzuar nga idetë e Mit-hat Frashёrit, Zef Pali nuk ishte vetëm njё edukator i shquar, por edhe njё shkrimtar i rallё, njё luftëtar nё fushën e mendimit, njё politikan pa kompromis, njё patriot i pёrvelur dhe me njё logjikё tё fortё, i cili i mbërthente pёr muri tё gjithë ato qё vinin nё treg interesat e atdheut...!”
Prof Luan Gashi, kryetar i “Lidhja Kosovare” tha: “...Zef Palin e njoha kur ishte fёmijё, ka qenё mësuesi im...Pёr ne kosovaret, profesor Zefi tregoi qё nё fillim se kush ishte, kur nё krye tё qindra mësuesve vullnetarё shkoi nё tё katër anët e Kosovёs, duke çelur shkolla shqipe, pёr tё parёn herё nё histori. Zefi ka regjistruar 180 nxёnёs kosovarё pёr tё vazhduar sudimet e larta. Kur Lidhja Kosovare filloi veprimtarinë e saj nё mërgim, ndihma, kontributi dhe përkrahja e Zef Palit kanё qenё njё faktor me rёndёsi. Si oratoria e pena e profesor Palit ishin nё shërbim tё plotё dhe tё sinqertё pёr Shqipёrinё Etnike!’
Ndoi Prenushi: “...Faliminderit pёr ato qё mё mësove nё bankat e shkollës Prof..Zefi, me e dashtë Shqipёrinё siç e don nana djalin. Dhe me ty po këndoj edhe njëherë rreshtat e këngëve tё bukura qё na mësove nё femini:

Moj shqiponja dy krenare
Hapi krahët mbi Skenderbene
Sot liria asht kah lenё...

Djaki im o per atdhe
Nuk ka vdek po sot ka le!

Ramazan Turdiu: “...Vasil Antoni mё mori nё telefon nga Roma. Ai ishte shumё i tronditur nga kjo humbje e madhe dhe e papritur. Pёr shtatё ditё me radhё ai bashkё me Mons. Zef Shestani dhe Dr. Vasil Dhimitrin e viztuan nё çdo moment Zefin nё spitalin italian. Ata e pritёn me dёshirё kërkesën tonё qё trupi i tё ndjerit tё varroset përkrah Mit-hat Frashёrit!”
Prof Zef Pali me 28 nendor 1978 perkujtohet ne Detroit nga Ramazan Turdiu, i cili mban fjalën e rastit nё kёtё përvjetor tё Pavarësisë sё Shqipёrisё.

Ja çfarë shkruan Zef Pali pёr Mit-hat Frashёrin nё shkurt tё vitit 1950: “Ai ndoqi rrugën e atdheut me trimërinë e Abdylit e me ndjeshmërinë e Naimit. E filloi punën me plagët tona, plagё qё duhёshin shëruar. Pse trupi i kombit i shkelur dhe i robëruar duhej pastruar nga hijet dhe gangrenat!”
Dom Lazёr Shantoja prift nё New-York shkruan njё vjershё me 30 vargje kushtuar Zef Palit:

...Ah moj zana e Veleçikut
Qaj prej dhimbjёs sё këtij kreshinikut
Qaj nё Rrmaj e nё Zall tё Kirit
Qaj atё fisin e ma tё mirit
Eshe rracёn e Ilirit
Lenia fjalё ndonjë shqiptarit
Qё ta ruaj ate penën e arit
Qё Shqipninё mё tё e pat shkrue
Ndёr gazeta e fletore
Tu i dal zot rracёs arbёnore!

Hasan Mishgjoni shkruan nje vjershё kushtuar profesorit, i cili humbi jetën nё njё aksident automobilistik nё rrugët e Romёs, njeriut tё fjalës dhe mendimit tё lirё pёr Shqipёri, Zef Pali.

...Shkrimet e tij fuqi magjike
Bilbil i kombit dhe i gjuhës shqipe

Sa qe gjallё pa u ndal punoi
Vёrbin e kombit kudo e çoi

Mburru moj Shkodёr se lind viganё
Dje Gurakuqin e sot Zef Palё
Flamurё ishe e flamurë do tё jetё!

“Udhёtari” vjershёn me 20 vargje ia kushton te ndjerit Pro. Pali

O sa bukur ligjëronte
Ky bilbil i Shqipёrisё
Pena e tij dërrmonte
Ҫdo klikё tё tradhёtisё

Shkoi e i puthi dorën Lumos
E ti thotë “fli i qetё”
T’i kujtoje balten e Gumos
Ballin e forcoi përjetë!

Kjo ёshtё nё pak radhё historia e jetës plot vocanione pёr Shqipёrine Etnike, si njё verb i rallё e shkodranit tё qyteruar Zef Pali, i cili besonte nё Zot dhe fenë e tij se dita pёr atdheun tonё do tё vijё. Ajo erdhi, Shqiperi mos i harro ato qё punuan dhe dhanë jetën pёr ty, ёshtё nё nderin tënd t’i kujtosh, t’i nderosh e t’ua sjellësh eshtrat nё prehrin tënd te përjetёsimit!. Amin!


Mons. Zef Shestani dhe Prof Zef Pali ne ballkonin e Radio Vatikanit

2016-01-15

Gjenerali serb Stevan Gjuroviq tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje

Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje (Video)
Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.
Gjenerali serb në intervistën për emisionin "Vo Centar" të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat.
Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.
Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së.
Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimit të Richard Holbrooke, misionit verifikues OSBE, respektivivisht shefit të misionit, William Wallker.
Ai ka folur për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.
”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët e kishin shitur veten kombin e tyre për ca mijëra euro.
Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari.
“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t'i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, tha ai
Ai tregoi se 3 spiunë ishin te afërm te Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.
“'Ministri' na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shume paratë”, tha gjenerali serb.

https://www.youtube.com/watch?v=8DGiez1glew

VO CENTAR Kako CIA ja podgotvuvase UCK!?



Ismet Salihu tregon se kush do të gjykohet nga Specialja

Ismet Salihu tregon se kush do të gjykohet nga Specialja
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka sqaruar se në Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale janë të listuara të gjitha llojet e veprave penale, për të cilat do të jetë kompetente kjo gjykatë.
“Aty janë paraparë krimet e luftës që pretendohet dhe dyshohet se janë kryer, madje edhe krimet kundër njerëzimit. Por, në mesin e këtyre krimeve, në mënyrë specifike ceken veprat penale të vrasjes, të torturës, të rrëmbimeve, të keqtrajtimeve, të personave të cilët pretendohet se kanë qenë të zënë robër, e të tjera”, ka thënë Salihu.
Sipas profesorit Ismet Salihu, kjo gjykatë do të ketë kompetencë të hetojë e gjykojë edhe vrasjet të cilat janë kryer me motive politike.
“Pra, përveç vrasjeve me motive etnike, domethënë shqiptarët ndaj serbëve apo e kundërta, do të gjykohen edhe vrasjet e rivalëve politikë. Këso vrasjesh ne kosovarët e dimë që ka pasur”, ka deklaruar ai.
Gjykata Speciale pritet të nisë së operuari këtë vit.

SHBA-Rusi zbret në Ballkan: Serbia dhe Kroacia masin forcat

Përplasja SHBA-Rusi zbret në Ballkan: Serbia dhe Kroacia masin forcat
Gara për armatim në Ballkan: Kroacia do të blejë armë amerikane, ndërsa Serbia armë ruse. Kjo garë ka shkaktuar tensione të dukshme në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit. Në sfond shihet edhe një konflikt strategjik.
Në sfond mund të shihet vetëm një luftë me shkurtesa: M270 MLRS kundër S-300. Ajo që duket si një “luftë e yjeve” është në fakt vetëm vazhdimësi e kundërshtimeve të përhershme latente mes Kroacisë dhe Serbisë. Nga mesi i tetorit, Ministria kroate e Mbrojtjes ka marrë nga pala amerikane 16 sisteme portative artilerike, që nuk është asgjë e pazakonshme, sepse Pentagoni i furnizon me armë partnerët në NATO. Por Kroacia, sipas raporteve të fundit të mediave, do të porosisë edhe projektilë balistikë për mbrojtje nga raketat, të cilat mund të arrijnë një largësi deri në 300 kilometra. “Armë të fuqishme, të cilat e ndryshojnë tërësisht balancën ushtarake në rajon”, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.
Serbia u shqetësua menjëherë. Kroatët me siguri që nuk po furnizohen me armë për t’i vënë në muze, deklaroi kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Me këto armë Kroacia mund të sulmojë teorikisht çdo pjesë të Serbisë. “Por ne nuk do të jemi objektiv i lehtë”, tha Vuçiçi, pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus Dmitri Rogozin javën e kaluar në Beograd. Mysafiri rus i ka ofruar palës serbe komplekset kundërajrore S-300. Një model S-300, Rogozin ia ka dhuruar Vuçiçit para kamerave televizive. Prej sulmeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kjo armë ka një emër gati mitologjik në Serbi, dhe shumëkush në Serbi thotë se lufta do të kishte përfunduar ndryshe sikur Rusia ta kishte furnizuar Serbinë me këto armë gjatë luftës.
Pa dashuri fqinjësore
Gara në armatime mes ish-kundërshtarëve në luftë, Kroacisë dhe Serbisë është absurde, mendon analisti Lubodrag Stojadinoviç. “Këtu po ndizen projektile verbale, ndonëse mundësia e konfliktit real ushtarak është vërtet shumë e vogël. Kjo është më shumë një luftë psikologjike ballkanike”, thotë Stojadinoviç në një bisedë me DW. Ngjashëm mendon edhe eksperti nga Zagrebi Ozren Zhunec. Sepse as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë ndonjë shkak politik, ekonomik, etik apo ndonjë shkak tjetër, për prishjen e mëtejshme të raporteve mes Beogradit dhe Zagrebit. “Armatimi po trajtohet më shumë si temë e nxehtë nga mediat. Edhe disa politikanë shohin mundësinë që të mbledhin pikë politike”, thotë Zhunec, në bisedë me DW.
Ngacmimet retorike mes Serbisë dhe Kroacisë janë një taktikë e vjetër politike, për të fituar mbështetje para zgjedhësve të tyre. Kështu ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç së fundi tha: “Ne i respektojmë edhe kroatët si fqinj, por nuk i duam ata. Ne i duam aq sa edhe Papua-Neuguinea-n”. Natyrisht që edhe përgjigja e palës tjetër ishte shumë e shpejtë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviç rikujtoi se Daçiçi dhe kryeministri Vuçiç janë angazhur për luftë kundër Kroacisë, në vitet 90-të. “Serbia mendon se mund të anëtarësohet në BE dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë? E pamundur!,” kërcënoi ai.
Matje e forcave mes SHBA dhe Rusisë?
Disa vëzhgues shohin edhe elemente tragjikomike të këtij konflikti. Dy vende ballkanike garojnë me armët Hightech të fuqive të mëdha botërore, ndonëse as vet nuk janë të sigurta a mund t’i marrin këto armë. Politologu kroat Tomislav Jakiç mendon se kjo megjithatë nuk është qesharake, sepse në sfond mund të shihet edhe një matje forcash mes fuqive të mëdha botërore. “Kjo e dëmton Kroacinë dhe Serbinë, si dhe tërë rajonin. Këto vende duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat”, thotë ai në bisedë me DW.
Ekspertët e sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë që Kroacia vërtet të furnizohet me këto sisteme moderne, me qëllim që Serbia e afërt me Rusinë dhe si kundërshtare e NATO-s të rimendojë qëndrimin për anëtarësim në BE. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina janë aktualisht vendet e vetme ballkanike, të cilat nuk janë anëtarësuar në NATO. “Perëndimi i beson orientimit properëndimor të Serbisë”, pohon ambasadori Ernst Reichel. Por edhe pa armatime të reja, mes Kroacisë dhe Serbisë ende ka shumë tema të paqarta.



​Kirby – Kroacisë e Serbisë: Mos bleni armë, shpenzoni paratë për gjëra të mira
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, lidhur me zhvillimet e fundit në regjion, ka thënë se blerja e armëve të rënda nga Serbia dhe Kroacia është vendim i gabuar.
“Askujt në regjion nuk i duhen armët e rënda. Jam i bindur se paratë mund të shfrytëzohen në gjëra më të mira. Besoj se edhe në Kroaci janë të vetëdijshëm për limitet ekonomike. Do të dëshironim që mes vendeve të Ballkanit të mbretërojë paqja. Po bashkëpunojmë me Serbinë dhe Kroacinë për ta rritur këtë”, ka theksuar ai.
Sipas mediave serbe, Kirby ka dënuar vendimin e Zagrebit për të blerë sisteme ofensive raketore, si dhe vendimin e Beogradit për të blerë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia.
Sipas tij, Serbia ka të drejtë të blejë çfarë të dojë, por duhet të mendojë mirë çfarë po bën.

Viti 1999: Ja si e mori UÇK-ja bazën serbe në Koshare

Viti 1999: Ja si e mori UÇK-ja bazën serbe në Koshare (Video)
Në prill të vitit 1999 forcat e UÇK-së pas një ofansive të madhe arritën të marrin nën kontroll bazën serbe në Koshare.
Në video shihen ushtarët pas marrjes nën kontroll të pikës strategjike, si edhe të gjitha pajisjet dhe armatimet e lëna nga serbët të cilët janë tërhequr nga aty.

Lufta në Kosovë - Beteja e Koshares - Dokumentar i thyerjes së Kufirit

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar, përcjell Kosovapress.

Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.




Flori Bruqi: Ajo shtrihet pranë meje në agim(Cikël poetik)

Ura e Demës 


Poshtë urës së Demës Lumbardhi shkon
pse m’u kujtua vallë
dashuria jonë

pas hidhërimit gaz kishim gjithmonë
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Kapur dorë për dore le të rrimë përballë
ndërsa poshtë
urës së krahëve tanë
e lodhur vështrimesh, vala para çan

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Ikën dashuria si ky ujë që rrjedh
ikën dashuria si kjo jetë e qetë
dhe si shpresa që është kaq e sertë

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Treten ditët, edhe javët treten
as kohë e kaluar
as dashuritë s’kthehen
poshtë urës së Demës shkon Lumbardhi

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj.


Pse më vjen ndërmënd!


Është një melodi për të cilën do jepja
Krejt Isufin, Mehmetin edhe Florën,
Një melodi e përzishme, lënguese, e vjetër,
Që veçse për mua ka sharme të fshehta.

Por përherë më ndodh kur mbaron dëgjimi,
Që shpirti më bëhet më i ri dyqind vjet:
Më kthen në kohën e Luigjit Trembëdhjetë…
Ku shoh një kodrinë që e zverdh perëndimi.

Pastaj një satujë me kënde të gurtë,
Me xhama të lyer me ngjyra të kuqe,
Rrethuar nga parqe të gjerë, dhe një lumë
Që themelet ia lag e rrjedh përmes lulesh.

Pastaj shoh një zonjë, në dritaren e vjetër,
Flokëverdhë e syzezë, me një fustan të rëndë…
Që, ka shumë gjasa, në një jetë tjetër
E kam parë tashmë – e që më vjen ndërmënd!

Shikimi lakmitar

Kushdo që ngultas diellin me sy ka vështruar
I duket se ka parë si fluturon me ngulm
Përreth tij, në ajër, një njollë e irnuar.

Kështu dhe unë, i ri, edhe më guximtar,
Një çast mbi lavdinë guxova sytë t’i ngul:
Një njollë e zezë m’i ngeli shikimit lakmitar.

Qysh aherë, mbi gjithçka, si shenjë ogurzezë,
Në çdo vend ku syri më ndalet ndonjëherë,
E shoh të qëndrojë dhe ajo, njollë e zezë! –

Pa reshtur mes meje dhe lumturisë! Përherë?
Oh! vetëm shqiponja – o kob, kobi ynë! –
Sodit e pandëshkuar Diellin dhe Lavdinë.


Humbasin emrat nëpër fotografi


Largësia kishte ngjyrë bari, pylli,
autostrada të lara nga shiu,
adresa të shkruajtura nëpër copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mëngjese në makinën
e një të panjohuri të zakonshëm,
ndoshta mik i një miku tjetër,
një i panjohur që me zor i nxjerr fjalët,
dëgjon radio me lajme nga Jugu
e më pyet për diellin e marsit.

Largësia kishte ngjyrë vitrinash,
telefona tërë taksa sipër,

pas fanarëve të makinave,
ato fytyrat që më pas,
kur arrin në shtëpi
humbasin emrat nëpër fotografi.

Lokalet mbusheshin tërë njerëz
lindnin premtime, nën nxehtësinë e një takimi,
netë për t’u rrëfyer,
qytete të transformuara në anekdotë.

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Por qysh kur udhëtoj pa mungesa
e marr çdo gjë me vete,
pyjet nuk mendojnë më për Jugun
largësia ka
ngjyrë fjalësh që përmbajnë,
ngjyrën e heshtjes sime,
udhëtimin tim.


I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.


E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova mollëzt   e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.


Nuk ia kam besën.



Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,
më duhet një sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.
I rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithë
ç’përposh.
Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,
Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.
Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,
si yjet.
Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.
I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.
Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.

Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.
Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohen
në çarçafë.

Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avull
Në ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.
Unë nuk mund ta ndaloj.
Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janë
sajuar tjetërsoj.
Ata mbeten, madhështitë e tyre të veckla
Të ngrohura janë me përçikje të shpeshta.
Kur më mërdhijnë këmbët,
Syri blu i bruzit tim më ngroh.
M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive me
pomadë
Të shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.
Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënë
zemrën time
Në një bohçe të pastër te këmbët e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.
Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .


Në Strellc plot mall e besim



Nga Strellci , në qytetin tonë,të vjetër
do kthehem me lavdi, patjetër.
Mos qaj, moj vajzë, kaq e njomë,
Atje do bëj një kryevepër!”
Dhe shkoi ai porsi i dehur
Në Strellc plot mall e besim,
Por shpesh dëgjonte, papandehur,
Në shpirt një vaj e një qortim.
Tek pikturonte pa pushuar,
Një brengë kish gjithmonë në zemër:
Kjo dashuri e pajetuar
Ishte e tija kryevepër.


Ankimet e shiut nëpër dhëmbë

Shiu mbi tjegulla bie butë, butësisht bie,
Mbi tokën ku e dashura ime e shkreta shtrihet
I trishtë zëri i saj më thërret mua, thirrje e trishtë,
Si një Diell i lindur ngjyrë gri.

Dashuri, dëgjomë
Kaq butë, kaq pikëllueshëm zëri i saj kurrë s’ka qënë,
Kurrë papërgjigjes, dhe i terrët shiu si tani,
Asnjëherë s’ka rënë.

Terr zemrat tona, oh dashuri, lermë të shtrihem i ngrirë
Si zemra e saj pikëllueshëm është shtrirë
Nën gjembat e hënës gri, mykut të zi
Dhe ankimeve të shiut nëpër dhëmbë.

Ajo shtrihet pranë meje në agim

E freskët posi gjethe të qullura
muzgjesh
Ajo shtrihet pranë meje në agim.



Ilustrimet e huazuara nga faqja në facebooc.com(Zana Shtrig Dauti)
2015-11-22 
 

2016-01-13

THOMAS FRIEDMAN:Epoka e Protestave


Nëse hyni këto ditë në webfaqen e “The Guardian”, do të mund të gjeni një seksion të gazetës që është titulluar “Protesta”. Kështu pra, me kafenë tuaj të mëngjesit, mund të lexoni lajmet, përfshirë edhe ato për mot e sport – por edhe për protestat.
Në këtë pjesë unë gjeta shkrime me tituj si “Pesë ide të reja për agjitatorin e artit të rrugës më 2016”, “Gruaja myslimane përjashtohet nga tubimi i Donald Trump pas një proteste të qetë” dhe “Ne po jetojmë në një epokë të protestave”.
E vërtetë, po që jemi duke jetuar në këtë epokë. Këtë javë, kancelarja gjermane Angela Merkel u sfidua më protesta të shumta pasi ministri i saj i drejtësisë deklaroi se imigrantët arabë – që u lanë të hyjnë në Gjermani për shkak të politikave liberale të Merkelit për refugjatët – ishin përgjegjësit kryesorë për sulmet masive seksuale ndaj grave në Koln, natën e Vitit të Ri dhe se ata shfrytëzuan rrjetet sociale për të bashkërenduar sulmet e tyre. Presidenti Obama u shkreh në vaj – kjo ishte një protestë e tij unike – teksa po tentonte të kanalizonte hidhërimin e tij, por edhe të shumë njerëzve tjerë, për sa i përket rregullimit të ligjeve të çmendura kombëtare për armët.
Sipas meje, kjo epokë e protestave po nxitet, pjesërisht, nga fakti se tri forcat më të mëdha të planetit – globalizimi, ligji i Moore (që thotë se shpejtësia procesuese e kompjuterëve do të dyfishohet çdo dy vjet) dhe Nëna Natyrë – të gjitha janë në nxitim, duke krijuar njëfarë motori çrregullues, që po streson shtetet e fuqishme e klasat e mesme dhe po shkatërron ato të dobëtat, derisa po i superfuqizon individët dhe transformon natyrën e punës, lidershipit dhe qeverisjes, njëkohësisht.
Kur ka kaq shumë agjitacion, në një botë në të cilën çdonjëri që ka një telefon të mençur është edhe reporter, fotograf lajmesh apo edhe autor i filmave dokumentarë, atëherë është çudi pse çdo gazetë nuk ka një seksion të titulluar “Protesta”.
Se çfarë mendon për këtë punë, unë e pyeta Dov Seidman, autor i librit “How” dhe CEO i LRN-së (Legal Research Network), firmë kjo e cila jep këshilla për kompanitë gjithandej botës për lidership etik në veprimtarinë e tyre.
“Njerëzit, kudoqofshin ata, duket se po zgjohen moralisht”, tha Seidman.
“Filozofi David Hume insistonte se ‘imagjinata e moralit shuhet varësisht distancës’. Mund të thuhet se edhe e kundërta është po ashtu e vërtetë. Teksa distanca shkurtohet, imagjinata e moralit shtohet. Tashti që nuk kemi më distanca – duket sikur ne të gjithë jemi në një teatër të stërmbushur, duke bërë gjithçka të mundshme – po përjetojmë dhe po përballemi në mënyrë të drejtpërdrejtë me aspiratat, shpresat dhe frustrimet e tjerëve”.
Ç’është e vërteta, ne po ekspozohemi, çdo ditë, deri në intimitet, karshi videove të brutalitetit policor, viktimave të terrorizmit që në tentim të shpëtimit kërcejnë nga dritaret e një teatri në Paris, por edhe emailave seksistë që zbulohen nga hakerët, në kompani të ndryshme. Kush nuk do të vetëdijesohej pas gjithë kësaj?
“Mendoje këtë”, tha Seidman. “Një dentist nga Minesota e vret një luan të bukur e të pafajshëm, me emrin Cecil në Zimbabve, dhe pak ditë më vonë, gjithsecili në këtë botë e merr vesh një gjë të tillë, duke nxitur një cunami të hidhërimit moral në Twitter e Facebook. Si rezultat i kësaj, disa njerëz tentuan t’ia mbyllin biznesin e tij dental, duke postuar qëndrime negative në Yelp. Tjerët i shkruan me sprej “Lion Killer” (Vrasës i luanëve) në shtëpinë e tij të pushimeve në Florida. Gati 400 mijë veta nënshkruan më pas një peticion, për vetëm një ditë, në Change.org duke kërkuar që kompania e fluturimeve Delta Air Lines të ndryshojë politikat e saja të transportimit të kafshëve trofe, të mbytura nga gjuetarët. Delta veproi kështu, duke u pasuar edhe nga kompani tjera. Por, edhe gjuetarët që kontribuojnë në industrinë e turizmit të Zimbabvesë protestuan ndaj protestës, duke pretenduar se ata po diskriminohen sërish”.
Se ne po bëhemi më të zgjuar moralisht “është gjë e mirë në përgjithësi”, argumentoi Seidman. Racizmi i institucionalizuar në departamentet policore, ose edhe në vëllazëritë e universiteteve, është i përnjëmendtë dhe është toleruar për shumë kohë. Pikërisht për këtë arsye, zgjimi moral, thënë qartë, është shenjë e shëndetit dhe riangazhimit të shoqërisë”.
Por, kur ky vetëdijesim moral manifestohet si zemërim moral “mund të inspirojë ose shtyp një bisedë serioze ose një të vërtetë’. “Gjithsesi që ka një lidhje ndërmjet shpërthimit të korrektësisë politike në kampuset e kolegjeve – përfshirë studentët e Yale që po kërkojnë dorëheqjen e një administratori, gruaja e të cilit mbrojti normat e shprehjes së lirë që mund t’i bëjnë disa studentë të ndihen jokomodë – dhe brohoritjet që po i merr Donald Trump duke u bërë politikisht jokorrekt, në mënyrë të vrazhdë”.
“Nëse zemërimi moral, sado i justifikuar të jetë, pasohet menjëherë me kërkesa për përjashtime nga puna ose dorëheqje”, këmbëngul Seidman, “mund të rezultojë në një rreth vicioz të zemërimit moral, që përballet me zemërim po aq të barabartë, në vend se të përballet me një rrethi virtuoz të dialogut dhe punës së palodhshme, që do të ishte në dobi të kërkimit të vazhdueshëm të mirëkuptimit real dhe marrëveshjeve të qëndrueshme”.
Për më tepër, “kur zemërimi moral i bën bisht bisedës normale, atëherë rezultati sigurisht se do të jetë një zgjidhje pasive, jo inspiruese”, shtoi Seidman. Kjo po ashtu mund të ushqejë epideminë aktuale të kërkimfaljes joautentike, “pasi kërkimfaljet që vijnë si pasojë e presionit, janë si ato situatat kur i thuhet një të riu ‘Ti vetëm thuaj se të vjen keq’, sa për të kaluar një situatë.
E gjithë kjo kërkon liderë me guxim dhe aftësi për të kuptuar tjerët, në mënyrë që “të inspirohen njerëzit të pushojnë pak për të reflektuar, duke i bërë ata, që në vend se të bërtasin, të kanalizojnë zemërimin e tyre moral në biseda të thella dhe të sinqerta”. Nëse ne mund ta bëjmë këtë – një nëse e madhe – përfundoi Seidman, “mund të bëhemi të mëdhenj sërish, sepse do të jemi prapë, në udhëtimin tonë drejtë një bashkimi më të përsosur”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...