Merita Bajraktari Januzi
Sikur edhe letërsitë
e mëdha që kanë mjaftueshëm marrëdhënie me religjionin ( veprat e Dante, Corneille, Racine, George Elliot, George Meredith, Thomas
Hardy, etj.) edhe letërsia jonë ka komunikimin e vet, por diktuar plotësisht
nga rrethanat historike dhe kulturore. Kemi shembuj e shembuj veprash me tema
plot referencë në kulturën biblike, tema nën omblrellën morale me diskursin
virtytnxitës, doctrinal. Këtë komunikim po
e marr guximin ta shohim në disa rafshe
si:
a) rrafshi etik dhe teologjik me prapavi
nacionale, nëpërmjet
të cilit synohet ndërgjegjësimi i popullit për kryerjen e ritualeve fetare në
gjuhën shqipe ( shih që nga Formula e pagëzimit, Meshari dhe tërësisht periudha e letërsisë filobiblike;
b) rrafshi nacional ndërlidhur me kodet biblike dhe kuranore ( Prej romantizmit e tutje: “Gjella e shën Mërisë virgjër”, “Jusufi dhe
Zylihaja”, “Qerbelaja”, “Vallja e Parrizit”, “E madhe është gjëma e mëkatit”,
etj);
c) rrafshi nacional, mohues ndaj religjionit (“Baba Musa Lakuriq”, ”O moj shqypni”, Zoti të dhashtë”, Kanga e Përdnimit”,
etj);
d) rrafshi social e kulturor i ndërtuar mbi temat fetare, por pa ndonjë admirimin a përçmim të regjionit (
p.sh vepra e shembuj pafund, shih Abelin
e Etthem Haxhiademit, e pse
jo edhe tekstin/Lutjen e shkrimtarit të
Konicës e cila ndërtohet krejtësisht në formën e lutjes fetare, edhe pse Konica
paraprakisht deklarohet që nuk është edhe aq fetar: "Ati
ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të
thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajë mbi të!
Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me
paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga
shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë![1]")
Brenda dy rrafsheve të para mund t`i shohim
autorët thellësisht teistë ( të krishterë dhe myslimanë ) si: Buzuku, Budi,
Bogdani, Jul Variboba, Hasan Zyko Kamberi, Naim Frashëri, Fishta etj, të cilët
nëpërmjet tekseve fetare apo temave fetare synojnë ndërgjegjësimin dhe
vetëdijësimin e popullit/kombit ( ta
përkujtojmë se ata autorë ishin edhe organizatorë të kryengritjeve për çlirim
kombëtar)… Ata me përkthimin dhe përshtatjen e tekstet biblike, shërbesave
fetare në gjuhën shqipe, po edhe me tekstet e tyre origjinale provojnë të
ngrisin shkrimin shqip dhe të kultivojnë modele të shkrimit letrar, ( shih
ciklin e vjershave të Sibilave të
Bogdanit te Cuneus Prophetarum apo poezitë mjaft origjinale të Budit).
Nëse
e shohim Pasthënien[2] e "Mesharit" të
Gjon Buzukut (1555):
“U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonëh
nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(8) saa hi
naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
gjithëh zemërë…”, e deshifrojmë qëllimin e autorit dhe të brezit të tij.
“U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonëh
nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(8) saa hi
naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
gjithëh zemërë…”, e deshifrojmë qëllimin e autorit dhe të brezit të tij.
Ndërkaq te dy rrafshet tjera i shohim autorët që e parodizojnë, ironizojnë dhe kundërshtojnë
fenë, duke dashur të dilet nga velloja
fetare, ideologjia religjioze te realja, për t`u ballafaquar me problemet e individit dhe kolektivitetit shqiptar.
Te
rrafshi i parë dhe i dytë metarrëfimi është religjioni, ndërkaq rrafshet tjera e përmbysin atë duke
krijuar relacione tjera komunikimi, duke përdorur mitin biblik/rrëfimin biblik
për të trajtuar aspekte tjera jetësore ( shih Baba Musa Lakuriq, ku miti biblik kthehet në parodi, apo Abelin e Etthem Haxhiademit, ku mitema
biblike kthehet në temë morale sociale dhe familjare).
Kjo
puna e nacionales na lidhet me secilin rrafsh ngase relacionet letërsi-regjion
janë dominante, të pjesshme apo të dobëta fare, varësisht nga rrethanat
nacionale historike, politike e kulturore dhe brenda seciles esenca është nacionalja (
shih periudhat letrare të letërsisë
shqiptare, kodet tematike, idetë letrare dhe domethënien e tyre.). Gjithashtu
meqë shumica e atorëve krahas temave biblike thurin edhe vargje origjinale nga
jeta kulturore shqiptare, e shohim pashmangshëm edhe elementin kulturor brenda këtyre
rrafsheve ( shih Gjellën e Shën Mërisë Virgjër, ku devotshmëria e Shën Mërisë
dhe e Krishtit kthehen në nivel personal njerëzor dhe më tutje brenda veprës kemi
edhe tema tjera me motive arbëreshe (këngë, valle e forma tjera me figura origjinale.).
Të gjitha veprat, pavarësisht tematikave që kanë, i shikojmë nga
perspektiva letrare, tekstore, metatekstore, intertekstuale deri në çdo element
letrar, stilistik dhe gjuhësor meqë i lexojmë si letërsi, siç mund ta lexojmë
Biblën dhe Kuranin si letërsi.
Letërsia bashkëjeton me religjionin
Letërsia nëpër
fazat e ovulacionit të saj është mbështetur dhe ka marrë modele të shumta nga
religjioni dhe përveç shembujve të sipërpërmendur po ndalemi edhe te të tjerë për
ta ilustruar ndërlidhjen e vazhdueshme letërsi-religjion.
Gjergj Fishta duke qenë prift françeskan, shihet se në
stilin e tij, pothuaj se në të gjitha
veprat letrare, vjen në shprehje
ndërthurja e kodit fetar me kodet e tjera
si: kodin historik, kodin mitologjik, kodin ligjërimor përshkrues, etj.,
P.sh. Lahuta e Malcis nis me vargjet që mund
t`i rangojmë si obsekracion/lutje: Ndihmo,
Zot si m`ke ndihmue...për të
vazhduar tutje me kodin historik.
Te poezia “Nji lule vjeshtet” që konsiderohet ndër
lirikat më të mira të Fishtës, të cilën e karakterizon mungesa e rimës dhe ndërlidhja e ideve të shprehura në
poezitë e tjera vërejmë se autori flet
në veten e parë dhe shpreh ndjesinë e tij për kalimin e qenies njerëzore nga
jeta në vdekje e përjetësi ( nuk dihet kujt konkretisht ia ka kushtuar këtë
poezi, atij apo asaj), por që në fillim ai flet me tonin elegjiak kur para
varrit kujton të gjallin tashmë të vdekur, flet për virtytet e tij dhe për
kalimin e tij në botën e amshuar.
Tema e saj është
vdekja, përjetësia me diskursin elegjiak
të artikuluar në formë të monologut:
“ N`atë rrahe t`dekne
brenda vorrit t`errshëm
Tash pluhën je. Ata
dy sy t`janë errun
.........
Të janë sosur fjalët e
ambla e plot urti”[3]
Apo:
” N` prehet
t`Amshueshmit
Pjesa ma e mira e
jotja ka fluture
Me gzue n`dritë t`qiellvet, ku
pushon dishiri
I nierit të drejtë, si
drita m`sy kthiellun
Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon për jetë!” [4]
( Nji lule vjeshtet )
Në këtë ndërtim artistik me figurat kryesisht
popullore, figurat që shprehin emocion, pastaj ato religjioze ( Zoti, Hyji,
Engjëjt, parajsa, Ungjijtë) poezia qëndron në vijë të diskursit personal dhe në këtë kontekst shihet formimi klasik
dhe i krishter i Fishtës në besimin për
jetën përtej varrit, përjetësinë, por edhe qasja reale ndaj pavdekësisë së
njeriut që le pas vepra të mira njerëzore.
” Teksti nuk kufizon ndjenjat në trajtë/formë
të ngurtësuar, por ecën pas hovit të tyre. Aq sa shkruhet elegjia, edhe figurat
janë ” të zeza”. Një mbajtje zi për mikun. Kur nis odja, figurat bëhen
madhështore, si dhe referenca Zinë e zëvendëson adhurimi. Del se edhe po
”pamë”, objekte të ndryshme të tekstit, vjersha ruan formën, afërsinë e
subjektit me objektin, tonin. Duket se Fishta ka llogaritur me lexuesin e
tekstit të tij. Është e njohur se kur kihet parasysh lexuesi, shkrimi fiton një
instancë të re të vetëdijes krijuese e të strategjisë tekstore” [5]
Ose shembulli tjetër, kur Juda Makabe u flet
bashkëluftëtarëve të kujton heroin tonë Skënderbe, të cilit i peshonte fjala
dhe respektohej nga populli. Ngjashëm Juda i frymëzon bashkëluftëtarët për të qenë të paepur e të patrembur në luftë dhe të
gatshëm për t`u flijuar për lirinë e vendit:
” Kush din
n`shekull shk`asht ndera e burrnija,
Për Fe
Shejte, për Atme t`bekueme
Ati jeta s`i dhimbet, as shpija,
Duhmja e
ferrit udhën s`ia pret:
Kosa e dekes
si pret` e shembtueme
N`dorë t`tij
shpata ashtu armikun e pret” [6]
Qartë në këto vargje shihet ideja e flijimit
për atdhe që reflektohet brenda kësaj vepre. Në këtë vijë të idealit Juda merr bekimin e priftit ( personazh i
imagjinuar nga autori) dhe pajtimin e plotë të popullit për çka entuziazmohet
dhe mbushet plotë në realizimin e
idealeve më të shtrenjta për liri dhe shtetin e vet.
E më tutje, prifti që gjithë kohën i shërben
Judës dhe popullit të vet, mallkon tradhtarët që vendin e lanë me gjakun e
vëllezërve të vet dhe humbën lirinë e atdheut:
” Mallkue frota e tradhtaret,
Qi besë e Fe harrue
Sot kombin kanë sharrue
Koritë kanë fis e gjak,
Kurrë
fmi mos u leftë n`votër,
E
larg, nder thoj t`barbaret
Mbrojshin jeten m`lak.”[7]
” O perëndi, a` ndjeve?
Tradhtarët na lanë pa Atdhe,
E ti rri` e gjun m`errfe
Lisat nper male kot...[8]
Këto vargje plotë emocion i thotë
prifti me të kuptuar se u vra Juda Makabe, për të cilin vajtojnë shokët e tij
besnik të fjalës dhe të pushkës.
Në ciklin Kangët e përndimit, Migjeni sikur
del për të kërkuar diçka që ia largon vëmendjen nga përshkrimi i
situatave të rënda të përditshmërisë. Dhe në këtë gjendje ai me plotë revoltë i
kthehet besimit të njeriun në vlera të reja, por kjo nuk paraqitet në kuptimin
që e shpjegon besimtari i madh i fesë, përkundrazi Migjeni jep idenë për
njeriun që tashmë ka kulte tjera, tempuj tjerë para të cilëve përkulet, thjesht
jep idenë për besimin e ri-besimin në vetvete:
” Kangë Përndimi, kangë njeriu të dehun nga
besimi në vete.
Kanga e tij një fe
tjetër, me tempuj të tjetë, me meshë solemne,
....................
Kult` i tij- kult
i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi –
e varros, mbi varr
ia vë një shenj përbuzje o nderimi.”[9]
( Kanga e përndimit)
Noli i veprat me
tematikë politike-
patriotike. Bredna tyre pa dyshim
shihen referencat autobiografike dhe
meqë Noli kishte edhe orientim të krishterë, në tekstet e tij dominon kodi
biblik dhe figurat biblike ( Moisiu, Krishti, Shën Pjetri), shih poezitë: Moisiu në mal, Marshi i Krishtit, Krishti me
kaçikun, Shën Pjetri në mangall, Kryqëzimi, Marshi i Barabbajt, Marshi i
kryqëzimit)
Tema e poezisë Moisiu në Mal ka kodin biblik dhe është në raport intertekstual me legjendën biblike për
Moisiun, i cili, siç thotë Bibla, kërkon
tokën e premtuar. Duke qenë se temat biblike, figurat biblike, Noli i vë në
shërbim të artikulimit të dilemave dhe
gjendjes personale, prandaj shohim se
kodi biblik brenda kësaj poezie ( po edhe te poezi të tjera) kalon në kod personal:
”
Ngjitet përpjetë malit të shkretë
Krye- Profeti
trimi me fletë
Të
bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.”[10]
Dhe sipas Biblës, Moisiu
e pa atdheun vetëm për së largu nga maja e një mali, përpara se të vdiste në
shkretëtirat e Arabisë. Kjo korrespondon me dramën shqiptare të Nolit, i cili i
mërguar përjeton rëndë faktin se nuk do të arrijë ta shoh “ Tokën e premtuar”-
Shqipërinë:
” Këtej ka dimrin, andej pranverën
Kërkon Parajsën, vdes në skëterrën
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!”[11]
(Një shembull edhe nga vitet e fundit)
Musa Ramadani te
përmbledhja poetike Mëkatet e E(Ha)vës
ofron tema të shumta që aludojnë figurativisht dhe kuptimisht në vuajtjet e njerëzimit si pasojë e mëkateve
që bëri nëna e njerëzimit E(Ha)va. ( Ndërlidhjet tematike biblike me temat e
tjera aktuale janë tërësisht mbindërtime).
Përfundim:
Nuk u ndala te
formacionet letrare, pse dhe si duket
religjioni tek to, ngase ajo nënkuptohet nga vetë karakteristikat e tyre dhe
fryma që u përket. E kemi parasysh si religjioni dominonte letërsinë e vjetër,
po Rilindja vjen me frymën e re, me
tendencën për artin e bukur, poezinë e
bukur dhe siç thotë Todorov: ” Ajo bukuri e definon vetveten përmes të vërtetës
dhe kontributit të saj në raport me të mirën.”[12]
Dhe në rastin e letërsisë sonë, e bukura e definon vetveten përmes të vërtetës
në raport me të dobishmen dhe interesin nacional. Në këtë vazhdë edhe temat
fetare e luajnë të njëjtin funksion, artin e
bukur dhe mesazhin e bukur artistik që del në relacion me larushinë
tematike, ideore dhe estetike. Edhe modernia e bashkëkohorja luajnë dhe
bashkëveprojnë me kodin fetar, duke riaktualizuar dhe rivlerësuar mitin biblik po
edhe idenë e krahasimit të autorit me krijuesin ( Zotin krijues), prej nga
trajtohen tema e ide nga më të larmishmet.
[1] Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa., Gjuha shqipe
për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut, f.277 , Sh.B. TOENA, Tiranë, 2001.
[2] Pasthënia është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit që
ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
[4] Po aty, faqe 187.
[5] Kujtim M. Shala, Shekulli i letërsisë
shqipe, Buzuku, Prishtinë, 2006, faqe 21
[6] At Gjergj Fishta, Juda Makabe, Rilinda,
Prishtinë, 1994, faqe 8.
[7] Po aty, faqe 40.
[8] Po aty, faqe 43.
[9] Po aty, faqe 35
[10]
Fan.S.Noli, Vepra 1, faqe 79, Rilindja, Prishtinë, 1988
[11]
Po aty, faqe 80.
[12]
Tzvetan Todorov, Letërsia në rrezik, faqe36, Buzuku, Prishtinë, 2007
(Merita Bajraktari Januzi, e lindur në Vushtrri më 10.12.1972. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vushtrri, ndërkaq studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, në degën: Letërsi dhe gjuhë shqipe. U diplomua më 1997 dhe si absolvete mori çmimin Studente e dalluar. Pas një pauze për arsye familjare, iu rikthye studimeve dhe në maj të vitit 2012 mbrojti me sukses temën e diplomës së studimeve pasuniversitare ( Figuracioni poetik te autorë të njohur të letërsisë moderne shqipe). Tani vazhdon studimet doktorale në degën e letërsisë, në Universitetin e Prishtinës.
(Merita Bajraktari Januzi, e lindur në Vushtrri më 10.12.1972. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vushtrri, ndërkaq studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, në degën: Letërsi dhe gjuhë shqipe. U diplomua më 1997 dhe si absolvete mori çmimin Studente e dalluar. Pas një pauze për arsye familjare, iu rikthye studimeve dhe në maj të vitit 2012 mbrojti me sukses temën e diplomës së studimeve pasuniversitare ( Figuracioni poetik te autorë të njohur të letërsisë moderne shqipe). Tani vazhdon studimet doktorale në degën e letërsisë, në Universitetin e Prishtinës.
Qysh
prej fillimit të studimeve bazike është marrë me recensione, vështrime letrare
dhe ka botuar punime në gazetat dhe revistat e kohës. Së fundi i ka botimet në
gazetën Zëri ( tema: Tradita dhe modernia me referenca të shumta
historike) dhe në revistën Shkëndija ( Idetë letrare të Gjergj Fishtës).
Merret edhe me poezi për çka edhe ka marrë çmime në Takimet e poeteshave
shqiptare. Ka në dorëshkrim një numër të konsiderueshëm të poezive
dhe studimeve letrare që mund t`i botojë ndërkohë.
Jeton në Vushtrri
me bashkëshortin dhe katër vajzat, ndërkaq punon në Prishtinë, në Ministri të
Arsimit Shkencës dhe të Teknologjisë.)