2016-02-05

Harold James - Grahmat e vdekjes së naftës

Çmimi i naftës shihet shpesh si një lloj termomentri për të matur shëndetin e ekonomisë së botës. Por ajo që është vënë re më pak është se ai shërben gjithashtu si një barometër-duke paralajmëruar afrimin e stuhive gjeopolitike. Në të vërtetë, rënia dramatike e çmimit të fuçisë së naftës bruto-nga gati 150 dollarë në qershor 2008 në rreth 30 dollarë sot – ka gjasa që të ushqejë trazira shumë përtej tregjeve të energjisë dhe lëndëve të para të botës, me komplikime veçanërisht shqetësuese për Bashkimin Europian.

Fundosja e çmimeve të naftës janë dukshëm në korrelacion me destabilitetin financiar por linjat e lidhjes mes shkakut dhe pasojës nuk janë në drejtimin që shumica e ekspertëve duket se besojnë. Përkundrazi, kur çmimi i naftës rritet, po kështu rriten kostot në shumicën e vendeve të pasura dhe të industrializuara; kështu, një rritje e çmimit të naftës shërben si frenë për rritjen ekonomike. Rritjet e çmimeve të naftës kanë sjellë recesione botërore në vitet 1973, 1979, 2000 dhe 2008.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Një ngadalësim i ekonomisë me gjasa do të sjellë rënien e çmimit, e cila mund të jetë e mirë nga pikëpamja financiare për qeveritë dhe konsumatorët. Pas kolapsit të Lehman Brothers në vitin 2008, çmimet e naftës u fundosën për shkak të pritshmërisë për stanjacion ekonomik, por u rimëkëmbën në mënyrë thelbësore kur rritja ekonomike vijoi në tregjet në zhvillim. E parë në këtë këndvështrim, rënia e kohëve të fundit në çmimet e naftës nuk është aspak surprizë për shkak se ajo erdhi pas dobësive të dalluara në të gjitha tregjet e mëdha në zhvillim (me një përjashtim të mundshëm të Indisë).

Për më tepër, çmimet e naftës sot janë pre e burimeve të fuqishme të presioneve për ulje të mëtejshme: pritshmëria se ekonomia e botës do të ristrukturohet në përgjigje të shqetësimeve mbi ndryshimet klimaterike. Përpjekjet aktuale për të ngadalësuar ngrohjen globale mund të mos kenë shumë peshë, por në terma afatgjatë, fakti që energjitë fosile janë kontribuues të mëdhenj në rritjen e dioksidit të karbonit në atmosferë dhe rrjedhimisht ndryshimeve klimaterike, ka gjasa që do të shtyjë politikëbërësit – dhe investitorët – të ndërmarrin veprime serioze.

Kjo na shpie të ajo që ekonomisti gjerman Hans-Werner Sinn e quajti “Paradoksi i madh”. Mundësia që përdorimi i energjive fosile do të kufizohet një ditë krijon një incentivë të madhe të prodhuesve të naftës për të shitur sa më shumë që të kenë mundësi para se kufizimet të hyjnë në fuqi. Kjo logjikë mund të jetë ajo që e ka sjellë reagimin aktual të Arabisë Saudite ndaj fundosjes së çmimeve të naftës: ajo ka hedhur poshtë thirrjet e OPEC për të reduktuar prodhimin. Rezultati është rënie e mëtejshme e çmimit të naftës dhe iniciativa edhe më të mëdha për konsumatorët për të blerë makina me konsum më të lartë e për të udhëtuar më shumë.

Në botën industriale-edhe në Shtetet e Bashkuara, një prodhues gjithnjë e më i rëndësishëm i naftës-çmimet e ulëta të naftës janë në mënyrë të padyshimtë të mira për ekonominë në terma afatshkurtër. Për më tepër, fundosja e çmimeve të naftës është një nga pak forca që mund të ndihmojnë stabilizimin e eurozonës së dobët. Dhe shqetësimet se rënia e çmimeve të lëndëve të para do të sjellin një deflacion dëmtues të stilit të viteve 1930 janë me siguri të ekzagjeruara.

Dhe megjithatë, parashikimi është sërish larg të qenit pozitiv. Historia është përplot me shkembuj të përparimeve teknologjike në ndërveprim me disponueshmërinë e burimeve, të cilat kanë pasur ndikim gjeopolitik të stërmadh. Pyjet e lisit të Britanisë i lejuan asaj të bëhet fuqia kryesore botërore detare gjatë Epokës së Lundrimit, kur një lëndë shumë e mirë drusore dhe e bollshme qe çelësi për kontrollin e deteve. Revolucioni Industrial e ktheu çelikun dhe qymyrin në mallra strategjikë ndërsa luftërat për naftë dominuan pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë, përfshirë periudhën e Luftës së Parë Botërore, kur humbja e naftës së Rumanisë kontribuoi në kolapsin e Gjermanisë në Frontin Perëndimor më 1918.

Ndryshimet e shpejta të çmimeve të lëndëve të para mund të ndryshojnë panoramën gjeopolitike gjithashtu, duke shkaktuar destabilitet politik-apo më kqe. Dhe sot, nafta duket se po ecën drejt rrugës së lëndës drusore dhe çelikut, duke humbur rëndësinë strategjike. Sasi të mëdha energjie do të jenë ende të nevojshme si bazë për jetën moderne, përfshirë procesimin e të dhënave dhe magazinimin, por gjithnjë e më shumë do të vijnë nga burime të tjera.

Kjo ka gjasa do të ketë pasoja epokale, për shkak se dobësimi i çmimeve të naftës do të minojë regjimet autoritare që kontrollojnë prodhuesit kryesor. Ka një sasi të konsiderueshme provash studiuesish që lidhin varësinë nga burimet natyrore me qeverisjen e keqe – të njohur si “mallkimi i burimeve.” Pavarësisht dallimeve të shumta mes Nigerisë, Venezuels, Arabisë Saudite, Rusisë, Iranit dhe Irakut, që të gjitha kanë një gjë të përbashkët: të ardhurat nga nafta që kanë korruptuar sistemin politik, duke e kthyer atë në një përplasje vrastare për plaçkitje. Ndërsa çmimet bien, banditët që po përplasen do të luftojnë gjithnjë e më shumë mes njëri-tjetrit, si dhe me fqinjët e tyre.

Udhëheqësit e vendeve që prodhojnë naftë janë sakaq të zënë në sajimin e narrativave që shpjegojnë fatkeqësitë e vendeve të tyre. Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka përqafuar sloganet e vjetra populiste të së majtës dhe i ka vënë gishtin Shteteve të Bashkuara. Në mënyrë të ngjashme, zyrtarët e Rusisë po bëjnë paralelizma mes ngjarjeve të sotme të rënies së çmimit të naftës me rënien që minoi Bashkimin Sovjetik. Në të dyja rastet, SHBA-të janë përgjegjësit; frakturimi hidraulik në Oklahoma dhe Pensilvania, sipas kësaj narrative, është shembulli më i fundit i projektimit të fuqisë Amerikane jashtë vendit. Me fjalë të tjera, sfidat e sigurisë që krijohen nga rëniet e çmimit të naftës ka gjasa do të jenë më domethënëse se sa rreziqet ekonomike. Por sfidat e sigurisë mund të jenë të kushtueshme. Për shembull, vështirësitë me të cilat u përball BE-ja në vitin 2015 ka gjasa që do të rriten në përmasa dhe do të bëhen edhe më të egra. Kështu që kemi një kauzë të fuqishme që të merremi me pasojat gjeopolitike. Në këtë drejtim, ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble bëri një propozim së fundmi për të paguar për strehimin e refugjatëve me një taksë europiane mbi karburantet, propozim që ka shumë kuptim.

Politikëbërësit në vendet e zhvilluara duhet të ndalojnë së menduari mbi rënien e çmimeve të naftës si një rrezik për ekonominë dhe të fillojnë të mendojnë për komplikimet gjeopolitike.

Duke parë përmasat e sfidave që kanë gjasa të vijojnë, koordinimi i politikave do të jetë i nevojshëm. Goditjet që vijnë nga nafta me çmim gjithnjë e më të ulët vështirë se mund të përballohen nga një vend më vete dhe rrjedhimisht, duhet koordinim për këtë sfidë të përbashkët.

Gilman Bakalli - Neutralizimi seksual përmes xhinseve elastike

Ua shoh nënave ngjitur pas këmbëve, teksa çojnë fëmijët me karrocë në kopsht, studenteve korridoreve të universitetit, teksa parakalojnë të vetëdijshme për hiret e tyre para çunave sehirxhinj, çunave mbi skateboard: xhinset elastike. Totalisht jo praktike, tmerr t’i fusësh këmbët brenda tyre. Makth, nëse e ke me nxitim dhe të duhet t’i heqësh shpejt. Xhepat s’ke shans t’ua përdorësh. Dhe, mbi të gjitha: ose t’i shtypin vithet prapa ose të presin para, ose i ke paksa më të gjata, ose pak më të shkurtra. Dhe në fund, më e keqja e të gjithave, është se xhinse të tilla nuk ofrojnë në asnjë rast, garanci se një trup femëror ekselent mund të duket më bukur apo më seksi. Përkundrazi, brenda këtyre xhinseve, këmbë të bukura elegante femërore duken më thatanike, kurse këmbët sportive të duken të shëndosha.

Akoma më të deformuar duken brenda xhinseve elastike, mbartësit e kromozomit Y. Kjo lidhet me natyrën e gjërave. Nëse gratë përpiqen që me anën të xhinseve elastike të nxjerrin në pah hiret e tyre fizike, mashkulli në xhinse elastike, bashkë me hallatet shtyp, e bën petë edhe burrërinë e tij, duke shpalosur një adoleshencë të tejzgjatur. Burri në xhinse elastike: një figurë perfekte djaloshare dhe hermafrodite!

Xhinset elastike nuk duhen ngatërruar me xhinset e ngushta të viteve ‘50, apo xhinset tub të viteve ‘70. Ato ishin simbolet e një mashkulli rebel të tipit Mick Jagger, Marlon Brando, James Dean. Xhinset elastike postmoderne, janë kilometra larg xhinseve tub, brenda të cilave rrjedh testosteron i pastër. Edhe xhinset elastike sinjalizojnë antikonformizëm, rebelizëm kundër konvencioneve sociale, veçse burri i sotëm i shtrydhur brenda këtyre xhinseve, e inskenon ekscentrizmin e tij, jo më nëpërmjet atributeve mashkullore tradicionale, por duke u shfaqur si i brishtë e sensibël, delikat dhe ëndërrimtar, si dikush që i ka hedhur pas krahëve të gjitha imazhet tradicionale të burrërisë. Të krijohet përshtypja se xhinset elastike te meshkujt, mund të jenë përgjigja logjike e xhinseve të grisura e me vrima, të cilat vajzat e viteve ‘80 ia morën të dashurve të tyre, të ashtuquajturat “boyfriend jeans”. Por nuk është kështu. Kjo modë, moda e xhinseve të grisura femërore pra, në fakt, inskenonte në një formë paradoksale e paksa provokuese seksualitetin femëror. Kurse xhinset elastike rrezatojnë neutralitet seksual.

Ato janë thjesht shprehje e një estetike totalitare, që i transformon burrat në djem picirrukë, kurse gratë në vajza lozonjare. E vërtetë është se ato janë një kameleon i modës. Ato kanë nxitur lloj-lloj nuancash mode: mund t’i vishje me çizme, mund t’i vishje me balerina. Në një farë mënyre, ato kanë diktuar edhe gjuhën e veshjeve të tjera: kravatat janë bërë më të holla, shallet gjithashtu, pa përmendur këtu këpucët me taka super të larta e fine. Nuk e di, nëse xhinset elastike në këmbët e burrave e grave, na shpalosin një estetikë thjesht aseksuale apo shtrydhin nga vetëdija e thellë mesazhe pedofilie latente? Apo ndoshta jemi më të saktë, po të themi se xhinset elastike, pikërisht për shkak të larmisë së tyre semantike, mund t’i shohim si një copëz mode që ka pushuar së sinjalizuari diçka?

Përtej çdo interpretimi spekulativ, xhinset elastike nuk mund të konsiderohen si modë pluraliste. Përtej polivalencës së tyre kuptimore, në kundërshtim të plotë me prirjen anti-normative të njeriut, ato kanë dëshmuar një shkallë të lartë uniformizimi. Lajmi i mirë është se shpëtimi nga sundimi i gjatë i kësaj mode aseksuale, po vjen pikërisht nga marshimi i një mode të ndaluar rreptësisht nën diktaturën komuniste: nga pantallonat kauboj të viteve ‘70, nga culottes, me bel të lartë dhe prerje të gjerë. Nuk po pretendoj ta festoj modën e re si hap drejt lirisë dhe emancipimit. Por thjesht po them se pak larmi, variacion dhe diferencim gjinor në modë është diçka e bukur.

Zanny Minton Beddoes - Kohë e keqe për liberalizmin

Kur shohim botën në fundvin 2015, duhet të pranojmë se është e vështirë për një internacionalist liberal të gjejë arsyet për të qenë optimist. Po, zhvillimet e teknologjive numerike - nga inteligjenca artificiale deri te manipulimi gjenetik - janë shastisëse, dhe aksesi në Internet turbullon jetën e një numri gjithnjë e më madh njerëzish. Por, mondializimi është, në një farë mënyre, shqetësues mbi tri pika të rëndësishme.

Rreziku i parë vjen nga ngadalësimi kinez. Duke zbutur politikat monetare dhe duke vendosur në vend të tyre masa për rizhvillim, Pekini do të arrijë të shmangë një ulje brutale. Po, për momentin, nuk po shohim të vijnë masat e nevojshme që të prosperojë një ekonomi e nxitur nga shërbimet dhe konsumi. Kina duket se po drejtohet mes vështirësisë, ku modeli i vjetër i rritjes zhduket pa një model të ri që e zëvendëson.

Një Kinë e ngadalësuar do të thotë që rritja botërore do të ketë vështirësi të rimarrë ritmin e saj. Ajo mund të ngadalësohet edhe më shumë - dhe të mbetet nën shpejtësinë e nevojshme për të shmangur presionet e zhdukjes së inflacionit. Kjo do të trondiste tregjet financiare dhe do të kontraktonte projektet e bankierëve qendrorë. Rezerva federale amerikane do të mund të ngrinte taksat e interesit në terma afatshkurtër, por 2016 nuk do të shihte asnjë shtrëngim monetar.

Në botën emergjente, dhe paçka monedhave, të luhatura dhe të rezervave më të rëndësishme, viti do të shpalosë brishtësitë. Do të asistojmë me siguri në kriza borxhesh. Akoma më brejtës do të jetë zhgënjimi që do të vendoset kur të bëhet e qartë se ekonomitë e botës së pasur kanë humbur energjinë e tyre dhe se epoka e një rritjeje ekonomike të shpejtë, e vendeve të varfra ka kaluar.

Tundimi populist. Shqetësimi i dytë për rendin liberal prek fushën e politikës së fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara tërhiqen në një moment kur sistemi i sigurisë ndërkombëtare që ata garantojnë, po përballet me sfida të rënda prej çerek shekulli, nga aventurizmi i Vladimir Putinit në Siri te demonstrimet e fuqisë kineze në detin e Kinës meridionale. Raketat e Vladimir Putinit nuk do të fitojnë luftën në përfitim të diktatorit Bachar Al-Assad, por do të zgjasin më shumë konfliktin, do të rrisin eksodin e refugjatëve dhe do të acarojnë krizën më të madhe politike që Bashkimi Europian ka përballuar ndonjëherë.

Viti 2016 do të jetë për Evropën një vit shpërbërjeje e vazhdueshme. Edhe pse qarkullimi i lirë ndër vendet anëtare mbetet ende në funksion, kontrollet “e përkohshme” në kufij do të shumëfishohen. Kufijtë evropianë do të shëmtohen nga kontrollet me tela me gjemba - ndërsa qindra mijëra refugjatë do të trokasin në dyert e Evropës.

Rreziku i tretë është i lidhur me politikat kombëtare të vendeve të pasura. Nga të dyja anët e Atlantikut, besimi te drejtuesit është degraduar ndjeshëm, dhe populistët gëzojnë një popullaritet në rritje.

Disa nga këto shqetësime do të mund të jenë kalimtare dhe disa rreziqe do të neutralizohen bashkërisht. Kriza e emigrantëve do të shkaktojë në terma afatshkurtër një rritje të shpenzimeve publike, çka do të amplifikonte kërkesën dhe zbuste shokun ekonomik të shkaktuar nga ngadalësimi i rritjes kineze.

Më shumë sesa në gjatë një viti të zakonshëm, vendimet e marra në 2016 do duhet, sikurse thotë edhe Obama, të tendosin harkun e historisë. Ja përse ata që besojnë në një rend botëror të hapur dhe liberal, duhet të veprojnë me kurajë për ta mbrojtur. Presidenti amerikan mbetet mbrojtësi i parë i internacionalizmit liberal. Për ta përforcuar, viti i fundit i mandatit të tij duhet të jetë i shënuar nga një angazhim më i vendosur, natyrisht në raport me krizën siriane dhe eksodin e refugjatëve që ajo shkakton.

Të gjithë aktorët politikë që kanë për zemër internacionalizmin e hapur, duhet të luftojnë për të. Duhet të përditësojnë logjikën e gabuar që nënkupton ksenofobinë. Me kusht që të asimilohen shpejt dhe integrohen me popullsinë aktive, emigrantët përfaqësojnë një të mirë të papritur ekonomike – dhe kjo po verifikohet më së shumti në shoqëritë që po plaken.

Problemet e rritjes së dobët dhe të stanjacionit të pagave kanë nevojë për zgjidhje të guximshme, dhe jo për terapi të thjeshta populiste. Ide të mëdha ekzistojnë: investime masive në infrastrukturë apo reforma të thella për edukimin dhe formimin. Por shumë politikanë janë pre e një mentaliteti meskin: një modifikim i vogël ndaj një dispozitivi ekzistues këtej, një gërvëlisje e një takse tatimi andej… Që nga e drejta e fuqisë për të vendosur, deri te riorganizimi i peizazhit edukativ, qeveria konservatore britanike është ajo që, ndër qeveritë e botës së pasur, po afrohet më së shumti nga vija e veprimit të qendrës-radikale, edhe pse vullneti i saj për të ulur kreditë e tatimit për punëtorët e varfër prish pak tabelën në tërësi. Qeveritë e tjera do duhet të ndjekin hapin. Ngushtësia e mendimit nuk do të bëjë, asnjëherë, që të lulëzojë internacionalizmi i favorshëm për tregun. Viti 2016 do duhet të jetë ai i radikalizmit të qendrës.

Joseph S. Nye, Jr : Pesë të vërteta mbi terrorizmin

Politika amerikane është rrëmbyer nga terroristët. Në dhjetor 2015, sondazhet treguan se një në gjashtë amerikanë, rreth 16 për qind e popullsisë, tashmë e identifikon terrorizmin si problemin më të madh kombëtar, me rritje nga vetëm 3 për qind që kishin të njëjtin mendim një muaj më parë. Ky është niveli më i lartë i alarmit mes Amerikanëve në një dekadë, megjithëse është ende më i ulët se sa 46 për qind që qe matur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Pasojat e këtij ndryshimi në opinionin publik kanë qenë veçanërisht të forta në zgjedhjet primare presidenciale mes republikanëve. Dukshëm ato fuqizuan kandidaturën e Donald Trump, retorika anti-islamike e të cilit ka qenë veçanërisht e ashpër (për të mos thënë zjarrvënëse). Disa politikanë kanë filluar ta quajnë betejën kundër terrorizmit “Lufta e Tretë Botërore.”

Terrorizmi është një problem për Shtetet e Bashkuara, siç treguan sulmet në San Bernardino, Kaliforni, në dhjetor. Por ai është fryrë përtej përmasave reale, si nga kandidatët për presidentë ashtu edhe nga media që i bindet shprehjes së vjetër, “nëse ka gjak, ecën.” Për ta vënë terrorizmin në dritën e duhur, amerikanët - dhe të tjerët - duhet të kenë parasysh këto shpjegime:

Terrorizmi është një formë teatri. Terroristët janë më të interesuar në tërheqjen e vëmendjes dhe në vendosjen e problemit të tyre në krye të agjendës se sa janë të interesuar për numrin e vdekjeve që shkaktojnë. Shteti Islamik (ISIS) i kushton vëmendje të veçantë skenografisë. Prerjet barbare të kokave që transmetohen dhe shpërndahen përmes medias sociale krijohen posaçërisht për të tronditur dhe shkaktuar zemërim - dhe rrjedhimisht për të tërhequr vëmendjen. Duke ekzagjeruar efektet e tyre dhe duke e bërë çdo terrorist të kapë lajmet kryesore, ne bëjnë lojën e tyre.

Terrorizmi nuk është kërcënimi më i madh me të cilin përballen vendet e zhvilluara. Terrorizmi vret shumë më pak njerëz se sa aksidentet automobilistike apo cigaret. Në të vërtetë, në këtë pikëpamje, terrorizmi nuk është madje as një kërcënim i madh - por as i vogël, gjithsesi. Ka më shumë gjasa që dikush të vritet nga një rrufe se sa të vritet nga një terrorist.

Ekspertët vlerësojnë se rreziku vjetor që amerikanët të vriten nga një terrorist është një në 3.5 milionë. Amerikanët ka më shumë gjasa që të vdesin në një aksident të shkaktuar në vaskë banje (1 në 950 mijë), nga një pajisje elektroshtëpiake (një në 1.5 milionë), nga një dre (një në dy milionë), ose nga një avion (një në 2.9 milionë). Gjashtëmijë amerikanë vdesin çdo vit për shkak se shkruajnë mesazhe apo flasin në telefon ndërsa po i japin makinës. Kjo është qindra herë më shumë se sa numri i atyre që vdesin nga sulmet terroriste. Terrorizmi radikal islamik vret më pak amerikanë nga sa vdesin si pasojë e punëtorëve të zemëruar ndaj vendit të punës apo nxënës që masakra nëpër shkolla. Terrorizmi nuk është Lufta e Tretë Botërore.

Terrorizmi botëror nuk është gjë e re. Shpesh nevojitet të kalojë një gjeneratë që një dallgë terrorizmi të përfundojë. Në fillim të shekullit të njëzetë, lëvizja anarkiste vrau një numër krerësh shtetesh për një ideal utopik. Në vitet 1960-70, Brigadat e Kuqe të së “majtës së re” dhe fraksione të Ushtrisë së Kuqe rrëmbyen avionë në vende të ndryshme, rrëmbyen njerëz dhe vranë udhëheqës të biznesit apo të politikës (si dhe njerëz të zakonshëm).

Ekstremizmi xhihadist sot është një fenomen politik mbresëlënës i fshehur pas një veshjeje fetare. Shumë prej udhëheqësve të tyre nuk janë fondamentalistë tradicionalë, por identiteti i të cilëve është dërrmuar nga globalizimi dhe për këtë shkak po kërkojnë për kuptim në bashkësinë imagjinare të një kalifati të pastër islamik. Mposhtja e tyre do të kërkojë kohë dhe përpjekje, por natyra provinciale e ISIS kufizon përmasat e ndikimit të saj. Me sulmet e saj sektare, ajo nuk është në gjendje as të joshë të gjithë myslimanët, jo më të joshë hindutë, kristianët e të tjerët. ISIS në fund do të mposhtet, siç janë mposhtur edhe terroristët e tjerë transnacionalë.

Terrorizmi është si Xhiu Xhicu. (Jiu jitsu). Aktori më i vogël përdor fuqitë e aktorit më të madh për ta mposhtur atë. Asnjë organizatë terroriste nuk është aq e fuqishme sa një shtet dhe shumë pak lëvizje terroriste ia kanë dalë të rrëzojnë një shtet. Por nëse ata mund të zemërojnë dhe lodhin qytetarët e shtetit duke i shtyrë të ndërmarrin veprime vetëshkatërruese, ata kanë shpresa për të triumfuar. Al Kaeda ia doli të tërheqë SHBA-të në Afganistan në vitin 2001. ISIS lindi në rrënojat e pushtimit të udhëhequr nga amerikanët të Irakut.

Pushtet inteligjent nevojitet për të mposhtur terrorizmin. Pushteti inteligjent është aftësia për të kombinuar fuqinë e dhunshme të ushtrisë së policisë dhe joshjes me pushtet të butë dhe bindje. Fuqia e fortë nevojitet për të vrarë apo kapur terroristët e vendosur, pak prej të cilëve janë të hapur ndaj joshjes dhe bindjes. Në të njëjtën kohë, pushteti i butë nevojitet për të bindur ata në periferi të cilët terroristët e vendosur dëshirojnë t’i rekrutojnë.

Kjo është arsyeja se pse vëmendja ndaj narrativës se si trajtohen veprimet e SHBA-ve në median sociale janë po kaq të rëndësishme dhe të nevojshme sa edhe sulmet ajrore me precizion të lartë. Retorika antagoniste që armiqëson myslimanët dhe dobëson gatishmërinë e tyre për të dhënë informacion të rëndësishëm, na rrezikon ne të gjithë. Kjo është arsyeja se pse pozat anti-myslimane të kandidatëve aktualë për presidentë janë kaq kundërprodhuese.

Terrorizmi është një problem serioz dhe ai duhet të jetë prioritet kryesor i shërbimeve të informacionit, policisë, ushtrisë dhe diplomacisë. Ai është një komponent i rëndësishëm i politikës së jashtme. Dhe është me rëndësi vendimtare që të mbajmë armët e shkatërrimit në masë larg duarve të terroristëve.

Por ne nuk duhet të biem në kurthin që kanë ngritur terroristët. Veprimet e banditëve nuk duhet të luhen në një teatër bosh. Nëse ne i lejojmë ata të marrin qendrën e vëmendjes në diskutimin publik, ne do të dëmtojmë cilësinë e jetës sonë civile dhe do të çorientohemi në prioritetet tona. Fuqia jonë do të përdoret në këtë rast kundër nesh.

(Autori është profesor në Universitetin Harvard, kryetar i Këshillit të Agjendës Globale për të Ardhmen e Qeverisë i Forumit Botëror të Ekonomisë. Shkruar për Project Syndicate.

Bota magjike e përrallave në veprat e piktorëve të njohur rusë

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

Vizitorët mund të shohin ilustrimet e veprës së Pushkinit "Përralla për Car Salltanin" (russ "Сказка о Царе Салтане") të vitit 1906, të bëra prej ilustratorit, ndoshta, më të famshëm rus të përrallave Ivan Bilibin. Duke u orientuar në traditat e artit të lashtë rus dhe ato popullore Bilibin zhvilloi një stil shumë interesant dekorativ, të cilin e ruajti gjatë gjithë krijimtarisë së vet.

Është një fakt tashmë i njohur se pasioni për ilustrimin e përrallave piktorit iu ndez pasi në vitin 1899 ai pa, për herë të parë në Shën Petersburg, tabllonë "Kreshnikët" (russ. "Богатыри") të mjeshtrit rus të penelit Viktor Vasnjecov.


Përveç studimit me përkushtim të kulturës popullore, folklorit të larmishëm rus, Ivan Bilibin u vendos posaçërisht me banim në fshat me qëllim që të kishte mundësi për të parë me sytë e vet pyjet e dendura, lumenjtë me ujë të kulluar, kasollet prej druri, të dëgjonte përralla dhe këngë. Përshtypjet e grumbulluara nga ky udhëtim i lejuan piktorit të krijojë një seri të tërë ilustrimesh të mrekullueshme të përrallave popullore ruse. Piktori nuk merrej me ilustrime të veçanta, ai bënte dizajnimin e të gjithë librit: pikturonte kopertinën, ilustrimet, shkronjat e tekstit - të gjitha ato ai i stilizonte si dorëshkrimet e lashta. Përrallat me ilustrimet e Ivan Bilibin botohen edhe tani - dhe jo vetëm në gjuhën ruse.

Në ekspozitë janë paraqitur gjithashtu edhe pikturat e realizuara nga artisti Aleksandër Konovallov në vitet 1920. Punët e tij janë stilistikisht të ngjashme me veprat e Kuzma Petrov-Vodkin dhe krijimtarinë e hershme të Aleksandër Deineka.
Një pavijon i veçantë i ekspozitës i është kushtuar punëve në lëmin e ilustrimit të librave të piktorit Aleksandër Bubnov, autorit të pikturës së mirënjohur "Mëngjesi në fushën Kulikovo" (russ. "Утро на Куликовом поле"), e cila është realizuar në bazë të motiveve të baladave ruse në kulminacionin e Luftës së Dytë Botërore.
Në kohë paqeje Aleksandër Bubnov i drejtohej vazhdimisht në krijimtarinë e vet temave të përrallave magjike, epikës legjendare ruse.
Është i njohur cikli i tij grandioz i ilustrimeve të balladës "Kënga për Profetin Oleg" (russ. "Песня о Вещем Олеге"). Në këtë ekspozitë janë paraqitur gjithashtu ilustrimet e një poeme tjetër të Pushkinit - "Boris Godunov" (russ. "Борис Годунов").


Gjenetika sportive në veprim

Tashmë që prej disa ditësh tifozët e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi janë duke ndjekur me kërshëri betejat e përditshme sportive të njerëzve më të fortë të planetit. Natyrisht, kjo forcë e tyre është fryt i viteve të shumta të trajnimit të pandërprerë dhe i punës së njerëzve që i kanë ndihmuar ata - trajnerëve, mjekëve, masazhistëve.
Gjenetika sportive në veprim
Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë edhe predispozicioni gjenetik, arsyeja kryesore, bazë, falë së cilës arrihen rezultate të tilla të jashtëzakonshme, impresionuese. Drejtori i Qendrës arsimoro-shkencore të Akademisë së Sportit të Rajonit të Vollgës në Kazan, Doktor i Shkencave Mjekësore, Ildus Ahmetovvë në dukje si vijon:
- Për ne prova më e rëndësishme që njeriu është i talentuar - suksesi i tij sportiv: arritja e nivelit jo më të ulët se ajo e kampionit të Evropës, Botës apo Lojrave Olimpike. Në këtë rast gjenotipi i tij është për ne referencë, etalon. Dhe ne ndërmarrim përpjekjet për të identifikuar arsyet në bazë të të cilave ai ka arritur një sukses të tillë. Më pas ne krahasojmë kombinimin e gjeneve të tij me kombinimin e sportistëve më të rinj për të përcaktuar se sa të afërt janë ata përkatësisht gjenotipit me sportistët elitarë dhe nëse kanë shans për tu bërë figura po të tilla të shquara në sport.

Gjenetika sportive u bë shumë popullore duke filluar që nga viti 1998, kur u zbulua gjeni i parë përgjegjës për cilësitë sportive, pastaj u krijuan laboratorët në Shën Petersburg dhe Moskë. Ildus Ahmetov është i angazhuar në fushën e gjenetikës sportive për më shumë se 12 vjet.

 Gjatë kësaj kohe ai dhe kolegët e tij kanë mbledhur një koleksion rekord ADN-sh prej 6.000 sportistëve nga lloje të ndryshme sportesh dhe konstaton se 70% e arritjeve të larta në sportet individuale parapërcaktohen nga gjenet. Kërkime të shumta në këtë fushë po realizohen aktualisht nga mjaft vende, por zyrtarisht, me përjashtim të Kinës, seleksionimin (përzgjedhjen) në nivelin e ekipeve kombëtare nuk e bën askush. Ildus Ahmetovtregon si më poshtë vijon:
- Ne në komunitetin shkencor komunikojmë me kolegët tanë nga vendet e tjera. Duke gjykuar nga fjalët e tyre, ata tani për tani gjithçka e bëjnë në nivelin e zhvillimeve shkencore. Kjo do të thotë se ata akoma nuk janë angazhuar me aplikimin e këtyre zhvillimeve në jetë sepse, së pari, kanë një bazë ende të ulët provash, dhe, së dyti, zgjedhja e sportistëve të talentuar është shumë më modeste se në Rusi apo Kinë. Deri tani ata po bëjnë vetëm hapa të kujdesshëm në këtë drejtim.

Rusia, me të vërtetë, është një vend pionier në aspektin e zbatimit praktik të studimeve të kësaj natyre. Vitin e kaluar Komiteti i Sportit i Moskës ka zhvilluar me fondet e veta testimin në shkallë të gjerë të sportistëve të rinj. Edhe pse vetë sportistët e rinj, ndërsa më saktë prindërit e tyre, mund ta kryejnë në mënyrë të pavarur një studim të tillë. Kjo është më aktuale për ata prindër që ushqejnë ëndrrën e çmendur për ta bërë fëmijën e vet kampion olimpik. Por gjatë kësaj duhet kuptuar një gjë e rëndësishme, dhe pikërisht, se konkluzioni i përzgjedhjes gjenetike nuk është aspak verdikt, thotë Ildus Ahmetov:
- Specialistët e gjenetikës sportive nuk nxjerrin kurrë konkluzione të mprehta, kategorike. Ata vetëm i rekomandojnë njeriut, që i nënshtrohet testimit, për tu marrë me një lloj të caktuar sporti.
Lexo artikullin e plotë: http://albanian.ruvr.ru/2014_02_17/Gjenetika-sportive-n-veprim-6236/

Bashkëpunimi shqiptaro-rus në lëmin e kinematografisë

Skenaristi i njohur rus Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin "Gratë ruse", që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.
Юрий Арабов
"Ky projekt është zhvilluar që 4.5 vjet më parë. U krijua ai me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës", - tregoi Juri Arabov.

Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse (kryesisht filologe (gjuhëtarë), të cilat u martuan me shqiptarë. "Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë.
Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite", - tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë "një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo vjen".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...