2016-02-05

Gjenetika sportive në veprim

Tashmë që prej disa ditësh tifozët e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi janë duke ndjekur me kërshëri betejat e përditshme sportive të njerëzve më të fortë të planetit. Natyrisht, kjo forcë e tyre është fryt i viteve të shumta të trajnimit të pandërprerë dhe i punës së njerëzve që i kanë ndihmuar ata - trajnerëve, mjekëve, masazhistëve.
Gjenetika sportive në veprim
Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë edhe predispozicioni gjenetik, arsyeja kryesore, bazë, falë së cilës arrihen rezultate të tilla të jashtëzakonshme, impresionuese. Drejtori i Qendrës arsimoro-shkencore të Akademisë së Sportit të Rajonit të Vollgës në Kazan, Doktor i Shkencave Mjekësore, Ildus Ahmetovvë në dukje si vijon:
- Për ne prova më e rëndësishme që njeriu është i talentuar - suksesi i tij sportiv: arritja e nivelit jo më të ulët se ajo e kampionit të Evropës, Botës apo Lojrave Olimpike. Në këtë rast gjenotipi i tij është për ne referencë, etalon. Dhe ne ndërmarrim përpjekjet për të identifikuar arsyet në bazë të të cilave ai ka arritur një sukses të tillë. Më pas ne krahasojmë kombinimin e gjeneve të tij me kombinimin e sportistëve më të rinj për të përcaktuar se sa të afërt janë ata përkatësisht gjenotipit me sportistët elitarë dhe nëse kanë shans për tu bërë figura po të tilla të shquara në sport.

Gjenetika sportive u bë shumë popullore duke filluar që nga viti 1998, kur u zbulua gjeni i parë përgjegjës për cilësitë sportive, pastaj u krijuan laboratorët në Shën Petersburg dhe Moskë. Ildus Ahmetov është i angazhuar në fushën e gjenetikës sportive për më shumë se 12 vjet.

 Gjatë kësaj kohe ai dhe kolegët e tij kanë mbledhur një koleksion rekord ADN-sh prej 6.000 sportistëve nga lloje të ndryshme sportesh dhe konstaton se 70% e arritjeve të larta në sportet individuale parapërcaktohen nga gjenet. Kërkime të shumta në këtë fushë po realizohen aktualisht nga mjaft vende, por zyrtarisht, me përjashtim të Kinës, seleksionimin (përzgjedhjen) në nivelin e ekipeve kombëtare nuk e bën askush. Ildus Ahmetovtregon si më poshtë vijon:
- Ne në komunitetin shkencor komunikojmë me kolegët tanë nga vendet e tjera. Duke gjykuar nga fjalët e tyre, ata tani për tani gjithçka e bëjnë në nivelin e zhvillimeve shkencore. Kjo do të thotë se ata akoma nuk janë angazhuar me aplikimin e këtyre zhvillimeve në jetë sepse, së pari, kanë një bazë ende të ulët provash, dhe, së dyti, zgjedhja e sportistëve të talentuar është shumë më modeste se në Rusi apo Kinë. Deri tani ata po bëjnë vetëm hapa të kujdesshëm në këtë drejtim.

Rusia, me të vërtetë, është një vend pionier në aspektin e zbatimit praktik të studimeve të kësaj natyre. Vitin e kaluar Komiteti i Sportit i Moskës ka zhvilluar me fondet e veta testimin në shkallë të gjerë të sportistëve të rinj. Edhe pse vetë sportistët e rinj, ndërsa më saktë prindërit e tyre, mund ta kryejnë në mënyrë të pavarur një studim të tillë. Kjo është më aktuale për ata prindër që ushqejnë ëndrrën e çmendur për ta bërë fëmijën e vet kampion olimpik. Por gjatë kësaj duhet kuptuar një gjë e rëndësishme, dhe pikërisht, se konkluzioni i përzgjedhjes gjenetike nuk është aspak verdikt, thotë Ildus Ahmetov:
- Specialistët e gjenetikës sportive nuk nxjerrin kurrë konkluzione të mprehta, kategorike. Ata vetëm i rekomandojnë njeriut, që i nënshtrohet testimit, për tu marrë me një lloj të caktuar sporti.
Lexo artikullin e plotë: http://albanian.ruvr.ru/2014_02_17/Gjenetika-sportive-n-veprim-6236/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...