2016-02-05

OBSH: Urgjencë ndërkombëtare përhapja e virusit Zika

Dyshime se virusi Zika u përhap nga mushkonjat e modifikuara gjenetikisht
Shpërthimi i virusit Zika që aktualisht është përhapur në Kontinentin Amerikën mund të jetë qenë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012, thonë kritikët.
Shpërthimi i virusit Zika që aktualisht është përhapur në Kontinentin Amerikën mund të jetë qenë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012, thonë kritikët.

Image result for virus zika


Insektet janë modifikuar nga ekspertët e bioteknologjisë për të luftuar përhapjen e etheve tropikale dhe sëmundje të tjera që u përhapën në popullsinë e përgjithshme të Brazilit në vitin 2012.

Por ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani është mbledhur në Gjenevë për të diskutuar dëshpërimisht rreth kurës për virusin Zika, kanë dalë edhe spekulimet e para në lidhje me shkakun e këtij shpërthimi të papritur.
Image result for virus zika

Çfarë është virusi Zika?

Virusi Zika ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai është përhapur në masë në 24 vende të Amerikës Latine. Por, disa raste janë gjetur edhe në Evropë. Është një virus, që shkakton anomali te fetusi gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë. Përhapet me anë të mushkonjave, që gjenden edhe në Shqipëri. Mikrocefalia, patologjia që shkakton virusi Zika, është një ndër problemet më të rralla me të cilat lindin bebet. Problematikat shëndetësore për një të lindur me mikrocefali janë të ndryshme. Pavarësisht rrezikut që përbën ky virus, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka vend për panik.
Image result for virus zika
 A është e rrezikuar Shqipëria nga ky virus?

Virusi Zika që në vendet e Amerikës Latine po kthehet në epidemi, rrezikon edhe Shqipërinë. Mushkonja tigër, një nga vektorët që e transmeton këtë virus, ndodhet në vendin tonë, madje sipas specialistëve, ajo gjendet edhe në ambientet e shtëpive. A transmetohet ky virus nga njeriu te njeriu? Po, mund të transmetohet, por që virusi të transmetohet te njeriu, mushkonja duhet të ketë pasur kontakt më parë me një person të infektuar.
Image result for virus zika
 Çfarë pasojash shkakton virusi Zika?

Infeksioni viral mund të kalojë edhe në mënyrë asimtomatike, por nëse klinika shfaqet ajo paraqitet me temperaturë, dhimbje të forta muskujsh dhe shenja të kuqe në trup, të cilat zgjasin për 2-7 ditë. Duhet theksuar, personat e prekur nga ky virus nuk kanë rrezik për jetën, por komplikacionet e tij si sindroma Gullian Barre dhe mikrocefalia te foshnjat kur gratë preken nga virusi më shumë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë përbëjnë një problem madhor për shëndetin publik.

Image result for virus zika

 Dyshohet që dikur ky virus ka ekzistuar edhe në vendin tonë. Regjistrohen të dhëna?

 Deri tani në Shqipëri nuk ka raste të konstatuara me virusin Zika, madje që kur është zbuluar në vitin 1947, ai nuk ka hyrë asnjëherë në vendin tonë.
Image result for virus zika
 Çfarë masash duhet të marrim për të mos u infektuar?

 Në këto momente i bëjmë apel popullatës në mënyrë të veçantë grave shtatzënë, të shmangin udhëtimet drejt Brazilit, vendeve të Amerikës Latine në veçanti.

 Kur është shfaqur për herë të parë ky virus në botë?
Image result for virus zika
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi “Zika” ka hyrë edhe në Europë si në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Itali, Zvicër nga persona udhëtarë, të cilët kanë qenë në vendet e Amerikës Latine.

Ndërsa në Brazil, Kolumbi e shtete të tjera ajo po prek në masë popullatën, përfshi edhe gratë shtatzëna. Dëmtimet në trurin e të porsalindurve nga virusi Zika kanë detyruar disa vende të Amerikës Latine të ndërmarrin politika shëndetësore të atilla, duke ndaluar shtatzënitë deri në vitin 2018.

Image result for virus zika
Tre deri në katër milionë njerëz mund të infektohen me virusin Zika në të dyja Amerikat këtë vit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Image result for virus zika

Infeksioni dyshohet se ka lidhje me defekte të trurit te foshnjat. Mijëra foshnja kanë lindur me tru të vogël në Brazil.





Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka thënë se Zika, e cila rrjedh nga mushkonja, është shndërruar nga një kërcënim i butë, në një kërcënim të përmasave alarmuese.

OBSH ka ngritur një “ekip emergjent” për virusin, i cili do të mblidhet të hënën për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohet si emergjencë globale.
Image result for virus zika
Hera e fundit kur është shpallur një emergjencë globale ka qenë për shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore, e cila ka vrarë mbi 11,000 njerëz.

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA kanë thënë se kanë dy vaksina potenciale në zhvillim e sipër, për virusin Zika.


Shpallet emergjenca për virusin Zika

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendje emergjence për virusin Zika, të bartur prej mushkonjave dhe që shkakton defekte serioze në lindjen e foshnjave.

Ekspertët thonë se komuniteti shëndetësor po përgatitet për më të keqen, madje edhe për një epidemi. 25 vende kanë raportuar raste të virusit.
Image result for virus zika
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ka përhapja e virusit Zika në kontinentin amerikan është në gjendjen e një shpërthimi.

Megjithëse simptomat janë dytësore, si grip dhe skuqje të lëkurës, ekspertët mendojnë se ka gjasa që virusi shkakton mikrocefali, një difekt në lindje që sjell si pasojë foshnja me kokë të vogël dhe tru të pazhvilluar.



Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Ngjitëse, thotë se do të duhen vite përpara se të jetë gati një vaksinë për publikun. Ai thotë se deri atëherë, mënyra për ta luftuar sëmundjen është kontrolli i mushkonjave.

“Mund të eliminohen mushkonjat dhe larvat e tyre nëpërmjet insekticideve, ose nëpërmjet parandalimit duke pastruar ujin e ndenjur.”
Image result for virus zika
Zoti Fauci thotë se publiku duhet shmangë mushkonjat, duke veshur rroba me mëngë të gjata dhe duke u lyer me solucion kundër mushkonjave.

OBT-ja do të vendosë nëse duhet të klasifikojë përhapjen e virusit si një emergjencë për shëndetin publik.
Image result for virus zika
“Përfshirja e OBT-së do të përshpejtojë punën kërkimore për teste diagnostikuese më të mira, për ilaçe antivirale - në veçanti për gratë që janë shtatzëna, pasi shumica e njerëzve të tjerë e kalojnë vetë -, si dhe për zhvillimin e një vaksine.”

Dr. Beth Bell, e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve - CDC, thotë se mund të rrezikohen edhe zona të tjera. Dy prej 25 vendeve që kanë raportuar raste të virusit Zika, gjenden jashtë territorit të Amerikave – Samoa dhe Kepi i Gjelbërt.

“Këto lloj virusesh mushkonjash kanë fatkeqësisht kapacitetin të përhapen me shumë shpejtësi. Ka disa faktorë të ditëve moderne që ndihmojnë përhapjen, si urbanizimi, qytetet e mëdha dhe udhëtimi ndërkombëtar.”

CDC-ja ka publikuar një paralajmërim për udhëtimin drejt vendeve të prekura, në veçanti për gratë shtatzëna, të cilat mund t’ja përcjellin virusit foshnjave të tyre. Disa vende kanë marrë masa shtesë, si p.sh. El Salvadori, ku zëvendësministri i shëndetësisë u ka bërë thirrje grave të shmangin barrën deri në vitin 2018.


Image result for virus zika



Virusi Zika është zbuluar në vitin 1947 në Ugandë, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri, në vitin 1954.

I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra, dhe së voni në rajonin e Paqësorit, derisa asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.

Situata sot është “krejtësisht ndryshe”, ka thënë shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.
Image result for virus zika
Virusi po përhapet vrullshëm, pasi është zbuluar në Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë”.

Zika ka lidhje me defekte në lindje, të njohura si mikrocefali, kur foshnjat lindin me koka jonormale të vogla.
Image result for virus zika
Sidoqoftë, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës kanë deklaruar se Kosova nuk është e rrezikuar nga ky virus, ndonëse i paralajmërojnë qytetarët që t’u shmangen udhëtimeve ku virusi është i pranishëm.

Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se virusi Zika ka shkaktuar epidemi të vogla, që nga viti 1947, kur edhe është paraqitur rasti i parë, për t’u rishfaqur prapë në Amerikën Latine në vitin 2007, dhe pastaj sërish në vitin 2015, duke regjistruar më shumë se 4 mijë raste të sëmundjes.
Image result for virus zika
“Si sëmundje, virusi Zika nuk paraqet ndonjë gjendje të rëndë, duke u manifestuar me shenja të përgjithshme, si: temperaturë , ethe, molisje, plogështi, por që problemet mund të rëndohen në sisteme tjera të organizmit.”

“Më së shumti raste janë shfaqur në Amerikën Latine, aty ku ka shumë mushkonja, e kjo sëmundje përhapet pikërisht nga mushkonjat, dhe atë nga specie të veçanta, që quhen EDES. Në mënyrë specifike, shumë rrallë të regjistruara, ka pasur raste të bartjes edhe përmes gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Meqë sëmundja është përhapur edhe jashtë Amerikës Latine dhe Qendrore,ekziston rreziku potencial, por jo i lartë, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje emergjente”, ka thënë Ramadani.
Image result for virus zika
Ai gjithashtu ka shtuar se Shqipëria mund të jetë vend i rrezikshëm për përhapje të virusit.

“Në Kosovë nuk ka këso mushkonjash, dhe nuk ka rrezik të përhapjes, derisa në Shqipëri ekzistojnë mushkonja të tilla, dhe ka mundësi të përhapjes së virusit.”

Image result for virus zika
“Instituti Kombëtar ka marrë masa adekuate, në rast të paraqitjes së sëmundjes, dhe është duke e përcjellë situatën epidemiologjike. Dhe të gjitha rekomandimet shkojnë në drejtim të pengimit të pickimit të mushkonjave , qoftë me rrjeta, qoftë me shkatërrimin e vendeve të mushkonjave dhe ndalimin e shumimit të tyre dhe përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Ramadani.


Nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, udhëheqësi Skender Syla ka deklaruar se aktualisht në rajonin e Evropës, ku bën pjesë edhe Kosova, mund të shfaqen raste të importuara nga individë që mund t’i vizitojnë zonat të cilat kanë shpallur edhe epideminë e virusit Zika.

Image result for virus zika

“Ne nuk presim, sidomos gjatë sezonit të dimrit, të shfaqet kjo sëmundje, pasi atë e bartë mushkonja. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të ngritin në nivelin më të lartë sistemin e mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse, përfshirë edhe këtë virus, dhe të japin informacione të sakta, me kohë, për personat që planifikojnë të udhëtojnë tek vendet ku është shfaqur virusi Zika”, ka thënë Syla.
Aedes aegypti mosquitoes inside a lab
Përpos bartjes së virusit përmes mushkonjave, zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se rasti i parë i virusit Zika në këtë shtet është marrë edhe nëpërmjet marrëdhënies seksuale, në shtetin Teksas, muajin e kaluar.

Ky raport i autoriteteve në Dallas të Shteteve të Bashkuara thotë se infeksioni është konfirmuar nga testet në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Image result for virus zika

Zyrtarët në Teksas thanë se pacienti ishte infektuar me virus, pasi kishte pasur kontakt seksual me një person të sëmurë, që ishte kthyer nga vendi, ku virusi Zika ishte i pranishëm.

Ndërsa Naser Ramadani ka thënë se në rast të shfaqjes së rasteve sporadike në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është i gatshëm, si në pikëpamje diagnostike, po ashtu edhe të rekomandimeve të përgjithshme të parandalimit, t’u dalë në ndihmë gjithë atyre njerëzve.

Ai rekomandon që qytetarët e Kosovës t’u shmangen, aq sa munden, udhëtimeve ku virusi Zika është i pranishëm.
Image result for virus zika


Brazili i shpall luftë virusit Zika

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shpallur luftë kundër mushkonjave që shkaktojnë virusin Zika. Në një mesazh televiziv drejtuar kombit, ajo ka thënë se dita e mobilizimit kombëtar do të mbahet të shtunën, kur mijëra ushtarë dhe punonjës shtetërorë do të përpiqen të zhdukin insektet në shtëpitë dhe zyrat e tyre.

Image result for virus zika

Rousseff ka thënë se shumica e mushkonjave shumohen në ose pranë shtëpive të banueshme.

Virusi Zika bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar.

Brazili ka parë shpërthim masiv të këtij virusi, i cili është duke u përhapur në të dyja Amerikat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë emergjencë globale shëndetësore.

zz


Për tre muaj infektohen mbi 3.600 persona nga virusi Zika

Qeveria e Hondurasit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u konstatua se nga ky virus janë infektuar 3.649 persona për më pak se tre muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim u mor vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbrëmë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme globale për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Zika, i cili transmetohet nga mushkonjat.
Image result for virus zika
Ministri i Shëndetësisë Yolan Batres apeloi popullin e këtij vendi që sa më shpejtë të jetë e mundur të pastrojnë shtëpitë dhe lagjet ku jetojnë dhe të largojnë kontejnerët e hapur me ujë ku mund të strehohen mushkonjat e rrezikshme Aedes aegypti, e cila transmeton virusin Zika.

Qeveria e Hondurasit ka aktivizuar sistemin kombëtar të mbrojtjes për të koordinuar masat parandaluese kundër virusit Zika.

Mijëra mësues, nxënës, prindër dhe punonjës publikë nisën të pastrojnë zonën përreth ndërtesave shkollore në këtë vend të Amerikës Qendrore.


Image result for virus zika

“Zika” mund të transmetohet edhe përmes seksit




“Zika” mund të transmetohet edhe përmes seksit
Është verifikuar se virusi që ka nis të marrë dhen së voni “Zika” mund të transmetohet edhe përmes marrëdhënieve seksuale.
Rasti i parë është diagnostikuar në Teksas, pasi ishte infektuar duke pasur marrëdhënie me një tjetër person të diagnostikuar më parë.
Image result for virus zika

Kjo është konfirmuar nga ekspertë të shëndetësisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët thonë se ky është rasti i parë kur ky virus është transmetuar ndërmjet marrëdhënieve seksuale dhe jo nga pickimi i mushkonjave.

Image result for virus zika
Mediat në ShBA raportojnë se personi nuk kishte udhëtuar në këtë kohë dhe as në zonat e infektuara, por partneri i tij ishte kthyer nga Venezuela.
Deri tani, raportohet se me këtë virus janë prekur 6 persona nga udhëtimet që kishin bërë në zonat e prekura me këtë virus.
Image result for virus zika
Ekspertët janë të shqetësuar se, virusi po përhapet me shpejtësi dhe në shumë vende, duke shkaktuar edhe pasoja shkatërrimtare. Infeksioni është i lidhur me rastet e mikrocefalitit, në të cilat fëmijët lind in me tru të pazhvilluar.
Vetëm në Brazil janë rreth 4.000 raste të raportuara me mikrocefalit që prej muajit tetor të vitit të kaluar.
Image result for virus zika

“Duhet të bëhet hulumtim i mëtutjeshëm për të parë se sa është i mundshëm transmetimi i virusit përmes marrdhënieve seksuale. Ky ëstë rasti i dytë për të cilin është thënë se nuk është marrë nga mushkonja”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl.


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...