2016-02-02

Siguria në vend e tendosur


Komisioni i kërkon AKI-së shpjegime për sigurinë në vend   (Foto)

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjensionit kosovar për Inteligjencë, ka kërkuar nga ky agjension që të dërgoj ndonjë zyrtarë, për të raportuar në komision, për gjendjen e sigurisë në vend, pas disa incidenteve të fundit në vend.
Image result for Agjensionit kosovar për Inteligjencë
Arrestimi i katër personave te Manastiri i Deçanit, eksplozivi në xhaminë në Drenas, si dhe gjendja e sigurisë në përgjithësi, janë pikat që komisioni ka kërkuar shpjegime nga AKI.

Image result for Agjensionit kosovar për Inteligjencë
Melihate Termkolli, anëtare e komisionit nga radhët e LDK-së tha se është e papranueshme që deputetët të informohen nga mediat, e shpesh herë dhe të dezinformohen, siç tha ajo për gjendjen e sigurisë në vend.

Image result for melihate termkolli

Melihate Termkolli: Ne po dezinformohemi nga mediat, po mungon informimi i AKI-së
“AKI do të duhej t’i kishte qëndrimet e veta. Do të duhej të ishte para komisionit. Ne fatkeqësisht shumicën e kohës po informohemi prej mjeteve të informimit, shumë herë dhe po dezinformohemi. Dhe si deputete mendoj që është e papranueshme që ne të informohemi prej mjeteve të informimit, për çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë dhe gjendjen në Kosovë. Kështu që unë kujtoj se shpejtë menjëherë duhet të kemi qasje në krejt ato çfarë po ndodh dhe të japim kontributin tonë, në gjetjen e zgjidhjes ose parandalimin e disa çështjeve proceseve dhe problemeve që po ndodhin”, tha ajo.
E Nenad Rashiq nga lista Serbe tha se duhet të bisedohet me drejtorët e AKI-së, për funksionimin e këtij agjensioni, në mënyrë që të pengohen ngjarjet e tilla.
Image result for nenad rashiq
Nenad Rashiq: Të pengohen ngjarjet e tilla
“Kisha dashur që të bisedojmë se si mund t’i pengojmë ngjarje eventuale, siç ishte rasti në Liqenin e Badovcit, pastaj disa tentime të tjera në këtë shoqëri tonën të brishtë. Sepse çfarëdo ngjarje e tillë, nuk do të shkonte në dobi tonën, do të na dëmtonte. Dhe unë kam biseduar me një mik nga Deçani, për rastin e fundit. Ndonëse ata thonë se nuk ka diçka të rrezikshme këtu, megjithatë nuk mund të sillemi aq lirshëm, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra unë kisha propozuar të ftojmë dikë nga drejtorët e AKI-së që së bashku të bisedojmë për aspektet e funksionimit të Agjencisë për këtë drejtim dhe si do t’i pengonim ngjarjet e tilla të këqija”, tha Rashiq.
Por Tërmkolli kërkoi nga Rashiq, që të mos i politizoi gjërat dhe se raportimi për sigurinë në vend s’ka të bëjë vetëm me sigurinë e serbeve, por për sigurinë në përgjithësi.
Melihate Termkolli: Mos i politizoni gjërat
“Të lutem zotëri koleg deputet Rashiq, kishe me iu lut edhe juve personalisht dhe ministrin mos me i politizu gjërat. Absolutisht po iu lus shumë njerëzisht shumë sinqerisht. Por kemi dhe obligim ligjor mos me i politizu gjërat mos me i prejudiku .. qysh u bë prejudikimi nga ministri për Deçanin nuk është mirë . Prandaj ne po kërkojmë që n ë mënyrë zyrtare të kemi një qëndrim një informim, në mënyrë që mos të rrjedhin gjërat, të cilat nuk është mirë, sidomos nga ana e zyrtarëve politik, qofshin ata deputet të parlamentit, qofshin ministra kryetar komuna apo çfarëdo qoftë. Në mënyrë vend që të kemi sqarim të situatës të kemi më tepër pështjellim të saj dhe konfuzitet në këto situata. Kështu që nuk është mirë me projudiku as Deçanin as anjë tjetër”, tha ajo.
E Rashiq, tha se nuk ka për qëllim politizimin e rasteve dhe se krejt çka duhet të bëhet është që t’i ndihmohet kësaj agjencie që të jetë operative dhe funksionale.


http://floripress.blogspot.com/2012/11/agjentet-sekret-te-agjencise-kosovare.html

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...