2012-11-23

“Agjentët sekret ” të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) paguhen nga 2800 euro në muaj






Punën që e bëjnë ata mbetet çdo herë sekret për opinionin. Shumica e tyre edhe nuk tregojnë fare se janë pjesë e këtij institucioni. Ata paguhen nga shëtit për të mbledhur informata sekrete. Në opinion njihen edhe si “Agjentë ”.

Por, edhe pse puna e tyre mbetet sekrete. Punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) u kanë dalë në shesh pagat që marrin.

Sipas draftbuxhetit të vitit 2013 punëtorët e AKI-të marrin mesatarisht nga 2800 euro në muaj në emër të pagave dhe mëditjeve. Pagat e tilla i bëjnë agjentët e Bashkim Smakajt, nëpunësit civil më të paguar në vend, të cilët madje i tejkalojnë edhe pagat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë.



“Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3,000,000 euro. Kurse, në mallra dhe shërbime 890,000 euro”, thuhet në draftbuxhetin e vitit 2013.

Pavarësisht se pagat e agjentëve janë mbajtur sekret deri më tani nga institucionet kompetente, ose është përfolur se janë dukshëm më të ulëta, bazuar në draftbuxhetin e vitit 2013 të përgatitur nga Ministria e Financave dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës për paga dhe mëditje këtë vit i ka në dispozicion 3 milionë euro, përderisa numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë institucion është 90.

Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se paga mesatare mujore, bashkë me mëditjet, në AKI është rreth 2800 euro, shifër kjo shumëfish me e lartë se në deklarimet zyrtare të pasurisë nga krerët e këtij institucioni.

Në deklarimin e pasurisë për këtë vit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, vetëm pagë mujore, pa mëditje, ka deklaruar 1270 euro, zëvendësi i Bashkim Smakajt, Latif Merovci, ka deklaruar pagë mujore 1180 euro dhe Agron Selimaj, inspektor i përgjithshëm në AKI, ka deklaruar 1180 euro pagë mujore.

     Bashkim Smakaj
Përpos kategorisë së pagave dhe mëditjeve, në buxhetin e këtij viti AKI-së i janë lejuar edhe 890 mijë euro për mallra dhe shërbime.


Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është themeluar më 4 shkurt 2009 . Selia e saj është në Prishtinë . Themelimi i saj u shty që nga viti 2008 për shkak të partnerëve të koalicionit që nuk mund të bien dakord për personin që do të bëhet drejtor. Me 4 shkurt 2009 Presidenti Prof.Dr.sci.Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi prezantuan drejtorin e parë të shërbimit informativ të Kosovës, Bashkim Smakajn. /Indeksonline/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...