Zef Mulaj është një poet i njohur. Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i leges botrore të poetve contemporen (world poets Society W.P.S.). Antar i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.
Specialist në tosikologjin klinike e ambientale, në farmakovigjilence mjeksore. Ne kontrollin kimik të produkteve farmacutike, e lenden e pare. Esperte në informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kërkon zbulimin e substancave të reja farmakologjike naturale. Antar i shoqates se Fito-Terapis ne Itali, me qenender në universitetin Sienes itali.
Veprat:
Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)
Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
Imazh Roman, policesk shtëpia botuese Weso Tiranë 2011
Merr per dore hijen time. Poezi,shtëpia botuese Simple Macerata Itali , 2011
Lulet e shpirtit Poezi shtepia botuese "Filara" Tiran 2012
Altri occhi all'orizonte poezi, shtëpia botues "Simple" Macerata Itali 2012
Memory-Roman. Shtëpia botuese Filara Tirane, tetor 2012
Pieni di sogni i fiumi. Poezi in Haiku ,(Italisht),shtëpia botuese"Simple"Macerata Itali 2014
MALET E FËMIJËRISË SIME
Atje larg
Deri në kupën e qiellit
Kreshpat e tyre shkojnë.
Mbi to dielli derdhet si ar.
NË KRAHËT E ERËS
Ecën si era,
Të pa fajshme pemët
I merr përpara.
Vrapon, nuk din ku shkon.
I mjafton udhën të shkeli.
Në hapat e tij
Si fijet e një mendimi
Kur humbim koshiencën...
Vrapojnë të tjerë.
Në fërkemat e tij
Me thonj grryejnë,
Kalanë e hutimit
Nisin ta ndërtojnë
E fjalët në krahët erës
I fluturojnë...
POETI
I mbeten vargjet
Si lule pa ujë e diell.
Në mendje ia ngrinë.
Në heshtje i këndonte
Ia lexonin në sy njerëzit,
Mbi ëndrrat i binte shi
Shpirti i lagur,
Burgosur në poezi.
Shikonte larg larg
Tymnajën...
KA SKADUAR KOHA
Akrepat e orës
Era i lëviz
Në horizont.
Njeriu në heshtje.
Orët flejnë.
Koha ka skaduar.
Një ditë e re do vijë.
Me shekullin
Ngarkur në shpinë
Në të vjetrin kalë.
Akrepat e orëve varë
Koha do t'i shtyjë.
EJANI TË SHKOJMË
Atje ku fryn erë
E ftohtë...
Të thyejmë të gjitha
Dritaret e kullave
Mureve të shkruajmë emra
Njerëzish...
Që përtypin me dhëmbë
Dashuritë...
Mbi kollaret e tyre
Analiza të bëjmë.
Formula kimike
Do gjejmë.
Do zbulojmë parfume
Të reja...
Për hajdutët...
E djeshëm e të sotëm...
Ejani të shkojmë
Udhëtarët e shekullit...
SY HAPUR
Sytë nuk do t'i mbyllë.
Hapur në përjetësi
Do t'i mbajë
Të shohin kohët
Se si shkojnë e vijnë.
Edhe në gjumë
Mbi krevatin
Pa dhomë
Pa tavan
Në mes të hapësirës
Pa fund
Sytë hapur
Si lypsarë
Në udhëkryqe...
EDHE DIELLIN
Edhe diellin e kanë blerë,
Dhe hënës rrezet ia kanë marrë.
Ulërima orkestrojnë planetet...
Në kërkim të diellit
Vrapojnë...
Dhe hënës ia fshehin sytë
Në natën e errët...
E pastaj stuhia nis të bjerë.
Ti shet diellin
Atë frymë të Universit
Njeriut që është pjesë
E diellit...
Ndaj ulërimat i orkestrojnë
Planetet...
NJË POEZI E NDALUAR
Ia lexova shpirtin
Në dy vargje
Mbetur në sy...
Atë ditë kur u nda
Luani me diellin
Dhe me fjalën
Me ëndrrën
Dhe dashurinë.
Atë ditë një rreze dielli
Iu bë kurorë,
U shkulën dhe yjet
E hëna u bë nuse e poetit
Përgjithmonë...
MOS HESHT...
Kur pemët era i rrëzon,
Zjarri djeg livadhet
Plot blerim.
Kur heshtin
Nga era e furtunës
Mbi kollaret e tyre
Erë kundërmon...
E PASHË ATË DITË
Fjala e urtë
E fortë si guri...
Flakë ndizej,
Bëhej e kuqe
Si flamuri.
E pashë atë ditë
Kur tokën mëmë
E preku.
Në buzëqeshje
Kishte dhembjen
Për fëmijët që
Do të lindnin...
Me cilën gjuhë do të flasin
Fëmijët që do lindin?
Të gurit apo të atomit?
Ecën kali i vjetër
Ngarkuar, ngarkuar
Me heshtjen dhe zjarrin
Në shpinën e kërrusur
Të shekullit tim.
Në ditarin tim...
MBETUR TEK JU
(Vendlindja ime)
Sa herë në rrugë dal
Ju kërkoj,
Sa herë hap dritaren
Ju mendoj.
Shikimin e nisi
Nëpër rrugë të pafundme
Mbështjellë në pikën e lotit,
E kthyer në det malli
Për gurin, arën, pemët
Për shkëmbin bukurosh
E krenar...
Më njomen sytë
Mbyll dritaren.
Sa herë buzëqesh
Mbi ty i ndez yjet.
Sa herë pi ujë
Kroni më del në ëndërr.
Në cicërimën e zogjve
Në malet bashkoj këngën.
Sa herë të mendoj
Një afsh përmallimi
Ma përshkon zemrën.
YJET KURORË
(Shkodrës)
Rrënjë lisash mbi dhe
E gurë,
Kockat e kohëve mbështjellë
Me ngjyrën e syve Tu
Të përjashtuar nga dielli
I stinëve lakuriq
Përtej horizonteve të mjegulluara.
Stuhi, stuhi,
Mbi shpirtërat e lagur
Të përgjumur në fraza narkotike
Duke derdhur fermente
Të nxehta katalitike
Në frymëmarrjet e lodhura.
Brohoritja shpon tejpërtej
Fytyra të zverdhura
Nën rrënjët e lisave
Mbi gërmadha.
O Shkodërlocja ime
Më dhemb shpirti
Sytë nuk të shohin
Ty...
E mbytur në ujë
Ti...
Nusja më e bukur
E të gjitha kohëve.
Dasmorët e Tu
Emrat i kanë nëpër Yje
Dhe yjet, përherë kurora
Do jenë mbi Ty...