2016-02-02

Familja e dinte të vdekur,Francis Edward Strange,telefonon pas 30 vjetësh: Jam në telashe



Një grua në Zelandën e Re ka kujtuar se dikush po tallej me të, kur e ka marrë në telefon i biri, me të cilin i kishte humbur kontaktet prej 30 vitesh. Liz Simpson ka mbetur e shokuar kur i biri i ka thënë në telefon se ishte në një telash të madh dhe kishte nevojë për ndihmën e familjes.

Familja e dinte të vdekur, telefonon pas 30 vjetësh: Jam në telashe

Francis Edward Strange,

Në vitin 1990, Francis Edward Strange, i cili është sot 57 vjeç, kishte folur për herë të fundit në telefon me familjarët. Në atë kohë, ai jetonte në Sidney, por pak më vonë u zhvendos në Tokio, ku punonte si mësues anglishteje.

E ëma dhe vëllezërit, të cilët nuk morën asnjëherë lajme prej tij, e kujtonin të vdekur. Kur e ka parë veten ngushtë, Francis i ka telefonuar familjes duke kërkuar ta ndihmojnë, pasi rrezikonte 7 vjet burg sepse kishte vjedhur ar në një minierë në Kenia.

Pasi u është përgjigjur saktë disa pyetjeve, përgjigjet e të cilave vetëm ai dhe familjarët i dinin, nëna dhe vëllezërit janë bindur se ishte pikërisht ai.

Francis ka treguar se kishte qenë në burg për një vit në Nairobi për vjedhjen e një sasie ari me vlerë 579 mijë dollarë në një minierë në Kenia.

Pasi ka paguar një garanci prej 1550 dollarësh, ai është liruar me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të dorëzonte pasaportën.

Pasi rasti i tij është bërë publik në media, ai është shprehur se edhe nëse shpallet i pafajshëm, nuk ka ndërmend të kthehet te familjarët. “Nëse lirohem nga akuzat do të përpiqem të ndërtoj biznesin tim në Kenia. E dua familjen time, por mendoj se ata janë pak konservatorë. U zhduka sepse doja të bëja diçka ndryshe, por kuptova se kam nevojë për ndihmën e tyre”, i ka thënë ai një gazete vendase.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...