Odhise K. Grillo është një poet shumë i njohur. Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003. Grillo ishte një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare. Ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1962.
Shkrimtarit bashkëkohor të letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 80 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë "Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.
Tituj të veprave:
- Shtatë ngjyrat
- Ai që mundi perandorin
- Balada e burrave të Vunoit
- Balada e lirisë
- Një zogë e një lule
- Zërat e fëmijërisë
- Njeriu i natës
- Pushkë në bregdetë
- Çamçakëzi
- Një njeri u bë majmunë
- Përtacukët
- Tradhti në sarajet Topiase
- Don Kishoti i Mançës
- Erdhi dite e Arbrit
Etj.
FJALA ESHTE E VOGEL SHUME
Fjala eshte e vogel shume:
disa shkronja, disa rrokje…
ajo rrjedh si mjalte e qumesht
midis miqve, midis shokeve.
Fjala eshte e vogel shume:
dhe e ashper, dhe e brishte…
i ngre valet perceshkume,
kur versulet mbi armiqte.
Fjala eshte e vogel shume:
t’embelson a vret si plumbi…
fjala eshte si nje ure
qe lidh brigjet e nje lumi.
Në fletoren ku ti shkruan
Në fletoren ku ti shkruan
zë e ndihet një sëpatë…
Ai zë është i druvarit,
që rend pyllit nëpër natë.
Në fletoren ku ti shkruan
zë e cicërin një zog…
Ai zë është i bilbilit
që me lisin ishte shok.
Në fletoren ku ti shkruan
ndrit një rreze përmbi flete…
Është rrezja diellore
që e mbante lisin në jetë.
Në fletoren ku ti shkruan
gurgullima uji nisin…
Ai zë është i burimit
ku ka shuar etjen lisi.
Në fletoren ku ti shkruan
pena nis cijat patjetër…
Është zëri i fabrikës
që e bëri lisin letër.
Iku lisi që nga pylli
dhe fletore na u bë…
Prandaj ndihet një zë sëpate,
ndaj këndon një zog në të,
ndaj një rreze nis shkëlqen
edhe zbardh si dëborë,
prandaj pena nis këndon
për druvarë e punëtorë.
Ndaj burimi gurgullon
rrëzëllejne pika djerse…
Në fletoren ku ti shkruan
ja pse ndihen zëra jete!
F.Bruqi