Atje vazhdoi aktivitetin e tij për çështjën kombëtare, ku edhe themeloi Shoqatën ALBAKOS, e para shoqatë shqiptare në FIDH. Pati takime të dendura me aktivistë , ideolog e politikanë të ndryshëm deri në nivelin më të lartë dhe kudo e shtroi çështjën e Kosovës dhe të shqiptarëve. Më 1985 takohet me Ibrahim Rugovën nä Paris dhe qysh atëherë bisedoi për çështjen e njohjes ndëkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Mban shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Danimarkë, Itali, e gjetiu, ku flet pë çështjen e Kosovës dhe për kulturën shqiptare. Që nga viti 1986 njihet me Ismail Kadare dhe botoi intervistën e parë të tij mbasi mori azil politik në Francë, si dhe shumë intervista e shkrime tjera, që i botoi në shtypin shqiptar dhe françeez.
Është takuar tri herë me Jacques Chirac, atëherë President i Francës, për Të biseduar për Kosovën.
Në vitin 1999 kthehet për vizitë në Kosovë dhe ishte mysafir i Bernard Kushnerit, që njihet me të që nga viti 1988. është themelues i Comité KOsova , në Revistën e intelektualëve françez ESPRIT në vitin 1990 me Antoin Garapon (Magjistratura Françeze si dhe Drejtorin e kësj revista , filozofin Olivier Mongin.
Më 2001 ka botuar librin ” LE Gardien de Chevaux” Paris
Më 2002 nxjerr cikël poezie “Voix d’ Encre”
Më 2008 botoi romanin ” Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve” , Faik Konica , Prishtinë
Më 2009 botoi librin publicistik DITAR, Faik Konica, Prishtinë
Më 2010 botoi romanin ‘ 99 , Faik Konica, Prishtinë
Më 2011, botoi librin me poezi ” Kosovë p(R)ozë e gjatë…Faik Konica, Prishtinë
Mê 2012 botoi librin me poezi ” Poemë n’ Udhëtim” , Rugova Art, Prishtinë!
Etj.
Jeton dhe vepron në Paris !
E tashme e ardhshme ,
buzëqeshje në takim
nën hijen e Qershisë
historia e dashurisë ,
rrezet e Diellit me ngjyra
në përkdhelje të Rinisë !
Më thanë :
Diku tjetër një Rini të tillë
parë nuk e kem !
Rinia shqiptare
Diell që rikthehet ,
vitaminë që pëlcet
dhe sheron zemër !
Shikojeni !
Atë bukuri bel- hollë
që shpërthen në çdo sy ,
që të mbërthen si shtojzovallë
fluturimthi në Parajsë të dërgon !
Aromë !
Linjat e syrit
Bukuri që nuk spjegohet ,
kënd-vështrim Homerian ,
si rrushi me prejardhje pellazge
ku zë vend e zemër
folja shqiptare !
Mora penën
Mora brushën
Tha shkrimtari
Tha piktori ,
në çdo varg
deri në përjetësim
në betim
të kësaj Rinie
t' Hyjnishme
u betua Poeti !
Ju lutem :
Hapni rrugë
Rinisë
Për t' ardhmën e Shqipërisë !
Qershor, 2013, Paris
E M N E S Ë
Nënë elegante n' Apostrof
N' kujtesë t' emërorës nënë e engjëll
dy zemra dy shpirtëra një lindje
rrumbullaksim estetika n' plotsim
magjepse ekspresive n' pikturë
madhështi nga natyrë e krijuar
s' ka laps as makinë shkrimi
as mendje njeriu që t' shprehet
as n' letër me germa të shkruhet
nuk ka filozofi as pikësim
n' veprën Hyjnore n' lindje t' nënës
Nëna errësirën e shëndrron n' dritë
ideale shend e verë t' ardhmërisë
Tokë e Qiell Hënë e Diell
n' shprehje n' sy melodi poetike
Elegante n' Apostrof nëna n' lindje
s' ka interpretim s' ka përkthim
nuk ka gjuhë art a teknikë s' ka
që mund ta formulojë krijesën e
t' folmës
L I N D J E
At' Dhé Gjergj Fishta !
Tokë hap thesarine e Fishtës
ta gjejmë gjuhën e bukur të shqipes !
Gjergj !
Ky emër I Madh !
Pastaj Gjergj Fishta ,
Ky emër i tridhjetegjashtë shkronjave
Të shkrira në Biblen Shqiptare !
“Lahuta e Malcis”
Këtë Lahutë... babai im
E mbolli në kopshtin e shtëpisë ,
Lexohej natën
N' fusha e n' male recitohej,
Shqipërinë Lahuta ... kërkonte !
At Gjergj Fishta Atdhé thërriste !
*
Zadrime e nderuar ,
N' Histori e pa harruar ,
Yt bir shpirt lirie
Shkodra jo rastësisht
Fotografi Kombëtare
Në zemër mban Fishtën tonë !
“E Popullit “!
Tha At Fishta !
Mori e lexoj ,
E Këndoi :
“Gjuha shqype”
“Me gjuhë t' veten rrnoft Shqynia”
Zgjohu me këtë zë të bukur populli im !
31/05/2013, Paris
Zgjohu populli im
Zgjohu populli im,
Lisi ka etje, është i lënduar !
Kush ma dëmtoi lisin
e dhembjeve shqiptare
kush ma lëndoi lisin
e dëshmive t ' Atdheut tim
Ti ishe mbrojtës për rini
aty nën hijen tënde tubimi
mijëra puthje Atdhé e dashuri
të ndaluara nga Porta e Ferrit
O tokë e dhembjes
dru mali e lisa qyteti
prehen e lëndohën
pa mëshirë
Vapë !
lisi im i lënduar
ka etje
qe pesë muaj pikë shiu
nuk ka ra ta shuaj etjen
ta ujitë tokën
e malet e Dardanisë
dhe as bereqetet
Qiellit iu luta
mos ma le Atdheun tim
pa oksigjen !
Kush është përgjegjës ?
Po si nuk kanë mëshirë ?
Po si nuk e dëgjojnë zërin
nga natyrë e dëshpruar ?
Kush ma prishi bukurinë
e Kryeqytetit tim ?
Prishtina e degraduar
Gërmia mushkëri e dëmtuar
Lumit i kanë zënë frymën
ujërat e zeza e bërllogu
lozin vallën me nota të armikut
në dirigjim ata në krye të vendit !
Lutujitëm !
Pran Lisit e bukura
mejtuar rrinte
ç' ke moj ?
nga zemra fjalët më dolën
lisi im është i lënduar
puthjen e parë këtu
e kam dhënë
ka etje Lisi
me zë të vajtuar
lotujitëm Lisin
deri në pikë lotin e fundit
Fjalë i dërgova engjullit tim
në Qiellin e shtatë
t' i shkruante
DREJTËSISË
ta zgjonte Rininë
e Atdheut tim
në mbrojtje të lisave
të Dardanisë të Shqipërisë
Misioni letrar
ti poet që i kendon dashurisë
pa më thuaj në vena t' vlon
si valë në dallgore fuqishëm
lapsi në letër i atdhedashurisë
fjala e misionit letrar
studim e mjeshtri
toponim e morfologji
ti piktor hyjnizim i dashurisë
tablo në pelhurë Atdheun
analogji me të kaluarën e sot
në kujtesë fotografi e pikturë
ti arkitekt në zbukurim
në shtizë flamuri valon
Bashkimin e Shqipërisë
fikcion e realitet
po ti bujk në grusht dheun puthë
bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës
mësues i fëmijëve tanë në mësim
Lahutë t' Malcis' e
O Moj Shqypni
shkodranishte
siomologji në gjeografi
E NËNA
Nëna o Atdheu im
në lindje motër e vëlla
shton dashuri
lidhë miqësi
Vajza nga Dardania
ka dhënë Besë
djalit nga Camëria
Ftesë :
Jungjatjeta ,
jeni të ftuar
me 28 Nëntor
Dasëm bën Shqipëria !
*
Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ?
Dera Poetike !
Nuk pash në asnjë vend
ku shkruhën emrat ,
legjendat e dietarëve
ashtu si në derën shqiptare !
Jo ! Askund nuk e gjeta
që në dyer të gravohën
të Mëdhenjët e kombit
përveq në trojet arbërore ,
prehje morfologjike asnjëherë në harresë ,
Migjeni, Mjeda
fotografi të vulosura !
Dera , dehje e knaqësi poetike ,
natyrë , muzë e frymëzimit ,
dashurisë n' dhuratë lule
n' pikturë mund të lexohet !
Dera ! Malli i mërgimtarit ,
loti në përshëndetje me Nënën ,
nota e jetës , aromë e bukëve pogaçe !
Dera ! Art , Dritë e Hije ,
gravime natore
shëndritje ditore
Gjergji , Naimi...
prap Gjergj në vazhdim
shkruhet e vizatohet n' shqipet !
Germat e para shqipe n' Dhé n' Atdhe !
Në katuan time
aromë e njësim
Akacia rreth'm-rreth
aty afër burimi
mëuesi na shikonte
ne shikonim mësuesin*
*
Dikur na thanë
germat e para
ishin shkruar në dhé
Për Atdhé
ishin të ndaluara !
*
1493 /
1638 e Shkodër moj Hyjneshë
Ikonë At Donat Kurti dikur
Po në Janjevë moj Dardani
At Shtjefën Gjeçovi
e tha vetë !
*
7 mars 1887
ishte Ditë me Diell
*
Arsyea fitimtare n'dritë e ndaluar
vinte O vëllezër nga Apolloni
Univerzitet i thonqin !
*
Abetare e shetitur
një epokë e Re
Misionare e dies
n'orën shqiptare
A* Albanie
A* N' fillestare
naltësia kombëtare ,
prej kohesh n' Udhëtim
dashuri e vuajtje
Od' e n' Antikë
dehjet e para letrare !
aromë ,
aromë mësuesi e deri këtu
Arkitektet e Rilindjës Kombëtare !
*Urime Albetare Mësuese e Mësues !
Zë poetik
Sabit Rrustemi-t
Etika kombëtare e letrave
me tema të gjëra njerëzore
kohë, kujtime, ëndërrime
natyra në vargun e tij
mal vargjesh në frymëzim
zgjim i emocioneve në poezi
n' arkitekturë art e literaturë
në bukurinë e vendëlindjes
ta duam vargun
në thjeshtësinë e përbërë !
*
Në vargun e Sabit Rrustemit
natyra mbetet emër
shihet në fotografi
fotografi e histori
legjenda e dheut
renditje estetike në betim
Udhë Capuri e deri te
Xun Celiku e pyet Vlorën !
*
Eh !
Pamje etike - politike
në zbërthim të simboleve
metaforë që e duam
dhembje që thërret
dhembje që pretë
n' kopshtin e mrekullisë !
*
n' Antologjinë e botës shqiptare
Udhërrëfyes të lexojmë !
Poet !
Me piano recitojmë vargun tënd
Zë poetik i jetësimit !