Ermira Jusufi(8 mars 1983) është një poete e njohur. Pas mbarimit të Gjimnazit “Eqrem Cabej”, në vendlindje, ka vazhduar studimet për histori, në Universitetin e Prishtinës. Gjatë gjithë kohës sa ishte nxënëse dhe si studente, Ermira R. Jusufi ka qenë aktive në jetën letrare, duke shkruar e paraqitur shkrimet e saja në klubet letrare të shkollave të rrethit, në emisione të ndryshme kulturore të radiove të atëhershme lokale dhe në pjesëmarrje aktive, në organizimin e jetës letrare.
Vazhdon me përkushtim veprimtarinë e saj krijuese, duke dhënë për lexuesin shumë poezi të publikuara nëpër faqe gazetash e revistash, në rrjete sociale në: gazetat “Nacional”, “Muzg”, “Bota Press”, e “Dituria”, që botohet në Suedi, pastaj në Web-faqe të shumta, si: “Metafora”, “Ora shqiptare”, “Klubi i shkrimtarëve shqiptarë në botë “Drita”, në “Poezia ime”, “Zemra shqiptare” e shumë të tjera.
Është paraqitur me bashkautorësi në më shumë se pesëmbëdhjetë përmbledhje poezishë e libra tjerë publicistik e antologji, ndër të cilët veçohen: “Libri për Vaçe Zelës”, pastaj “Mall poetik”, “Fjala e dhimbjes”, “Lartësia e një jete”, “Mars i përflakur”, “Me shpirt atdhedashurie”, “Për ju, krijuese”, “Ju dua më shumë se veten”, “Vjeshta dhe vargjet-I-2014”, “Trojet e Arbrit”, sesioni XII. Poashtu është prezantuar edhe në gjashtë “Antologjitë Muzgu”, prej gjithsej dymbëdhjetë sa janë botuar në komplet, etj.
Në vazhdimësi, merret edhe me shkrime e komente tjera puublicistike. Është shpërblyer me Çmime letrare e Mirënjohje të shumta. Veçojmë këtu çmimin për motivim krijues “Iljaz Prokshi”, në Takimet poetike “Vjeshta dhe vargjet-2014”,
etj.
“Sonte zemra ime frymon” është përmbledhja e saj e parë poetike, e botuar këtë vit, e cila sjell një përzgjedhjeje të poezive, nga opusi i saj i gjërë krijues.
Ka në proçes edhe librin e dytë me poezi, “Mos ma fundos ëndrrën”, që pritet t’ia dhuroj së shpejti lexuesit.
Është anëtare e Art Klubit “Rifat Kukaj”, ku zhvillon aktivitetet e saja krijuese.
Jeton dhe vepron në Vushtrri të Kosovës.
SONTE ZEMRA IME FRYMON
Sonte aq shumë më duhesh,
Sonte kam nevoj vetëm për ty,
Ndihem shumë e vetmuar
Të lutem eja pranë meje ti!
Të lutem shumë sonte
Pafundësisht më përqafo,
Ma ngroh shpirtin e zemrën
Sa më do vërtetë ma dëshmo.
Sonte jam shumë e vetmuar,
Si asnjëherë kam nevojë për ty,
Eja sonte edhe natën ta zbukurojmë,
Çastet më të lumtura në jetë
Në këtë qetësi nate t’i përjetojmë.
Vetëm sonte shpirtërat tanë ndiejnë
Si frymon jeta mbushur me lumturi,
Sonte dua që agu i ditës të na gjej
Në lundrën e ëndrrave të dashurisë.
Sonte dua të jem pranë teje
Në shtatin e puplave plot dashuri,
Ëndërroj princin e jetës sime
Mbi trupin tënd plot ngrohtësi.
Vërtetë sonte pafundësisht dëshiroj,
Zemrat tona hareshëm të frymojnë
Me frymëmarrjen e shpirtit që na trazon.
Sonte zemra ime frymon
Në krahërorin tënd të dashurisë,
Dua që shpirti im të dëshmoj
Natën shekullore të lumturisë!
MESAZH PËR JETË E LUMTURI
Triptik për nënën, në kujtimin e saj të përjetshëm
1.
Çdo ditë e nis me lotë në sy,
Çdo ditë i njomë faqet me lot,
Çdo ditë ndiej mungesën tënde,
Çdo ditë lutem vetëm për ty.
Çdo ditë kam shumë mall për ty,
Çdo ditë i pres përkdheljet tua!
Çdo ditë ëndërroj përqafimin tënd,
Çdo ditë përqafimin tënd e dua!
2.
Ma nis ditën me bardhësinë e shpirtit,
Dhe zbret nga ëndrra e jetës sime,
Unë vrapoj të mbledh lulet për ty,
T’i dhuroj me shumë përqafime!
Rrotull botës do t’i bie që të shoh me sy,
Shih si rritet dashuria jote në këtë shtëpi!
Vërtetë sa shumë mall kam për ty!
Vetëm zemra ime e di!
3.
Aq shumë të deshta dhe të dua,
Nënë, ti shumë më mungon mua!
Sa shumë ndihem e vetmuar,
Sa dëshiroj të ti puth ato duar!
Gjithmonë ty të kujtoj,
Asnjë çast pa ty nuk frymoj,
Mesazh yt i fundit ishte:
Jetën e lumtur ta gëzoj!
Enigme dhe faj
Une nuk jam fajtore, pse te dua,
Nuk jam fajtore, pse s" rroj dot pa ty:
Po te kete ketu fajtor,
Ata jemi qe te dy!
Te lumtur ecim ne hap me jeten
Dhe drejt ne sy e shikojme
Te verteten
Vertete, kush eshte fajtor
Per kete dashuri
Une apo ti?
Torta e dashurise
Do ta ndajmë bashkë këtë tortë,
Që prejardhjen e ka nga malli,
Nga dashuria vjen padyshim.
Është gatuar nga dorë mjeshtërore,
Nga fryma e jetës sonë që beson
Në të bukurën e përjetshme.
Ëmbëlsuar me fjalët e shpirtit,
Me ëndrrat e ardhmërisë mbështjellë,
Lëngëzim jete kjo tortë dashurie.
Sa jeta zgjatë perin e lumturisë,
Ëmbëlsirë torte gufon nga dashuria
Dhe shtrinë krahët mbi këtë madhështi.
Gatuar e kemi bashkë këtë torte
Që prejardhjen e ka nga zemra,
Nga malli dhe ëmbëlsira e jetës!
Torta e dashurisë.