Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës, vdiq më 11 shtator 2005 në Ulqin. Kreu shkollën Normale në Prishtinës. Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur.
Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja".
Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë.
Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama.
Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.
Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje.
Tituj të veprave:
Dita e xhufkave
Xhuxhi nga Taxhuxhi
Lepuri me pese kembe
Bardhi e Mirushja
Droja
Shkrepi i diellit
Dreri me nje bri
Vjollca magjike
Fshehtesia e breshkes
Majmuni me kurore mbreterore
Etj.
Me fal trendafil
Qpo te buzqeshin petalet
Trendafil bukurosh,
Si re te buta mbi male
Petalet qe me shohin prore
Me ngjyren roze
Si nper qepallat qumeshtore
Me fal o mik per ngrysjen
Time dhe dritherime…
Une do te tshoh dhe veren tjeter
Po kurr me syte e nenes sime.
Pëllumbi i bardhë
Atij pëllumbi të bardhë
në botë më i miri,
që në sqep fort mban
një degëz ulliri…
Atij pëllumbi të lehtë
që po fluturon,
e besoj vërtetë
kur Dreni e pikturon..
Në sytë e tij ninëzat
e tua po shkrihen,
e në zemër ritmet
me tuat përtërihen…
Vizatoje, ngrije n’erë
duke e mbajtur në dorë,
sille disa herë
rreth globit tokësor!
Zogu i Lasgushit
Yll i ndritur në natë qershori
Sikur ra prej gjithësisë,
Ngazëllyeshëm, sytë m'i mori
Në degë t'qershisë.
U purtekëm unë e gjethet
Qetë e lehtë me petalet,
Qielli vetë nisi të prehet
Edhe malet.
Kënga nga zogu i brishtë
Lindi krejt ëndrrimtare,
Dritë feksoi n'flatra e bisht
Dhe n'për dritare.
Gëzim, shpresë, në gji më derdhe
E hare të butë si pushi,
Zog-magji ti mirë se erdhe
Nga Lasgushi!
Ato porosi të larta
Te dritarja e shtëpisë
Po m'i thotë me vargje t'arta
Kalorësi i bukurisë.
Baladëz
Me pushkë në krah
Një ditë dola për gjah.
N'shteg qëndroja si guhak
Zagari lehte n'imshtak.
U mbështeta për një ah
Harrova zagar e gjah,
Mbi doborën e ndritur
Pikasa një zog të përhitur,
Aq i brisht e krejt i ngrirë
Në acar ai martir
Në shpindë i shtrirë!
Këmbët thik përpjetë
Ah jetë, sa e shkretë.
Mbase shpresa i ka thënë:
"Shtriji e ngrohi në Hënë!"
Në mua vajtonte dita
Në dy zyçka ende drita
Po fiksonte por e mekur
Porsi Hëna e paprekur
Nga këmbët e zogut të gjorë
Orëprerit në dëborë.
Mbaron rrëfimi për një jetë
Në vargun e njëzetetretë!
Nëna
Ti ke pak zjarrmi
Voglushe Leonorë,
E nënës i digjet
Zemra në krahërorë.
N'mëngjes, po e zëmë
S'të hahet - nuk ha,
Urinë e tërë botës
Nëna at' ditë e ka...
Oh, pa pandehur gishtin
E gërvishte pak,
E di ç'ndodh me nënën?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojen më t'butë
Ajo shpesh këlthet:
-Kam dro' ndonjë pupël
Vashëzën mos ma vret.
Nënë kam por jam jetim
(Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo, që ma frymëzoi këtë vjershë).
Udhëtova nga anë e anës
Deri n'sheshin e Tiranës.
Aty pashë një vogëlush
Që i kishte sytë si rrush!
Dhe e putha në dy faqe
Ç'aromë lulesh-manushaqe!
E përkëdhela dhe në gushë
Si rrezja zogun në fushë.
Ai më pa me habi:
-Or xhaxha, kush je ti?!
Jam poet - ca i krisur
Nga Drenica larg i nisur...
Erdha të thithë nënën në gji
Bashkë me një vëlla të ri
M'i fshij lotët ylli im
Nënë kam por jam jetim.
Na ndau skilja Evropë
Që u ndaftë: copë - copë!
Bukurosh dhe larosh
Kryet në detë
Bishtin te retë...
Në këtë shpat
Puth shtëpitë,
Në atë shpat
Zogjtë e fëmi' të...
Degë më degë
Edhe qershitë...
Bukurosh edhe larosh
Ah, ta kisha për krahosh!
Lart në qiell
I larmi hark
E gudulis
Lumi në bark...
Nuk është urë
Është pikturë!
Këndoi trishtili:
"Ciu, ciu, ciu...
Se ç'na doli
Pas shiut?!!!"
Veshët e lepurit
Në arën me grurë
Në fshatin Veleshtë
Lepuri herë i çonte
Herë i palonte veshtë...
Në fshat po qante një fëmijë
Këtë lepuri s'desh ta dëgjonte
Ndaj veshët i palonte...
Në fshat po qeshte një fëmijë
Këtë lepuri desh ta dëgjonte
I lumtur veshët i çonte...
Dy motra
"Dy motra, ven' e vijnë,
Njëra tjetrën s'e arrijnë..."
Kujdes, në kthesë
Mos e ngre kokën lart
Se më puthesh me asfalt!
Lëviz me këmbë mbaju me dorë
Hapi sytë-në semaforë!
Je i lehtë në Biçikletë, a dëgjon?
Por s'je vetëm në komunikacion...