2016-02-02

Hashim Thaçi, ka mbështetjen e SHBA-së për president

Thaçi: Kam mbështetjen e SHBA-së për president (Video)
 Zgjedhja e presidentit do të bëhet gjatë muajit shkurt. E për këtë e kemi dhe mbështetjen e SHBA-së. Kështu pohoi ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, George William Vella, ku dhe nënshkruan një kornizë bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në sferën diplomatike, ekonomike, të shëndetësisë, kulturës dhe sigurisë.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Kosovës është në proces, por se ende nuk është diskutuar për datën. Ai siguroi se i tërë procesi do të jetë i rregullt dhe transparent. Ndërsa, pohoi se beson fuqishëm se zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Kosovës do t’i forcoë edhe me tepër institucionet e vendit.
Hashim Thaçi: SHBA dhe Brukseli na mbështesin
https://www.youtube.com/watch?v=89t5LhYFtkQ


“SHBA mbështesin procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, me një proces të rregullt kushtetues, ligjor dhe transparencës maksimale. ShBA-të mbështesin vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe kushtetutshmërinë. Nuk dalin në mbështetje të emrave të veçantë, që është krejt normale. Nuk duhet të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë në zgjedhjen e çështjeve tona tà « brendshme......SHBA-të konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë, për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Por ajo që mund të konfirmoj është se SHBA-të dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidat për president të Republikës së Kosovës“, tha ai
Thaçi shtoi se nuk është biseduar për ndryshimet e mundshme në Qeveri pas zgjedhjes së presidentit të vendit, duke pohuar se duhet të vazhdohet me këtë ekip qeveritare. Megjithëse për këtë, sipas tij, mbetet në autoritetin kushtetues dhe ligjor, të kryeministrit të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maltës, George William Vella, premtoi mbështetjen e shtetit të tij në rrugën e Kosovës drejtë BE-së, si dhe në procesin e liberalzimit të vizave. Ndërsa, pohoi se ky proces është kërcënuar nga fluksi i madh i refugjatëve nga vende të ndryshme të botës. Por tha se Kosova nuk është ndëshkuar, duke pohuar se Kosova ka dhe disa gjëra që nuk i ka përmbushur.

Vella Ka gjëra të papërmbushura, sa i përket liberalizimit 02 02 2016 34


https://www.youtube.com/watch?v=W2jCupcrV9M
“Gjërat kanë mundur të jenë dhe me të shpejta. Edhe pse zëvendëskryeministri u ankua pak për procesin e vizave. Megjithatë duhet të kuptojmë që gjërat shihen nga perspektiva e BE-së dhe theksoi faktin që në këtë moment apo aktualisht me fluksin e madh të refugjatëve, gjërat pak janë kërcënuar rrezikuar....
Zv kryeministrin dhe presidenten e vendit e kam siguruar se Malta qëndron prapa Kosovës. Më vjen keq që nuk keni kaluar UNESCO. Mirëpo duhet ta keni parasysh që e keni mbështetjen e shumë ndërkombëtareve dhe shteteve...

 Nuk mendoj dhe nuk besoj se Kosova po ndëshkohet në progresin e saj drejtë kësaj çështje. Duhet të « pranojmë që ka gjëra të pa përmbushura”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se beson që rekomandimi për liberalizimin e vizave do të ndodh në një të ardhme të afërt, pasi që Kosova ka plotësuar pothuajse të gjitha kriteret.
Hashim Thaçi:  I kemi plotësuar pothuajse të gjitha kriteret

https://www.youtube.com/watch?v=-mCBu7z_e84





“Presim me optimizëm, shpresë të madhe e besim të fuqishëm që edhe nga BE do të ndodh në të ardhmen e afërt rekomandimi për liberalizimin e vizave, një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës. Një e drejtë kjo e merituar edhe prej institucioneve të vendit. Pasi që Kosova pothuajse i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe të kërkuara nga BE”, tha ai.
Hashim Thaçi: ShBA mbështet procesin e zgjedhjes së presidentit
Procesi i zgjedhjes së presidentit është në fazën finale dhe se zgjedhja e presidentit do të bëhet në muajin shkurt, me një proces të rregullt dhe transparent.
Zgjedhja e presidentit të ri do ti fuqizoj dhe më tepër institucionet e vendit.
Kështu pohoi ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës.
Ndërsa tha se SHBA-të mbështesin plotësisht institucionet e Kosovës e po ashtu dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.
"ShBA mbështet procesin transparent të zgjedhjes së presidentit. Nuk mund të presim mbështetje te emrave të veçantë? Që është krejt normale. Nuk mund të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë ne zgjedhjen e çështjeve tona të brendshme. Prandaj kjo çështje në kuptimin individual nuk është biseduar. Por atë që mund ta konfirmoj sot, është se ShBA mbështet institucionet dhe procesin e zgjedhjes së presidentit. Por ajo që mund të konfirmoj gjithashtu se ShBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë per president të republikës së Kosovës", pohoi  Hashim Thaçi.
Ndërs a ministri i jashtëm i Maltës Velle konfirmoj mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...