2016-02-05

Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota, askush nuk e di!

Sokol Bashota i ikën policisë e prokurorisë



Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u ka ikur organeve të rendit dhe ligjit, të enjten, teksa po bastiseshin komuna dhe shtëpia e banesa e tij, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjatë tërë kohës ai e ka pasur të fikur edhe telefonin.

Bashota nuk është gjetur as në Komunë e as në shtëpi, për të edhe familjarët kanë thënë se nuk dinë gjë.

“Deri në orët e vona, policia ka bërë përpjekje për të mësuar vendndodhjen e tij. Kur janë bastisur shtëpia e banesa e tij në Prishtinë, familjarët kanë thënë se ‘nuk e dimë ku është’. As telefoni nuk i ka bërë tërë kohën. Jemi siguruar nëse e ka kaluar edhe kufirin, por këtë nuk e ka bërë”, ka thënë ky burim, duke shtuar se Bashota vazhdon të jetë në kërkim.

Ai, bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.



Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota, askush nuk e di!
Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, sot nuk ka dal në zyrën e tij edhe pse sot është ditë pune. Media ka kontaktuar zyrtarët përkatës, por askush nuk e di ku ndodhet Bashota. Se ku është, këtë thonë se nuk e dinë as në komunë, as në polici por as në prokurori.
Ende nuk dihet se ku ka mbetur Sokol Bashota, kryetari i Komunës së Klinës. Ai nuk ishte prezent as dje kur policia bastisi zyrën e tij në komunë dhe disa të tjera.
Prokuroria Speciale dyushon se Bashota ka kryer vepren penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, bashkë edhe me disa zyrtarë të tjerë komunalë.
Sot (e premte) edhe pse ditë punë, Bashota nuk ka dal zyrën e tij.
Lajmi.net kontaktoi me zyrtaren për media të komunës së Klinës, Samije Gjergji, për të kuptuar nëse kryetari bashota ka dal në vendin e punës.
“Kryetari pritet të arrijë në punë”, tha Gjergji.
Por jo vetëm zyrtarja e komunës nuk e di ku ka mbetur kryetari! As policia nuk di asgjë për vendnodhejn e tij, së paku zyrtarisht.
Të kontaktuar nga lajmi, zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës në Prishtinë, thanë se nuk kanë ndonjë informacion mbi vendndodhejn e kryetarit bashota.
Ata thanë se për këtë çështje duhet folur me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Por në anën tjetër, as zyrtarët e Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës nuk deshën që të flasin për këtë çështje. Të kontaktuar, ata sugjeruan që për këtë çështje të flitet me Policinë e Kosovës.
Sokol bashota, kryetar I komunës së Klinës, bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...