- Kjo vdekje e shkretë! S’e shmangim dot.E dashur Elida,Përmes faqes suaj të internetit VOAL, u njoha menjoftimin që ju kishit publikuar për vdekjen e nënës suajtë dashur, Zonjës Lili. Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimete mia të thella dhe t’ju gjendem pranë, si mik i sinqertë,për t’jua lehtësuar sadopak dhembjen që jua ka pllakosurzemrën tej e ndanë. E përfytyroj qartë gjendjen tuaj tërënduar shpirtërore, të cilën e kam përjetuar edhe vetë kurvdekja më ndau nga nëna dhe nga babai shumë vite tëshkuara. Por duhet të qëndroni si burrneshë se pranë jushndodhet Skënderi, bashkëshorti juaj shembullor dheintelektuali i shquar i kombit shqiptar. Pranë jush ndodhenfëmijët tuaj të shtrenjtë dhe shumë miq që ju respektojnëfort në mbarë trojet tona etnike dhe në diasporë, se jupërfaqësoni një figurë emblematike në publicistikënshqiptare. Më preku tej mase fotografia që ju ka bërë Babijuaj i dashur, poeti lirik me zemër të madhe. Mëemocionoi buzëqeshja juaj engjëllore në moshënnjëvjeçare dhe buzëqeshja hyjnore e nënës suaj bukuroshepara objektivit të fotoaparatit të Babi Vehbiut. Vdekja, edashur Elida, është një “ligj” që duhet zbatuardetyrimisht. Ajnshtajni thotë:“Jam mësuar ta shikoj vdekjen thjesht si një borxh tëvjetër, i cili, herët ose vonë, duhet paguar”.Kjo thënie e këtij shkencëtari të madh, më kujtoi cavargje të një kënge të vjetër që e këndonte një herë e një
- kohë babai im i nderuar Hasan Ymeri (1890-1970), të ciliti kishte vdekur i ati (gjyshi im) nga pleviti në moshën 45-vjeçare:Kjo vdekje e shkretë! S’e shmangim dot.Për nënë e babë na rrjedhin lot,Kur nisen larg për në atë botë.Por kam veç një dëshirë të bardhë:Që vdekja kurrë të mos prishë radhë.Me këtë rast, e dashur Elida, më lejoni t’ju shprehfalënderimet e mia të përzemërta për analizën tuaj metitull “Ne nuk kemi heshtur z. Kerry, por nuk na kadëgjuar kush!”. Ju falënderoj për faktin se, megjithësekeni qenë mjaft e shqetësuar për shëndetin e nënës suaj tëdashur dhe i keni qëndruar vazhdimisht te koka, ju nukjeni shkëputur për asnjë çast nga detyra juaj qytetare nëmbrojtje të së vërtetës në lëmin e publicistikës shqiptaredhe, së bashku me Skënderin, vazhdoni të ngreni zërintuaj të fuqishëm kundër tradhtisë së interesave kombëtarenga ana e kastës politike kriminale në trekëndëshinTiranë-Prishtinë-Shkup. Përmbajtja e analizës suaj përrealitetet tragjike në hapësirat mbarëshqiptare, drejtuarzotit Kerri, më solli ndër mend një thënie kuptimplote tëpoetit, prozatorit, novelistit dhe mësuesit amerian PolOlldrixh (Paul Aldrige 1888-1982):“Kur lexon epitafe, të krijohet një ndjesi sikur gjojabotën mund ta shpëtosh vetëm pasi të ringjallësh tëvdekurit dhe të varrosësh të gjallët.
- Ju, zonja Elida, jeni krenare për prindërit tuaj tëdashur, të cilët ju nxorën në rrugën e jetës me një edukatëtë shkëlqyer, për t’i shërbyer Atdheut në mënyrën mëshembullore.Me shumë respekt ndaj jush dhe zotit Skënder.Eshref YmeriSanta Barbara, Kaliforni10 shkurt 2016
2016-02-10
Bimet helmuese
Bimet helmuese
Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com
Bimët helmuese janë kufiri deri ku mund të zgjerojmë rrethin e bimëve të ngrënshme. Dicka e dobishme për tu ditur në kushtet e një krize ekonomike të tejzgjatur.
Është mirë të kemi njohuri për bimët helmuese edhe për një arësye tjetër: Bimët helmuese janë përdorur që në lashtësi si armë të ftohta në gjueti, në luftë etj.. Sot mund ti konsiderojmë dhe armë të rinovueshme, me kosto të ulët dhe që dëmtojnë pak ambjentin :-).
Prandaj gjeni më poshtë një listë të bimëve helmuese me simptomat që ato shkaktojnë. Lista nuk ka qëllim të jetë ezauruese.
Gjinia Aconitum (Akonita)
Të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese. Edhe kontakti me bimën duhet shmangur. Është përdorur si helm në plumba (nga Gjermania gjatë luftës së dytë botërore), në grepa dhe shigjeta (në Greqinë e Lashtë) dhe për helmimin e ujit (në Azi). Nëse hahet shkakton djegje, pickime dhe mpirje të gojës, pas kësaj jep vjellje, diarre, dobësi muskulore, spazma, puls të dobët, konvulsione. Mund të jetë fatale. Shumë toksike. Është helm që vepron shpejt.
Arum maculatum (këlkaza, misri i gjarprit)
Frutat kanë oksalatë saponinesh të cilat irritojnë lëkurën, gojën, gjuhën dhe fytin. Kur hahen shkaktojnë enjtje të fytit, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje djegëse dhe dhimbje stomaku. Shija e tyre e keqe dhe ndjenja e menjëhershme e pickimit që japin në gojë bën që rrallë të konsumohet në sasi të konsiderueshme, prandaj rrallë shkakton probleme të mëdha. Rrënja e kaurdisur mund të përdoret si salepi. Nëse nuk gatuhet mirë mund të jetë helmuese.
Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, megjithëse në doza të vogla është përdorur si bimë mjekësore. Simptomat janë: dhimbje të forta barku, të vjella, diarre, marrje mendsh, dobësi, frymëmarrje e ngadaltë. Me toksicitet të ulët.
Është gjini që ka disa specie. Farat dhe rrënjët janë helmuese, simptomat janë gastroenterit dhe probleme me zemrën. Lulet nuk janë helmuese nëse konsumohen në sasi të vogla. Sasi shumë të vogla të rrënjës janë përdorur dhe si bimë mjekësore kundra ulçerës.
Asparagus (Frutat dhe rrënjët e shpargullës)
Kanë toksicitet të ulët. Shkaktojnë probleme me tretjen kur hahen.
Atropa belladonna (helmarina)
Është shkurre që rritet deri në ~1 metër lartësi. Frutat në fillim janë jeshile, pastaj marrin ngjyrë të kuqe dhe në vjeshtë kur piqen marrin një ngjyrë të zezë.
Është një nga bimët më helmuese. Simptomat e helmimit janë: ndjeshmëri ndaj dritës, shikim i turbullt, takikardi, humbje ekuilibri, dhimbje koke, pupila të zgjeruara, puçrra, gojë e thatë, i folur jo koherent, mungesë urinimi, kapsllëk, konfuzion, haluçinacione, delir dhe konvulsione. Mjafton ngrënja e një gjetheje të vetme e saj për të shkaktuar vdekjen e një të rrituri. Kontakti i rastësishëm me gjethet shkakton pustula në lëkurë. 2-5 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një fëmije, kurse 10-20 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një të rrituri. Lopët dhe lepujt nuk helmohen prej saj.
Colchicum autumnale (xhërrokulli ose kaçeja)
Helmimi prej saj ka simptoma të ngjashme me helmimin nga arseniku: dhimbje barku, të vjella, diarre, tension i lartë gjaku etj.. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Nuk ka antidotë. Përdoret dhe si bimë mjekësore.
Kryesisht rrënjët i ka helmuese. Simptomat janë: diarre, të vjella, mpirje, të fikët, koma.Është shumë toksike, mund të jetë dhe vdekjeprurëse.
Specie të lidhura me këtë bimë janë karrota, majdanozi, anasoni etj. (këto janë toksike nëse konsumohen në sasi të mëdha). Gjethet e saj ngatërrohen me majdanozin, kurse farat me anasonin. Gjethet e shtypura të saj kanë erë të keqe.Çdo pjesë e saj është helmuese. Simptomat: të vjella, diarre, debolesë, dridhje, nervozizëm, konvulsione deri në koma. Është shumë helmuese.
Consolida (Gjuhënusja)
Consolida regalis
Është gjini që përfshin 40 specie. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese në doza të larta, sidomos farat. Në doza të vogla përdoren si bimë mjekësore. Shkaktojnë ndjenjë të vjelli, fashikulacione, paralizë. Shpesh është fatale.
Gjinia Dephinium
Në foto: Delphinium staphisagria
Delphinium fissum
Ka 300 specie. Është gjini e afërt me Consolidën. Të gjitha pjesët e bimës janë shumë helmuese. Kur është e re është më helmuese. Shkakton të vjella, diarre, konvulsione, paralizë deri në vdekje. Përdoret dhe si bimë mjekësore.Shumë toksike.
Convallaria majalis (Lotzoja)
Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, por në sasi të vogla përdoret si bimë mjekësore. Simptomat janë: puls i çrregullt i ngadaltë, dhimbje barku, diarre. Toksik vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.
Cytisus scoparius
Lulet dhe farat e kësaj bime janë helmuese. Helmimi ka si simptoma: eksitim, konvulsione, përgjumje, deri në vdekje nga asfiksia.
Narcissus
Është gjini speciet e së cilës janë helmuese.
Të gjitha pjesët e bimës kanë janë helmuese, por sidomos qepujka e rrënjës dhe gjethet. Rrënja mund të ngatërrohet me qepën. Simptomat janë: të vjella, diarre, dridhje konvulsione. Mund të jetë vdekjeprurëse. Toksike vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.
Daphne (jargavani)
Është gjini speciet e së cilës i kanë frutat helmuese.
Frutat shkaktojnë djegje të gojës, sistemit tretës, deri në koma dhe vdekje. Shumë helmuese.
Gjinia Datura. Këtu përfshihet dhe tatulla.
Në foto: Tatulla (datura stramonium)
Simptomat: lëkurë e thatë dhe e nxehtë, haluçinacione, dhimbje koke, delir, puls i shpejtë dhe i dobët, koma. Në doza të larta mund të shkaktojë vdekje. Toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha.
Të gjitha pjesët e bimës janë toksike. Simptomat janë: të vjella, diarre, ethe, dobësi, konvulsione, koma. Helmimet janë më të zakonshme tek fëmijët të cilëve u pëlqejnë ngjyrat e ndezura të frutave. Mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, veshkës deri dhe në vdekje. Toksike vetëm nëse hahen sasi të mëdha.
Digitalis lanata (Luletogzi leshtor)
Gjethet, lulet, farat janë helmuese. Nën mbikëqyrjen e mjekut përdoret dhe si bimë mjekësore. Simptomat janë: të vjella, diarre, dhimbje barku, puls i ulët, dridhje, konvulsione. Shumë toksike, mund të jetë deri në vdekjeprurëse.
Helleborus odorus (Shpendra, taçja)
Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Simptomat e helmimit janë: të vjella, diarre, depresion, dhimbje barku.Është helmuese vetëm kur hahen sasi të mëdha.
Hedera helix (dredhka)
Gjethet dhe frutat janë helmuese, Simptomat nga konsumi i gjetheve: delir, stupor, konvulsione, haluçinacione, ethe, puçrra. Ngrënja e frutave shkakton ndjenjë djegjeje në fyt. Prekja e lëngut të bimës shkakton irritim të rëndë të lëkurës. Është toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha.
Hyoscyamus niger (matergona)
Është bimë që përdoret si drogë psikoaktive. Shkakton halucinacione, më rrallë shkakton dhe konvulsione, të vjella, hipertension, takikardi etj. Shumë toksike.
Hyacinthus orientalis (Zymbyli)
Rrënjët e tij janë helmuese. Shkaktojnë të vjella, konvulsione madje deri dhe vdekje. Prekja e rrënjëve mund të shkaktojë irritim të lëkurës.
Të gjitha pjesët e bimës, sidomos farat janë helmuese dhe mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen mjaftueshëm. Simptomat përfshijnë përgjumësi, të vjella, diarre, konvulsione, koma. Mund të jetë vdekjeprurëse. Shumë toksike.
Nerium oleander (Landro)
Të gjitha pjesët janë toksike por sidomos gjethet dhe kërcejtë e drunjtë. Simptomat: të vjella, dhimbje barku, marrje medsh, puls i ngadaltë, probleme me zemrën, diarre me gjak, deri dhe vdekje. Tymi i bimës mund të shkaktojë reaksion në mushkëri deri në vdekje. Shumë toksike.
Rhododendron
Rhododendron ponticum
Rhododentron luteum
Mjalti i prodhuar nga nektari i këtyre bimëve shkakton haluçinacione dhe është toksik.
Farat e bimës së ricinit (Ricinus communis)
Doza vdekjeprurëse tek të rriturit është 4-8 fara. Kafshët helmohen kur gëlltisin fara të çara. Simptomat e helmimit fillojnë brenda 2-36 orëve. Simptomat janë: dhimbje stomaku, ndjenjë djegjeje në gojë dhe fyt, diarre. Brenda disa ditësh vjen dehidratimi, ulja e tensionit të gjakut. Vdekja mund të vijë brenda 3-5 ditëve nëse helmimi nuk trajtohet, megjithatë në shumicën e rasteve ndodh shërimi i plotë.
Robinia pseudoacacia (driza e butë)
Lëvorja e brendshme, gjethet e reja dhe farat shkaktojnë depresion, të vjella, diarre, këmbë dhe duar të ftohta, zbehje, shok etj.. Është toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha. Lulet janë të ngrënshme nëse përpunohen në te nxehtë.
Solanum dulcamara
Frutat e papjekura dhe gjethet e kësaj bime janë helmuese. Simptomat janë: të vjella, dhimbje barku, diarre etj. Mund të shkaktojë deri në vdekje. Bima është shkurre kacavjerrëse, frutat e papjekura kanë shije shumë të hidhur, prandaj mundësia e helmimit është minimale. Si shumë bimë të tjera helmuese në sasi të vogla përdoret si bimë mjekësore.
Të gjitha pjesët e bimës me përjashtim të frutave të pjekura janë helmuese. Simptomat janë: diarre, të vjella, dhimbje barku, aritmi, dhimbje koke, të marrët mendsh. Në raste të rënda shkakton haluçinacione, paralizë, ethe, hipotermi etj. Në sasi të mëdha mund të jetë vdekjeprurëse.
Taxus baccata (Bërsheni)
Vetëm tuli rreth farave nuk është helmues. Farat nëse hahen të plota nuk janë helmuese. Vdekja mund të vijë brenda disa orëve dhe zakonisht helmimi nuk ka simptoma. Bima është helmuese edhe pasi pritet.
Scillia maritima (boçka)
Përdoret dhe si bimë mjekësore nën mbikëqyrjen e mjekut. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Simptomat janë: dhimbje barku, diarre, të vjella, të rrahura të ulura të zemrës. Shumë toksike, mund të jetë fatale.
Veratrum (shtara)
Në foto: Veratrum album
Është shumë helmuese, të gjitha pjesët e saj janë helmuese, sidomos rrënjët. Shkakton të vjella, ulje tensioni, të rrahura të çrregullta të zemrës, deri në arrest kardiak dhe vdekje.
Burimet
Mishi ne kohe krize
Foto: Pule e pjekur
Mishi është një ndër artikujt ushqimorë të cilët rëndojnë më shumë buxhetin e familjes, por është ushqim bazë i domosdoshëm për sigurimin e vitaminave B dhe proteinave në dietë.
Vitamina B12 është vitaminë që mund të sigurohet vetëm nga ushqimet shtazore: mishi, peshku, bulmeti etj.
Pakësimi i konsumit të mishit nga popullsia lejon ushqyerjen e më shumë njerëzve me të njëjtën sasi toke bujqësore dhe është diçka që këshillohet si një përshtatje ndaj pikut të naftës.
Ka njerëz të cilët mund të bëhen vegjetarianë, por ka të tjerë për të cilët kjo nuk është e mundur.
Shtrohet pyetja: Cilat janë kafshët që konsumohen sot në botë ?
Mishrat kryesorë që konsumohen në Europë janë viçi, zogjtë, gici, peshku, lepuri etj.
Burime jo të zakonshme proteine shtazore por që në kuzhina të ndryshme në botë njihen dhe konsumohen janë:
–gomari, kali, bretkosat, gjarpri, breshkat etj. 8 vendet më konsumuese të kalit konsumojnë 4.7 milionë kuaj në vit. Konsumohet në Europë, Azinë Qendrore, Amerikën Jugore etj. Mishi i gomarit gatuhet dhe në Shqipëri, psh. në një ndër lokalet e rrethit të Fierit, pasi marinohet disa orë sepse është mish i fortë.
– macet, qentë. Në disa vende të botës macet janë konsumuar në kohëra lufte ose varfërie, kurse në disa kultura të tjera besohet se mishi i maces sjell fat dhe shëndet dhe kanë metoda tradicionale të përpunimit të saj. Macet konsumohen në Zvicër, Peru. Në Japoni konsumohej deri në shekullin e 19-të. Qeni konsumohet në Zvicër, Kinë, Vietnam, Filipine dhe Kore. Qeni është përdorur si burim ushqimi gjatë periudhave të urisë.
–Insektet: Ngrënja e insekteve nga njerëzit është e zakonshme në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore; Afrikë, Azi, Lindje të Mesme, Australi dhe Zelandë të Re. Mbi 1000 lloje insektesh konsumohen nga 80% e popujve të botës. Por në disa kultura ngrënja e insekteve është e pazakonshme madje dhe tabu. Skeleti i shumë insekteve është i fortë dhe i patretshëm, vlera ushqimore e tyre e pakët. Sot konsumimi i insekteve është i rrallë në vendet e zhvilluara, por ato mbeten një ushqim popullor në shumë vende në zhvillim.
Disa nga insektet dhe araknidet që hahen sot në botë janë: bulkthi, gjinkalla, karkaleci, larvat e brumbujve, milingonat, larvat e fluturave, akrepat, njëqindkëmbshat, merimanga tarantula, kërmilli.
Foto: Akrepa në hell, Peking, Kinë.
Foto: Gjinkalla të skuqura (me salce).
Foto: Karkaleca të skuqur, Meksikë. Foto marrë ngahttp://en.wikipedia.org/wiki/File:Chapulines.jpg
Ka 1,417 specie të njohura jo-vertebrorësh të cilët janë të ngrënshëm nga njeriu.
-minjtë. Konsumohen në: Valencia të Spanjës, Indi, Haëai, Polinezi, Gana, Filipine, Tajlandë, Kamboxhia, Vietnam. Disa kultura, për shkak të sëmundjeve që përhapin minjtë e kanë të ndaluar konsumin e tyre.
Ka kuzhina ku konsumohet dhe gjaku i kafshëve.
Sallami i gjakut përpara gatimit
Sallami i gjakut përgatitet duke zier gjakun me një përbërës tjetër që zakonisht është mish, dhjam, bukë, oriz, tërshërë, elb etj. Më shpesh përdoret gjaku i gicit ose i lopës.
Sallami i gjakut njihet si recetë në Itali, Gjermani, Irlandë, Spanjë, Hungari, Kubë, Porto Riko, Meksikë etj.
Foto: Supë gjaku në Poloni
Supat e gjakut gatuhen në Poloni, Filipine, Vietnam, Kore, Finlandë etj.
Gjaku i gjallë konsumohet në disa kultura si psh. në Vietnam (gjaku i rosave, patave), fiset Masai në Afrikë (gjak lope, lopa shpohet në venë dhe mbetet shëndoshë e mirë), eskimezët etj. Zakonisht nuk konsumohet i vetëm por si përbërës shtesë ndaj pijeve apo gjellëve të tjera.
Nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër: A ka ndonjë kafshë që është e pangrënshme?
Ka disa kafshë të cilat kanë helm në lëkurë, ose trup si psh. bretkosa helmuese, peshqit helmues, sepja gjigande etj. Këto mund të konsumohen pas përpunimit të veçantë. Gjeli i egër i species Tetrao urogallus, ngaqë ushqehet me shumë pisha, ka shije rrëshire, shumë i pakëndshëm.
Mëlçitë e disa kafshëve psh. të ariut polar, fokave, kanë shumë vitaminë A dhe mund të shkaktojnë helmim nëse konsumohen në sasi.
Në përgjithësi sa më lart të jetë në zinxhirin ushqimor një kafshë aq më shumë kosto ka ushqyerja e saj, prandaj për arësye ekonomike preferohet konsumi i kafshëve barëngrënëse.
Së fundmi, ndodh si fenomen në njerëzit që janë duke vdekur nga uria, kanibalizmi. Një shembull i mirë i këtij fenomeni është ai i ishullit të Pashkëve në Paqësor, 2000 milje larg Paqësorit. Pasi banorët e ishullit kishin prerë të gjitha pemët, kishin vrarë të gjitha gjallesat, kishin degraduar tokën bujqësore, shoqëria ra në kolaps në mes të një epidemie kanibalizmi. Një ishull që dikur kishte qenë mbushur me pyll tropikal, sot është djerrë, i pabanuar. A nuk ka ngjashmëri me degradimin ambjental që po shikojmë sot në emër të rritjes ekonomike?
Njerëzit të cilët nuk konsumojnë mish arrijnë të sigurojnë shumëllojshmëri proteinash duke konsumuar fara arrorrësh, drithëra të kombinuar me lloje të ndryshme fasulesh, bulmet.
Ka njerëz të cilët nuk hanë asnjë ushqim me origjinë shtazore, këta quhen veganë. Një dietë vegane mund të shkaktojë mungesë të vitaminës B12, e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor. Në mungesë të konsumit të produkteve shtazore simptomat e defiçencës së saj mund të shfaqen pas 1 viti ose për shumicën e veganëve pas 5 vjetësh nga ndërprerja e ushqimeve shtazore.
Literatura:
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...