2016-02-19

Një lumë misterioz, thellë në zemër të Amazonës është aq i nxehtë sa uji i tij zien.

 Lumi ka qenë legjendë prej një kohe të gjatë në Peru, por kur gjeoshkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për të, mendoi se një fenomen i tillë ishte e pamundur të ekzistonte.
lumi
Ai besonte se do të duhej një sasi mjaft e madhe nxehtësie gjeotermale që të bënte të ziente edhe një lum të vogël dhe baseni i zbuluar në Amazonë është larg nga çdo aktivitet vullkanik në zonë. Por më pas, Ruzo e pa me sytë e tij lumin legjendar.

Uji që rrjedh në lumin misterioz, afro 6.5 kilometra i gjatë, në zemër të Amazonës, është aq i nxehtë saqë vlon. Lumi në fjalë për një kohë të gjatë ka qenë legjendë në Peru, mirëpo kur gjeoshkencëtari Andrés Ruzo kishte dëgjuar për atë, ai kishte menduar se një fenomen i tillë ishte i pamundur. Ai besonte që do të nevojitej një sasi e madhe e nxehtësisë gjeotermike për ta vluar edhe një lumë shumë të vogël dhe ky pellg ujor është larg prej çfarëdo vullkani aktiv.
When they returned, the men spoke of a terrifying experience that involved a river that boils from below. Pictured is a shaman that guards the river

Ruzo kishte dëgjuar për herë të parë për lumin e quajtur Mayantuyacu kur gjyshi i tij i kshte treguar historinë se si kolonizatorët spanjollë kishin vrarë perandorin e fundit Inca.

lumi1

Ai i kishte rrëfyer se pas vrasjes kolonizatorët spanjollë ishin futur në Amazonë në kërkim të arit. Kur ishin kthyer, kishin treguar eksperienca të tmerrshme me ujëra të helmuara, gjarpërinj që hanin njerëz dhe një lum, uji i të cilit ziente.
lumi2
Andrés Ruzo u vu në kërkim të tij dhe e gjeti. Sipas tij, nxehtësia e madhe e këtij lumi lidhet me çarjet e krijuara në këtë vend të burimeve me ujë të nxehtë që gjenden në brendësi të tokës.
Runzo discovered a four mile 'boiling river' in the sacred geothermal healing site of the Asháninka people in Mayantuyacu. At its widest, it is 82ft (25 metres), and around 20ft (six metres) deep. The water is hot enough to brew tea, according to a report in Gizmodo , and in some parts, it boils over.

“Ashtu si njerëzi kanë gjak të nxehtë që kalon nëpër venat dhe arteriet e tyre, edhe toka në brendësi të saj ka ujë të ngrohtë që kalon nëpër të çara e saj, – shpjegon studiuesi. – Kur këto arterie dalin në sipërfaqe, kemi manifestime gjeotermale siç janë burimet e nxehta ose si në këtë rast një lum që vlon”.
Ruzo për herë të parë për lumin Mayantuyacu kishte dëgjuar kur gjyshi ia kishte treguar një ngjarje në lidhje me atë se si pushtuesit spanjollë kishin vrarë perandorin e fundit të inkasve. Ai i kishte thënë që pasi e kishte vrarë perandorin, disa prej pushtuesve spanjollë ishte futur në xhunglën e Amazonës në kërkim të arit. E, pasi ishin kthyer nga brendësia e xhunglës ata kishin folur për disa përvoja të tmerrshme, që përfshinin ujin e helmuar, njerëz që hanin gjarpërinj dhe një lumë që vlonte nga brenda.

This frog did not survive its encounter with the river. 'I've seen all sorts of animals fall in, and what's shocking to me, is the process is pretty much the same,' said Runzo. 'So they fall in and the first thing to go are the eyes. Eyes, apparently, cook very quickly'

Legjendat për lumin

Dymbëdhjetë vjet më vonë, në një darkë familjare, Ruzo kishte dëgjuar përsëri për lumin, kur halla i kishte thënë që e kishte vizituar lumin.

Si student i doktoratës në gjeofizikë, Ruzo kishte dashur që ta gjente lumin dhe ta shihte me sytë e tij.

“Pata filluar ta pyes veten. A ka mundësi të ekzistojë një lumë i tillë? Pata pyetur kolegë nga universitetet, qeveria dhe kompanitë e naftës, gazit e minierave mirëpo gjithmonë e kam marrë ‘jo’-në si përgjigje. Në fakt, lumenjtë me ujë që vlon ekzistojnë në tokë, mirëpo këta lumenj duhet të kenë lidhje me një vullkan, pasi që nevojitet një nxehtësi tepër e madhe për një manifestim të tillë gjeotermik”, ka thënë ai.

Përkundër skepticizmit, Ruzo ishte nisur në xhungël në vitin 2011, i udhëhequr nga halla e tij, larg qendrës më të afërt vullkanike. Ai ka thënë që ka qenë i përgatitur në aspektin mendor për t’u ballafaquar me ‘rrjedhën e ngrohtë të Amazonës’, mirëpo ajo që ka parë ka qenë krejtësisht tjetër.

Ruzo kishte zbuluar ‘lumin që vlon’, me gjatësi prej afro 6.5 kilometrash. Në pikën më të gjerë ai ka gjerësi prej 25 metrash, ndërsa pika më e thellë e lumit është gjashtë metra. Uji është mjaftueshëm i nxehtë sa për të zier çaj, ndërsa, në disa hapësira, uji shndërrohet krejtësisht në gjendje të gaztë,

Runzo discovered a four mile 'boiling river' in the sacred geothermal healing site of the Asháninka people in Mayantuyacu. At its widest, it is 82ft (25 metres), and around 20ft (six metres) deep. The water is hot enough to brew tea, according to a report in Gizmodo , and in some parts, it boils over.

“Sikur ta zhysja dorën do të merrja djegie të shkallës së tretë brenda një gjysmë sekonde, ndërsa, nëse do të isha zhytur në lumë, me shumë gjasë do të vdisja”, ka thënë ai.




Lumi vlon për shkak të burimeve të nxehta

“Sikur njerëzit që kanë gjak të nxehtë që iu rrjedh nëpër vena dhe arterie edhe Toka ka ujë të nxehtë në brendësinë e vet, ujë ky që rrjedhë nëpër të çarat e saj”, ka thënë Ruzo në një fjalim në ‘Ted’. “Kur këto arterie të Tokës dalin në sipërfaqe, kemi manifestime të tilla gjeotermike: grykë gazrash, burime të ujit të nxehtë dhe, në rastin tonë, lumë që vlon.

Disa pjesë të lumit janë aq të nxehta saqë çdo kafshë që bie në të zihet menjëherë.

“Kam parë lloje të ndryshme kafshësh që kanë rënë në lumë dhe ajo që më ka habitur më së shumti është që procesi është pak a shumë i ngjashëm. Pasi kafshët bien në ujë, gjëja e parë që pëson janë sytë e tyre. Duket që sytë zihen shumë shpejt. Pastaj kafshët barten nga rrjedha e lumit. Kafshët mundohen që të notojnë për të dalë nga lumi, mirëpo ndërkohë ato zihen deri në asht dhe si rrjedhojë e humbasin fuqinë deri në momentin kur uji iu futet edhe në gojë dhe kafshët fillojnë të zihen nga brendësia”.
Ruzo heard about the river when his grandfather told him a story about how Spanish conquistadors killed the last Inca emperor. The story goes that after the murder, the Spanish conquistador headed into the Amazon rainforest in search of gold
Për arsye të panjohura, lumi nuk është studiuar nga shkenca, mirëpo Ruzo ka marrë mbi supe misionin e ndryshimit të kësaj. Ai ka botuar një libër, “The Boiling River: Adventure and Discovery in the Amazon”, që flet për lumin për herë të parë.

Ai tani po mundohet të ndërmerr masa për ta mbrojtur këtë hapësirë, që, sipas tij, mund të zhduket shumë shpejt.

“Në mes të doktoratës kam zbuluar këtë lumë, që është një mrekulli e natyrës dhe nëse nuk bëjmë diçka, ai mund të mos ekzistojë edhe për shumë kohë”, ka thënë ai.



http://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-3452868/Thought-Amazon-s-boiling-river-bizarre-Nature-s-surreal-spectacles-include-flowering-deserts-rainbow-trees.html?ito=embedded

Presidentja Atifete Jahjaga dekoroi personalitetet e shquara që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës

​Jahjaga dekoroi personalitetet e shquara që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga , ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh të shquara , të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të ndryshme kohore dhe në fusha të ndryshme të jetës.
Presidentja Jahjaga me institucionet e Kosovës dhe populli i saj vlerësojnë, nderojnë dhe kujtojnë kontributin e jashtëzakonshëm e të gjithëve laureatëve dhe familjarëve për të mirën e përbashkët të Kosovës.
Ajo tha se shtetit ynë, shteti i Kosovës është gjaku djersa, dhe angazhimi i të gjithë atdhetarëve që e deshën atë që I dhanë fuqi për të ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte të gjatë , e një lufte të rendë.
Jahjaga: Shteti i Kosovës është gjaku djersa, dhe angazhimi i të gjithë atdhetarëve
“Shtetit ynë, shteti i Kosovës është gjaku djersa, dhe angazhimi I të gjithë atdhetarëve që e deshën atë që I dhanë fuqi për të ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte të gjatë , e një lufte të rendë. Të gjithë atyre që vunë themelet shtetit të pavarur të qytetarëve të tanë të barabartë shtetit me synimet të qarta për të qenë pjesë e pa ndashme e botës së përparuar”, tha Jahajga.
Presidentja kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës , për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të tëra që me idealin e tyre për liri e pavarësi kanë vënë themelet e shtetit të ri.
Jahjaga: Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës
“Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës , për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të tëra që me idealin e tyre për liri e pavarësi kanë vënë themelet e shtetit të ri dhe faktorit të rëndësishëm jo vetëm të paçes por edhe të sigurisë dhe stabilitetit edhe në rajon por edhe më gjerë”, tha Jahajga.
Ajo më tej tha se ka kujtuar Me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve së bashku, edhe institucionet por edhe populli i Kosovës vlerësojmë, nderoj më dhe kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithëve.
Jahjaga: Kujtojmë dhe vlerësojmë kontributin e tyre
“Me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve së bashku, edhe institucionet por edhe populli i Kosovës vlerësojmë, nderojmë dhe kujtojmë kontributin e jashtëzajonshum të të gjithë juve edhe leaurat por edhe familjarë për të mirën tonë të përbashkët”, tha Jahjahga.
Ajo tha se me amanetin e tyre është hapur rruga e sotme që qon përpara Kosova për t’u zhvilluar.
Dekoratat që u ndanë sot janë ato për Urdhrin “Heroi i Kosovës”, me “Urdhrin e Lirisë”, me urdhrin e “Pavarësisë”, me Urdhrin “Adem Jashari” , me urdhrin “Nëna Terezë” dhe me urdhrin dekorata “Presidenciale”.
Këto dekorata u ndanë derisa në Kuvend është hedhur gaz lotsjellës madje edhe ka pasur përleshje mes deputetëve të opozitës dhe Policisë së Kosovës.
Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”, i cili u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës:
1.Abaz Thaçi
2.Adem Ukëhaxhaj
3.Afrim Selim Xhuraj
4.Behajdin Myrteza Allaqi
5.Besim Adem Ndrecaj
6.Daut Idriz Zagragjaj
7.Faruk Zymer Zekaj
8.Feriz Faik Guri
9.Hajrush Mehmet Elezaj
10.Haxhi Hoti
11.Hysen Nahit Rexhepi
12.Ismet Mustafë Bicaj
13.Sadik Ramë Rrustemaj
14.Shaban Sali Manaj
15.Shaban Zeqë Mazrekaj
16.Tasim Ukë Elezaj
Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.
1.Avdi Kelmendi
2.Avdullah Polloshka
3.Azem Jashanica - Bellaçevci
4.Dëshmorët e Gadimes 1944 - 1946
5.Familja Rama - Shkabaj, Obiliq
6.Familjen Shala – Jeshkovë, Prizren
7.Halit Hasani
8.Idriz Rrecaj
9.Ismail Raka
10.Jashar Haxha
11.Jusuf Bahtijar i
12.Latif Smajli
13.Lëvizja Kryeziu
14.Mehmet Agë Rashkoci
15.Mulla Zekë Berdynaj
16.Qamil Fejzi Hoxha
17.Sefer Vesel Shabani
18.Sylë Mehmeti - Nikçi
19.Shefki Popova
20.Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York
21.Tahir Zajmi
22.Vehbi Dibra (Agolli)
23.Zija Shemsiu
24.Zymer Daut Hasi
Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
1.Pandeli Majko
2.Xhavit Ahmeti
Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, i cili u jepet personave për trimëri në luftën për liri.
1.Adnan Nexhmedin Krasniqi
2.Ajdin Selam Rrahmanaj
3.Alajdin Nevzat Xhezairi
4.Ali Ahmet Berisha
5.Avni Zhabota
6.Bashkim Ismail Suka
7.Besnik Sadri Kastrati
8.Bujar Visoqi
9.Elfir Maliq Behrami
10.Enver Nebi Buqaj
11.Ersan Mehmet Mazreku
12.Feriz Abdurrahman Susuri
13.Hajdar Abaz Shala
14.Halil Muhamet Gashi
15.Hamit Shaip Thaqi
16.Heshim Nuhi Gashi
17.Hysni Rexhep Morina
18.Ismet Selman Gashi
19.Jeton Idriz Dedushaj
20.Kadri Ramadan Karaçica
21.Malush Halil Ahmeti
22.Nexhmi Brahim Llumnica
23.Perparim Ali Thaçi
24.Skender Mehmet Latifi
25.Shaip Jahir Pacolli
26.Shkëlzen Imer Dragaj
27.Tahir Haki Gashi
28.Ymredin Smail Çengaj
I dekoruar me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “ Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
1.Jean-Paul Carteron
Të dekoruarit me Medalja Humanitare “Nëna Terezë”, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.
1.Lëvizja e Nënave
2.Bedrije Berisha
3.Elizabeth Gowig
4.Fexhrije Graca
5.Haxhere Hajrizi
6.Hilmije Havolli
7.Igballe Reqica
8.Merzuqe Hana
9.Nexhmije Sogojeva
10.Nora Bytyqi
11.Rabisha Belegu
12.Ramize Salihu
13.Rupert Neudeck
14.Sadete Zeneli
15.Shejnaze Gashi
16.Shpresa Shala
17.Shqipe Biba
18.Xhevrije Krasniqi
E dekoruar me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”, e cila u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqe dhe pajtim midis njerëzve
1.Lëvizja Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve 
Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, s hërbim civil.

1.Abdylatif Fusha
2.Agim Sarhati
3.Agim Vatovci
4.Agron Boriçi
5.Agron Pustina
6.Akil Koci
7.Ali Sokoli
8.Ali Zatriqi
9.Amir Agani
10.Arton Curraj
11.Asene Agaj
12.Avdyl Krasniqi
13.Bedri Bakalli
14.Behgjet Canhasi
15.Besart Ahmeti
16.Binak Kastrati
17.Bosilka Lleshi
18.Daut Mustafa
19.Emine Gashi
20.Enis Sabotic
21.Enver Baraku
22.Eshref Biqaku
23.Fadil Hysaj
24.Fehmi Henci
25.Ferit Zekolli
26.Florim Mejzinolli
27.Gani Demolli
28.Gazmend Shaqiri
29.Hajredin Ukelli
30.Hanife Bimbashi Sheremeti
31.Hashim Maloku
32.Hysen Ukmata
33.Hysri Tafarshiku
34.Imridin Gerdellaj
35.Irfan Spahiu
36.Irfete Spahiu
37.Ismail Hoxha
38.Isuf Dedushaj
39.Izedin Osmani
40.Izet Hima
41.Jahja Kokaj
42.Jashar Dula
43.Josif Bageri
44.Jusuf Rexhepi
45.Jusuf Telaku
46.Kajmak Gazideda
47.Klinika Emergjente e SHSKUK-së
48.Kompania e Kërkim Shpëtimit, Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Forcës së Sigurisë së Kosovës
49.Mark Kaçinari
50.Mazllum Belegu
51.Mehmet Begraca
52.Mentor Disha
53.Muhamet Guguli
54.Muharrem Gashi
55.Muharrem Kutllovci
56.Muhedin Salihamixhiq
57.Musa Haxhiu
58.Nevruz Hasani
59.Nexhdet Kryeziu
60.Nysret Rahmani
61.Omer Kaleshi
62.Osman Hoxha
63.Osman Imami
64.Premtim Mustafa
65.Qamil Haxhiu
66.Qerkin Krasniqi
67.Rauf Dhomi
68.Resmije Vokrri
69.Rifat Ymeri
70.Riza Binishi
71.Sadri Bajraktari
72.Samedin Haxhijaha
73.Selim Krasniqi
74.Simë Dobreci
75.Skender Boshnjaku
76.Skender Boshnjaku
77.Suel Salihu
78.Shaban Geci
79.Shaban Shabani
80.Shpëtim Robaj
81.Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”
82.Tahir Z. Berisha
83.Talat Pallaska
84.Tef Vokrri
85.Teuta Hadri
86.Vjollca Hoti
87.Xheladin Deda
88.Xhemajl Ahmeti
89.Xhemajl Bajraktari
90.Ymer Koçinaj
91.Zef Gjoni
92.Zenel Kabashi
93.Zenel Kelmendi
I dekoruar me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, që u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijës, zhvillimit ekonomik dhe teknologjisë.
1.Projekti NATEV
​Jahjaga ndau 170 dekorata
Presidentja, Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të personaliteteve të shquara, që në periudha të ndryshme kohore dhe në fusha të ndryshme të jetës kanë dhënë kontributin e tyre te çmuar për vendin tonë.
Këto dekorata u ndanë derisa në Kuvend është hedhur gaz lotsjellës madje edhe ka pasur përleshje mes deputetëve të opozitës dhe Policisë së Kosovës.
Presidentja Jahjaga me këtë rast tha se me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve, institucionet po edhe populli i Kosovës vlerësohen, nderohen dhe kujtohen kontributi i jashtëzakonshëm e të gjithëve laureatë dhe familjarë për të mirën e përbashkët.
"Kosova është vendi,shteti ynë për të cilin e bëjnë të përparuar, të zhvilluar vetëm ne së bashku. Është në duart tona që amanetin e tyre që na e kanë hapur rrugën e sotme ta qojmë përpara për të qenë Kosova një shtet i zhvilluar", tha Jahjaga.
Presidentja ka dekoruar rreth 170 laureatë të cilët kontribuuan për vendin.
16 prej tyre u dekoruan me urdhrin “Heroi i Kosovës”, 24 me “Urdhrin e Lirisë”, 1 me urdhrin e Pavarësisë”, 28 me Urdhrin Ad em Jashari , 18 me urdhrin Nëna Terezë dhe 93 u dekoruan me dekoratën presidenciale.

Shaban Manaj, dekorohet me urdhërin “Hero i Kosovës”



Shkëmb Manaj, bëri të ditur se sot, babai i tij i vrarë për motive politike, është dekoruar me dekoratën “Hero i Kosovës”.

“Kam kënaqësinë qe t'ju njoftoj se babai im, Shaban Manaj, sot me rastin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u dekorua nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, me dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin "Hero i Kosoves". 
Shaban Manaj, dekorohet me urdhërin “Hero i Kosovës” (Foto)
Falenderimi i takon Presidentes Jahjaga që e mori këtë vendim për vlerësimin e rolit prijetar, historik dhe heroik te Shaban Manajt në lëvizjen e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci si dhe shkrirjen e tij prej patrioti të natyrshëm për këtë kauzë kombëtare” – shkruan Shkëmb Manaj.

Ja kush mund ta zëvendësojë Haradinajn në Kuvend


Nëse Legjistratura e Pestë e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë punën deri në fund, sipas rezultateve të KQZ-së, Haradinajn do të zëvendësojë në ulësen e tij në Kuvend, ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha.
Ja kush mund ta zëvendësojë Haradinajn në Kuvend
Sipas Rezultateve të Rirenditura të kandidatëve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, i pari kandidat për deputet që do ta zëvendësonte Haradinajn do të ishte ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha.
Pas Berishës, në rast se ky i fundit nuk e pranon marrjen e mandatit të deputetit, përcjellës i tij është ish-kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.
Haradinaj sot pasdite dha dorëheqje nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës

Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës

Pyet Kadri Veseli: Me kënd do të bashkëpunoj opozita, me Kinën dhe Rusinë?


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria.
“Krejt ajo që po ndodhë në vend e përcillni direkt. Nëse ka ndonjë moment që unë ja kam ndaluar ndokujt të drejtën e fjalës, apo në një mënyrë e kemi cenuar qëndrimin e tyre, jam I gatshëm të jap dorëheqje. Por të gjithë e keni parë çka ka ndodhur. Nuk është e mirë të na dëmtoni neve, por në të njëjtën kohë e shprehi qëndrimin tonë. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Ka një mazhorancë që donë të punoj. Kemi interesa më të gjera se sa ato që lidhen me momentin e sotëm. Seancat e Kuvendit të Kosovës do të mbahen derisa koalicioni qeveritar të kërkoj të vazhdohet me seanca”, shprehet ai.
Veseli ka thënë se nuk po e dinë se cili është opsioni i opozitës.
“A e njohin Republikën e Kosovës, cili është qëndrimi për flamurin e Kosovës, si mund të shkohet në një proces që nuk do të njihet në asnjë moment. Nëse e fusin vendin në një anarki, me cilët partnerë do të ecim përpara, me Kinën dhe Rusinë?”, ka thënë Veseli në konferencën për medie./ BS


Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit

Kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit
Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, konsideron se kallëzimi penal kundër kryetarit të Komunës së Prishtinës, i dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në Prokurorinë e EULEX-it dhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkeljet ligjore të njëpasnjëshme gjatë gjithë mandatit qeverisës, është bërë me qëllim që prokuroria të marrë masat shtetërore ndaj të parit të kryeqytetit.
Kallëzimi Penal përmban katër vepra penale të cilat ngërthejnë dhjetëra lëndë, që kanë të bëjnë me shkelje të ligjeve të Kosovës.
“Grupi i LDK-së në vazhdimësi, që nga gjysma e vitit 2014, ka reaguar publikisht ndaj shkeljeve ligjore të kryetarit të Prishtinës, lidhur me zbatimin e ligjit në disa fushëveprimtari në kompetencë të drejtpërdrejtë ligjore të të parit të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
Grupi konsideron se dispozitat e nenit 10 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale përcaktojnë qartë se Organet kryesore komunale janë: Kuvendi i Komunës dhe kryetari i Komunës.
“Ky i fundit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur përgjegjësitë e tij të parapara me dispozitat ligjore të nenit 58 të LVL. Grupi konsideron se shkeljet janë bërë në disa fushëveprimtari të caktuara të qeverisjes dhe të zbatimit të Ligjit si: të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, të Ligjit për Planifikimin Hapësinor, të Ligjit për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës, të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit civilë në Kosovë, të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm etj”, thuhet në njoftim.
Grupi konsideron se shkeljet kanë filluar që në fillim të mandatit qeverisës të Shpend Ahmetit dhe kanë vazhduar deri sot.
“Po ashtu janë duke u përgatitur kallëzime penale të tjera me lëndë të tjera për shkeljet ligjore nga kryetari Shpend Ahmeti”, thuhet në kumtesën e grupit të LDK-së në kuvendin e Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie: Jam këtu që të mbështesë deputetët shumicë në Kuvendin e Kosovës


Reagimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar në Novo Bërdë të Kosovës se është i zhgënjyer me vendimin e partive politike në opozitë, për të hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvend.
“Vetëm dy ditë pasi kremtuam ditëlindjen e Kosovës, është për keqardhje që tani shoh se ka njerëz të cilët përpiqen ta cenojnë demokracinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë bashkërisht përmes dialogut, për t’i dhënë fund krizës politike.
“I ftoj të gjithë që të shmangin fjalorin nxitës, duke cilësuar njëri-tjetrin ‘tradhtar’ ose ‘qyqar’, gjë që e vështirëson mundësinë e dialogut dhe zhvillimin e Kosovës, ashtu siç kanë nevojë dhe e duan qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan


Ambasadori amerikan: Jam i neveritur nga VV-ja, AAK-ja dhe NISMA (Video)
Në hollin e Kuvendit të Kosovës, ambasadori amerikan, i nervozuar tha se është neveritur nga veprimet e liderëve të tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA për Kosovën.
Ai tha se shkoi në Kuvend për të mbështetur institucionet e Kosovës, derisa përgëzoi deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët, sipas tij, në kushte ekstreme të punës po shkojnë aty për të punuar për qytetarët e Kosovës.
Deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, Delawie u vuri epitetin “zgjidhës të problemeve”, ndërsa deputetët opozitarë, ai i quajti “krijues problemesh”.
Delawie: Jam këtu që të mbështesë deputetët shumicë në Kuvend
“Jam këtu për të mbështetur institucionet e Kosovës. Jam këtu të mbështesë Kuvendin e Kosovës. Kosova ballafaqohet me sfida të shumta. Mendoj se të gjithë e dimë se një ndër to është papunësia, liberalizimi i vizave, korrupsioni. Duhet të ketë një Kuvend funksional në mënyrë që t’i japim zgjidhje këtyre problemeve. Jam këtu të mbështesë deputetët shumicë në Kuve nd, të cilët janë këtu duke e bërë punën e tyre për të cilën votuesit e tyre i zgjedhën më pak se dy vjet më parë. Jam i impresionuar nga njerëzit që vijnë në punë për qytetarët e Kosovës nën rrethana ekstreme. Këta janë zgjidhësit e problemeve. Jam i lumtur që kemi shumë zgjidhës të problemeve në Kosovë, pasi kemi edhe shumë krijues problemesh, gjithashtu”, tha Delawie.
I neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe Vetëvendosjes, ambasadori amerikan tha se ata dështuan të tregojnë të njëjtën maturi dhe përkushtim për demokracinë sikur në protestën paqësore të 17 shkurtit.
Delawie: Jam i neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe VV-së
“Më duhet të them që jam i zhgënjyer, më mirë të them i neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe VV-së - nga dështimi i tyre për të treguar të njëjtin maturi dhe përkushtim për demokracinë, që qytetarët e Kosovës e shfaqën në protestën paqësore të së mërkurës. Të mbështesësh dhunën e këtyre partive dëmton të ardhmen e Kosovës. Më duhet po ashtu të komentoj punën e policëve të Kosovës, të cilët po vihen në një oponencë të vështirë nga anëtarët e opozitës, të cilët qartazi mendojnë se janë mbi ligjin dhe refuzojnë të respektojnë ligjin dhe procedurat e Kuvendit”, theksoi ai.
Ndërsa, Delawie nuk la pa kujtuar gazetarët para tij dhe opozitarët se qytetarët e Kosovës 17 vjet më parë luftuan dhe vdiqën për të fituar pavarësinë e vendit. Sipas tij, deputetët që sot hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, janë duke privuar qytetarët që të jetojnë në paqe.
Delawie: Kosovarët luftuan dhe vdiqën për pavarësinë e vendit
“Më duhet të them se 17-18 vjet më parë, shumë qytetarë, mijëra qytetarë të Kosovës, luftuan dhe vdiq ën për të fituar pavarësinë e vendit. Ata po kërkonin pavarësinë, por, po ashtu, ata po kërkonin që të jetojnë në paqe. Njerëzit që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, anëtarët e opozitës, janë duke privuar qytetarët e Kosovës që të jetojnë në paqe në një shtet të pavarur e demokratik”, tha në fund Delawie.
Deputetët e tri partive opozitare sot hodhën gaz lotsjellës në Kuvend tri herë radhazi. Pas kësaj, Kryesia e Kuvendit përjashtoi nga seanca 23 nga ta, por në vazhdimin e seancës nuk mori pjesë asnjëri prej tyre, ndërkohë që protesta e mbështetësve të tyre vazhdoi jashtë rrethojave të Kuvendit.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, protestën e përmbylli me njoftimin për protestën e ardhshme, që është thirrur për 27 shkurt 2016.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...