Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria.
“Krejt ajo që po ndodhë në vend e përcillni direkt. Nëse ka ndonjë moment që unë ja kam ndaluar ndokujt të drejtën e fjalës, apo në një mënyrë e kemi cenuar qëndrimin e tyre, jam I gatshëm të jap dorëheqje. Por të gjithë e keni parë çka ka ndodhur. Nuk është e mirë të na dëmtoni neve, por në të njëjtën kohë e shprehi qëndrimin tonë. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Ka një mazhorancë që donë të punoj. Kemi interesa më të gjera se sa ato që lidhen me momentin e sotëm. Seancat e Kuvendit të Kosovës do të mbahen derisa koalicioni qeveritar të kërkoj të vazhdohet me seanca”, shprehet ai.

Veseli ka thënë se nuk po e dinë se cili është opsioni i opozitës.
“A e njohin Republikën e Kosovës, cili është qëndrimi për flamurin e Kosovës, si mund të shkohet në një proces që nuk do të njihet në asnjë moment. Nëse e fusin vendin në një anarki, me cilët partnerë do të ecim përpara, me Kinën dhe Rusinë?”, ka thënë Veseli në konferencën për medie./ BS