2016-02-15

Deputetët e opozitës z. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli, dalin nesër para gjyqit

Deputetët e opozitës të cilët akuzohen për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Për nesër në orën 9 të mëngjesit është planifikuar të mbahet seanca e radhës ndaj deputetëve të opozitës ku avokatët mbrojtës do të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.
Prokuroria akuzon deputetët e opozitës për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa seanca fillestare lidhur me këtë rast ishte mbajtur më 6 janar të këtij viti.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e cila sot bashkë me deputetët Faton Topalli dhe Albulena Haxhiun, kishin të caktuar seancën gjyqësore, ka thënë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vonesa e gjyqtarit, i cili u vonua sikurse në seancën e kaluar, tregon papërgjegjësinë e kësaj drejtësie.
Lexoni postimin e plotë të Kadaj-Bujupit:
Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar!
Sot, ne ju përgjigjëm ftesës së Gjykatës me kohë, por gjyqtari i cili vetë na kishte ftuar për në seancë në ora 9:00, sikur edhe herën e kaluar, që është vonuar me tepër se një orë, as sot nuk ishte prezent në kohën e caktuar.
Kjo tregon papërgjegjësinë e kësaj drejtësie!
Është koha që kjo mënyrë e të bërit drejtësi dhe mendësia e këtij sistemi të degraduar të ndryshojë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi do të sillen me forcë më 23 shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar, ka vendosur gjyqtari Beqir Kalludra.
Kjo është bërë për shkak se deputetët e opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi ishte dashur të niste ajo.
Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar.
Albin Kurti nuk ka qenë fare i pranishëm.
“Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë. Të brengosur me këtë gjendje të sistemit të drejtësisë janë shprehur edhe deputetja e AAK-së dhe ai VV-së. Por, kur ata janë larguar gjyqtari ka ardhur në seancë dhe ka konstatuar mos praninë e të pandehurve për çka e ka lëshuar urdhër arrestin.
Gjyqtari Kalludra megjithatë nuk ka dhënë sqarim pse seanca nuk ka nisur në orën 9. Kjo është seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës që akuzohen për rrezik të përgjithshëm dhe përdorim i armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend

 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...