Qeverisë së Kosovës dorëheqje po i kërkohet edhe nga një pjesë e intelektualëve të vendit. Grupi i Intelektualëve dhe i Autoriteteve Morale ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Kosovës, si e vetmja zgjidhje për tejkalimin e gjendjes politike, në të cilin është futur vendi.
Në vazhdim e gjeni apelin e këtij grupi dhe emrat që e kanë nënshkruar këtë apel:
QYTETARËVE TË REPUBLIKËS, QEVERISË, FORCAVE POLITIKE TË VENDIT DHE TË INTERESUARVE TË TJERË
A P E L
Prishtinë, 16 shkurt 2016
Duke dashur të marrim përgjegjësitë tona qytetare e intelektuale, dëshirojmë t’u drejtohemi publikisht qytetarëve të Republikës, Qeverisë dhe forcave politike, lidhur me situatën në Kosovë, me qëllim që të ndihmojmë në marrjen e vendimeve të drejta e të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës;
Përpjekjet e qeverisë aktuale për të kontrabanduar e realizuar marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese se ato janë në shpërputhje me frymën e kushtetutës dhe e cenojnë rëndë rendin kushtetues e juridik të Republikës, tregojnë qartë se kemi një qeveri politikisht të papërgjegjshme dhe të pamoralshme, dorëheqja e së cilës shtrohet si kërkesë dhe nevojë imediate.
Jemi të bindur se për shkak të problemeve të krijuara dhe të gjendjes me të cilën po ballafaqohemi, kemi ardhur në situatë kur Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet.
Konsiderojmë se kjo duhet të ndodhë për arsyet e mëposhtme:
– për shkak të mënyrës se si po trajtohet pasuria nacionale (Trepça, Brezovica, Termocentralet e Kosovës etj.),
– për shkak të sjelljes së Qeverisë lidhur me Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi,
– për shkak të dështimit në UNESCO,
– për shkak të dështimit në procesin e liberalizimit të vizave,
– për shkak të shkeljeve të premtimeve zgjedhore, – për shkak të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor dhe të mungesës së drejtësisë në vend,
– për shkak të largimit masiv të popullatës nga Kosova,
– për shkak të ndjekjeve penale të një numri të konsiderueshëm të deputetëve dhe të represionit ndaj opozitës në përgjithësi,
– Sidomos për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me të cilin akt kryeministri shkeli themelet e rendit kushtetues-juridik të vendit, të cilat shkelje i vërtetoi tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dorëheqja e qeverisë bëhet imediate

Përfundimisht, vetëm dorëheqja e Qeverisë, që tashmë ka humbur legjitimitetin, do të rikthejë vullnetin e popullit dhe do ta ndalë shndërrimin e Kosovës në shtet autoritar.
Grupi i intelektualëve dhe autoriteteve morale:
1. Sadri Fetiu, shkrimtar
2. Agim Vinca, profesor
3. Avni Dehari, shkrimtar
4. Skënder Kastrati, veprimtar
5. Rushit Ramabaja, shkrimtar
6. Bislim Pireva, profesor
7. Shefik Shkodra, shkrimtar
8. Fatime Ahmeti, poete
9. Nazim Qehaja, doktor
10. Gani Korça, gazetar
11. Ismajl Kastrati, ekonomist
12. Bashkim Lajçi, profesor
13. Zymer Neziri, profesor
14. Hasije Selishta, poete
15. Reshat Sahiti, shkrimtar
16. Abdyl Kadolli, shkrimtar
17. Nebih Bunjaku, shkrimtar
18. Gani Abazi, doktor
19. Behare Rexhepi, shkrimtare
20. Binak Ulaj, profesor
21. Xhafer Shatri, veprimtar
22. Begzad Baliu, profesor
23. Afërdita Dervishi, profesoreshë
24. Bejtush Isufi, avokat
25. Fitim Alidema, profesor
26. Shefqete Gosalci, poete
27. Shqipe Hasani, poete
28. Muhamet Keka, shkrimtar
29. Adnie Morina, poete
30. Arben Hoxha, studjues/etnolog
31. Sali Bytyqi, poet/studjues
32. Sadri Ramabaja, profesor
2. Agim Vinca, profesor
3. Avni Dehari, shkrimtar
4. Skënder Kastrati, veprimtar
5. Rushit Ramabaja, shkrimtar
6. Bislim Pireva, profesor
7. Shefik Shkodra, shkrimtar
8. Fatime Ahmeti, poete
9. Nazim Qehaja, doktor
10. Gani Korça, gazetar
11. Ismajl Kastrati, ekonomist
12. Bashkim Lajçi, profesor
13. Zymer Neziri, profesor
14. Hasije Selishta, poete
15. Reshat Sahiti, shkrimtar
16. Abdyl Kadolli, shkrimtar
17. Nebih Bunjaku, shkrimtar
18. Gani Abazi, doktor
19. Behare Rexhepi, shkrimtare
20. Binak Ulaj, profesor
21. Xhafer Shatri, veprimtar
22. Begzad Baliu, profesor
23. Afërdita Dervishi, profesoreshë
24. Bejtush Isufi, avokat
25. Fitim Alidema, profesor
26. Shefqete Gosalci, poete
27. Shqipe Hasani, poete
28. Muhamet Keka, shkrimtar
29. Adnie Morina, poete
30. Arben Hoxha, studjues/etnolog
31. Sali Bytyqi, poet/studjues
32. Sadri Ramabaja, profesor