2016-02-20

Intervistë ekskluzive me Roland Bartezko: Qe pse e nisa peticionin


Intervistë ekskluzive me Roland Bartezko: Qe pse e nisa peticioninFOTOT: Leart KelmendiGAZETAEXPRESSE shtune, 20 Shkurt 2016 18:10

Gjermani Roland Bartezko, apo siç njihet në kohën e luftës si Shabani, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express. Ka thënë se peticionin kundër Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie e ka bërë pasi konsideron se ai dëmtoi raportet me liderët e disa partive kur tha se ishte i irrituar nga veprimet e tyre. Shabani ka thënë se gjysma e kosovarëve janë të hidhëruar nga deklarata jodiplomatike e Delawie. Prandaj, ai thotë se zyrtari amerikan duhet të ndërrohet me një diplomat tjetër. Mirëpo, ka thënë se kërkesa përmes peticionit për largimin e Delawies nuk është kundër Amerikës. Ka thënë se nuk është terrorist. Ka sqaruar edhe pse mbajti 14 vite e gjysmë burgim.

 Express: Po e sqarojmë prej të parës. Pse iniciuat peticionin kundër Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie? Roland Bartezko: Pikë së pari, unë jetoj në Kosovë. Nuk jam me asnjë parti politike. Edhe pse është gati e pamundshme pa pasur ndonjë lidhje me partitë politike. Veç, çka ka bërë Delawie ndikon drejtpërdrejtë në jetën time. Se ne kemi një gjendje të rëndë ekonomike, edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive politike. Në rast se një Ambasador do me përfshi në këtë proces, atëherë, le të bëjnë një zgjidhje të mirë. Me të thanë të drejtën, unë jam shtetas gjerman, i lindur e rritur atje. Kam kryer shkollën në Gjermani. Mirëpo, në Gjermani një njeri të tillë si Delawie nuk e kish duru asnjë njeri.
Express: Por, Kosova nuk është Gjermani? Roland Bartezko: Pse Gjermania është dicka tjetër. As Gjermania s’ka naftë e as resurse natyrore. Nuk kemi naftë. Nuk kemi diamante. Gjermania është ku është për shkak të njerëzve çfarë qasje kanë.
Express: Shqiptarët e Kosovës ia atribuojnë meritat më të mëdha Amerikës për çlirimin e Kosovës? 
Roland Bartezko: 
Absolutisht. Edhe mos e keqkuptoni atë Peticion si diçka kundër Amerikës. Peticioni është adresuare Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Jon Kerryt. Është një lutje për të zëvendësuar z. Delawie me një njeri tjetër që ndoshta ka tjetër qasje në punë. Nuk është kundër Amerikës.
Express: Megjithëkëtë, Ambasadori përfaqëson vijën zyrtare të Amerikës dhe flet në emër të SHBA’së? Roland Bartezko: Jam dakord. Mirëpo, Amerika në botë ka në mbi 200 vende ambasada. Është në pyetje sa merret Amerika me Kosovën?
Express: Para disa kohësh në Kosovë ishte Jon Kerry? 
R
oland Bartezko: Ishte në Shqipëri.
Express: Ishte edhe në Kosovë...Roland Bartezko: Normal, që kur ke përfaqësi në 200 shteti, cfarë probleme ka Amerika në Siri e Kore, ne duhet me heq prej mendje kosovarët se nuk është tema numër një Kosova. Se Amerikanët nuk kanë tjetër punë përveç Kosovës.
Express: A e keni pasur parasysh kur e keni nisur peticionin se mund t’i lëndoni raportet e Kosovës me SHBA? Roland Bartezko: Jo, absolutisht. Se nuk ka lidhje me Amerikën. Peticioni ka lidhje me një person. Këtë peticion e kanë nënshkruar, deri më tash, 1 mijë veta. Amerika ka një pozitë shumë të rëndësishme. Unë kam qenë ushtar i UÇK’së. I kam përjetuar bombardimet e NATO’s. Ndoshta, pa bombardimet e NATO’s s’kisha qenë gjallë. Edhe unë jam mirënjohës ndaj Amerikës. I njoh amerikanët. Kam shokë amerikanë. Ai Ambasador e ka një pozitë kaq të rëndësishme në Kosovë se praktikisht të gjitha punët politike kryhen përmes ambasadës amerikane. Tash, duhet me pas një njeri që duhet ta thotë troç të vërtetën e jo vetëm të lëshojë deklarata.
Express: Ai po e dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës? Roland Bartezko: Edhe unë e dënoj dhunën.
Express: E pse me u largu Ambasadori Delawie nga Kosova? 
Roland Bartezko: 
Për atë deklaratën që ka thënë se politikanët e opozitës janë të neveritshëm. Kjo nuk është gjuhë diplomatike, pikë së pari. Situatën vetëm sa e ka acaruar. Ti mundesh me thanë se ‘ai është i neveritshëm”. Edhe unë mund të them  se ‘ai është i neveritshëm’. Por, s’ka ndonjë problem për mua e për ty. Problemi është te Ambasadori e ka thënë një fjalë të tillë. Tash, Ambasadori ka me punu me politikanët e neveritshëm. Fajet për gjendjen në Kosovë i kanë të dyja palët. Faji nuk është vetëm i Opozitës. Është edhe faji i Qeverisë. Tash, pse me acaru situatën me një deklaratë të tillë. Situata është më e keqe se ka qenë para një muaji. Ambasadori është diplomat. Në diplomaci nuk është diplomatike me dhanë vlerësime të tilla. Mundet të mendojë ashtu, por, ai i ka hidhëruar  gjysmën e kosovarëve me atë deklaratë.
Kërkoj ndërrimin e Delawies për atë deklaratën që ka thënë se politikanët e opozitës janë të neveritshëm. Kjo nuk është gjuhë diplomatike, pikë së pari.
Express: Ramush Haradinaj, posa, reagoi. Tha se peticioni juaj është krejtësisht i pavlerë dhe i drejtuar kundër Kosovës? Roland Bartezko: Nuk është i drejtuar kundër Kosovës. Nuk e di a e ka lexu Haradinaj Peticionin tim. Ky Peticion ka një vlerë. Mbajeni mend, me këtë peticion, SHBA nuk do ta zëvendësojë Delawien. Kjo është e qartë. Është budallaki me besu se me një peticion SHBA do të zëvendësojë një Ambasador. Veç, ky është një shprehje pakënaqësisë. Jam i sigurt se Delawie do ta kryej mandatin pavarësisht peticionit tim. Pas tij do të vjen dikush tjetër. Pastaj, është interesant se kush tjetër do të vijë në Kosovë.  Amerika ka ambasadorë në 200 shtete.... Amerika njeriun më të mirë e dërgon në Londër, pastaj në Moskë, të tretin më të mirë në Tel Aviv deri në vendin e 200’të. I pari më i mirë shkon në Angli e i fundit shkon në Kosovë. Ne jemi të fundit. Ne jemi 1.7 milionë banorë. Nuk mund të pritsh se diplomati më i mirë amerikan do të vijë në Kosovë.
Express: Megjithëkëtë, shqiptarët e Kosovës janë falënderuar SHBA’së dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, duke filluar prej Goldbergut, Kaidanow’it, Dellit, Jacobsonit e edhe Delawies. Në fakt, veprimet e juaja janë vlerësuar se janë të një vije me Vetëvendosjen? Roland Bartezko: Nuk kam asnjë lidhje me Vetëvendosjen. Unë jam me CDU’në e Angela Merkelit. Jam gjerman. Vetëm jetoj këtu. Peticioni është vetëm një reagim i një shprehje të mllefit se vërtetë gjërat s’po ecin përpara. Për mua z. Delawie është një faktor. Desha të them edhe dicka për peticionin. Peticioni e ka një përmbajtje. Kushdo që e nënshkruan peticionin e lexon dhe nëse je dakord e nënshkruan a jo. Ky peticion s’ka lidhje me parti. S’ka kurrfarë lidhje me parti.
Express: Një pjesë e nënshkruesve të peticionit kundër Ambasadorit Delawie janë aktivistë të Vetëvendosjes... Roland Bartezko: Nuk e di. Nuk kam komunikuar me asnjë prej tyre. Mirëpo, në uebfaqen change.org ka qindra peticione për Kosovën. Asnjë peticion tjetër për Kosovën s’ka pasur kaq bujë të madhe. Në fakt, është bërë e madhe edhe peticioni për UNESCO’n. Unë e kam nënshkruar atë peticion për me hy Kosova në UNESCO. Që fatkeqësisht nuk pati sukses.
 Për Serbinë janë terrorist sepse kam luftuar në Kosovë.
Roland Bartezko: Për Serbinë janë terrorist sepse kam luftuar në Kosovë. Jam invalid i luftës. Për Serbinë jam terrorist. Për Dacicin jam terrorist. Për Shqiptarët nuk besoj.
Express: Ju jeni dënuar me 23 vite burgim për atë eksplodim që kishte ndodhur pas luftës?  Roland Bartezko: Pyeteni Berat Buzhalën. Ai ka qenë gjithë kohën në gjykim. Ai e di shumë mirë cila është e vërteta dhe çka është e montuar.
Jam dënuar me 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP’it serb.
Express: Cili ishte vendimi përfundimtar i Gjykatës? Roland Bartezko: 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP’it serb. Për Shefin e Zyrës Jugosllave në Prishtinë. Ai që ka vdekur ka qenë Shef i MUP’it serb.
Express: Sa vite keni mbajtur burg? Roland Bartezko: 14 vite e gjysmë. E kam kryer. Jam i çuditur me cilësimet që i kanë bërë ndaj meje. Unë kam të gjitha të drejtat. Jam qytetar i lirë. Kam të drejtë të bëj një peticion pavarësisht se a është i dënuar me të drejtë apo pa të drejtë. Ky mendim duhet të ndryshojë në Kosovë. Keni ish-terroristët deputet në Parlamentin e Gjermanisë. Jeta po ecë. Nuk është më viti 1999. Në vitin 1999 e kisha kuptu atë emërim. Tash jemi në vitin 2016.
Express: Gazetari Enver Robelli ju quajti terrorist?Roland Bartezko: Kam marrë disa artikuj prej vitit 2001. Mirëpo, sigurt për Qeverinë e Serbisë jam terrorist.
Express: Cila është e vërteta, tash, pasi keni kryer dënimin për eksplodimin e pasluftës? Roland Bartezko: Ka qenë montim. S’ka pas asgjë të vërtetë.
Express: Ju s’e keni kryer atë sulm pavarësisht se Gjykata ka vendosur ndryshe?Roland Bartezko: Absolutisht, jo. Me kanë terrorist s’e kisha bërë një peticion kundër Delawies. Peticioni nuk është veprim i një terroristi përmes interneti. Kështu nuk vepron terroristi.
Express: E keni ditur se do të zgjoni reagime pas këtij peticioni apo e keni ditur dhe keni pasur dëshirë të bëheni i famshëm? Roland Bartezko: Jo, pse i famshëm. Nuk e kam pritur një reagim të tillë. Mirëpo, askush s’merret me përmbajtjen e peticionit. Krejt ata që thonë se peticioni është kundër Amerikës s’e kanë lexuar peticionin. Se nuk është kundër Amerikës.
Express: Por, është kundër përfaqësuesit të Amerikës në Kosovë?Roland Bartezko: Është kundër një personi, që momentalisht, është përfaqësues në Kosovë që unë i kisha lutur me zëvendësu me një përfaqësues tjetër, se ndoshta, është më mirë. Edhe duhet diçka të bëhet për të hequr ngërçin këtu. Ky është peticioni im. Lexojeni peticionin. Njerëzit që vërtetë e kanë lexuar e kanë e dinë se nuk është kundër Amerikës. Në botë ka qindra mijëra peticione. Askush s’merret kush e ka inicu këtë peticionin sepse s’ka rendësi. Rëndësi ka përmbajtja e peticionit. Në rast se e lexon peticionin, nuk je dakord, nuk e nënshkruan. Në rast se je dakord e nënshkruan.  Nëse je plotësisht kundër atëherë e bën një kundër peticion. Ky është mjet demokratik. Ne kemi luftuar për liri, për juve, me shkru artikull. S’jam hiq i mllefosur që keni shkruar. Pak i befasuar po. Por, është e drejta ime për të bërë peticione sepse besoj se mund të ndryshojë diçka. Peticioni nuk është i dëmshëm për Kosovën. Është peticion i një shtetasi gjerman që ka dëshirë të zëvendësohen një politikan. Delawie vet e ka futur vetën në këtë situatë.
 Është peticion i një shtetasi gjerman që ka dëshirë të zëvendësohen një politikan. Delawie vet e ka futur vetën në këtë situatë
Express: Qysh po e sheh zgjidhjen përveç largimit të Ambasadorit?Roland Bartezko: Me zëvendësu me një tjetër. E kësmet ai tjetër e ka një tjetër qasje në punë. Shikojeni atë ambasadorin e Anglisë. Ai është njeri i mrekullueshëm.
Express: Mirëpo, Ambasadorët e Amerikës kanë, pothuajse, të njëjtën qasje që e ka edhe z. Delawie?Roland Bartezko: I vetmi profesion në botë, përvec aktrimit, ku nuk ka rëndësi veç përmbajtja, por edhe forma është diplomacia. Është diçka tjetër një deklaratë e një personi jodiplomatik me një deklaratë të një diplomati. Kjo është forma. Unë nuk merrem me shumë me Greg Delawie. Ky është një peticion. Nuk do ta ketë efektin e dëshiruar. Unë jam një qytetar prej 1.7 milionë banorëve. Nuk kam më i madhi. Jam shtetas gjerman. Zgjedhje s’ka momentalisht. Unë jam për një Kosovë të zhvilluar, për një ambient të pastër etj. Kam kërkesa të thjeshta. Unë kam mjete vetëm për të bërë një peticion në internet. S’kam diçka tjetër.  
Express: Praktika tregon se në Kosovë, Ambasadorët e Amerikës ndërhyjnë pothuajse në çdo situatë krize?Roland Bartezko: Edhe sa doni me vazhdu ju kosovarët me këtë praktikë. Ju doni me hy në BE. Ne duhet të nisemi prej vetës.
Express: S’duhet ta dëgjojmë Amerikën?Roland Bartezko: Po, po duhet ta dëgjoni si këshillë, absolutisht. Si këshillë. Mirëpo, kjo është Kosova dhe vend i kosovarëve. Nuk është Amerikë. Ky nuk është Shteti i 52 i Amerikës. Ne jemi shtet i pavarur.
Express: Mirëpo, Kosova nuk do të çlirohej pa Amerikën?Roland Bartezko: Kosova, pikë së pari, nuk do të çlirohej pa 2500 dëshmorët e UÇK’së.
Express: Dhe ndihmën e Amerikës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Francës...?Roland Bartezko: Po.  Shumë shtete.
Express: Por, shqiptarët meritën më të madhe ia atribuojnë Amerikës?Roland Bartezko: Amerikës bashkë me Anglinë, Gjermaninë. Normal, prej 1200 fluturimeve, 1000 kanë qenë amerikanë. Mirëpo, ju duhet të vendosni mendoni për veti. Unë kisha pas dëshirë që politikanët e Kosovës t’i zgjidhnin problemet vetë. S’janë në gjendje. As në Kosovë. As në Shqipëri. Për këtë arsye na duhet një Ambasador më i mirë që na ndihmon me rregullu këtë punë. Qe sa kemi problemin e gazit, kemi pasur problemin e ngërcit para gazit...
Express: Si zgjidhet ky problem tash?Roland Bartezko: Duhet të pajtohen opozita me Qeverinë.
Express: Qysh pajtohen?Roland Bartezko: Me pas një njeri ndërmjetëses me u ulë në një tavolinë dhe me fol. Çdo parti ka njerëz kryefortë dhe pak më të butë. Duhet të merren një apo dy njerëz më të butë të partive si për shembull Ilir Deda që është shumë më liberal.
Express: Mirëpo, Ilir Deda është i vetmuar? Roland Bartezko: Po, fatkeqësisht. Unë jam kundër gazit lotsjellës. Është vepër penale përdorimi i gazit lotsjellës. Unë jam jurist dhe e di këtë gjë. Por, të kthehemi te zgjidhja. Secili prej udhëheqësve duhet të lëvizë pak prej pozitës së vet. Prej secilës parti duhet të merren nga dy tre njerëz dhe duhet të shkojnë në Rugovë apo Brezovicë për një javë. Ju thuaj pa arrit marrëveshje s’ka me dalë. Kjo është vetëm një ide e imja.
Express: Çka bëni ju aktualisht në Kosovë? 
Roland Bartezko: 
Jam i papunë. Jam duke kryer masterin në Fakultetin Juridik në UP në drejtimin “Juridik civil”. Pastaj planifikoj të punoj si jurist në Kosovë.
Express: Me çfarë të ardhurash jetoni në Kosovë? Roland Bartezko: Jam invalid i luftës. Kam një pension të vogël për shkak se jam kanë i plagosur dy herë gjatë luftës. Me ato para mbijetoj e jo jetoj.
Express: A të ndihmojnë kolegët e luftës? 
Roland Bartezko: 
Po, shokët e luftës, po. Krejt kemi mendu se 17 pas luftës do të ishte një Kosovë me e zhvilluar. Duhet ta themi të vërtetën se Kosova ka ngecur. Në vitin 1999 kemi mendu më ndryshe se Kosova do të jetë më e zhvilluar.
Express: Faleminderit që fole për Express.Roland Bartezko: Faleminderit. Besoj se i kam qartësuar disa gjëra.

      Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

      Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...