Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj peticionit të nisur kundër ambasadorit amerikan në Kosovë, Craig Delawi, pas deklaratës së tij të djeshme për liderët e opozitës.
Meta në një postim në Facebook ka shkruar se opozita e bashkuar, indirekt përmes një aktivisti special e ka iniciuar këtë peticion.
Lexoni postimin e plotë të Metës në Facebook:
Lexoni postimin e plotë të Metës në Facebook:
VV - AAK - Nisma, respektivisht "opozita e bashkuar":
Indirekt, përmes një "aktivisti special", inicojnë Peticion kundër Ambasadorit amerikan Craig Delaëie...!?
S'po e kuptojë, pse s'po e bëjnë këtë ndërmarrje edhe më efikase?!
S'po e kuptojë, pse s'po e bëjnë këtë ndërmarrje edhe më efikase?!
Ta zamë, meqë i kanë hy kësaj pune: atëherë, me të njëjtën procedurë e me të njejtin nënshkrim (interneti), nënshkruesit e peticionit të kërkojnë njëkohësisht shkarkimin e Ambasadorit Craig Delaëie, të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, e besa edhe të Presidentit, Barack Obama!
- Ngase kjo është, ajo vija e hierarkisë "urdhërdhënëse", që ka bërë ato "gabimet dhe mëkatet e SHBA-ve karshi vendit tonë" - dhe është ajo vija e hierarkisë, që "s'po i len Kosovarët me vetëvendos, dhe po ia cenon Sovranitetin vendit", natyrisht, gjithherë sipas VV, respektivisht, opozitës së bashkuar, VV - AAK - Nisma!
Do të ishte me siguri, Top lajm, edhe për agjencinë ruse, “Russia Today”, e cila tashmë po raporton me xhirime Live – drejtpërsëdrejti - të gjitha protestat dhe aksionet e “Opozitës së Bashkuar”, në Parlament, sikur edhe në sheshe...