2016-02-18

GJEKE GJONLEKAJ KODIKU I BESES SE FJALES SE LIRE NE AMERIKE…


ZEF PERGEGA


Pёr t’a pёrshkruar veprimtarinё e njё njeriu, intelektuali dhe punёtori tё palodhur tё fjalёs sё lirё nё shёrbim tё çmuar tё çёshtjes kombёtare qё lartёsohet nё kufij tё dritёs sё yjeve nuk ёshtё punё e lehtё. Aq mё shumё qё kodiku i besёs sё fjalёs shqipe nё Amerikё, Gjekё Gjonlekaj ka fletё qё ndriçojnё si kallёzat e grurit tё vjeshtёs nё arёn e kombit tonё. Ky princ i guximit nё principatёn e vlerave tё lirisё, humanizmit dhe guximit qytetar e ka shtruar rrugёn e arbёrit me pllaka, ku shkruhet shqip dhe spikat me plot dhunti emri shqitar. 

Ai e ka pёrdorur emrin e tij, pёr t’a lartёsuar kёtё emёr tё mёrgimtarit nё botёn e lirё, duke i dhёnё atё qё duhet dhe e meriton t’a kёtё, qytetarinё e denjё. Gjonlekaj ёshtё i denjё tё konvertohet ne lёgjёndёn e kuvendeve tё odave tё burrave tё mençur tё kombit, pёr tu ngrohur nё zjarrin e shpirtit tё shqiptarit qё e do mё shumё se çdo gjё tjetёr Nanёn, Shqipёrinё dhe lirinё. Gjekё Gjonlekaj nё shkrimet e tij kurr nuk e takova si konformist dhe pajtues me fenomenet negative tё kohёs dhe tё shqiptarёve, por si njё prijёs i fjalёs dhe i veprёs nё llogorёn e parё tё luftёs, pёr tё drejten, dinjitetin, pёr tё shporrur nga sytё butaforizmin e slloganeve tё rreme qё fshihёn e çelin vezё tё sёmura nёn kapotёn e patriotizmit.

Nga Gjekë Gjonlekaj/New York

 GJEKE GJONLEKAJ KODIKU I BESES SE FJALES SE LIRE NE AMERIKE…


Gjonlekaj, kur ka ligjёruar nё demotratё edhe stralli ka xixelluar shqip dhe thirrja liri i ka kapёrcyer gradaёelat e larta, tё cilat mёgjezet me diell i zgjojnё me qiellin dhe aty valevitet flamuri ynё kombёtar e kёndohet kёnga: “Osa mirё mё qenё shqiptar!. Kur ka i ka trokitur nё Shtёpinё e Bardhё, bardhёsi ka marrё emri shqiptar dhe nё vemendje e ka kthyer administraten amerikane. Kur ka dhёnё nga shpirti pёr katedrale dhe njerёz nё nёvojё provonia e shpirtit e ka dhёnё njё mirёnjohjё mё shumё se njё dekoratё. Gjonlekaj nё komunitetin shqiptar nё Amerikё gёzon respektin mё tё merituar nga shumё figura dhe pёrsonalitete shqiptare dhe amerikane. Oratoria e tij ёshtё tribunale, ku reflekton bukur sfera e ngarkuar e logjikёs sё problemit me njё njohje historike dhe shoqёrore tё temёs qё rrok e referon. 



Gentian Marku


Njё ditё erdhi si pa u ndjerё nё Detroit tё nderonte marinsin shqiptaro-amerikan, Gentian Marku* qё dha jetёn nё Irak. Doli para trupit tё tij dhe tha: “…Fli i qetё o bir i Shqipёrisё se je njё hero i vёrtetё. Ke nderuar kombin tёnd dhe kombin amerikan me frymёn e tё cilit u rrite e u edukove…!” Ai foli mё tepёr pёr veprёn e marsit, por nderimi u shfaq nё sytё e tё gjithёve se Gjonlekaj kishte marrё rrugёn enkas nga New-Yorku, pёr ti thёnё ato fjalё para trupit pa jetё tё mbuluar me flamurin shqiptar dhe Amerika. Nё kёtё kuptim them se Gjekё Gjonlekaj ёshtё njё piramidё nderimi, krahёt e tё cilёs rrokun traun e kulmit tё kullave tё moçme shqiptare. 

Gjeka, njё herё pasi mbajti njё fjalim nё njё aktivitet tё Kishёs sё Shёn Palit u duatrokit gjatё pёr elekuencёn e shpehjeve tё tij tё gjetura, por dikush nga cmira po kruhej nёn lekurё tё poshtrimit dhe gjeti rastin nё kafeterinё e kishёs tё hidhte ndonjё rromuz, duke sjellё njё motiv popullor tё kёrtollёs sё djegur qё me sa duket pёrdoret ndёr shqiptarёt e Kosovёs se prej andej ishte ai qё bёri suflerin. Gjeka nё atё moment u shfaq nё kafeterinё ku ishin rreth 20 veta dhe e dёgjoj kёtё ofezё tangent. Dikush aty nё koridor e pyeti se pse nuk i ktheu pёrgjigje e ai e dёgjova qё tha: “Kisha ёshtё vend i shenjtё dhe si e tillё asnjё fetar dhe jo fetar nuk guxon tё fyeje tё tjetёrt ti pёrgjigjet tjetrit me monedhen qё e mertion se kёtu nuk lejohet as tё ngrihet zёri se ёshtё vendi i paqёs dhe dashurisё. Zoti pastё mёshirё pёr te!”
Gjeka ka qenё vazhdimisht prezent nё komunitetin shqiptar tё Detroitit, me shkrime, me kёshilla dhe biseda tё ndryshme, ku ka dhёnё mendimet e tija pёr zgjidhjen e çdo problemi apo pengesё nё rrugёn e ngritjёs sё shqiptarёve. Ai ka patur njё bashkёpunim tё dёndur me mediat e shkruara dhe audiovizive tё komunitetit tonё, por disi e pashpjegushme se ai pas njё kohe ёshtё larguar. Dikush thotё se Gjeka nuk lejon qё ti pёrdoret emri nga kushdo qё duke njohur aftesive tё tij tё thella kёrkon t’i imponohet dhe tё bёjё emёr.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj

Kam lёxuar shumё shkrime tё tij sidomos ato qё kanё bёrё jehonё ёshtё vetё jehona e kryengritjёs sё Malёsisё sё Madhe nё shtypin amerikan. Asnjё nuk e ka rrahur kёtё temё historike, ose i ёshtё referuar Gjekes. Kontributi i Gjekёs nё kёtё drejtim ёshtё njё brumё i ardhur qё gjithmonё i gatshёm pёr ta pjekur bukёn e fjalёs sё lirё ndёr shqiptarёt e Amerikёs.

 Zani i tij ka qenё i fuqishёm, jo vetёm nёpёrmjet valeve tё “Zёrit tё Amerikёs”, por kudo nё tubime e takime pёr liri e tё drejta njerёzore. Nё gurin e kёndit tё lirisё sё Kosovёs ёshtё shkruar edhe emri i Gjekё Gjonlekes. Nё tingullin e kёmbanes sё katedrales “Nana Tereze” nё Prishtinё ёshtё edhe njё thirrje pёr njё lutje bujare pёr shpirtin e tij tё gjallё e bujar. Gjekё Gjonlekaj ёshtё pothuajse nё çdo evenimet historik dhe tё rёndёsishёm nё jetёn e shqiptarёve tё Amerikё, si njё nxёnёs i shkёlqyer qё nuk mungon nё mёsimin e historisё dhe tё jetёs sё shqiptarёve, duke dhёnё gjithçka nga vetja pa kёrkuar shpёrblime, pa kёrkuar dekorata , qё siç ka thёnё Balzaku se ai qё i kёrkon levdatat nuk i meriton e ai qё i meriton nuk ka nёvojё pёr ta. 

Si dashamirё i Gjekёs do ti kёrkoja qё me influencen e tij tё mund tё organizohej njё takim pёr shkёmbime eksperiencash pёr tё diskutuar rreth shuarjes sё gjuhёs shqipe nё Amerikё, tё pёrdhosjes tё datave historike tё kombit, pёr shthurjen dimensionale tё kulturёs kombёtare nё diasporё. E me kёtё rast bashkarisht ti kёrkonim shtetit shqiptar dhe organizmavet tё tij, Presidentit, qё tё ushtronte gjithё autoritetin e tij pёr zbatimin e Kushtetutes pёr tё drejtat e shqiptarёve nё mёrgrim, me qёllim qё diaspora tё jetё e lirё dhe e mbёshtetur nё aspiratat e saj dhe kurrёsesi tё mos jetё pjesё e organizuar e njё partie politike, siç ёshtё nё fakt tani nё fazёn pёrmbyllese tё kёtij proçesi ogurzi.


*http://thefallen.militarytimes.com/marine-cpl-gentian-marku/526929


Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj




Zëri i Amerikës shënoi këtë javë 70 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe. Zyrtarë të lartë, diplomatë dhe personalitete të politikës në rajon vlerësojnë punën e kësaj redaksie në disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore. Do të sjellim tani kujtimet e një veterani të Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj.

0:00:00

Gentian Marku: Një shqiptar i guximshëm dhe një amerikan i shkëlqyer


Beqir Sina











                                        -- nga Beqir SINANju Jork - SHBA


WARREN DETROIT MI: U.S. Marine Corps Cpl. Gentian Marku, u integrua shumë shpejtë në jetën amerikane, kur si një fëmijë e filloj punën e kamarierit, në njërin prej restorantve në qytetin Warren afër Detroitit. Marku, emigroj në SHBA- kur ai ishte veqëse 16 vjeçar, dhe nisi punën sëparit në restoratin me emër "Big Boy", një restorant ky që frekuentohej më së shumëti, prej ushtarakve dhe policëve të kësaj zone. Ndoshta, mendojnë, ata që e njihnin nga ky qytet, kjo ka qënë edhe arsyeja, pse ai u "dashurua" me rrobën ushtarake, ku edhe më 25 nentor, të javës së kaluar, ai dha edhe jetën nën flamurin amerikan.
Cpl. Gentian Marku
Tani pas vdekjes, ata që njihnin u kanë thënë medieve të ndryshme se, ishte e vërtet se ai ëndëronte gjithmon të bëhej një ushtarak i aftë. Këtë dëshirë prej një të riu dinamik, j'a la me plotë kuptimin e fjalës në dorë gjithë vullnetit të madh dhe pasionit, për t'a bërë një ditë realitet. E pikërishtë kur ai do të binte në kontaktet e para me "erën" e ushtrisë, i inkuadrua për her të parë në shkollën ushtarake" U.S. Marine Corps". Në këtë shkollë, ai arriti edhe të kryej studimet, i diplomuar në shkollën ushtarake, "Warren Woods Tower", në 2001, Heroi më i ri i SHBA-s, u vra në Fulluxha - Irak, javën e kaluar duke luftuar, edhe Ditën e Faleminderimeve "Thanksgiving Day".
Ushtarë amerikanë në Irak
Pas, Ervin Dervishit, 22 vjeçarit, tjetër shqiptarë në Amerikë, ky, i varë gjatë patrullimit në rrugët e Kaldijahit në Irak, e shtunë 24 janar 2004, Gentian Marku është një tjetër djalë i ri shqiptar, që ka dhënë jetën në luftën mbarë botërore kundër terrorizmit në Irak. Ushtari amerikan me origjinë shqiptare Gentian Zef Marku 23 vjec, ka gjetur vdekjen në qytetin irakian të Falluxhas në datën 25 nëntor të këtij viti, gjatë luftimeve të ushtrisë amerikane me terroristët. Gentiani është shqiptari i dytë, që vritet nën flamurin amerikan në luftën e Irakut. Shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, i cili sherbente ne kompanine "Bravo" te Batalionit te Pare te Marinsave në Falluxha, u gjetë i vrarë. Djali humbi jeten ne 25 nëntor, ne Falluxha, kur nga luftimet per te marre nen kontroll qytetin rebel te Falluxhas ne Irak mbeten te vrare 10 trupa amerikane.
Kjo ka qënë dhe ëndrra më e madhe e djaloshit shqiptar, që nga dita kur iku nga Shqipëria. Që nga dita kur familja e tij fitoi llotarinë amerikane e u vendos në Warren të Detroitit(Miçingan). Ia kishte dalë mbanë, e ndihmuar shumë dhe nga fati, që t'i shpëtonte skamjes se vendit të tij ashtu si dhe qindra e mijra shqiptarët, që kanë lënë vendin e tyre dhe marrë rrugën e mundimeshme të gurbetit. Në këtë rrugë ai nisi të ambjentohej me jetën e re të ëndërrva në "tokëne Eldorados" e cila, për tani pas vdekjes, është shumë e vështirë të "pranohet", ashtu si dhe për prindërit, të afërmit, miqët e shokët, bashkëatdhetarët, e i gjithë kombi ynë, në këtë ndarje të dhimbeshme dhe "dhuratë" e ligjeve të pamëshirëmshme të natyrës.
Gentian Marku
This undated photo provided by family shows Marine Cpl. Gentian Marku, of Warren, Mich. Marku, 22, died Thursday, Nov. 25, 2004, as a result of enemy action in Al Anbar Province in Iraq. Marku was assigned to 1st Battalion, 8th Marine Regiment, 2nd Marine Division, II Marine Expeditionary Force and stationed at Camp Lejeune, N.C.
Gentian Marku, siç e cekem edhe më lart, kishte përfundur me sukses tre vitet e studimeve në Kolegjin Ushtarakë, në auditorin e së cilës e forcoi më shumë dëshirën për t'u bërë një ushtarak i zoti. Aq sa i prindërit, nuk panë asnjë arsye sepse, ai duhej të privohej nga jeta ushtarke, ose t'a ndalonin vrullin e tij për t'u nisur ushtar drejt Irakut. Babai e përcolli të birin në luftë, me gjithë bekimin e tij e të Zotit. Por për asnjë ditë nuk e gjeti qetësinë edhe pse i biri, ngandonjëher i dërgonte nga telefoni vetem mesazhe shprese, e lajme të mira deri në ditën kur të tjerët do i sillnin gjemën e madhe më 25 tetor 2004 Ditën amerikane të Falenderimeve. Pas se cilës, tani babai Zefi dhe nëna, do i duhet të presin në shtëpine e tij në Warren afër Detroitit, shtëpinë e mërgimit, edhe trupin e pa jetë të të birit, vecse tashmë si një Hero amerikan.
Gentian Marku
I larguar prej Shqipërisë në vitin 1998, nëpërmjet Llotarisë Amerikane, Gentian Marku, së bashku me familjen e tij, Gentiani, asokohe ishte 16 vjeçar ishte vendosur në shtetin federal Miçigan të SHBA-së. Pas mbarimit të Kolegjit Ushtarak, ai hyri në Trupat Marinsa, të ushtrisë amerikane në datën 10 shkurt të vitit 2002 me një kontratë 4 vjecare, e cila mbaronte në vitin 2006. Gentian ishte djali i vetëm i familjes dhe ka një motër më të vogël se veten.
Ndërkaq, edhe Shqipëria vendi që e lindi, ka vënë "kujin" kur kumti i zisë mbuloj vendin për humbjen e birit të saj si Hero i Amerikës. Në familjen e të atit të tij në fshatin Piraj të Lezhës të afërmit, gjyshi dhe xhaxhallarët kanë hapur mortin dhe presin që trupi i tij të kthehet dhe të varroset në vendlindje, pasi sipas tyre ky ka qenë edhe amaneti i fundit i Gentianit. Gentian Marku është shqiptari i dytë që vritet nën flamurin amerikan, në 24 janar të këtij viti në Irak u vra edhe Ervin Dervishi, një djalë nga Tirana, i cili kishte emigruar në SHBA së bashku me familjen me anë të Llotarisë Amerikane


Defend America News - Photo Essays - November 2004 

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...