Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar në Novo Bërdë të Kosovës se është i zhgënjyer me vendimin e partive politike në opozitë, për të hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvend.
“Vetëm dy ditë pasi kremtuam ditëlindjen e Kosovës, është për keqardhje që tani shoh se ka njerëz të cilët përpiqen ta cenojnë demokracinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë bashkërisht përmes dialogut, për t’i dhënë fund krizës politike.
“I ftoj të gjithë që të shmangin fjalorin nxitës, duke cilësuar njëri-tjetrin ‘tradhtar’ ose ‘qyqar’, gjë që e vështirëson mundësinë e dialogut dhe zhvillimin e Kosovës, ashtu siç kanë nevojë dhe e duan qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan
Në hollin e Kuvendit të Kosovës, ambasadori amerikan, i nervozuar tha se është neveritur nga veprimet e liderëve të tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA për Kosovën.
Ai tha se shkoi në Kuvend për të mbështetur institucionet e Kosovës, derisa përgëzoi deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët, sipas tij, në kushte ekstreme të punës po shkojnë aty për të punuar për qytetarët e Kosovës.
Deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, Delawie u vuri epitetin “zgjidhës të problemeve”, ndërsa deputetët opozitarë, ai i quajti “krijues problemesh”.
Delawie: Jam këtu që të mbështesë deputetët shumicë në Kuvend
“Jam këtu për të mbështetur institucionet e Kosovës. Jam këtu të mbështesë Kuvendin e Kosovës. Kosova ballafaqohet me sfida të shumta. Mendoj se të gjithë e dimë se një ndër to është papunësia, liberalizimi i vizave, korrupsioni. Duhet të ketë një Kuvend funksional në mënyrë që t’i japim zgjidhje këtyre problemeve. Jam këtu të mbështesë deputetët shumicë në Kuve nd, të cilët janë këtu duke e bërë punën e tyre për të cilën votuesit e tyre i zgjedhën më pak se dy vjet më parë. Jam i impresionuar nga njerëzit që vijnë në punë për qytetarët e Kosovës nën rrethana ekstreme. Këta janë zgjidhësit e problemeve. Jam i lumtur që kemi shumë zgjidhës të problemeve në Kosovë, pasi kemi edhe shumë krijues problemesh, gjithashtu”, tha Delawie.

I neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe Vetëvendosjes, ambasadori amerikan tha se ata dështuan të tregojnë të njëjtën maturi dhe përkushtim për demokracinë sikur në protestën paqësore të 17 shkurtit.
Delawie: Jam i neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe VV-së
“Më duhet të them që jam i zhgënjyer, më mirë të them i neveritur nga liderët e AAK-së, NISMË-s dhe VV-së - nga dështimi i tyre për të treguar të njëjtin maturi dhe përkushtim për demokracinë, që qytetarët e Kosovës e shfaqën në protestën paqësore të së mërkurës. Të mbështesësh dhunën e këtyre partive dëmton të ardhmen e Kosovës. Më duhet po ashtu të komentoj punën e policëve të Kosovës, të cilët po vihen në një oponencë të vështirë nga anëtarët e opozitës, të cilët qartazi mendojnë se janë mbi ligjin dhe refuzojnë të respektojnë ligjin dhe procedurat e Kuvendit”, theksoi ai.

Ndërsa, Delawie nuk la pa kujtuar gazetarët para tij dhe opozitarët se qytetarët e Kosovës 17 vjet më parë luftuan dhe vdiqën për të fituar pavarësinë e vendit. Sipas tij, deputetët që sot hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, janë duke privuar qytetarët që të jetojnë në paqe.
Delawie: Kosovarët luftuan dhe vdiqën për pavarësinë e vendit
“Më duhet të them se 17-18 vjet më parë, shumë qytetarë, mijëra qytetarë të Kosovës, luftuan dhe vdiq ën për të fituar pavarësinë e vendit. Ata po kërkonin pavarësinë, por, po ashtu, ata po kërkonin që të jetojnë në paqe. Njerëzit që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, anëtarët e opozitës, janë duke privuar qytetarët e Kosovës që të jetojnë në paqe në një shtet të pavarur e demokratik”, tha në fund Delawie.

Deputetët e tri partive opozitare sot hodhën gaz lotsjellës në Kuvend tri herë radhazi. Pas kësaj, Kryesia e Kuvendit përjashtoi nga seanca 23 nga ta, por në vazhdimin e seancës nuk mori pjesë asnjëri prej tyre, ndërkohë që protesta e mbështetësve të tyre vazhdoi jashtë rrethojave të Kuvendit.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, protestën e përmbylli me njoftimin për protestën e ardhshme, që është thirrur për 27 shkurt 2016.