Miratohet në lexim të parë Ligji për Sponsorizime dhe Donacione
Për të krijuar kushte më të mira për Kulturën, Rininë dhe Sportin, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vazhdimësi do të formulojë politika programore dhe të propozojë akte legjislative, siç është Ligji për Sponsorizime dhe Donacione.
Ministri Kujtim Shala në ekpozeun e tij në Parlamentin e Kosovës, me rastin e miratimit në lexim të parë të këtij projektligji, u shpreh se me këtë projektligj, për herë të parë vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve në fushat e lartëpërmendura.
Më tej, ministri Shala u shpreh se me anë të këtij projektligji është synuar të rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare nëpërmjet zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët me vullnet të lirë sponsorizojnë apo bëhen donatorë të këtyre fushave me interes të veçantë publik, konkretisht fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.
Në tërësi, ky projektligj krijon lehtësira financiare 20 për qind për sponsorizuesit e donatorët.
MKRS-ja vlerëson se me këtë projektligj, krijohen kushte shumë më të volitshme dhe lehtësira financiare për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në Republikën e Kosovës.
Votohet projektligji me ndryshime për Prokurimin Publik
Votohet projektligji me ndryshime për Prokurimin Publik
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për ndryshime dhe plotësim të ligjit për prokurim publik.
Për këtë projektligj kanë votuar 70 deputetë ndërsa dy kanë abstenuar.
Aktualisht Kuvendi po mban seancë me deputetë vetëm të pozitës ndërsa ata të opozitës janë përjashtuar pasi që gjatë seancës së paradites kanë hedhur gaz lotsjellës.
Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se qëndrimi jonë është për dialog dhe për t’i shpalos të gjitha ato që deputetët i preokupojnë por jo me gaz lotsjellës.
Ai tha se Ilir Deda erdhi dhe gjuajti një grusht miza por ai duhet të dijë se nuk zgjidhen problemet me dhunë.
Deda fton deputetët e pozitës që të marrin përgjegjësi para se të ndodhë ndonjë e keqe
Deputeti Ilir Deda i cili i vetëm po merr pjesë në seancë nga opozitarët ka thënë se Kosova është duke shkuar në rrugë të gabuar.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mendojnë mirë para se të ndodhë ndonjë më e keqe.
“Nëse ndodh ndonjë viktimë turpi do të bie mbi të gjithë ne, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Deda.
Ai u drejtua konkretisht zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi se po e përçan popullin.
“Edhe ti zëvendëskryeministër nuk mund të zgjedhës këtë situatë sepse je duke përçarë popullin me deklaratat e tuaja”, tha Deda.
Sipas tij kultura e mos komunikimit është kulturë primitive ndërsa nëse vazhdohet në këtë rrugë të gjithë kanë me i ra pishman për atë çka ka ndodhur.
Deda ka kërkuar edhe nga deputetët jo shqiptarë që mos të marrin anë brenda konfliktit brenda partive shqiptare.
**
Deputetët e pozitës kanë filluar të hyjnë në sallën plenare. Ndërkohë, janë përjashtuar 23 deputet të opozitës.
Në Kuvendin e Kosovës shihet se nga opozita është vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Kadri Veseli përjashton nga seanca Ramush Haradinajn dhe deputetët e AAK-së
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbështetje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit ka përjashtuar nga seanca plenare edhe Ramush Haradinajn. Përveç Haradinajt, janë përjashtuar edhe Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi.
"Pas përseritjes së veprimeve të njejta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare", njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.
Veseli suspendon nga seanca e sotme 9 deputetë të opozitës
Pas zhvillimeve të ndodhura në seancën e sotme si pasojë e veprimeve të opozitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një pauzë.
Seanca do të vazhdojë me punimet e saj në orën 15:00.
Kuvendi i Kosovës thyen rekordet e gazit lotsjellës në seancë
E treta herë që sot po ndërpritet seanca e kuvendarëve të Kosovës. Më shumë gaz nuk është parë që moti as në protestat në rrugë. Deputetët opozitarë kanë gjuajtur gaz edhe pas pauzës së dytë në seancën e Kuvendit, duke e pamundësuar mbarëvajtjen e agjendës ditore.
E treta herë që sot po ndërpritet seanca e kuvendarëve të Kosovës. Më shumë gaz nuk është parë që moti as në protestat në rrugë. Deputetët opozitarë kanë gjuajtur gaz edhe pas pauzës së dytë në seancën e Kuvendit, duke e pamundësuar mbarëvajtjen e agjendës ditore.
Një pauzë tjetër u deshtë të bëhet nga kryekuvendari Veseli, i cili ka deklaruar se seanca e sotme do të mbahet në çfarëdo mënyre. Pas pesë minutash pritet të vazhdojnë punimet e seancës, pa deputetët e opozitës të cilët në numër të madh janë përjashtuar nga Veseli.
F
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se sot përveç që u tërhoqën zvarrë, tash nuk po lejohen të futen në sallë, ku është mbledhur koalicioni siç tha ai “i Rashkës”.
Sipas tij, kjo nuk është legjitime sepse deputetët janë larguar nga salla përmes një zëri anonim në telefon.
“Askush nuk ka një dokument të shkruar për përjashtimin e deputetëve dhe është bërë në mënyrë arbitrare. Nëse republika nuk është demokratike, atëherë nuk mund të quhet republikë. Kosova është kapur nga banda e Mustafës dhe Thaçit të cilët janë të vendosur ta përdorin për interesat e tyre”, tha Ymeri.
Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se sot është ushtruar dhunë ndaj deputetëve dhe se kjo është demokracia e pushtetit.
“Kjo është zgjidhja e tyre, dhuna, shfrytëzimi i këtyre djemëve të rinj. Në Kosovë përveç që nuk ka më demokraci, përjashtohet edhe opozita nga Kuvendi”, tha Limaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se qytetatër kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë më 9 janar dhe me 17 shkurt një kuorum shkarkoi qeverinë Mustafa=Thaci, e cila menjëherë në një konferencë humbi kontrollin me një fjalor që përdorën”, tha Haradinaj.
Ai tha se këto vite i ka bërë dhe nuk ka parë një situatë të tillë sikurse në Kuvendin e Kosovës.
“Sot është vërtetuar se ai vendim për shkarkimin e qeverisë ka qenë legjitim. Tani kemi shtetin e pozitës, por jo të qytetarëve të vendit”, përfundoi Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka marr vendim që t’i përjashtojë edhe nëntë deputetë nga opozita pas siç thuhet sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të Kuvendit.
“Pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj, dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
Më herët Veseli ka përjashtuar edhe nëntë deputetë tjerë nga opozita.
***
Deputetët e opozitës që janë përjashtuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk i janë bindur këtij vendimi.
Ata janë duke qëndruar në sallë megjithëse sipas Ligjit janë përjashtuar pasi që ata kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë.
Sërish pas rinisjes së seancës plenare, opozita ka hedhur gaz lotsjellës.
Pavarësisht kësaj kryeparlamentari është duke e vazhduar seancën.
Rifillon seanca e Kuvendit, përsëri hedhet gazi lotsjellës
Pas pushimit nga hedhja e parë e gazit të lotsjellës, deputetët po vazhdojnë sërish që të hedhin.
Pas pushimit nga hedhja e parë e gazit të lotsjellës, deputetët po vazhdojnë sërish që të hedhin.
Kësaj radhe ka hedhur deputeti i VV-së Rexhep Selimi. Ndërsa, Veseli ka vendosur maskën mbrojtëse të gazit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftim.
Deputetët fillojnë të kthehen në sallë, Thaçi me truprojën personale
Në sallën e Kuvendit ku pritet të vazhdojë seanca, ka filluar kthimi i deputetëve të pozitës.
Ata të opozitës, shumica, nuk ishin larguar nga salla, ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Vesli është në sallë.
Në sallë Hashim Thaçi gjendet bashkë me truprojën personale.
Sigurimi i ka bllokuar e shkallet e katit të dytë të cilat të qojnë tek zyra ku mbahen mbledhjet e kryesisë se Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi miraton Rezolutë kundër dënimit të ish-eprorëve të UÇK-së nga Serbia
Me 79 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën kundër dënimit të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ana e gjykatave serbe.
Votimi i kësaj rezolute është bërë në një situatë mjaftë dramatike, teksa opozita kishte hedhur gaz lotsjellës, kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli insistonte që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë.
Veseli shpallë pauzë pas gazit lotsjellës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shpallur pauzë të punimeve të seancës plenare, pasi që deputetët nga opozita hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e shpejtë të punimeve, edhe pse salla është tashmë e mbushur me tym.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shpallur pauzë të punimeve të seancës plenare, pasi që deputetët nga opozita hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e shpejtë të punimeve, edhe pse salla është tashmë e mbushur me tym.
Gazi lotsjellës shpërtheu ndërkohë që zoti Veseli përpiqej të lexonte një deklaratë për miratim, në ndërlidhje me me vendimin e një gjykate të lartë në Serbi për dënimin e tetë eprorëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe dy ligjvënës.
Deklarata u miratua me 79 vota për, me gjithë tymin e gazit lotsjellës që gjendej në sallë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse në hapje të seancës u përball me gazin lotsjellës të deputetëve të opozitës, megjithatë po vazhdon të mbaj fjalimin e tij.
Ai ka thënë se kjo që po bëhet duhet të mbes në ndërgjegjen e opozitarëve.
“Nuk është dinjitoze kjo që po e bëni, mirëpo le të mbes në ndërgjegjen tuaj kjo që po e bëni. Ju lus mos t’i cenoni organet e kontrollit që janë këtu për të mirën tonë”, ka thënë Veseli.
Veseli pavarësisht gazit dhe situatës së tensionuar, ka kërkuar miratimin e një deklarate përmes së cilës dënon vendimin e gjykatave në Serbi për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në deklaratën e Kuvendit, e cila u votua me 79 vota pro, thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin rreth dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Sipas Kuvendit, dënimet e tilla janë politike dhe ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Ato janë pa ndikime juridike”, thuhet në deklaratë.
Deputetët e pozitës dhe opozitës arrijnë në sallë
Kanë kaluar 30 minuta dhe ende nuk ka filluar seanca.
Kanë kaluar 30 minuta dhe ende nuk ka filluar seanca.
I pranishëm në sallë nuk është kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Tashmë në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë deputetët nga pozita dhe opozita.
Seanca pritet të fillojë nga çasti në çast, ndërkaq pritet bllokimi i seancës nga opozita.
Në mesin e deputetëve që ndodhen në sallë janë: Rexhep Selimi, Agim Qeku, Fadil Demaku etj
Në mesin e deputetëve që ndodhen në sallë janë: Rexhep Selimi, Agim Qeku, Fadil Demaku etj
Pas pak minutash pritet që të filloj seanca e parë për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka filluar që të hyjë në sallë kryesore të Kuvendit para foltores.
Në sallë kanë hyrë edhe deputet e PDk-së dhe LDK-së, kurse nga opozita është në sallë vetëm tre deputet të VV-së.
Albin Kurti vjen në seancë, i nënshtrohet kontrolleve të sigurimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ardhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kurti është kontrolluar tek hyrja nga sigurimi.
Po ashtu, edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti i është nënshtruar të njëjtave procedura të kontrollimit.
Kanë mbetur më pak se dyzet minuta deri në fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, dhe tashmë deputetët kanë filluar të vijnë në hollin e tij.
Me ardhjen e hershme po prijnë sidomos deputetët e opozitës e në veçanti ata të Vetëvendosjes, aty është parë deputetja Albulena Haxhiu e cila i është nënshtruar kontrollit tashmë të zakonshëm tek hyrja në hollin e Kuvendit.
Opozita ka paralajmëruar bllokimin e kësaj seance që do të nisë në orën 10:00.
Kuvendi mblidhet në seancë me tensione politike
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por e cila sërish është paralajëmruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por e cila sërish është paralajëmruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.
Ndërsa është paralajmëruar bllokimi i kësaj seance, opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.
Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.
Që nga 25 gushti i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, përjashtuar seancat solemne në të cilat kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare, nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë nën rrethana e kushte normale.
Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera.
Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.
Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.
Tensionet politike po përcillen nga afër edhe nga faktori ndërkombëtar i cili në vazhdimësi po bën thirrje për dialog dhe përmbajtje nga aktet e dhunës.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ja arsyetimi i Haradinajt për këtë veprim:
Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.
Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.
Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature.
Seancat plenare po vazhdojnë të pengohen nga deputetët opozitarë, të cilët po kundërshtojnë fuqimisht zhvillimin e tyre.
Kështu, për ti bllokuar seancat plenare, deputetët opozitarë kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Në seancën e sotme poashtu është provuar bllokimi i seancës, ku deputetët opozitarë si Shqipe Pantina, Teuta Haxhiu dhe Mytaher Haskuka kanë hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu ishte e vetmja deputete e alivanosur, e cila u dërgua menjëherë me veturë private në QKUK, pavarësisht ndihmës që i është dhënë nga Sigurimi i Kuvendit. Më tej, u mësua se gazin lotsjellës deputetja Haxhiu e kishte fshehur në organin gjenital të saj, raporton parrotlla.
Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, tha për KALLXO.com se shumë pjesëtarë të policisë janë duke qëndruar në dhomën ku deputetja po merr trajtim mjekësor pasi u rrëzua në hollin e Kuvendit.
“Policia po e trajton si kriminele pasi në dhomën ku po qëndron Albulena ka shumë policë në uniformë dhe civilë. Ajo është kontrolluar nga policia edhe gjatë kontrolleve mjekësore”, tha Krasniqi.
“Albulena është me vetëdije por është e tronditur. Mjekët ende nuk kanë dalë me rezultate”, tha Krasniqi.
Aktualisht, Albulena Haxhiu është në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
*****
Policia ka arrestuar edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, ai ndodhej jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Selimi nuk pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka shkuar deri në Stacion me veturën e tij i shoqëruar nga policia.
Së bashku me deputeten Teuta Haxhiu është arrestuar edhe Enver Hoti nga Nisma
Hoti është deputeti i gjashtë i opozitës i cili u arrestua sot pasi që në sallën e Kuvendit kanë hedhur gaz lotsjellës.
Më herët janë arrestuar edhe Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu.
Sipas Policisë ata janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.
***
Edhe një deputete e Kuvendit të Kosovës është arrestuar nga Policia. Teuta Haxhiu e AAK-së është arrestuar derisa po dilte nga ndërtesa e Kuvendit.
*****
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria.
“Krejt ajo që po ndodhë në vend e përcillni direkt. Nëse ka ndonjë moment që unë ja kam ndaluar ndokujt të drejtën e fjalës, apo në një mënyrë e kemi cënuar qëndrimin e tyre, jam I gatshëm të jap dorëheqje. Port ë gjithë e keni parë çka ka ndodhur. Nuk është e mirë të na dëmtoni neve, por në të njëjtën kohë e shprehi qëndrimin tonë. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Ka një mazhorancë që donë të punoj. Kemi interesa më të gjera se sa që lidhen me momentin e sotëm. Seancat e Kuvendit të Kosovës do të mbahen derisa koalicioni qeveritar të kërkoj të vazhdohet me seanca”, shprehet ai.
Veseli ka thënë se nuk po e dinë se cili është opsioni i opozitës.
“A e njohin Republikën e Kosovës, cili është qëndrimi për flamurin e Kosovës, si mund të shkohet në një proces që nuk do të njihet në asnjë moment. Nëse e fusin vendin në një anarki, me cilët partnerë do të ecim përpara, me Kinën dhe Rusinë?”, ka thënë Veseli në konferencën për medie.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të kthehen në Kuvend për të dialoguar. Sipas Veselit dialogu është e vetmja zgjidhje për të zgjidhur problemet.
Në një konferencë urgjente për media Veseli ka dënuar veprimet e opozitës e sidomos ato ditës të sotit.
“Kolegët tanë vepruan në mënyrën më të vrazhdë në mënyrë jo demokratike. Ata po dëmtojnë procesin, po na dëmtojnë neve por edhe veten. Ata janë duke dëmtuar një vlerësim historik për Kosovën”, tha Veseli.
Sipas kreut të Kuvendit çdo veprim i tillë si ai i opozitës është veprim sa i dëmshëm aq dëshpërues dhe i papranueshëm.
Veseli tha se Kuvendi është i vendosur që të vazhdojë punën e tij drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Deda, është i ftuar në emisionin Special të Klan Kosovës për të folur për situatën e sotme.
Deda ishte i vetmi deputet nga opozita që ishte i pranishëm pas orës 15:00 në seancën plenare, mirëpo që qëndroi vetëm në fillim për të dhënë fjalim duke i kërkuar pushtetarëve që të reflektojnë.
“Deputetët të zgjedhur nuk guxojnë të jenë militantë partiak, e 120 të zgjedhur kanë përgjegjësi që të mos e lejojnë këtë situatë”.
“Sot kam apeluar në ndërgjegjjen e tyre njerëzore, se pikë së pari jemi njerëz, që të zhvishen prej petkut partiak”.
“Një Qeveri që e ka ofenduar një pjesë të popullit nuk ka kredibilitet”.
Ai ka thënë se të gjithë deputetët e Kosovës duhet të zhveshen nga petku i partive të tyre.
“Thjesht ishte thirrje në ndërgjegjjen njerëzore, indivuale të deputetëve të cilët ishin brenda në sallë ne njihemi një kohë të gjatë, që të dalin jashtë rolit të funksionarit të një partie politike pasi që deputeti i Kuvendit nuk guxon të shndërrohet në militantë”.
Deda i bëri thirrje edhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, që të del jashtë preferencave partiake, pasi që ky i fundit pas përfundimit të fjalimit të Dedës kishte thënë se ai duhet që këto fjalë t’i adresojë tek opozita.
“S’kam çka të i’u përgjigjem Beqirit, unë e thërras që të del jashtë petkut të LDK-së, të mendojë si njeri i zgjedhur”.
Ndonëse Deda i takon opozitës, ai ka thënë se nuk e amniston fare veprimet që bëjnë ata.
“Unë nuk po e amnistojë opozitën për atë që po bënë”.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar arrestimet e deputetëve të opozitës.
Fisnik Ismaili, sipas Policisë, ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e dedeyrave, ndërsa Pal Lekaj Donika Kadaj -Bujupi, Shqipe Pantina, Besa Baftiu mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve, gazit lotsjellës.
Ky është sqarimi i plotë i Policisë:
Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe jashtë tij, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe në këtë kontekst për intervistim në polici sipas procedurave ligjore janë shoqëruar deputetë të kuvendit të RKS-së si në vijim:
Pal Lekaj Donika Kadaj -Bujupi, Shqipe Pantina, Besa Baftiu të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” (gazit lotsjellës), ndërsa deputeti
Fisnik Ismaili nën dyshimin se ka kryer vepër penale, “ Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Gjithashtu, gjatë realizimit të detyrave ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe në identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, për intervistim sipas procedurave ligjore janë shoqëruar deputetët:
Fisnik Ismaili nën dyshimin se ka kryer vepër penale, “ Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Gjithashtu, gjatë realizimit të detyrave ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe në identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, për intervistim sipas procedurave ligjore janë shoqëruar deputetët:
Enver Hoti Teuta Haxhiu Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale si në vijim:
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” i sanksionuar nga neni 375 i Kodit Penal të Kosovës
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” i sanksionuar nga neni 375 i Kodit Penal të Kosovës
“Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” i sanksionuar nga neni 409 i Kodit Penal te Kosovës
“Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” të sanksionuar nga neni 365 i Kodit Penal të Kosovës;
“Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”, nga neni 374 i Kodit Penal të Kosovës
Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu është në spital duke u trajtuar pasi është e alivanosur nga gazi lotsjellës dhe dyshohet për veprat penale si në vijim:
“ Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” dhe
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”
Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore një zyrtar policor ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.
Një numër i qytetarëve janë mbledhur në selinë e Lëvizje Vetëvendosje pasi që janë larguar para Kuvendit të Kosovës.
Një lexues ka dërguar disa fotografi dhe video, ku shihen qytetarët para selisë, duke brohoritur.
Një lexues ka dërguar disa fotografi dhe video, ku shihen qytetarët para selisë, duke brohoritur.
Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar si sulm rrëzimin e Albulena Haxhiut, bashkë partiakes së ti.
Ndërsa komentuesit kanë kritikuar veprimet e tyre në Kuvend, mirëpo ata që nuk i kanë pëlqyer Ismailit ia ka fyer me nënë.
Ka qenë një komentues që i ka thënë Ismailit se “iu kanë zvarritur si qen”, ndërsa deputeti ia ka kthyer “ta q... qeni nanën”.
Ndërsa komentuesit kanë kritikuar veprimet e tyre në Kuvend, mirëpo ata që nuk i kanë pëlqyer Ismailit ia ka fyer me nënë.
Ka qenë një komentues që i ka thënë Ismailit se “iu kanë zvarritur si qen”, ndërsa deputeti ia ka kthyer “ta q... qeni nanën”.