2016-02-20

Kritika -Unioni i Bashkimit të Krijuesve Shqiptar në Botë(ACPE)"Fjala e lirë" :Enciklopedia e mendimit shqiptar

Image result for eshref ymeri

Shkruan:Prof.dr.sci.Eshref Ymeri

Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.


Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Libri  me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.



Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR

Shkarko falas 

Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Image result for albert kamy

Albert Kamy

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. 


Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. 

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual. 

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. 

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni

19 qershor 2010

http://www.fjalaelire.com/index.php/kritika/6010.html


Related image

Ksenofon M. Dilo

 22/06/2010 13:57:01

Ju falnderoj Z. Prof. Dr.Eshref Ymeri qè na kini sjellè para syve me kete shkrim aq tè goditur njè burrè si Zoti FLORI BRUQI qè nè udhetimin e tij èshtè "udheheqès i inteligjencès njerèzore shqiptare" , qe paraprin ,me simbolet e shqipeve, udhèrrèfyesit e rrugètimeve tè progresit dhe shkreptimave te endrrave tè ndezura patriotike . 

Me veprat e tij Z.BRUQI ,sjell freski nè Letèrsinè shqipe. Ato janè pjesè e historise dhe e lavdise sè Kombit tonè dhe,i japin ketij njè emèr mjaft tè nderuar. Duke falnderuar Z. BRUQI pèr kètè vlerè qè shton nè thesarin e kultures shqiptare,e pèr kènaqèsinè qè na solli Z. YMERI me kètè studim,i urojmè librit "TRUMFIT SHQIPTAR" " udhè tè mbarè" nè bibliotekat e ç'do shtepie nacionalisti dhe zèmrat e shqiptareve dhe miqve tè tyre kudo qè janè.I urojmè suksese te metejshme nè hapèsira te reja. Me kètè rast falnderoj Z. Ajet Nuro pèr mundèsine qè na jep tè lexojme punime te tilla aq me vlera.

20.06.2010.



Prof Dr Eshref Ymeri: 

22/06/2010 14:01:15

I nderuar zoti Ksenofon, Ju falënderoj nga zemra që ju, si intelektual i mirënjohur, e vlerësoni kaq lart veprën e zotit Flori, i cili sot qëndron në vijën e parë të përpjekjeve të mundimshme për "humanizimin" e shoqërisë shqiptare, që, për fat të keq, tani është e parcelizuar nga partitë politike. 

Prandaj njerëzit e sferës së kulturës, si ju dhe shumë të tjerë, e kanë për detyrë atdhetare që t'u japin vendin që meritojnë figurave të shquara të kombit shqiptar. 

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Më vjen shumë keq dhe më lëndon thellë në zemër fakti që vdekja e një artisti të madh të ekranit, siç mbetet Bekim Fehmiu, u kalua në heshtje në qarqet politike të Prishtinës dhe të Tiranës. 

Bekim Fehmiu, pavarësisht se ku punoi dhe jetoi, pavarësisht se ku e dha kontributin e vet në artin e përkryer të kinematografisë, ai ishte dhe mbeti shqiptar deri në fundin e jetës së tij, çka e vulosi me testamentin që u përcolli breznive shqiptare. Për atë artist të madh, 

Tirana zyrtare, si kryeqendra e etnisë shqiptare në Evropën Juglindore, duhej të ishte kujtuar me kohë, për ta nderonte me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Edhe një herë ju falënderoj, i nderuar zoti Ksenofon.

 Falënderoj nga zemra edhe zotin Ajet Nuro për organin e tij të shkëlqyer "Tribuna Shqiptare", si vatër e mendimit të lirë për mbarë botën shqiptare.

Prof.dr. Eshref Ymeri 
Santa Barbara, Kaliforni

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...