2016-02-27

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë
Në kuadër të aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës, gjatë largimit të tendave të protestuesve opozitarë u largua edhe tenda e grevistëve të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt, që po qëndronte aty për 643 ditë radhas.
Mirëpo, largimin e kësaj tende pas kaq shumë kohësh po e kundërshtojnë ish-punëtorët të cilët ishin të vendosur në të. 5 nga 6 grevistët të cilët mbrëmë, gjatë aksionit të policisë ishin në tendë, u përcollën në Stacionin numër 1 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Pavarësisht se dërgimi i tyre në stacion policor u bë si masë sigurie për ta, për shkak të situatës dhe protestave të ditës së djeshme, grevistët edhe pse nuk janë të arrestuar, po vazhdojnë grevën e tyre në polici.
Ata thonë se këtë po e bëjnë pasi është shkelur Ligji për Greva i miratuar në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar dokument – urdhrin me të cilin ata u larguan nga tenda që ishte e vendosur para objektit të Qeverisë.
Grevisti Njazi Asllani, tregoi për KosovaPress mënyrën e largimit të grevistëve nga tenda. Ai tregoi se Policia e Kosovës kishte dhënë urdhër që për 5 minuta të largohet tenda nga ana e vetë grevistëve, por sipas tij ata këtë urdhër e kanë kundërshtuar dhe për këtë nga tenda janë larguar me ndërhyrje të policisë. Ai sjelljen e Policisë gjatë këtij largimi e cilësoi të dhunshëm, derisa tregoi se protestën e tyre janë duke e vazhduar në stacionin policor, duke thënë se një veprim tillë u është imponuar nga Policia.
“Ne nuk iu thamë se nuk pranojmë të largohemi. Tha ne me dhunë iu largojmë dhe na kapën për dore dy policë - njëri në anën e majtë dhe tjetri në të djathtën dhe më futën në veturë. Kur na futën në zyrë menduam se jemi të arrestuar por, pas një kohe, thanë që nuk jeni të arrestuar. Unë thash pse na sollët këtu- po për shkak sigurie. Keni të drejtë me vepru, por ne duam një shkresë pse jemi këtu dhe sa do të qëndrojmë këtu dhe pse po qëndrojmë. Atë tha nuk mundeni me marrë sot, veç të hënën. Ne i thamë se nuk mundemi me pritë se jemi në grevë, greva jonë është në vazhdim. Në qoftë se ju na thoni të shkojmë në shtëpi greva jonë ndërpritet dhe ne nuk duam ndërprerje të grevës, por kontinuitet të grevës. Qëndrimi jonë këtu me kërkesën e juaj thash është vazhdim i grevës. Është vazhdim i grevës dhe nuk është me dëshirën tonë. Na u është imponuar kjo nga ana e Policisë”, tregoi grevisti Asllani.
Se gjatë këtij largimi ka pasur dhunë e thotë edhe avokati i grevistëve, Ali Latifi. Për KosovaPress ai tha se përveç dhunës së përdorur është bërë edhe shkelje e të Ligjit të Grevës, që është në fuqi në Kosovë, si dhe shkelje të konventave ndërkombëtare.
Sipas tij Ligji për Grevat në Kosovë thotë se greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon ajo gjendje. N ë bazë të këtij ligji gjendje të jashtëzakonshme konsiderohen fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë rastet ku vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.
Latifi, gjithashtu, tha se është bërë edhe shkelja e Kushtetutës së vendit dhe sipas tij këtë shkelje e ka bërë Qeveria e Kosovës.
“Do të thotë në këtë çështje të dispozitave, në këtë rast asnjë prej çështjeve që kemi të bëjmë me klientët e mi nuk janë rrezikuar dhe as një këtë çështje nuk e përcakton në mënyrë taksative se nga kjo çështje klientët e mi kanë shkelë një të drejtë të tillë. Përkundrazi, shkeljen e ka bërë Qeveria në kundërshtim me nenin 4, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për shkak se interpretimin e normës juridike e bëjnë sipas qejfit të pushtetarëve dhe jo sipas interesave të qytetarëve. Prandaj, këtu është ajo shkelja drastike”, tha Latifi.
Në lidhje me shkeljet që janë bërë, Latifi tha se rastin do ta paraqes në organet përkatëse, derisa shtoi se shkeljet i kanë konfirmuar edhe vetë eprorët e policisë.
“Tani grevistët që janë në grevë nuk dëshirojnë të dalin prej vendit ku me dhunë kanë shku. Dëshirojnë që edhe aty ta vazhdojnë grevën, sepse konsiderojnë se edhe kjo është shtëpi e tyre. Por, që institucionet keqpërdoren ,institucionet e pushtetarëve keqpërdorin institucionet e popullit, është një çështje tjetër që duhet të shikohet dhe të gjykohet nga vetë populli dhe organet përkatëse. Unë të hënën do të paraqes rastin edhe në standarde të policisë, sepse eprorët vërtetë janë në gjendje shumë të vështirë. Më thanë se e dimë se kjo çështje është e kundërligjshme, por kem i urdhër dhe ne duhet ta zbatojmë”, shtoi ai.
Ai shtoi se nëse Policia e Kosovës nuk ndërmerr asgjë atëherë çështja do t’i adresohet edhe Prokurorisë së Shtetit.
Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 me spin-off special, me vlerë mbi 3 milionë euro. Ndërsa, ish-punëtorët e kësaj fabrike thonë se janë rreth 25 milionë euro që u takojnë atyre.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...