2016-02-27

Opozita me strategji të reja të protestës

Opozita me strategji të reja të protestës
Partitë opozitare janë duke shqyrtuar strategji të reja “të rezistencës” deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, por tendat mund të mos jenë opsioni i tyre.
Tendat që u vendosën në sheshin Skënderbeu afër Kuvendit të Kosovës janë larguar dje nga Policia e Kosovës gjatë protestës që eskaloi në dhunë.
Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, ka thënë se pret që opozita të vijë me strategji të re të protestave.
“Pas zhvillimeve tepër dramatike që që kanë ndodhur në kuvend dhe jashtë tij, pritet strategji e re e rezistencës kundër kësaj qeverie më. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tashmë legjitime se një qeveri që ka shkelë kushtetutën nuk do të mund të qeverisë me vendin”, ka thënë Berisha.
I pyetur nëse së shpejti do të bëhet rivendosja e tendave në shesh, Berisha ka thënë se për momentin ”nuk e di a do të vazhdojmë me tenda apo me ndonjë formë tjetër”.
Edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,Time Kadrijaj, ka thënë se vendimi për rivendosjen e tendave nuk është marrë ende.
“Tash do të marrim vendim edhe do të vendosim se si do të jenë hapat e mëtejmë të opozitës, ndërkohë nuk kemi ndonjë qëndrim”, ka thënë ajo.
Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën – të martën vendosën dhjetëra tenda në sheshin afër Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i kësaj ishte që të tentohej pamundësimi i mbajtjes së seancës së premtes, ku Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.
Insajderi ka dërguar pyetje edhe tek Lëvizja Vetëvendosje, dhe është duke pritur një përgjigje.
Por, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shpend Ahmeti nga kjo parti ka thënë se zgjedhja e Thaçit vetëm sa do të thellojë krizën në vend.
“Zgjedhja e presidentit nën masa shtetrrethuese, përjashtime e tërheqje zvarrë të deputetëve e jokonsistencë të deputetëve e partive të koalicionit ja ka shkurtuar edhe më tutje jetën kësaj qeverie.Nuk ndalemi!”, ka shkruar ai.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...