2016-02-25

Nesër zgjidhet presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi

Përforcime ushtarake amerikane në Kosovë
Policia ushtarake amerikane, në qendrën e trajnimit në Gjermani, po përgatitet t’u ofrojë mbështetje misionin paqeruajtës në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ushtrisë së SHBA-ve.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për batalionin 527 të ushtrisë policore e cila, së shpejti do të vendoset në kampin e ushtrisë amerikane të Bondsteel-it në Kosovë.

Mes tjerash, këto njësi janë të stërvitura për intervenim në rastet e prishjes së qetësisë publike, në objekte në të cilat mund të ketë ndonjë incident, etj.



​Veteranët e luftës druajnë që nesër do të ketë përplasje në mes qytetarëve


Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media druan se nesër mund të ketë përplasje qytetare në mes simpatizantëve të opozitës dhe atyre të PDK-së.

OVL e UÇK-së këtë fakt e bazon në atë se për nesër janë ftuar dy manifestime, njëri manifestim proteste dhe tjetri manifestim për festë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend.

“Druajmë nga një përplasje qytetare e cila do të ishte e dëmshme për popullin”, thuhet në komunikatën e UÇK-së.

Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, fton dy taborët politike, që të jenë maksimalisht të kujdesshëm me qëllim që të evitohet çdo përplasje e mundshme.

Peja vjen në Prishtinë me poster gjigant për të festuar zgjedhjen e Thaçit president
Edhe dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë është përgatitur për të festuar nesër në Prishtinë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Kjo degë ka përgatitur edhe një poster gjigant me autor Berat Thaqin.



Kurti: Protesta e nesërme fillon në ora 10:00, do të jetë masive
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në emisionin “Info - Box”, ka bërë të ditur se protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të premten, në ora 10:00.

Sipas tij, pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, një person që e ka pranuar Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Në Kosovë nuk pati seancë të jashtëzakonshme për arsim, shëndetësi, për veri. Pushteti e ka thirr një seancë të jashtëzakonshme për ta bërë President, një njeri që dështoj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), duke mos e anëtarësuar Kosovën në UNESCO, duke dështuar në procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se protesta është gjithëpopullore, dhe se sipas tij, kjo protestë e ka tejkaluar opozitën e bashkuar.

Këtu ka njerëz pa parti, duke shtuar se “unë jam këtu në cilësinë e qytetarit të Republikës, që nuk ka atdhe tjetër përveç Kosovës”.

“Ne kemi marrë leje nga Komuna e Prishtinës për tu vendosur tendat në dy sheshet në kryeqytet. Ne lejen e kemi për të qëndruar deri më 8 mars”, ka shtuar Kurti.


Të merret seriozisht apeli i Zhbogar-it
Samuel Zbogar së fundmi ka thënë se shtetet anëtare të BE-së, do të mendojnë dy herë para se të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por, pyetja shtrohet, se a duhet të përbëjë alarm ky sinjal i BE–së, për politikën e Kosovës? Gjithsesi, vendi po kalon procese të vështira, të cilat fare në fund, në njëfarë mënyre edhe po minojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, kurse në rastin konkret mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Kosova është i vetmi vend i Evropës Juglindore, që mbetet i izoluar në raport me Zonën Shengen, gjë që po sjell jo vetëm pasoja politike dhe ekonomike, por edhe vështirëson përditshmërinë e qytetarëve, të cilët kanë mundësi fare të kufizuar të lëvizjes.

Politologu z.Florent Hajrizi, është i mendimit se deklarata e Zbogarit vjen si rezultat i obstruksioneve institucionale që po ndërmerren nga ana e subjekteve politike opozitare.



LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet ka dërguar një komunikatë për media me anë të së cilës shfaq bindjen e vet se deputetët e kësaj partie të premten do të votojnë në bazë të marrëveshjes politike ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Partia e Isa Mustafës përkrah funksionimin e institucioneve pjesë e së cilës është edhe LDK-ja.
Komunikata e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës, ditët e fundit, ka zhvilluar takime dhe konsulta shteruese me strukturat e LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimeve të Kryesisë së LDK-së, të Grupit Parlamentar si dhe me kryetarët e degëve të LDK-së, ka dominuar plotësisht qëndrimi dhe ka qenë konkluzion i përbashkët se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vazhdojë me përkushtim të plotë kontributin e saj shtetndërtues në institucionet e Republikës së Kosovës.
Anëtarët e të gjitha strukturave të LDK-së, kanë kërkuar pa ekuivok nga përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore që LDK-ja si parti me traditë të gjatë institucionale dhe me kontribut vendimtar në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, t’i përmbahet parimeve të saj, duke përmbushur obligimet politike e kushtetuese të dala nga marrëveshja për krijimin e institucioneve në këtë mandat qeverisës, duke përfshirë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje.
Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, të gjitha strukturat e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, si gjithnjë, të luaj rol konstruktiv në funksionalizmin e plotë të institucioneve të shtetit dhe krijimin e kushteve për realizimin e prioriteteve dhe objektivave nacionale.

Një kandidat “kukull” për President

Hashim Thaçi djeg deputetin Rafet Rama, përgatit terrenin për vete

Hashim Thaçi e Rafet Rama, të premten do t`i nënshtrohen votave të Deputetëve të Republikës së Kosovës, si kandidat për postin e Presidentit. Rafet Rama, po konsiderohet si kundër kandidat i Thaçit, vetëm sa për sy e faqe. Ndërkohë, ndonëse me disa deputetë që nuk e duan Thaçin për President, LDK-ja nuk ka caktuar një kandidat të vetin.
Leon Duhanaj nga Fraksion plus vlerëson, se kandidati i dytë nuk është më shumë se sa një figurë e djegur në shërbim të Hashim Thaçit.
“Në këtë rast, dihet qartë se në bazë të marrëveshjes paraprake politike mes PDK-së dhe LDK-së, kandidati i përbashkët është z. Hashim Thaçi. Në këtë kontekst, duhet kuptuar se kandidati i dytë nuk është më shumë se sa një figurë e djegur në shërbim të tij. Prandaj, nuk do të mund të pritej një kandidaturë nga ndonjë kandidat i subjektit në koalicion, në këtë rast nga LDK-ja, sepse një sakrificë të tillë nuk do ta bënte asnjëri”, thotë Leon Duhanaj
Kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, përmes udhëheqjes së Qeverisë dhe deputetëve të saj në Kuvend të vazhdojë përkushtimin maksimal për zhvillim ekonomik, ndërtim të institucioneve demokratike dhe proceset integruese euroatlantike.

Rafet Rama: Jam i gatshëm të përballem me Hashim Thaçin
Kandidati për president të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Rama, i cili është kundërkandidati i Hashim Thaçit në seancën e nesërme, nuk i frikësohet garës.
Rama i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se seanca e paralajmëruar për nesër në ora 11, gjatë të cilës do të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës mund të mos jetë e qetë.
“Nuk i frikësohem kandidaturës së Thaçit për president, sepse derisa i kam hyrë garës, nuk kam nevojë të frikësohem. Nuk besoj që seanca e nesërme do të jetë e qetë, mirëpo mbes me shpresën që të jetë e qetë dhe pa tensione”, ka thënë Rama.
Duke folur për qytetarët të cilët do të mblidhen nesër në shesh nga ora 11, disa për të festuar ër presidentin e ri, e disa për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka thënë se edhe jashtë nuk ka nevojë që të ketë tensione apo konflikt mes dy palëve.
“Jashtë në sheshe do të ketë protestues të opozitës dhe qytetarë që do të dalin të përkrahin presidentin e ri të Kosovës, mirëpo nuk e besoj që do të ketë konflikt mes tyre”, ka theksuar Rama.
Lidhja Demokratike e Kosovës, më këtë rast, thekson përkushtimin e saj të plotë për realizimin e synimeve dhe aspiratave t ë qytetarëve për ndërtimin shtetit të Kosovës, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike.
Ky vizion nacional, sot, mund të realizohet përmes punës së përbashkët, dialogut institucional dhe në koordinim të plotë me partnerët perëndimorë dhe jo përmes veprimeve anarkiste anti-perëndimore.
Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.

Thaçi anulon ardhjen nesër të simpatizantëve në Prishtinë
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka anuluar ardhjen e simpatizantëve të PDK-së në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e tij si president i vendit.
Burimet e RTV Dukagjinit kanë rrëfyer se kjo është bërë në mënyrë që të shmangen ballafaqimet me protestuesit e tri partive opozitare.
Por festa do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës.
“Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e PDK-së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës pas votimit të Presidentit të Kosovës”, u ka thënë shefi i PDK-së, strukturave të larta të partisë.
Sipas të njëjtit burim, shefi i PDK-së ka kërkuar nga strukturat që ky mesazh të përcillet tek secili simpatizantë, duke kërkuar një festë të madhe dhe të qetë.

Këta janë deputetët e LDK-së që kanë thënë se nuk do ta votojnë Hashim Thaçin
Një ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës për Presidentin e ri të vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se pas konsultimeve me struktura të partisë përfshirë edhe grupin parlamentar do ta votojë Hashim Thaçin President. Por, disa deputetë të LDK’së tashmë janë deklaruar se nuk do ta votojnë Thaçin për President, pavarësisht marrëveshjes LDK-PDK.
Partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka arritur t’i bindë të gjithë deputetët e vetë që nesër ta votojnë Hashim Thaçin e PDK’së për President të vendit, pavarësisht se në një njoftim për media të LDK’së thuhet që ky subjekt është dakorduar që t’i përmbahet marrëveshjes.
Kundër Thaçit President, po vazhdojnë të jenë edhe me tutje deputetët, Adem Salihaj, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj.
Një qëndrim kundër Thaçit por jo përfundimtar e kanë dhënë edhe Alma Lama e Doruntinë Maloku.
Po ashtu edhe deputetja Melihate Tërmkolli nuk e ka dhënë ende një mendim përfundimtar se a do ta votojë ose jo Thacin.
Derisa, Fatmir Rexhepi, gjithashtu është njëri nga deputetët e LDK-së që nuk ka votuar Qeverinë e koalicionit PDK-LDK në nëntor të vitit 2014, ndërsa nuk është deklaruar asnjëherë nëse do të votojë Thaçin për president siç e parasheh marrëveshja e koalicionit.
E, partia që aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa, LDK gjatë ditës së sotme ka lëshuar një njoftim për media me anë të së cilës shfaq bindjen e vet se deputetët e kësaj partie të premten do të votojnë në bazë të marrëveshjes politike ndërmjet PDK’së dhe LDK’së.
Mirëpo, në këtë njoftim LDK nuk ka treguar askund se a do të jenë edhe deputetët që janë deklaruar kundër Thaçit pjesë e këtij votimi.
“Anëtarët e të gjitha strukturave të LDK-së, kanë kërkuar pa ekuivok nga përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore që LDK-ja si parti me traditë të gjatë institucionale dhe me kontribut vendimtar në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, t’i përmbahet parimeve të saj, duke përmbushur obligimet politike e kushtetuese të dala nga marrëveshja për krijimin e institucioneve në këtë mandat qeverisës, duke përfshirë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje”.
Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, të gjitha strukturat e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, si gjithnjë, të luaj rol konstruktiv në funksionalizmin e plotë të institucioneve të shtetit dhe krijimin e kushteve për realizimin e prioriteteve dhe objektivave nacionale.
Lidhja Demokratike e Kosovës në fund të këtij njoftim ka thënë se pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.
Kryekuvendari Kadri Veseli kërkon gjakderdhje

Thirrja e seancës, mund të provokojë dhunë

Njohës të çështjeve juridike thonë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku më anëtarët e Kryesisë do të jenë përgjegjës në rast të eskalimit të situatës në seancën e së premtes, e cila ka për qëllim zgjedhjen e presidentit.
Ata thonë se caktimi i seancës për të premten për zgjedhjen e presidentit, dhe thirrja e përkrahësve të PDK-së në sheshin ” Zahir Pajaziti” për të festuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president, paraqet një rrezik të madh për konfrontim me protestuesit e opozitës.
Nga ana tjetër, Haki Abazit, drejtori i Rockefeller Brothers Fund, thotë për “Bota sot”, se fjalimet e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit janë thirrje për gjakderdhje.
“Fjalimet e Thaçit dhe te Kadri Veselit janë fjalime që thërrasin dhe paralajmërojnë gjakderdhje. Kërcënimet e tyre dhe demonstrimi i forcës nëpërmjet arrestimeve janë metoda, që i kemi pare në vitet 90-ta, para rënies së murit të Berlinit, gjakderdhja e mundshme është përgjegjësi e plotë e udhëheqësve të institucioneve dhe ministrive përkatëse”, thotë Abazi.
​VV: PDK po detyron drenicasit që të dalin nesër në Prishtinë
Dega e Vetëvendosjes në Komunën e Skënderajt ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se po organizon në mënyrë të detyruar banorët e Skënderajt nisjet me autobusë për të festuar zgjedhjen e Thaçit president.
“Në organizimet e më hershme të aktiviteteve të PDK-së, i gjithë mekanizmi i kontrollit i shërbente pushtetit. Nxënësit liroheshin nga shkolla me urdhër që të i bashkëngjiten aktiviteteve të PDK-së. Autobusët detyroheshin që të ndalonin qarkullimin në mënyrë që të gjithë qytetarët të mbesin në shërbim të partisë. Policët i shpërndanin tregtarët që të mos i kishte aktivitete tjera përveç aktivitetit të partisë. Duke e parë që drenicasit nuk i shërbejnë një qeverie anti-kushtetuese në asnjë mënyre, regjimi ka ndërruar metodat e detyrimit. Autobusëve që zakonisht nuk u lejohej të nxjerrin drenicasit nga Skenderaj, tash janë vënë në shërbim të regjimit. Ky regjim për nesër ka caktuar që nga shumica e fshatrave të Skenderajt të ketë nisje të organizuar. Kjo formë e detyrimit me lista për të festuar kinse, tregon se deri ku mund të shkojë egoja e një njeriu për pushtet, ata të cilët nuk janë nesër në autobusin e partisë, futen në listën e linçimeve dhe shtypjes”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, sipas Vetëvendosjes, se Thaçi nuk ka respekt për drenicasit tregon fakti se ai ka kandiduar për president deputetin nga partia e tij, Rafet Rama.
“Se sa shumë e çmon edhe e respekton Hashimi Thaçi Drenicën dhe drenicasit, tregon fakti që për ditën në të cilën e sheh veten si president, ka vendosur që për kurban ta këtë një drenicas. Duke i përdhosur dinjitetin, të cilin zor ta këtë kur i shihen 1 (njishat) në ditar Rafet Ramës i cili fatkeqësisht është nga fshati legjendë, Prakazi. Se sa gëzon respekt Hashim Thaçi në Skenderaj, tregon dera e mbyllur për të në kullën e Jasharajve, tregojnë shokët e tij neper burgje, tregojnë grafitet e fundit ku haptazi akuzohet së ka tradhtuar vlerat e luftës”, thuhet tutje.
Sipas Vetëvendosjes, ky regjim i ka shndërruar disa individ në servil ë, duke u dhënë benificione të cilat nuk i meritojnë, dhe që ata servilë të vazhdojnë t’i kenë ato benificione duhet të vrapojnë pas çdo aktiviteti të partisë.
Rast konkret se si partia i ka krijuar këta servilë, sipas Vetëvendosjes, është fryrja e listave të veteranëve, e që veteranët e 2015 janë në gjendje të bëjnë çdo gjë që u kërkohet të tregojnë zellin ndaj partisë.
“Premtimin dhënë me 1998 “DRENICË JEMI ME TY” qytetarët e Kosovës kanë mundësi që ta realizojnë nesër, duke mos lejuar realizmin e planeve të një regjimi shtypës, i cili do të vazhdonte të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme që drenicasit t’i bënte të ndjehen fajtor për atë së çka po u ndodhë. Nesër, ora 10:00 sheshi Skënderbeu, mundësia më e mirë për t’i thënë këtij regjimi BOLL MO! Nuk ka individ ma të rëndësishëm se shteti!”, thuhet në fund.
Interesim i madh në Drenicë për të festuar zgjedhjen e Thaçit president
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi nesër pritet që të votohet për president të vendit. Opozita ka paralajmëruar protestë për ta penguar zgjedhjen e tij, por në anën tjetër ekziston një organizim i cili po pretendon se në Prishtinë do t'i sjellë mijëra njerëz për ta festuar zgjedhjen e liderit të PDK-së president.
Zgjedhja e Thaçit president duket se ka entuzjasmaur përkrahësit e PDK-së dhe të vet Thaçit, të cilët po përgaditen për të festuar këtë ditë.
Thaçi i cili vjen nga Buroja e Skenderajt, ka pasur një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Skenderajt dhe rajonit të Drenicës në përgjithësi.
E drenicaktët tashmë kanë filluar organizmin për të festuar zgjedhjen e liderit të PDK-së, President të vendit.
Në shumë faqe të rrjeteve social janë shpërndarë njoftime që në mënyrë të organizuar nesër të mblidhen në Prishtinë për ta festuar këtë ditë.
Internimin e madh të qytetarëve në Skenderaj për ta festuar këtë ngjarje e konfirmojë edhe zyrtarë të PDK-së në Skenderaj.
Ndonëse ata thonë se kjo degë nuk ka bërë ndonjë organizim për të festuar zgjedhjen e Thaçit President, pohojnë se ka intersim të madh nga qytetarët për ta festuar këtë ngjarje.
Dega e PDK së ne Skenderaj nuk është organizatore e festimeve me rastin e zgjedhjes së Presidentit te Kosovës, mirëpo elektorati i PDK së ne Skenderaj ka shfaqur interesim te madh për te festuar spontanisht me këtë rast”, ka thënë Hajriz Koci zëdhënës i degës së PDK-së në Skenderaj.
Ai ka thënë se kjo degë mbështet fuqishëm zgjedhjen e Thaçit President, pasi sipas tyre, ai është personalitet i dëshmuar.
“Z. Hashim Thaçi është personaliteti me i dëshmuar dhe me meritor ne proceset e lirisë, Pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, prandaj zgjedhja e tij është me shume se legjitime. Skenderaj gjatë historisë i ka dhënë vendit shume personalitete te shquara. Skenderaj po i jep Kosovës Presidentin e vendit si njeriun me te votuar ne Kosovës. Skenderaj mbështet fuqishëm zgjedhjen e Hashim Thaçit President i Republikës së Kosovës, ka thënë ai.
Organizime të veçantë nuk ka bërë as dega e PDK-së në Drenas, e cila njihet si një tjetër bastion i PDK-së.
Zyrtarë të kësaj partie në këtë komunë kanë thënë se festa për të festuar ka ardhur nga niveli qendror dhe se ata nuk do të organizojnë as transporte ose ndonjë aktivitet, pasi e tëra mbetët në vullnet të qytetarëve, raporton lajmi.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit, do të mbahet të premten nga ora 11:00. Kandidat për këtë post janë Hashim Thaçi e Rafet Rama, të dy nga radhët e PDK-së.


Vetëvendosje publikon orarin e nisjes së autobusëve për protestën e nesërme
Opozita për ditën e nesërme ka paralajmëruar protestë gjithë popullore e cila do të fillojë në orën 10:00 të ditës së nesërme.Lëvizja vetëvendosje ka bërë publike edhe orarin e autobusëve që do ti sjellin protestuesit në Prishtinë.

Policia në gjendje gatishmërie për nesër
Policia e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për ruajtjen e sigurisë publike gjatë ditës së premte kur është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha se Policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur sigurinë e qytetarëve të Kosovës gjatë ditës së nesërme kur pritet të zgjedhet edhe i pari i vendit.
Daut Hoxha: Policia e gatshme ta ruaj sigurinë
“Policia e Kosovë bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore ka bërë përgatitjet e nevojshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme si dhe mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike qoftë për mbajtjen apo qoftë për zhvillimin e situatës së seancës që do të zhvillohet nesër për zgjedhjen e presidentit të shtetit, gjithashtu dhe për garantimin e sigurisë s përgjithshme gjatë protestës që parashihet të mbahet nesër nga partitë tjera”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosov ës janë të përcaktuara me Ligjin për Policinë dhe Kushtetutën e vendit, derisa theksoi se Policia e Kosovës çdo herë kur ka raste të tubimeve i bënë planet operacionale të nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithshme dhe për të ndërmarr masat e nevojshme për të garantuar një siguri të përgjithshme në vend.
Ndërsa, i pyetur nëse Policia ka kapacitete të nevojshme ta menaxhojë situatën vet apo do të kërkojë ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it, Hoxha tha se policia ka kapacitete të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën, mirëpo shtoi se kjo e fundit ka plane fleksibile për të reaguar në çdo rast.
Daut Hoxha: Jemi të gatshëm të reagojmë konform situatës
“Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situata të ndryshme që ndodhen në vend dhe natyrisht planet tona janë fleksibile dhe jemi të gatshëm për të vepr uar konform situatës së paraqitur”, tha Hoxha.
Gjatë ditës së premte (nesër) pritet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Për ta kundërshtuar një gjë të tillë, aktivistë të partive opozitare kanë paralajmëruar protestë para ndërtesës së Kuvendit si dhe në sheshet e Prishtinës ku edhe janë duke qëndruar protestuesit që nga dita e martë. Nga ana tjetër po në sheshet e Prishtinës edhe simpatizantë të PDK-së kanë paralajmëruar se do të festojnë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...