Opozita edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër, nga orët e para të ditës, të mblidhen në kryeqendër të Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Në një konferencë për media liderët e opozitës ftuan të gjithë qytetarët e Kosovës për një protestë paqësore.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri me insistim kërkoi që të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, Kuvendi nuk ka legjitimitet për të marrë vendime.
Ymeri: Insistojmë në zgjedhje të reja
“Nesër bëhen 6 muaj që kur është shkruar marrëveshja e demarkacionit dhe personi që e ka nënshkruar këtë dhe i ka falur tokën e Kosovës Malit të Zi, nesër pretendon të bëhet president. Po ashtu nesër bëhen gjashtë muaj kur është nënshkruar marrëveshja e themelimit të ‘Zajednices’ dhe ai person është duke shpresuar të bëhet president. Ne jemi kundër kësaj dhe insistojmë që Qeveria të ketë zgjedhje të lira. Ky Kuvend dhe kjo Qeveri nuk kanë legjitimitet për të marrë çfarëdolloj vendimi”, tha ai.
Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së nesërme, siç tha ai, për të ngritur zërin kundër kësaj Qeverie dhe zgjedhjes së Thaçit president.
Ndërsa, kreu i NISMË-s për Kosovën, Fatmir Limaj tha se janë shumë të vendosur në qëndrimet e tyre për të kundërshtuar Qeverinë.
Limaj: Ftoj të gjithë qytetarët për të kundërshtuar këtë regjim
“Ju ftoj gjithë qytetarët e Republikës që nesër të jenë në shesh për të kundërshtuar këtë regjim dhe këto regjime testojnë dhe provojnë popullin sa është i qëndrueshëm dhe ne duhet të dëshmojmë, si kemi dëshmuar qe gjashtë muaj. Po aq sa ata janë të vendosur për të mos i lëshuar karriget e tyre me gjithë të këqijat aq jemi të vendosur edhe ne” tha ai.
Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme, dhe çdo gjë tjetër është thellim i krizës.
Për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ato që u përfolën në opinion se nesër mund të ketë dhunë dhe festime, nuk qëndrojnë.
Haradinaj: Nesër ora 10 fillon protesta
“Nesër në ora 10 fillon protesta e opozitës, pa marr parasysh çka thonë pushtetarët. Ata kanë paralajmëruar konflikte fizike, është rrenë... rreziqe kush e di fare... kanë paralajmëruar që është festë dhe që është rrenë, dhe e kanë qëllimin që të pengojnë qytetarët të dalin në shesh. Dhe ne themi që i vetmi kuorum legjitim që ka Kosova tani është qytetari dhe populli. Dhe ata janë të vetëdijshëm që nëse vijnë nesër shumë qytetarë atëherë ne jemi kuorumi legjitim”, tha ai.
Opozita e bashkuar, po ashtu, tha se nesër i ftojnë të gjithë qytetarët të protestojnë edhe për gjendjen e rëndë ekonomike dhe mosrespektimin e rendit dhe ligjit.
Ata deklaruan që protesta do të jetë paqësore dhe se janë të v endosur për të kundërshtuar seancën e nesërme ku pritet të zgjidhet presidenti i vendit.
Ymeri: Njeriu që para 6 muajve nënshkroi “Zajednicën”, synon presidencën
Në konferencën e thirrur për mediat nga tri partitë opozitare, është bërë thirrje edhe njëherë për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në kundërshtim të zgjedhjes së kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi president.
Në konferencën e thirrur për mediat nga tri partitë opozitare, është bërë thirrje edhe njëherë për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në kundërshtim të zgjedhjes së kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi president.
Visar Ymeri i Vetëvendosjes tha se qytetarët duhet të marrin pjesë në këtë protestë, siç tha ai, për të parandaluar kapjen e shtetit.
Ymeri tha se nesër bëhen gjashtë muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjes për Zajednicën dhe marrëveshja është nënshkruar pikërisht nga njeriut që pretendon të zgjedhet president.