Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/22

Telefonat e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Meshkujt që i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave ose flasin me të më shumë se një orë në ditë, rrezikohen të kenë probleme me fertilitetin, paralajmërojnë shkencëtarët.
Studimet kanë treguar se cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit, dhe në 40% të rasteve, faktori kryesor mendohet të jetë telefoni. Kjo ka bërë që shumë çifte të mbeten pa fëmijë.

Nxehtësia dhe aktiviteti elektromagnetik që çlirohen nga pajisjet mobile mendohet se e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Shkencëtarët izraelit monitoruan 106 meshkuj për një vit, dhe në fund ata dolën në përfundimin se njerëzit që përdornin telefonin më shumë se një orë në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të kenë cilësi të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt që flasin më pak se një orë.

Ndërsa ata që flasin në telefon ndërkohë që është duke u karikuar, janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me pjellorinë.

Shkencëtarët i këshillojnë meshkujt që të mos i përdorin telefonat ndërkohë që janë duke u karikuar, ose të paktën t’i mbajnë larg, nëse po planifikojnë të bëhen prindë

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...