Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi ka falënderuar të gjithë deputetët që ia dhanë besimin.
“Falënderoj të gjithë deputetët që më dhanë një besim dhe detyrë më tepër për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.
Ai ka falënderuar edhe ambasadorët e Kosovës që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në sallë.
Thaçi veçanërisht ka falënderuar deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës serbe dhe të gjithë deputetët që ia dhanë votën.
Ai i ka siguruar ata se besimi i tyre do të jetë një shpresë e re për Kosovën.
“Do të punoj në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar Kosovën e re evropiane”, tha Thaçi.
Po ashtu Thaçi ka falënderuar të gjithë qytetarët që për një dekadë i kanë besuar fuqinë më të madhe politike në vend.
Në fund presidenti i ri ka përkujtuar edhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. Po ashtu Thaçi nuk ka harrua r ta përmend edhe veprën siç e ka quajtur ai të lartë të paraardhësit të tij, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.