2016-02-25

Tensione në prag të zgjedhjes së presidentit


Në Kosovë, parlamenti pritet të mblidhet të premten për të zgjedhur presidentin e ri mes tensionesh të larta politike

Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet të premten për të zgjedhur presidentin e ri, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare, të cilat që nga e marta janë vendosur në sheshin përballë qeverisë dhe parlamentit për të kundërshtuar këtë zgjedhje për dhe të kërkuar rrëzimin e qeverisë.
Thaçi anulon ardhjen nesër të simpatizantëve në Prishtinë
Opozita ka bërë thirrje për protestë në kohën kur pritet të mbahet seanca, ndërsa degë të Partisë Demokratike kanë paralajmëruar kremtimin e zgjedhjes së presidentit, duke shtuar kësisoj edhe shqetësimet për zhvillimet e së premtes.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka asnjë arsye për shqetësim nga protestat e opozitës.
Posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.
Vetëvendosje publikon orarin e nisjes së autobusëve për protestën e nesërme
Zgjedhja e presidentit sipas kushtetutës kërkon të paktën dy kandidatë dhe për të mund të konkurrojë çdo qytetar i Kosovës i moshës mbi 35 vjeç dhe që siguron nënshkrimet e 30 deputetëve. Një deputet mund të nënshkruaje vetëm për një kandidat. Kushtetuta parasheh tri mundësi votimi të njëpasnjëshme. Në dy të parat fituesit i duhen 80 vota përkatësisht dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Në raundin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, përkatësisht me 61 vota.
Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Thaçi për president dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës për të pamundësuar kuorumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, tha të enjten se pret që të gjithë deputetët e kësaj partie të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë siç thuhet, funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.
Policia në gjendje gatishmërie për nesër
Zgjedhja e presidentit të ri që sipas Kushtetutës duhet të ndodhë deri më 7 mars, përkon me krizën më të thellë politike që ka përjetuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj. Opozita u hodh në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura para një gjysmë viti për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Por, krahas këtyre dy çështjeve, partitë opozitare akuzojnë partitë në pushtet edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, korrupsionin dhe dështimet në politikën e jashtme.
Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...