Nga Evis Qaja
" Nuk të kemi krijuar as të qiellit as të tokës, as të vdekshëm as të pavdekshëm në mënyrë që t'i mund të ishe i lirë sipas vullnetit dhe nderit tënd, për të qenë krijuesi dhe nderit tënd, për të qenë krijuesi dhe ndërtuesi i vetes. Ti bart në vetvete farat e një jete universale" Pico Della Mirandola
Në moshën kur, duke folur në kuptimin figurativ, fëmija nuk e ka këputur akoma plotësisht kordonin kërthizor, e cila e lidh me botën e jashtme individi privohet nga liria, por këto lidhje i japin sigurinë dhe ndjenjën e "përkatësisë" duke nënkuptuar se rrënjët i ka diku. Kalimi, relativisht i beftë nga ekzistenca e fetusit në atë njerëzore shënojnë pavarësinë e fëmijës nga trupi i nënës.
Odisea, 18-vjeçari shqiptar më ngjan këtë ditë mëngjesi sikur ka trashëguar në vetvete legjendën e një Shkodre, legjendën e një Shqipërie në forcën e kapërdimit të saj. Më ngjan sikur kufijtë në logjikën e tij shkëputen duke formuar ndonëse i ri një kërkesë lirie brenda sferës integruese.
"Pranvera di të çeli të bukurën dhe kjo jeni ju, të rinjtë, në mënyrë që të hiqni prej nesh, të moshuarit një fije pluhuri" - këto fjalët e gjyshes së Odiseas, Fatmirës - një grua artiste më kumbojnë akoma dhe tani si broshurë e një jehone të kumbueshme.
Më duhet të shpërfill këtë pranverë...sytë e këtij djali që kërkojnë nga mua me ankth të brendshëm mënyrën e trajtimit të bisedës.
Odisea - "Isha 12-vjeç kur erdha në N. Mihaniona. Erdha së bashku me familjen. Ardhja tonë i përket vitit 1997, kjo shpërngulje e përkohshme u bë më tepër jo nga ana akonomike sesa nga ana e sigurisë "
E parashtroj kështu fillimin e fjalës së tij, pasi dua të ndalem tek një detaj, përballimin e vështirësisë, hyrjen në një shoqëri të panjohur prej një fëmije 12-vjeçari. Më lejoni të parashtroj disa hollësira - mosnjohjen e gjuhës, përballjen me një territor krejt të ri, humbja e vizionit fëmijnor dhe shoqëror. Pra qysh në fillim kemi një ndarje (mes dy realitetesh) në rritje, e cila të krijon farsën e dy kushteve simptomash - izolimin në vetvete, dhe nga ana tjetër mund t'i lejë vend një lloj të ri afërie dhe solidariteti. Në fund të fundit të ketë premisën e përballimit mes një marrëdhënie të tij me këtë botë.
Odisea " Qëllimi kryesor pas ardhjes këtu ishte shkolla. Në një moshë 12 - vjeçare, kur e ke lënë shkollën, ambjentin ku je rritur është e vështirë. Në fillim isha në një gjendje pezull si çdo fëmijë tjetër që do të ishte në vend të huaj. Erdha për një jetë më të mirë "
Iu parashtroj botën e një 12-vjeçari me dëshira dhe ëndrra, të cilat ndonëse mes një konflikti dhe përmbysje barrierash kapërcehen.
Por Odisea akoma nuk e dinte se këto për të ishin veçse një fillim për të përçuar brenda një " ideologjie " të shfrenuar të një stereotipi pa emër. " Dikushi " pa emër, një hije fantazmë përpiqet të mpleksë simbolin me vlerat reale të një vlerësimi. Të thuash kjo mbetet veçse konstrukt ? Do të ishte tepër naïve sa dhe në logjikën e një 15-vjeçari nuk mund të thyejë klishetë e veta.
Odisea "Para tre vjetëve reagimi për të mos mbajtur flamurin ndodhi vetëm nga prindërit. Pasi ndoshta nxënësit dhe bashkëmoshatarët e mi ishin më të vegjël në moshë. Nuk ka mundësi që qysh në këtë moshë të kemi ndjenja të thella atdhetarizmi"
Odisea qysh në moshë të vogël ndonëse i shkëlqyer në mësime nuk mundi të përfaqësonte shkollën në parakalim. Ky djalë akoma i papërgatitur të shohë "korrektesën" e mardhënieve shoqërore i duhej të ngatërohej brenda vetvetes. Në këto nivele optika e kryesuar në këtë objekt shkakton mjaft debate. Fakti i kësaj problematike është që njerëzit apo një geto e shoqërisë ciklohet brenda saj në mënyrë krejt të çuditshme. Synimi im është "të ndihmoj" brenda këtij mendimi, drejt këtij miti të pakundërshtueshmë dhe të rivlerësoj të vërtetën, e cila nënkuptohet si pjesore e pabazueshme.
Nuk ka rëndësi se çfarë race apo etniteti backroundi ju mund të sugjeroni - kjo mbetet e kundërshtueshme vetëm në qoftë se platforma juaj njerëzore ka përfunduar verbërisht në logjikën vepruese.
Odisea "Ajo që më bën më të fortë është qëllimi që kam unë në jetë dhe mundohem të eleminoj këto veprime në logjikën time. Mendoj se çdo shqiptar të paktën një herë në jetën tuaj ka rënë viktimë e racizmit. Më ra dhe mua ky fat ndoshta shumë shpejt"
Në këtë formë tejçohet trajta hibride anashkaluar në akte rrenike. Një fakt që shkakton thyerjen e këtij proçesi është tendenca në besimin se gjithkush mund të futet në një grup shoqëror, por me mjaft përjashtime. Nyja e kësaj çështje është që ne jemi të ndryshëm, erdhëm me një bagazh dhe kulturë tjetër. Ajo që na bashkon është farsa ballkanike. Problemi nuk qëndron që ne jemi të ndryshëm, por pozicioni shqiptar e cila neutralizohet në format e një fokusi ndryshimesh arkaike. Në shifra mund të them se 51,7% e prindërve deklarojnë se prania e emigrantëve në shoqërinë greke përbën shqetësim, 16,2% thonë se prania e emigrantëve i irriton, 38,1% e mësuesve mendojnë se fëmijët e të huajve duhet të ndjekin një shkollë greke. Shumica mendon se ata duhet të grumbullohen në klasa të posaçme për të huajt.
Ndjesia që provove në boshatisjen e shkollës, duke ditur parrullën - flamurtari jo Odisea
Më kujtohet një shprehje " O Zot, n.q.s do të kisha mundësi urrejtjen ta shuaja në një copë akulli, atë copë akulli do ta lija të shkrihej në diell" Nuk mund të urrej njerëzit, sepse jeta për mua vazhdon. Nuk paragjykoj askënd për veprimet e tyre.
Si e përballove kalimin prej jetës së përditshme dhe asktizmit të këtyre ditëve.
Nuk e di si mund të shpjegohet gjithë kjo ngjarje, dhe vetë jam ngatërruar. Si mund të shpjegosh që këta njerëz të të dalin në pak çaste kundër teje, ndërkohë që deri dje i kishe shokë
Më jep dot qoftë dhe një shkas në "mitin" e krijuar Odise
Thënia e tyre "Ne nuk kemi asgjë me ty personalisht, por kemi të bëjmë me prejardhjen tënde, kombësinë - që jam shqiptar". Thelbi është shqiptari flamurtar dhe jo Odisea flamurtar.
Megjithatë, n.q.s kushtet sociale dhe politike nga të cilat varet proçesi i individualizmit njerëzor (Odisea - individ) nuk japin një bazë për realizimin pa një statut koherent, ku ndërkohë ky sfazim e bën rezistimin personal një peshë të padurueshme.
A s'të ngjan se i gjithë ky "trill" ka në bosht "shumë zhurrmë për asgjë"?
Kjo është e vërteta. U hodhën gjithë ato argumente, orë të tëra bisedimesh, kamera, emisione, përfundimisht…Por u kaluan disa mesazhe në shoqërinë greke dhe atë shqiptare. Shqiptarët nuk janë kriminelët, mafia, nuk janë të pashkolluarit, pa kulturë. Shqiptarët janë njerëz që përpiqen për të arritur qëllimet e tyre. Nuk flas për veten time, por për të gjithë nxënësit shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Kush është "thembra" e Odiseas?
(Qesh) Kam pasur raste kur bashkëatdhetarët e mi më thonë - Pse mundohesh kaq shumë për flamurin. Pyes veten pse mundohem? T'iu jap një mundësi më shumë për të besuar se shqiptarët nuk janë ata që duken në media greke.
Çfarë ka ndryshuar brenda teje - mëngjesin kur do të rikthehesh sërisht në shkollë?
Asgjë nuk ka ndryshuar, por asgjë nuk është si më parë. Jetojnë brenda meje dy fakte të kundërta - një luftë e brendshme mes dy relaiteteve.
Çdo orvajtje për të kuptuar lirinë karakteristike të shoqërisë moderne të duhet të nisesh nga periudha ku u hodh kjo bazë formuese. E unë e kuptoj që ndihet shqiptar, shkodran, i mbështjellë me një vel magjie dhe hidhnimi.
Odisea " Ndihem shqiptar se aty më ka ran koka, por Greqia më mirëpriti. Mora një kulturë, arsimim. Gjithashtu babain e kam atdhetar të flakët. Më jep të lexoj libra në shqip, historinë, gazeta, madje shohim çdo natë lajme në gjuhën shqipe"
Të ngjan sikur fjolla e ngjarjeve mer kurorën e një doktrine të re, duke racionalizuar dhe bërë sistematike këtë qëndrim, duke e ekzaltuar dhe përforcuar në të njëjtën kohë. Në një farë mënyrë të mëson të pranosh plotësisht pafuqinë duke e konsideruar jetën një rang të papriturash.
Zamiri ( i ati i Odiseas) "Para disa ditësh kanë mare në telefon pronarin duke e kërcënuar të na heqë nga puna mua së bashku me bashkëshorten kundrejt një bllokim blerje. Pronari është një njeri me kulturë, shkëputur prej këtyre komplekseve dhe më përkrahu në këtë moment të vështirë, pasi tek mua ka parë njeriun e mirë. Nga këto akte e shumë të tjera të ngelet një fije e hidhun në shpirt. Ajo shije e helmët me ngjarjet e tre viteve më parë n a la mbresa të jashtëzakonshme. Tre vite tëjetosh në aparencë normale, por në të vërtetë brenda një presioni psikologjik".
Për të mundur kët ëpanik janë të shumtë ata që përballë përgjegjësisë që shoqëron të jetuarin në liri, preferojnë të "arratisen" drejt kufijeve të rinj të totalitarizmit ose të strehoen në konformizmin e masës - kë do të preferonte Odisea?
Odisea "Nuk vë interesin kur pyes veten se ku do të qëndroj. Jo! Do veproj gjithmonë atje ku ndihem më I lumtur, atje ku të jep kënaqësinë të punosh për vete dhe shoqërinë. Besoj se dhe në Shqipëri do të kem shumë mundësi.
Kush i ndan kufijtë e vetvetes mes të rinjve të dy shoqërive?
Duhet të zhdukim vjetërsinë prej zemre. Të bazohemi te e kaluara, por jo të jemi besimtarë të kësaj të kaluare. Ta përdorim këtë duke pare nga e ardhmja. Ta përdorim si armë që të mos përsërisim të njëjtat gabime. Kjo përfshin të gjithë rininë, pse ta diferencojmë pasi të bashkëjetojmë në një ambjent….
Tek flet sytë më kalojnë tek Skënderbeu, flamuri shqiptar e ai grek që ndodhen tinëz kësaj të vërtete dhe embleme të hiperbolizuar, të kësaj frike se rrënojat do të mund të pushtohen prej sarkazmit "të qënit shqiptar".