Nuk ka asgjë të gabuar të kalosh kohë me disa njerëz për një periudhë të shkurtër kohore. Nuk të duhet një ekspert takimesh për të të treguar se sa është përqindja që lidhja juaj me një person të vazhdojë. Meshkujt kanë tendencën të fantazojnë se me cilat femra do donin të kishin një marrëdhënie dhe cilat jo. Por le të shqyrtojmë një grup femrash me të cilët meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale
1 – Me kamarieren
Ju pëlqen kafja? Sigurisht që po, dhe kjo është arsyeja se pse shumë meshkujt bien në kurthin e të rënit në dashuri me kamarieret e tyre. Ato i shërbejnë filxhanë të mëdhenj e të ngrohtë. Por në shumicën e rasteve, kamarieret nuk po flirtojnë me ju, thjesht po tregohen të sjellshme.
2 – Me striptisten
Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo kërkon të takohet me ju jashtë orareve të punës, por shumica e meshkujve nuk janë në nivelin e mjaftueshëm për të kënaqur një femër që kërcen për një grup meshkujsh gjatë gjithë kohës.
3 – Me baristen
Nëse ajo ju jep një herë një pije falas, kjo do të bëjë të mendoni për të e të riktheheni dhjetëra herë për të shpenzuar për pije në atë bar.
4 – Me shoqen e motrës
A keni ndarë ndonjëherë një puthje të shkurtër romantike me shoqen e motrës suaj dhe mendoni se motra juaj nuk e di. Gaboheni. Motra juaj e ka marrë vesh pak moment pasi puthja ka ndodhur.
5 – Me dentisten tuaj
Të flesh me dentisten do të thotë t’i hapësh telashe vetes. Nuk mund të flisni me një gjuhë “të pisët” me dikë që ju ka parë në brendësi të gojës suaj. Përpiquni të hidhni ndonjë pëshpërimë a fjalë të shkurtër seksi.
6 – Me motrën e shokut
Të flesh me motrën e shokut do të thotë të thyesh “Kodin Vëllazëror”, sidomos kur motra e tij është më e vogël se sa ty. Kjo do të çonte edhe në një prishje të marrëdhënies shoqërore.
7 – Me një police
Disa nga herët më të bukura që ju kujtoni nga jeta juaj është kur keni shkelur ligjin. Të pish hashash në çati, të ecësh shpejt me makinë etj. Por këto nuk do të ishin ngjarjet më të bukura nëse fle me një police. Sepse e di që nëse ajo të merr inat, punën me prangat nuk e ke mirë.
8 – Me trajneren personale
Vetëm për shkak se çdo djalë e sheh palestrën si një vend për të flirtuar me femrat, kjo nuk do të thotë se edhe trajnerja juaj personale është pjesë e flirtimit. Të flesh me trajneren është si të flesh me dentisten, por me një nivel gjykimi akoma më të lartë. Ajo e di mirë gjendjen e trupit tuaj
9 – Me psikologen
Nëse psikologia juaj është me të vërtetë e zonja, ajo do të parashikojë çdo mendim e lëvizje tuajën, madje edhe në dhomën e gjumit përpara se ju t’i bëni ato. Dhe parashikimi i lëvizjeve nuk i çon gjithnjë femrat në orgazëm.
10 – Me një të famshme
Ju dilni me të për një pije, dhe fotografoheni së bashku. Tani jeta juaj do të bëhet objekt bisedash dhe gjykimesh nga njerëzit. Gjithnjë do të ketë spekullime nga tabloidët apo faqet e gazetave të ndryshme.
11 – Me doktoreshën tuaj
Të flesh me doktoreshën është njësoj si me dentisten e trajneren personale. Ajo i di defektet e tua.
12 – Me fqinjen
Të gjithë meshkujt fantazojnë të kalojnë një natë me fqinjen, madje akoma më mirë nëse ajo është më e madhe në moshë. Por e keqja e kësaj është se nëse ndaheni, secili prej jush do të vazhdojë të jetojë vetëm pak hapa larg njëri tjetrit, deri kur të largohet njëri.
13 – Me profesoren
Çfarë do të bëni natë për natë nëse jeni ndarë nga profesoresha me të cilën keni kryer marrëdhënie për një periudhë të gjatë kohore? Detyrat. Ose përpiquni ta mbani lidhjen deri në fund të semestrit.
14 – Me kolegen
Ju nuk duhet të bëni seks kurrë, kurrë, kurrë me kolegen tuaj. Përveç faktit që është kundra rregullave të çdo kompanie, marrëdhënia me kolegen, do t’ju bëjë që zyra t’ju duket e çuditshme. Thojini mirupafshim kohës së lirë, pasi do të jeni gjatë gjithë kohës me të.
15 – Me ish të dashurën
Ndryshe nga pjesa e femrave të tjera që ndodhen ën listë, të flesh me ish të dashurën nuk do t’ju dëmtojë fizikisht, por është një marrëdhënie që do ju lërë emocionalisht të goditur. Sepse do t’ju kujtohet që u ndatë për një arsye dhe do të duhet të durosh.
16 – Me një prostitutë
Prostitutat nuk kanë një reputacion të mirë në shoqërinë tonë, por megjithatë mbeten vajza. Nëse mendoni se një marrëdhënie e tillë nuk do ta dëmtojë dhe reputacionin tuaj, atëherë vazhdoni.
17 – Me motrën e ish të dashurës
Këtë jo, këtë nuk duhet ta bëni. Madje është e këshillueshme as mos të bisedoni me një pjesëtar të familjes së ish- të dashurës.
18 – Me ish të dashurën e shokut tuaj
Diçka akoma më e komplikuar, është të kryesh marrëdhënie me të ish-të dashurën e një mikut tuaj. Edhe në këtë rast, si në rastin e marrëdhënies me motrën e shokut, thyhet “Kodi Vëllazëror”.
19 – Me kushërirën e largët
Rezistoni dhe ca kohë sa të gjeni një të dashur që nuk ka lidhje me pemën tuaj familjare. Do të ishte diçka e shëmtuar.
20 – Me shefen tuaj
Gjeni një histori ku marrëdhënia me shefen nuk ka përfunduar në sherr të madh. Në fillim mendon se do të fitosh nga kjo marrëdhënie, por një zënkë e vetme mund t’ju lërë direkt pa punë