2016-02-23

“Foshnja e mrekullisë” që mbijetoi luftën e Kosovës



Disa herë si fëmijë, gati sa nuk vdiq nga ethet. Kjo ndodhi atëherë kur tashmë 16-vjeçari Don Geci, nxënës i shkollës së mesme në Lake View, i ikte luftës së Kosovës që do të merrte jetët e qindra-mija vetëve dhe do të shkaktonte qindra-mijëra refugjatë, shkruan portali amerikan DNAinfo.
Ajtenja e mbante Donin, më të riun e familjes, kilometra e kilometra nëpër pyje dhe lumenj. Familja - burri i saj Besniku, një vajzë dhe dy djem - mbijetuan katër ditë në skëterrë para se të arrinin në Maqedoninë fqinje. Atje ata u bashkuan me refugjatë të tjer, në rrugën e tyre për në Islandë, New York dhe në fund San Diego. Kur arritën në Kaliforni, ata kishin më pak se 50 dollarë në emrin e tyre dhe vetëm ca rroba me vete.




Shumica e familjes tani jeton në Lakeview, ku Don Geci radhitet si nxënësi i dytë më i mirë në shkollë dhe që synon të bëhet astrofizikan. Ai është po ashtu notuesi më i mirë në shkollë.

“Ai është mrekullia ime”, thotë Ajtenja. “Na bëri krenarë, të lumtur dhe na shëroi të kaluarën”.

Lufta e Kosovës zgjati më pak se 16 muaj, por la pasoja katastrofale. Mijëra u vranë, shumë të tjerë u plagosën dhe u përdhunuan, ndërsa intelektualët përndiqeshin. Besnik Geci u konsiderua intelektual. Ai ishte profesor i edukatës fizike dhe instruktor noti në Universitetin e Prishtinës, në kryeqytetin e Kosovës - qytetin më të madh në vend.

"Nëse jeni brenda një zone lufte, nuk dini se çfarë do të ndodhë”, thotë Ajtenja. “Vendosëm të largohemi”.

Kjo ishte një përvojë e hidhur e rraskapitëse. Përveç udhëtimit nëpër terren të ashpër, familja nuk kishte qasje në medikamente. Ajtene Geci tha se ethet për pak sa nuk e mbytën Donin. Por, Doni nuk vdiq dhe familja përfundimisht arriti sigurinë relative në një kamp refugjatësh në Stankovec, në Maqedoni. Ata mbetën atje derisa Organizata Ndërkombëtare për Migrim nuk i dërgoi Gecët shkurtimisht në Islandë e pastaj në Shtetet e Bashkuara.




Kur ata prekën tokën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, në New York, Ajtenja përdori katër nga 50 dollarët e familjes për t’ju blerë fëmijëve një kifle të thjeshtë. Ata i kishin rezervat e fundit kur arritën në San Diego. Në foton e dokumentacionit të migrimit, Doni 16 muajsh, fle i rraskapitur në krahët e nënës së tij.

“Kjo familje e bukur mendoj se e kishte një dollar. Ata nuk kishin asgjë për të veshur, asgjë”, thotë Margie Neill, që u takua me Gecët në aeroportin e San Diegos më 4 gusht 1999.

Neill dhe burri i saj Peter kishin lexuar për Gecët në një gazetë lokale, që thoshte se ata dhe refugjatët tjerë kanë nevojë për një vend për të jetuar. Neillët kishin rregulluar një pjesë të shtëpisë, me frigorifer, qilima dhe disa shtretër. Gecët qëndruan atje për pesë muaj.




Me përjashtim të Dionës, Gecët dinin pak anglisht. Meqë puna si profesor nuk vinte në shprehje, Besniku gjeti një punë si ndihmës muratori, për përzierjen e llaçit. Ajtenja u punësua në një dyqan smokingu.

"E kemi adhuruar atë familje, dhe edhe ata na donin neve”, thotë Margie, tani 84 vjeçe.

Pas mbërritjes në SHBA, Doni u rrit në San Diego. Ai e mësoi notin që në moshën katërvjeçare, në pishinën e fqinjit dhe në Oqeanin Paqësor.

Dashuria e tij për astronomi lindi kur u kthye si 10 vjeçar në Kosovë. Duke ecur në një pyll gjatë natës, Doni shikonte qiellin dhe gjeti Rrugën e Qumështit.

"Isha i emocionuar”, thotë ai.

Pasioni i Donit për not dhe yje lulëzoi në Chikago, ku familja u zhvendos një verë para se të fillonte vitin e parë të shkollës së mesme, meqë të dy prindërit i mbetën pa punë. Besniku tani nget një kamion transportues dhe qarkullon mes Chicagos dhe Los angelesit, derisa Atjenja është përfaqësuese e Shërbimit të pacientëve për Avokim të Shëndetësisë.

Shokët e ekipit e quajnë Donin MVP (lojtari më i vlefshëm). Ai është kapiten në këtë vit.



"Kujdesem për Donin”, thotë notuesi Andriy Andrushchak, me origjinë nga Ukraina. "Ai ka aftësi shumë të mira lidershipi, është i motivuar, dhe zbavitës kur e keni pranë”.

"Nuk mund të them sa duhet gjëra të mira për të”, thotë Janet Allen. “Ai gjithashtu zbaton fizikën në not. Kur i mëson fëmijët tjerë për të notuar mirë, ai u thotë: Kujtojeni Ligjin e Tretë e Njutonit”!

Dhe, derisa karriera garuese për Donin mbase do të mbarojë pas shkollës së mesme, përkushtimi i tij për shkencën teksa fillon. Disa prej heronjve të tij intelektualë janë Carl Sagan, Michio Kaku, Richard Dawkins dhe Lawrence Krauss. Ai do të ndihej i nderuar të takonte këta shkencëtarë të tij të preferuar.

Doni momentalisht është duke lexuar librin e Kraussit, “Thelbi i misterit të humbjes së masës në univers”. Dhoma e tij e gjumit është e mbushur me copa të ngjashme të literaturës. Ajtenja, duke parë obsesionin e të birit të saj me mësim, i dha atij kartën e saj të kreditit disa vjet më parë dhe i tha se mund të blejë çdo gjë libër që do të donte.

"Ai nuk ka kufizime në libra”, tha ajo. "Nëse shkoni në dhomën e Donit, çdo gjë është në rregull, dhe e gjitha në lidhje me shkencën. Ju mund të shikoni, por nuk mund të prekni librat e tij”.




Lista e tij e shkurtër e universiteteve përfshin Princetonin, për shkak se "Instituti i saj për Studime të Avancuara ka histori të arritjeve të mëdha”, pastaj Berkelyn, Chicagon...

"Një herë i thash atij se është më i zgjuar se unë, dhe ai filloi të mos pajtohet”, thotë mësuesja e re e fizikës në Lake View, Melissa Zagorski. Ajo shton se vetëbesimi i Donit është i qartë, porse nuk është kryelartë. Zagorski vuri në dukje se ai shmanget nga “drama tipike shkollore”, duke i shikuar punët e tij. Ndoshta pse e dinë se sa shumë sfida ka kaluar familja e tij që ai të jetojë ëndrrën amerikane.

"Natyrisht, nuk mund të kuptoj se çfarë kanë përjetuar, por jam me ta”, thotë Doni. “Qëllimi i prindërve të mi ishte për të ngritur një biznes në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi im është për të studiuar universin”

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...