2016-02-28

Nga Flori Bruqi : Historia e “Rambos” së Dukagjinit, nga emigracioni, lufta në UÇK dhe politika aktive



Mobilizimi i popullit shqiptar të Kosovës për të filluar luftën kundër okupatorit serb, kishte filluar me organizimin e grupeve të vogla mes njerëzve që kishin besim të madh tek njëri - tjetri. Rreziku ishte i madh, andaj nuk mund t’i besohej gjithkujt.
 Kështu, grupet e para guerile u formuan mes shokësh dhe familjarësh. Një gjë e tillë ndodhi edhe me vëllezërit Haradinaj të Gllogjanit. Ishin Luani e Shkëlzeni ata që nisën rrugëtimin drejtë lirisë së Kosovës dhe u pasuan edhe nga vëllezërit tjerë, Ramushi, Dauti e Enveri. Luani njihej për çiltërsinë e tij më shokët dhe guximin për tu përballë me armikun.

Image result for trimeria e vellezerve haradinaj
 Ndonëse shumë i ri në moshë, ai kishte krijuar miqësi e besim me shumë persona që ndër vite kishin punuar për të larguar një herë e përgjithmonë nga tokat shqiptare, thundrën serbe. Vëllezërit Haradinaj u bën shpejt të dashur e të besueshëm për të gjithë.

Ata mblodhën rreth vetes shumë shokë e miq nga të gjitha trevat e Kosovës e më gjerë e po ashtu edhe mërgimtarë që lanë punën dhe qëndrimin jashtë vendit dhe iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Vëllezërit Haradinaj, ishin ndër shembujt më të mirë se si luftohet e vdiset për atdhe. Haradinajt nuk u ndalën për asnjë çast edhe pse në betejat e ashpra me armikun kishin rënë dëshmorë Luani e Shkëlzeni.

Rapsodi i ktheu në këngë e poeti u shkroi poezi. Trimëria dhe guximi i tyre pasuruan faqet e historisë shqiptare. “vëllai mbi supe të vëllait, i peshohet hapit” thoshte poeti për Ramushin, vëllai i madh që kishte bartur maleve me borë trupin e pajetë të vëllait të tij Luanit.

Pesë vëllezërit Haradinaj, të mbështetur edhe nga prindërit dhe shokët, i dhanë shpresë e besim popullatës së Dukagjinit.

Në sajë të drejtimit me sukses të betejave, Shtabi i përgjithshëm i UCK e kishte emëruar Ramush Haradinajn, komandant për Zonën Operative të Dukagjinit.
Image result for trimeria e vellezerve haradinaj
Djemtë e Gllogjanit u bënë më të dashurit për bashkëvendësit e tyre. Populli i deshi dhe i mbështeti sepse ata ishin në ballë të betejave duke treguar se për atdheun nuk duhet të kursehet askush.

Familja Haradinaj dha shumë për Kosovën dhe popullin shqiptar. Populli do i kujtoj me pietet dëshmorët e kombit dhe do nderojë përjetësisht veprën madhore të gjeneralëve që me gjithë rreziqet nëpër të cilat kaluan, patën fatin të mbijetojnë.


Historia e “Rambos” së Dukagjinit, nga emigracioni, lufta në UÇK dhe politika aktive


Carla Del PonteImage result for trimeria e vellezerve haradinaj
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj iu drejtua qytetarëve të shumtë, të cilët ishin mbledhur në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Haradinaj deklaroi se ai do të punojë për ngritjen e qeverisjes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. “E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumëçka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët, por jo edhe punën”, tha Haradinaj. Fjalimi i Haradinajt u përcoll gjatë me duartrokitje, brohoritje dhe fishekzjarrë.
Në sheshin “Nëna Terezë” foli edhe avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emerson, i cili tha se i ka kërkuar ish-kryeprokurores së Gjykatës në Hagë, Karla Del Ponte, që t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt dhe Kosovës. “Del Ponte më është përgjigjur vetëm me të qeshur”, tha Emerson dhe shtoi se kjo tregon se me sa përgjegjësi e merr ajo një çështje në Tribunalin e Hagës.

Ai njoftoi se do të fillojë një hetim për punën e saj, në mënyrë që ajo të mos mund ta vazhdojë punën në Gjykatën për Krimet në Siri dhe se do të kërkojë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut që ajo të suspendohet. Ramush Haradinaj arriti në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga Kryeministri Thaçi, Garda e FSK-së dhe qytetarë të shumtë.
Në një konferencë të shkurtër të mbajtur menjëherë pas zbritjes nga aeroplani special, Kryeministri Hashim Thaçi e përshëndeti verdiktin e lirimit të Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës dhe e quajti atë ish-kryeministër. Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së e falënderoi Thaçin dhe Gardën e FSK-së për këtë mikpritje dhe premtoi se do të punojë shumë në proceset që e presin vendin në periudhën e ardhshme.

Floripress: Nga Ferri në Parajsë – nga burgu, në drejtim të qeverisë.



Fati thuajse ka qenë i shkruar në Heroin  e gjallë shqiptar  Ramush Haradinajn nga Gllogjani i Rrafshit të Dukagjinit, i cili ka vrapuar shumë dje sapo mori “vulën e thatë” nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. 

Ramush Haradinaj u shpall sërish i pafajshëm për akuzat e krimeve të luftës dhe rinisi udhëtimin e tij, i pritur si një hero, në tapet të kuq në Aeroportin e Prishtinës nga ish-rivali i tij politik, Kryeministri Thaçi, i cili prej kohësh i ka hapur rrugën kreut të AAK-së për një koalicion të përbashkët të të gjithë ish-komandantëve të UÇK-së në qeverinë e Kosovës. 

Po kush është politikani kontraversal, që hyri në politikë pasi “vari në gozhdë” uniformën ushtarake, të cilën e mbajti gjatë luftës si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, një nga njësitë më të rëndësishme gjatë përplasjes me makinën ushtarake serbe?

 Ramush Haradanaj lindi më 3 korrik të vitit 1968 në një familje të madhe e të njohur të zonës së Dukagjinit në Kosovën Perëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë. Në rininë e hershme, pasi kreu një vit ushtri në armatën jugosllave, Ramushi emigroi në Zvicër, ku falë fizikut dhe karakterit të tij punoi si truprojë në lokalet e natës. 

Gjatë kësaj kohe ai u trajnua për artin luftarak, armët dhe strategjinë ushtarake. Ka zhvilluar stërvitje të rënda dhe ai ka thënë se ka notuar për 27 orë në det të hapur vetëm për të provuar rezistencën e trupit të tij. 

Gjatë vitit 1995, Ramushi rikthehet shpesh në Kosovë, duke u ndalur në Shqipëri, ku gjen lidhjet me rezistencën e nisur dhe ka drejtuar operacione për transportimin e armatimit. Rikthehet në vendlindje ku bashkë me vëllezërit e tij dhe familjen e madhe në Gllogjan nis rezistencën ndaj serbëve. 

Krijon struktura të forta ushtarake me një disiplinë të hekurt dhe kreu operacionet e para të përballjes luftarake me njësitë ushtarako-policore serbe. Suksesi në fushëbetejë ishte i menjëhershëm dhe fama iu rrit në reaksion zinxhir. Ishte kjo kohë kur Haradinaj mori nofkën “Rambo”, pikërisht nga mënyra e luftimit dhe trimëria e treguar ndaj serbëve. 

Drejtoi Zonën Operative të Dukagjinit dhe u bë një nga krerët më të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kreu një dendësi lufte të madhe, pasi në kufirin me Shqipërinë ndodhej pjesë e konsiderueshme e ushtrisë serbe, pasi edhe furnizimet për luftën i merrte dhe i dorëzonte njësia e Ramushit.

Reputacioni i tij ishte i madh, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku ai nisi udhëtimin e tij politik pas ndarjes me Hashim Thaçin në vitin 1991. 

Nuk pranoi të marrë pjesë në PDK, u largua nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dorëzoi uniformën dhe krijoi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, një parti që mblodhi drejt vetes të pakënaqurit e pushtetit që ndanë ish-krerët e UÇK-së kryesisht nga zona e Drenicës dhe shfrytëzoi reputacionin e tij për të marrë vota nga zona e Dukagjinit. 

Për pak vite AAK-ja kthehet një parti e tretë e Kosovës, në pozita dominuese në qytetet e Pejës dhe Gjakovës. Në vitin 2004 bën një lëvizje të fuqishme politike dhe lidh koalicion me ish-kundërshtarin, Ibrahim Rugova dhe krijon koalicionin me LDK-në. 
Image result for ramush kthehet nga haga
Më 3 dhjetor 2004 emërohet Kryeministër. Krijon një qeverisje energjike, por Karla Del Ponte ngre akuza ndaj tij për krime lufte. 

Në mars të vitit 2005, Haradinaj vetëdorëzohet në Hagë dhe pret gjykimin. Në vitin 2008 rrëzohen akuzat ndaj tij, por prokuroria ndërkombëtare kërkon rigjykimin e pjesshëm të çështjes, duke hedhur pretendimin se janë kërcënuar dëshmitarët. 

Gjykata Ndërkombëtare e shpalli përfundimisht të pafajshëm, duke i rikthyer lirinë dhe mundësinë për t’u marrë me politikë. 
Image result for ramush kthehet nga haga
Prej vitit 2008, partia e Haradinaj ka qenë në një periudhë të vështirë qëndrimi në opozitë, por tani që kryetari i AAK-së është i lirë, një nga drejtuesit e saj, 

Kosova pa Ramushin dot nuk mund të mbahët,ngase ai nuk luftoi për karierë por për Kosovën  e lirë dhe demokratike .