Zgjedhja e Hashim Thaçit President i Kosovës lë të zbrazët postin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe dy postet që ai mban në Qeverinë “Mustafa”, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Meqenëse Kushtetuta e Kosovës ja ndalon Presidentit të vendit që të ushtrojë çfarëdo aktiviteti tjetër publik,Hashim Thaçi deri në dhënien e betimit si president më 7 prill, duhet të japë dorëheqje nga të gjitha këto poste partiake dhe qeveritare.
Deri tani emri më i mundshëm për pasardhës të Hashim Thaçit në parti është zëvendëskryetari Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, në postet qeveritare, Hashim Thaçin do ta pasojnë dy zyrtarë të lartë të PDK-së.
Nga ajo që është diskutuar deri tani brenda lidershipit të partisë, në pozitën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçin pritet ta zëvendësojë nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, i cili edhe më parë ka qenë në këtë post gjatë kohës që vetë Thaçi ka qenë Kryeministër.
Postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, pritet të zëvendësojë Thaçin ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ose ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Por për këto zhvillime që pritet të pasojnë largimin e Thaçit nga funksionet partiake, në Partinë Demokratike të Kosovës nuk preferojnë të flasin para se të vendoset në parti.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha përmes telefonit për media se deri tani kanë qenë të angazhuar në zgjedhjen e presidentit, ndërsa në ditët e ardhshme, sipas statutit të partisë, do të vendosin për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Po ashtu, Krasniqi konfirmoi se ditët në vijim, sipas marrëveshjes së koalicionit, do të ndodhin edhe zëvendësimet e nevojshme në qeveri.
Lista Serbe thotë se nuk ka votuar për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës dhe, në një njoftim, thotë se ata që sinqerisht brengosen për interesat e serbëve në Kosovë nuk kanë asnjë arsye të ndihen të fyer.
“Arsyet për të marrë pjesë në atë seancë i kemi shpjeguar”, ka thënë tutje Lista duke iu përgjigjur kritikave në llogari të saj nga Partia Demokratike e Serbisë dhe kryetarja e saj Sanda Rashkoviq-Iviq.
Reagimi i Listës Serbe vjen pas reagimeve të shumta në Beograd, që kritikojnë Listën Serbe për mbështetje të Thaçit drejt zgjedhjes president.
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq sot ka thënë se nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ka thënë se kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.
Vuçiq ka thënë për gazetarët se deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se për këtë nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.
Ai ka thënë se votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjës së tyre. Vuçiq ka shtuar se serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.
“Për këtë kanë mbështetjen tim”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se nuk dëshiron ta komentojë.
Mysafirë të Shpëtim Deskut n’Kosovë Show këtë javë ishin deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu dhe këngëtarja Dafina Dauti.
Për Musliun, udhëheqësi i emisionit n’Kosovë Show kishte përgatitur dy befasi.
Fillimisht asaj i lëshohet gaz në studio, ndërsa më pas e gjuajnë edhe me vezë.
Emisioni i plotë do të transmetohet të dielën me fillim në orën 20:30.
Për më tepër ndiqeni promon e emisionit…